Back

ⓘ Shqipëria në fillim të Krizës Lindore, 1875-1876. Fillimi i Krizes Lindore i gjeti shqiptaret ne marredhenie te acaruara me Perandorine Osmane. Asnje nga kerkes ..




                                     

ⓘ Shqipëria në fillim të Krizës Lindore (1875-1876)

Fillimi i Krizes Lindore i gjeti shqiptaret ne marredhenie te acaruara me Perandorine Osmane. Asnje nga kerkesat e ngritura prej tyre gjate dhjetevjeçareve te meparshem nuk ishte pranuar nga Porta e Larte. Shqiperia nuk gezonte asnje te drejte kombetare. Ne viset e saj, administrata e vilajeteve ndodhej gjithnje ne duart e nepunesve turq. Ne krahinat malore vazhdonte presioni i pushtetit qendror per t’ua hequr malesoreve venomet tradicionale dhe per t’i futur nen zgjedhen e administrates burokratike centraliste. Vendi nuk ishte lehtesuar as nga pesha e rende e taksave, as nga sherbimi i gjate i nizamit. Me masat centraliste qe Porta kishte ndermarre pasi shpalli dekretin e dyte te Tanzimatit, gjendja e Shqiperise u keqesua me shume. Kudo mbreteronte varferia ekonomike, administrata shteterore e shthurur, korrupsioni pa skrupull i qeveritareve dhe krimet e pandeshkuara te hajduteve. Banoret e Shqiperise ndodheshin, sipas shprehjes se nje deshmitari te huaj, ne" kulmin e varferise”. Gjykatat burokratike perandorake, te urryera nga shqiptaret, vinin duke u forcuar vazhdimisht. Po aq e rende ishte edhe gjendja politike dhe ajo e arsimit ne Shqiperi. Porta e Larte vazhdonte t’i diskriminonte shqiptaret, te mos i njihte si komb me vete dhe shqiptaret e tri besimeve si elemente te njejtit komb. Ngritja e shkollave shqipe vijonte te ishte e ndaluar, ne nje kohe kur rrjeti i shkollave te huaja po zgjerohej nga viti ne vit. Trojet shqiptare qendronin te copetuara ndermjet vilajeteve te ndryshme. Me kete copetim, Porta e Larte vijonte t’ua mohonte atyre karakterin etnik shqiptar.

Megjithate, regjimi policor e teokratik nuk kishte mundur ta asgjesonte idene e çlirimit te Shqiperise nga zgjedha shekullore osmane. Ndikimi i ideve çlirimtare e patriotike ishte shtrire ne te kater anet e atdheut. Malesoret qendronin te gatshem per te mbrojtur autonomine e tyre lokale nga çdo ekspedite e befasishme osmane. Shqiptaret kishin filluar te bindeshin se shpetimi i vendit mund te arrihej vetem me nje kryengritje te pergjithshme çlirimtare dhe me formimin e nje shteti kombetar te veçante shqiptar ose, siç shprehej nje vezhgues i huaj, te nje principate te lire shqiptare.

Me qellim qe te largonte rrezikun e shperthimit te kryengritjes çlirimtare ne Shqiperi, Porta e Larte shpalli ne veren e vitit 1875 se tani e tutje nuk do t’i perseriste me ekspeditat ushtarake per vendosjen e pushtetit te saj centralist ne krahinat e panenshtruara. Por ky vendim, me te cilin Perandoria Osmane vuloste fundin e periudhes se Tanzimatit ne trojet shqiptare, nuk e ndryshoi gjendjen e brendshme te Shqiperise. Orvatjet e saj per t’i mobilizuar shqiptaret ne mase kunder kryengritesve hercegovinas e boshnjake deshtuan. Thirrjes se saj iu pergjigjen vetem pak feudale derebej, te cilet per me teper qendruan pasive ne prapavijat e frontit.

Ne fillim te Krizes Lindore, Shqiperia kishte, pra, forca te gatshme per te shperthyer nje kryengritje çlirimtare kunderosmane. Megjithate, qarqet politike shqiptare nuk u treguan te prirura per shperthimin e saj. Ne ngurrimin e tyre ndikoi jo aq mungesa e nje organizate kombetare qe t’i grumbullonte rrekete krahinore ne lumin e kryengritjes se pergjithshme çlirimtare, sesa koniunktura negative per çeshtjen shqiptare ne arenen nderkombetare. Kriza Lindore e viteve 70 i gjeti shqiptaret te rrethuar nga mosperfillja e Fuqive te Medha, asnjera prej te cilave nuk ishte shprehur publikisht per njohjen te drejtave te tyre kombetare.

Ne radhe te pare ishte rreziku qe kryengritja shqiptare te shkaktonte nderhyrjen ne favor te Portes se Larte te Fuqive te Medha, te cilat nuk deshironin qe te prishej status quo-ja ne Gadishullin Ballkanik. Por edhe sikur kjo te prishej, qarqet patriotike shqiptare ishin te bindura se Fuqite e Medha, meqenese nuk e perkrahnin, qofte edhe ne parim, idene e pavaresise politike te Shqiperise, madje as ate te autonomise se saj administrative, do te shfrytezonin rastin ose per ta okupuar ate ushtarakisht Austro-Hungaria dhe Italia, ose per ta copetuar ate midis shteteve fqinje. Gjendjen nderkombetare te çeshtjes shqiptare e nderlikonte sidomos politika e tri monarkive fqinje ballkanike. Krahas mobilizimit ushtarak per luften kunder Perandorise Osmane, Serbia, Greqia e Mali Zi po zhvillonin nje veprimtari te dendur diplomatike e propagandistike, per te siguruar nga ana e Fuqive te Medha miratimin e aspiratave te tyre mbi trojet shqiptare.

Kriza Lindore krijoi keshtu nje situate mbytese, madje te rrezikshme per kryengritjen çlirimtare kunderosmane ne Shqiperi. Ajo e ktheu mundesine e copetimit te Shqiperise nga nje rrezik potencial ne nje rrezik real. Ne keto rrethana qarqet politike shqiptare nuk e shtruan çeshtjen e kryengritjes se armatosur per pavaresine e Shqiperise. Derisa te krijohej gjendja e favorshme nderkombetare, ato i vune vetes si qellim te vijonin perpjekjet per te arritur bashkimin e trojeve shqiptare ne nje vilajet autonom ne kuadrin e Perandorise Osmane, zgjidhje kjo qe nuk e cenonte politikisht status quo-ne Evropen Juglindore dhe qe do te krijonte kushtet per sigurimin e teresise te paprekshmerise se territoreve shqiptare.

Krijimi i nje vilajeti autonom shqiptar u be keshtu, ne fillim te Krizes Lindore, program i perbashket politik si per atdhetaret me radikale rilindes, ashtu dhe per qarqet atdhetare te moderuara. Megjithate, ndermjet programit autonomist te dyja rrymave kishte ndryshime ne keto drejtime: te paret e vleresonin autonomine administrative si nje etape drejt pavaresise kombetare te Shqiperise; te dytet e shikonin si qellim ne vetvete, si program maksimal te aspiratave te tyre politike; te paret mendonin ta realizonin vilajetin autonom me rrugen e kryengritjes; te dytet, qe kishin besim ne dashamiresine e sulltanit, shpresonin ta arrinin me anen e reformave qe do te bente Porta e Larte.

Me platformen per krijimin e vilajetit autonom shqiptar nuk u bashkuan vetem bajraktaret e disa krahinave malore te veriut dhe, ne menyre te veçante, kapedani i Mirdites, Preng Bibe Doda, biri i Bibe Dode pashes. Ne te vertete, qysh nga vdekja te atit 1868, Prenga, ende i ri, mbahej i internuar ne Stamboll me pretekst se ishte duke vijuar shkollen. Por, me kembenguljen e vazhdueshme te mirditoreve, Porta e Larte u detyrua, ne fund te korrikut 1876, ta kthente Prêng Bibe Doden ne Shkoder, duke i dhene titullin pashe dhe duke e emeruar kajmekam te Mirdites. Prenga, tani 17-vjeçar, ishte si dhe i ati, nje prijes partikularist. Gjate qendrimit te tij ne Stamboll ai u kishte parashtruar ambasadoreve te Rusise, te Frances dhe te Austro-Hungarise ambicjen e vet per t’u bere princ i Mirdites autonome. Parisi e Vjena nuk e perkrahen projektin e tij, pasi nuk donin t’i shkaktonin ne keto çaste Perandorise Osmane shqetesime ne Shqiperine Veriore. Perkundrazi, Rusia e Italia e miratuan, por i vune si kusht qe ai te lidhte aleance ushtarake me Cetinen dhe te sulmonte me mirditoret ushtrite osmane, te cilat tani ishin te zena me luften ne kufirin malazez.

Ne keto rrethana Preng Bibe Doda ngriti ne Orosh flamurin e luftes per autonomine e Mirdites. Ne te njejten kohe filloi bisedimet e fshehta me qeveritaret serbe e malazeze per te hyre ne lufte krahas tyre kunder Turqise. Keto traktativa nuk u priten mire nga bashkatdhetaret e vet dhe e diskredituan ate ne syte e tyre. Projekti i Preng Bibe Dodes gjeti perkrahje vetem ne disa qarqe reshpere katolike te Shkodres, veçse, ne vend te nje principate te mbyllur brenda kufijve te ngushte te Mirdites, ato kerkonin nje formacion politik me te gjere, - nje principate autonome, ku te hynin te gjitha krahinat malore te Shqiperise se Veriut. Kete platforme politike e perqafuan edhe disa intelektuale, si Zef Jubani, Preng Doçi, Pjeter Gurakuqi, te cilet mendonin se krahina autonome e Mirdites do te sherbente si pikenisje per formimin me vone te nje shteti kombetar shqiptar.

Qarqet patriotike shqiptare nuk u solidarizuan as me projektin e Preng Bibe Dodes, as me idene e reshpereve katolike shkodrane, pasi te dyja kishin karakter partikularist dhe nuk pajtoheshin me platformen me te perparuar rilindese. Mirdita e vogel dhe e izoluar, patriarkale dhe e varfer, pa qytete e pa bujqesi te zhvilluar, nuk mund te jetonte e pavarur dhe nuk mund te behej berthama e shtetit te ardhshem kombetar shqiptar. Perkundrazi, kthimi i Mirdites katolike, qofte edhe se bashku me fqinjet e saj, ne nje principate autonome, me nje prijes partikularist ne krye siç ishte Preng Bibe Doda, do te behej faktor i perçarjes fetare e krahinore te vendit dhe do t’u jepte rast tri monarkive fqinje, te permbushnin aspiratat e tyre pushtuese ndaj trojeve shqiptare veriore, lindore e jugore.