Back

ⓘ Marin Sirdani ka qene frat i Urdherit Françeskan, mbledhes folklori, edukator, publicist dhe medievist shqiptar. ..




Marin Sirdani
                                     

ⓘ Marin Sirdani

Marin Sirdani ka qene frat i Urdherit Françeskan, mbledhes folklori, edukator, publicist dhe medievist shqiptar.

                                     

1. Biografia

U lind ne Guci me 17 janar 1885 i biri i Dakes dhe Marie Smajlit, me prejardhje nga Boga, i pagezuar me emrin Ndue. I ngelur jetim heret nga e ema, i ati i kerkoi ndihme hoxhes se Gucise, e mori me vete ne Shkoder se bashku me te vellane, Leken dhe i çoi te kleri katolik ku te vazhdonin rrugen e prifterise. U shkollua ne kolegjin e françeskaneve ne Shkoder dhe me tej shkollimin e larte e kreu ne Universitetin e Gratzit, ku e perfundoi me 1909.

Kur u kthye, vijoi sherbimin meshtarak ne Kthelle, Pishkash dhe Baze te Matit. Me pas caktohet mesues ne kolegjen e Troshanit, ku sherben deri me 1922, kur e therrasin ne Shkoder per te kontribuar ne kolegjin françeskan te qytetit dhe me pas ne liceun Illyricum. Sirdani do te jepte historine kombetare dhe doktrinen e krishtere; me pas u emerua drejtor i kolegjit nga 1932 deri me 1938.

Pas Luftes se Dyte Boterore dhe marrjes se pushtetit nga komunistet, Sirdani me Dom Ernest Çoben u ngarkuan nga Kisha Katolike qe te nisnin bisedimet me qeverine demokratike te Tiranes, perfaqesuar nga Tuk Jakova dhe dy juriste. Ne fund te bisedimeve, pala qeveritare propozoi nje projekt-statut per ndarjen administrative nga Selia Shenjte dhe emerimin e ipeshkvinjve nga Keshilli i Ministrave. Propozim ky ne shkelje te Dogmave te Fese te Kishes Katolike. Me menjanimin e Jakoves dhe ardhjes ne pushtet te Mehmet Shehut, u urdherua arrestimi i Sirdanit, i cili u denua me pune te detyruar. Pasi u n me detyre te negocionte me autoritetet shteterore per Statusin e Kishes Katolike ne Shqiperi, mendohet se per shkak te kundershtive te tij e burgosen serish, burgim prej te cilit doli nga fundi i 1959 ose fillimi i 1960.

Kur doli u vendos te Kuvendi i Françeskaneve tek Arra e Madhe, ku me 14 shkurt 1962 nderroi jete i semure nga tuberkulozi.

                                     

2. Vepra

Me 1926 Sirdani i dha historiografise shqiptare vepren origjinale Skanderbegu mbas gojedhânash, nje permbledhje te legjendave popullore qe qarkullonin ne viset ku sherbeu famullitar qe e botoi tek e perkohshmja Zâni i Shna Ndout. Sprova e tij cilesohet nga sivellau i tij Luigj Marlekaj si permbledhja me e plote e tradites kastriotiane para asaj te Qemal Haxhihasanit me 1967. Me tej botoi shkrime te tjera rreth jetes private dhe politike te heroit: Zêmbra e Skanderbegut 1931, Kerkim mí vorrin e Skanderbegut 1932, Nji rival i Skanderbegut 1932 dhe Ne shka fajiset Skanderbegu 1935.

Me tej Per historine kombetare, monografia Shqipnia e Shqiptareve me 1941, Vepra atdhetare e Françeskanvet ne Shqypní me 1940, si dhe materiale etnofolkloristike ne revistat Hylli i Drites e Leka si shkrimet me vlere: Kontributi i katolikeve ne Shqipní, Nora e Kelmendit, etj; si dhe ne te perkohshmet te tjera te kohes. Per gjuhen e tij, Koliqi shkruante tek Dy shkollat letrare:

gjuha e maleve ne shkrime te Sirdanit ruen gjallnín e forcen e vet, tue u çveshe veç prej rrebtesís madhore epike te dishmueme ne veprat e Fishtes, te Gjeçovit te Palajt. Rrjedh pa hov te rrembyeshem e begatshme, te qete, e njinjishme, pasqyre e qete qi pasqyron besnikisht shka i perfshin drita.

Si nje pjese e mbledhesve shqiptare dhe te huaj te materialit etnografik, ne vitet 30 deri ne mesin e viteve 40, u perpoqen ta poziciononin mitografine shqiptare brenda konfigurimit mitologjiko-racor te tipit arjan apo indogjerman. Reflektimet e tij historiografike, si te shume autoreve te tjere bashkekohes, ilustrojne ne nivel permbajtjeje qasje euroteiste dhe pjeserisht nacional-romantike.

                                     

2.1. Vepra Regjistri i françeskaneve

Si bashkepunetor i Hylli i Drites, shkruante per nje regjister te Provinces Françeskane Shqiptare te vitit 1720, mjaft i rendesishem per historikun e Urdhrit ne viset shqiptare. Regjistri ne fjale, para se te hynte komunizmi ne Shqiperi gjendej ne arkivin françeskan ne Shkoder, ku mbas vitit 1945, se bashku me materialet e tjera u grabit nga qeveria komuniste e u dergua ne Tirane, ku u depozitua ne Arkivin e Qendror.

                                     

2.2. Vepra Doreshkrime

Sipas Kolec Topalli, Sirdani la disa mijera faqe ne doreshkrim, por u dogjen nga Sigurimi i Shtetit. Sesa doreshkrime kane humbur gjate dhe pas sekuestrimit se çpjese e tyre mund te jete e arkivuar ne AQSH, nuk ka dokumentacion. As Instituti i Gjuhesise e Historise nuk ka lene gjurme te mberritjes se ketyre dokumenteve.