Back

ⓘ WikiLeaks eshte nje organizate re mediatike, pa qellim fitimi prurese qe publikon dokumenta te fshehta nga burime anonime. Website-i tij u shfaq ne 2006 dhe dre ..




WikiLeaks
                                     

ⓘ WikiLeaks

WikiLeaks eshte nje organizate re mediatike, pa qellim fitimi prurese qe publikon dokumenta te fshehta nga burime anonime. Website-i tij u shfaq ne 2006 dhe drejtohet nga The Sunshine Press. Brenda nje viti nga dalja ne internet, WikiLeaks deklaroi nje database qe ishte rritur ne me shume se 1.2 milion dokumente. Organizata e ka pershkruar veten si te krijuar nga disidente kineze, si dhe nga gazetare, matematikane dhe teknologe nga vende si Sh.B.A., Taivani, Evropa, Australia dhe Afrika e Jugut. Julian Assange, nje aktivist interneti nga Australia, njihet publikisht si drejtori i WikiLeaks.

WikiLeaks ka fituar disa çmimi e nderkombetare, duke perfshire New Media Award nga Economist, 2008. Ne qershor 2009, Wikileaks dhe Julian Assange fitoi UK Media Award te dhene nga Amnesty International per publikimin ne 2008 te "Kenya: The Cry of Blood – Extra Judicial Killings and Disappearances" Kenia: Lotet e Gjakut, nje raport nga Komisioni Kombetar i Kenias per te Drejta e Njeriut mbi vrasjet e kryera nga forcat policore ne Kenia. Ne Maj 2010, New York Daily News renditi WikiLeaks te parin ne renditjen website qe mund te revolucionarizojne lajmet. Rusia shfaqi hapur mbeshtetjen per WikiLeaks dhe Julian Assange, duke dhene nje deklarate sipas se ciles Assange duhet te marre Çmimin Nobel.

Ne prill 2010, WikiLeaks publikoi nje video nga nje incident i vitit 2007 ku civile irakiane dhe gazetare u vrane nga forcat amerikane, ne nje website te quajtur Collateral Murder. Ne korrikun te njejtit vit, Wikileaks publikoi Ditaret e Luftes ne Afganistan, nje dosje me shume se 76, 900 dokumenta per Luften ne Afganistan te pa publikuara me para ne publik. Ne tetor, grupi leshoi nje pako me 400.000 dokumenta te quajtura Ditaret e Luftes ne Irak. Ne nentor 2010, Wikileaks filloi publikimin dokumentave diplomatike te Departamentit te Shtetit Amerikan.

WikiLeaks u leshua fillimisht si nje faqe wiki te redaktueshme nga perdoruesit, por ka shkuar drejt nje faqeje tradicionale me model publikimi, dhe nuk pranon me komente nga perdoruesit apo redaktime. Faqja eshte e perdorshme ne servera te shumte dhe faqe te ndryshme.

                                     

1. Historia

Domeini wikileaks.org u regjistrua ne 4 tetor 2006. Faqja publikoi dokumentin e tij te pare ne dhjetor 2006. Organizata e ka pershkruar veten si te krijuar nga disidente kineze, si dhe nga gazetare, matematikane dhe teknologe nga vende si Sh.B.A., Taivani, Evropa, Australia dhe Afrika e Jugut. Julian Assange, nje aktivist interneti nga Australia, njihet publikisht si drejtori i WikiLeaks.

Krijuesit e WikiLeaks nuk jane njohur formalisht. Qe nga janari 2007 WikiLeaks eshte perfaqesuar publikisht nga Julian Assange dhe te tjere. Assange e ka pershkruar veten e tij si pjese e bordit keshillues te WikiLeaks. Disa lajme tek The Australian e kane quajtur Assange si krijuesin e WikiLeaks. Sipas revistes Wired, nje vullnetar tha se Assange e ka pershkuar veten e tij ne nje bisede private si "zemra dhe shpirti i organizates, krijuesi, filozofi, organizuesi, financieri, dhe te gjitha te tjerat". Nga qershori 2009, faqja numeronte mbi 1.200 vullnetare te regjistruar dhe kishte nje liste me bordin keshillues qe permbante Julian Assange, Phillip Adams, Wang Dan, C. J. Hinke, Ben Laurie, Tashi Namgyal Khamsitsang, Xiao Qiang, Chico Whitaker dhe Wang Youcai. Pavaresisht paraqitjes ne liste, i kontaktuar nga revista Mother Jones ne 2010, Khamsitsang tha se nderkohe qe kishte marre nje e-mail nga WikiLeaks, ai kurre nuk kishte pranuar te ishte pjese e bordit.

WikiLeaks deklaron se "qellimi i tij kryesor eshte ekspozimi i regjimeve shtypese ne Azi, ish-bllokut Sovjetik, Sub-Saharase dhe Lindjes se Mesme, por ne gjithashtu jemi ne sherbim te popujve te gjitha rajoneve te cilet duan te ekspozojne sjelljen joetike te qeverive dhe korporatave."

                                     

2. Arrestimi i Assange

Faqja elektronike WikiLeaks njofoi se do te vazhdoje botimin e dokumenteve sekrete diplomatike amerikane, megjithe arrestimin ne Britani te themeluesit te saj Julian Assange. Ne nje informacion te shperndare me Twiter, WikiLeaks njofton se arrestimi i Xhulian Asanzh nuk do te ndikoje ne operacionet e grupit dhe sipas njoftimit WikiLeaks do te nxjerre sonte me shume shkembime diplomatike se zakonisht.

Themeluesi i faqes elektronike WikiLeaks, Xhulian Asanzh u arrestua ne Britani ne baze te nje urdher arresti te leshuar nga Suedia.

Asanzh kerkohej per t’u marre ne pyetje ne Suedi rreth akuzave per perdhunim dhe ngacmim seksual, akuza qe ai i mohon. Akuzat jane ngritur nga dy gra qe ai takoi ne Suedi ne muajin gusht dhe nuk kane te bejne me nxjerrjen e dokumenteve diplomatike. Por avokatet e tij thone se akuzat per abuzim seksual jane nje" manover politike”.

Avokatet e tij kane thene se ai do te luftoje kunder ekstradimit ne Suedi nga frika se mund t’u dorezohet autoriteteve ne Shtetet e Bashkuara.

Asanzh eshte themelues i faqes WikiLeaks, e cila ka botuar ne Internet rreth 250 mije kabllograme te sekreteve diplomatike te Shteteve te Bashkuara.

Nje zedhenes i kesaj faqeje tha se arrestimi i zotit Asanzh nuk do te ndryshoje planet per publikimin e dokumentave te tjera.

Para arrestimit te tij, WikiLeaks publikoi disa hollesi rreth memorandumeve diplomatike, ne te cilat thuhet se NATO hartoi plane ushtarake per te mbrojtur vendet baltike kunder nje sulmi rus pas konfliktit te Rusise me Gjeorgjine ne vitin 2008. Gazeta Guardian shkruan se memorandumet nxjerrin ne drite plane sekrete per te mbrojtur Estonine, Letonine dhe Lituanine, te cilat ishin hartuar ne seline e NATO-s ne Bruksel me kerkese te Shteteve te Bashkuara dhe Gjermanise.

                                     
  • Succession Law Preserves The Monarchy While Reducing The King s Prerogatives Wikileaks në anglisht 22 nëntor 2006. Arkivuar nga origjinali origjinali më 19
  • MySQL as a condition for approval of the merger But, as revealed by Wikileaks the US Department of Justice and Antitrust, at the request of Oracle
  • mbështetet nga intelektualë dhe aktivistë si Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks linguisti i shquar amerikan dhe aktivisti politik Noam Chomsky, filozofi
  • 2008 LTP AND SARGSIAN HOLD DUELING RALLIES LTP WINS HANDS DOWN WikiLeaks Embassy of the United States, Yerevan. Mungon ose është bosh parametri
  • nacionaliste turke. Një shpërndarje e konsullit amerikan të lëshuar nga WikiLeaks dhe i shkruar nga një zyrtar nga konsullata në Stamboll vërejti se e gjithë

Users also searched:

...