Back

ⓘ Konkubinati. Si konkubinat cilesohet forma e marredhenieve seksuale te vazhdueshme dhe jo te fshehta ndermjet mashkullit dhe femres, disa meshkujve ose disa fem ..




Konkubinati
                                     

ⓘ Konkubinati

Si konkubinat cilesohet forma e marredhenieve seksuale te vazhdueshme dhe jo te fshehta ndermjet mashkullit dhe femres, disa meshkujve ose disa femrave, e cila nuk percaktohet nepermjet te drejtes martesore. Partneri femer i marredhenies se konkubinatit quhet konkubine ndersa forma mashkullore e kesaj fjale nuk ekziston.

                                     

1. Veshtrim i pergjithshem

Sipas kontekstit historik dhe kulturor, eshte e mundur qe femijet qe lindin nga marredheniet ne konkubinat, nuk kane te drejte trashegimie kundrejt te atit, çka paraqet nje nga dallimet kryesore ndermjet konkubinatit, marteses dhe poligamise "marteses se shumefishte".

Konkubinati eshte ne kete menyre shpesh i nxitur nga prirja per te mos ndare pretendimet per pushtet, sundim dhe prone. Ne kete menyre forma e konkubinatit kufizohej edhe ne shumicen e rasteve brenda shtresave te pasura dhe me pushtet socialo-politik por duke u shfaqur aty ne te gjitha kulturat, nga mesjeta e krishtere evropiane deri ne Perandorine e Kines, Perandorine Japoneze dhe shoqerite koloniale te Indise Hollandeze. Meqenese perkufizimi i konkubinatit tradicional i referohet gjithnje marteses heteroseksuale, dalin ketu veshtiresi ne perdorimin e termit ne menyre globale te pergjithshme. Ketu bejne pjese dallimi nga polikoitia bashkimi i perzier seksual, poligamia, marredheniet jashte-martesore dhe prostitucioni. Ky term eshte i perdorshem vetem ne menyre te kufizuar per marredheniet homoseksuale dhe vetem atehere kur per to behet fjale per marredhenie partneriteti bashkejetese jo te formes se bashkejeteses se njohur ligjerisht ose te atyre martesore.

                                     

2. Konkubinati ne Romen e lashte

Ne Romen e lashte konkubinati ka qene marredhenia ndermjet dy njerezve te lire jo skllever, te cilet nuk mund ose nuk donin te martoheshin ligjerisht, si psh. sundimtari i nje province dhe nje grua vendase nga kjo province, me te cilen ai nuk martohej dot per shkak te pozites qe kishte. Si kusht per konkubinatin ishin mosha madhore dhe pelqimi i te dy paleve. Paja nuk ishte e nevojshme. Femijet e lindur nga kjo marredhenie nuk i nenshtroheshin autoritetit ateror patria potestas, merrnin mbiemrin e nenes dhe vlenin si ilegjitim te paligjshem.

Ushtaret e ushtrise romake lejohej deri ne fund te shekullit te dyte para Krishtit te martoheshin vetem pasi te kishin kryer 25 vjet sherbim ushtarak, gje per te cilen u premtohej si shperblim shtetesia romake diploma ushtarake romake. Per tiu shmangur kesaj pengese jetonin edhe ata shpesh ne konkubinat.

                                     

3. Konkubinati ne zonen e kultures kristiane

Sipas te drejtes kishtare katolike celebrimet qe beheshin brenda zones se vlefshmerise se Koncilit te Trentos dhe te drejtes martesore te lidhur me te, jo ne prani te priftit katolik te autorizuar, vlenin deri ne shekullin e 20-te si konkubinat. Kjo vlente per martesat ndermjet anetareve te kishave te tjera psh. te asaj protestante te celebruara ne prani te priftit protestant po ashtu si dhe per thjesht martesat civile. Por per zona te caktuara ndikimi i dekretit te Trentos per keto martesa u pezullua, per here te pare nepermjet konstitucionit permbledhjes ligjore te papes Benedikti XIV te 4 nentorit 1741 Benedictina, si pasoje te cilit martesa protestante nuk konsiderohej me si konkubinat.

Sot ky term perdoret ne pratiken gjuhesore te zakonshme me teper per te theksuar dallimin nga bashkejetesa martesore.

                                     

4. Konkubinati ne fene islame

Konkubinati ne kontekstin islamik ka kuptimin e nje marredhenieje seksuale formale por jo detyrimisht afatgjate ndermjet burrit dhe skllaves shih Skllaveria dhe feja islame. Per konkubinen ka ne arabisht disa emra. Keshtu psh. perdoreshin per te cilesuar konkubinen emra si surrīya nga surūr = gezim, kenaqesi, hazīra e dashur; rrethim dhe emra te tjere. Konkubinati, i cili ne shoqeri te tjera ka qene i ndaluar ose e pakta nuk shihej me sy te mire, njihet ne fene islame nga ligji dhe ka qene pjese perberese e skllaverizmit islamik.

Sipas jurisprudences myslimane çdo marredhenie seksuale jashte-martesore eshte zakonisht e ndaluar. Por megjithate ketu eshte bere nje perjashtim: marredhenia seksuale e nje mashkulli mysliman me skllaven e tij sipas ketij koncepti ligjor lejohej, vetem se ai duhej ta kishte skllaven nen zoterimin e vet. Marredhenia seksuale me skllaven e nje te zoti tjeter ka qene perndryshe e ndaluar. Gjithashtu duhej qe konkubina te ishte nga ana ligjore skllave, por veç jo çdo skllave sherbente edhe si konkubine. Konkubina ishte ne nje fare menyre nje skllave e specializuar kryesisht per sherbime seksuale, ku specializimi dhe ndarja e punes mes skllaveve vareshin natyrisht nga madhesia e haremit. Keshtu psh. nje skllave ne nje harem fare te vogel, ose kur ajo i sherbente si e vetme te zotit, duhej te kete pasur per detyre te permbushte vazhimisht edhe detyrime seksuale.

Marredheniet seksuale nuk praktikoheshin vetem per te kenaqur epshin por i sherbenin shpesh qellimit per ti siguruar te zotit pasardhes. Femijet qe beheshin nga i zoti i skllaves ishin te lire dhe kishin te njejtin status ligjor si dhe femijet e nje nga grave te tij te tjera psh. si trashegimtare. Duke lindur nje femije te lire konkubina merrte statusin e nje umm valad أمّّ ولد. Liria e femijeve te nje skllaveje varej natyrisht nga ajo nese i zoti i saj e pranonte atesine e tij. Por mosnjohja e atesise ishte praktikisht pothuaj e parealizueshme pasi i zoti duhej te deshmonte ne kete rast me prova shkeljen si pasoje e kontaktit seksual te ndaluar te skllaves se tij me nje mashkull tjeter. Statusi ligjor i femijeve te nje umm valad -i ishte i pazakonte pasi ne kultura te tjera liria e femijeve te nje skllaveje zakonisht nuk ka qene e garantuar jurisprudenca romake. Te qenit nene e nje femije te lire sillte gjithesesi rritjen e statusit te skllaves. Nje ngritje e tille ne rendesi pasqyrohej edhe ne ngritjen e statusit ligjor te skllaves pasi, pas lindjes se nje femije te lire, sipas konceptimit te perhapur juridik, ajo nuk lejohej me te shitej ose te jepej hua dhe pas vdekjes se te zotit ajo ishte e lire. Ky rregull, sipas mendimit te orientologut Joseph Schacht EI – umm walad, eshte perhapur jo qe ne kohen kur ishte gjalle Muhamedi por vetem nen kalifin Umar dhe eshte vertetuar nga ana e drejtimeve juridike te lindura me vone. Duhet pasur parasysh se edhe ummahat valad, perderisa ato nuk lihen te lira perpara se te vdese i zoti, vazhdonin te ishin skllave qe nuk kishin kurrefare te drejte kujdestarie ndaj femijeve te tyre dhe per te cilet i zoti kishte te drejte te dispononte gjithnje ne menyre te pakufizuar. Se çstatus gezonte si perfundim nje umm valad, kjo varej natyrisht ne radhe te pare nga opinioni dhe pranimi nga ana shoqerore. Nen sundimin e hershem abbasid ky ishte i konsiderueshem. Disa konkubina gezonin ne ate kohe madje me shume liri se grate e lira duke u bere deri ne nje fare mase te njohura, shume te respektuara dhe duke ndjekur nje jete luksoze ne sarajet dhe dhomat me sklleverit e vet.

Edhe pse konkubinat gezonin ne pergjithesi shume respekt, ato nuk lejohej ti refuzonin te zotit te tyre sherbimet, qofte edhe ato me karakter seksual. Ato duhej ti bindeshin ne menyre te pakufizuar te zotit te tyre ashtu si çdo skllav tjeter. Pronari i sklleverve nuk njihte pothuajse kurrfare kufizimi ligjor. Ai lejohej te zoteronte nje numer te pakufizur konkubinash dhe ti perdorte ato sipas deshires. Megjithate ka pasur kushte te veçanta, te cilat i ndalonin pronarit te kryente marredhenie seksuale me nje skllave. Ketu benin pjese:

  • pronari dhe skllavja ishin te aferm nga gjaku.
  • skllavja ishte e martuar me nje mashkull tjeter.

Jurisprudenca islamike e ndalonte keshtu disponimin seksual edhe pse ky vlente per pronarin ne pergjithesi pa kufizim vetem atehere kur duhej penguar kontakti me nje te aferm nga gjaku ose kur nje i trete mund te nxirrte pretendime seksuale ndaj skllaves.

Skllavet femra nevojiteshin kryesisht si konkubina ose sherbetore. Te zotit mysliman i jepte ligji te drejten e shfrytezimit seksual te skllaveve te tij. Ndersa nje femre te lire qe kishte vete ne zoterim skllever meshkuj nuk i jepej nje e drejte e tille. Sipas te drejtes islamike marrja dhe mbajtja e skllaveve femra per qellime seksuale ka qene e ligjshme dhe ky ka qene edhe motivi kryesor per marrjen e skllaveve gjate historise islamike. Prona e nje skllavi i perkiste te zotit te tij vetem ne rast se ky kusht ishte perfshire ne kontraten e lirimit duke i lejuar skllavit te fitonte te ardhurat e veta ne menyre qe te arrinte te paguante lirimin e vet ose edhe çmimin e nuses. Feja islame lejon marredheniet seksuale jashte-martesore ndermjet te zotit dhe skllaves. Kjo gje bazohet ne kuran, kur aty behet fjale per ma malakat ajmanukum ose "ate qe keni ne doren e djathte".

Ne fene islame, "meshkujt jane te detyruar te martohen ne radhe te pare me gra te lira por, ne rast se ata nuk arrijne dot te paguajne çmimin e nuses, atyre u thuhet te martohen me gra skllave se sa te bejne veprime te ndaluara." Nje nga argumentet arsyet e paraqitura nga feja islame per te perligjur konkubinatin eshte se ai "kenaq deshirat seksuale te skllaveve femra duke parandaluar ne kete menyre perhapjen e imoralitetit ne radhet e bashkesise myslimane." Disa drejtime juridike e kufizojne konkubinatin ne nivelin e marredhenieve monogame ndermjet skllaves dhe te zotit te saj. Sipas Sikaingas, "skllavet femra kane qene ne shume shoqeri myslimane si plaçke lufte per pjesetaret e fisit te zotit, fqinjet e tij ose miqte vizitore."

Ne jurisprudencen shiite eshte per te zotin e nje sklaveje e paligjshme ti lejoje nje te treti te shfrytezoje ate per marredhenie seksuale. Teologu shiit Shajkh al-Tusi thote: ولا يجوز إعارتها للاستمتاع بها لأن البضع لا يستباح بالإعارة "Nuk lejohet te jepet hua skllavja per te kenaqur te tjeret pasi marredheniet seksuale nuk mund te legjitimohen nepermjet dhenies hua" dhe teologet shiite al-Muhakik al-Kurki, Allamah al-Hilli dhe Ali Asghar Mervarid nxjerrin kete rregull: ولا تجوز استعارة الجواري للاستمتاع "Nuk lejohet te jepet hua skllavja per arsye marredheniesh seksuale"



                                     

5. Literature

  • Sikainga, Ahmad A. 1996. Slaves Into Workers: Emancipation and Labor in Colonial Sudan. University of Texas Press. ISBN 0-292-77694-2.
  • Raimund Friedl: Der Konkubinat im kaiserzeitlichen Rom. Von Augustus bis Septimius Severus, Stuttgart 1996
  • Elka Hartmann: Heirat, Hetärentum und Konkubinat im klassischen Athen, Frankfurt am Main 2002
  • Paul Martin Meyer: Der römische Konkubinat nach den Rechtsquellen und den Inschriften, Leipzig 1895, Neudruck Aalen 1966
  • Joseph Schacht: An Introduction to Islamic Law. f.128-129. Oxford 1964
  • Bloom, Jonathan; Blair, Sheila 2002. Islam: A Thousand Years of Faith and Power. Yale University Press. ISBN 0-300-09422-1. Mirembajtja CS1: Emra te shumefishte: lista e autoreve link

Users also searched:

...
...
...