Back

ⓘ Dar-yl-Harb. Termi arab Dar-yl-Harb do te thote e perkthyer direkt shtepia e luftes ose zona e luftes dhe cileson te gjitha vendet ne bote qe nuk ndodhen nen su ..




                                     

ⓘ Dar-yl-Harb

Termi arab Dar-yl-Harb do te thote e perkthyer direkt "shtepia e luftes" ose "zona e luftes" dhe cileson te gjitha vendet ne bote qe nuk ndodhen nen sundimin islam dhe nuk jane dār-al-ahd. Banoret e dār al-harb-it quhen harbi, per te cilet vlejne ligje te veçanta. Gati me kuptim te njejte me ate dār al-harb perdoret edhe termi dār al-kufr, ne shqip "zone te pafeve". Ne te kundert, vendet nen sundimin islam quhen dar al-islam-i. Ky term nuk del ne kuran por e ka prejardhjen sipas Jusuf el-Kardavi-t nga themeluesi i drejtimit juridik hanafit, teologu Ebu Hanife.

Fushatat ushtarake kundra dār al-harb -it shihen sipas gjykimit tradicional te fese islame jo si lufte prandaj edhe nuk cilesohen si lufte por si "hapje" arabisht فتوحات futuhat. Sipas konceptimit tradicional islam, me dār al-harb -in nuk mund te kete salām "paqe" por vetem hudna "armepushim" per nje kohe te caktuar. Lufterat kundra dār al-harb -t cilesohen tradicionalisht si xhihad.

Ai qe merr pjese ne xhihad cilesohet si muxhahid arabisht مجاهد, shumes muxhahidun arabisht مجاهدون ose ne rasen gjinore dhe kallezore muxhahidin arabisht مجاهدين. Xhihadi nuk eshte detyrim per individin mysliman por per teresine e myslimaneve fard kifâya. Ai qe vritet gjate xhihadit hyn si shehid arabisht شهيد, e perkthyer direkt "deshmitar", "martir", "deshmor", menjehere ne qiell, ku eshte ne mes te ashtuquajturave virgjereshave te parajses huri-jave dhe te mirave te tjera.

Ne fakt, sipas konceptimit fillestar, nje mysliman e ka te ndaluar te jetoje ne dār al-harb dhe duhet te beje çmos qe te mergoje nga atje per ne dar al-islam.

Ne kohet me te vona u krijuan terma si dar as-sulh "zone me marreveshje paqeje" e njejte nga kuptimi me dar al-ahd. Ato cilesonin vende qe kishin lidhur kontrata paqeje me dar al-islam -in dhe paguanin tribut. Nga keto vende myslimanet nuk ishin te detyruar te mergonin patjeter. Pas pushtimit britanik te Indise, teologe si Sajjid Ahmad Khan-i u shprehen se vendet ku myslimanet lejohet te ushtrojne fene e tyre duhen trajtuar si dar al-aman "zona me garantim sigurie", keshtu qe per to detyrimi i xhihadit ose i mergimit nuk vlen. Ne kete menyre, pas ndarjes se Indise me 1947 shume myslimane e konsideronin Indine si dar al-aman. Por shume myslimane indiane te tjere i qendruan besnike konceptimit tradicional duke merguar per ne Pakistan muhaxhirun.

Por keto terma te mevonshme jane te diskutueshme pasi madhhab-et drejtimet e ndryshme juridike islame qe prej rreth shekullit te 11-te ose te 12-te hedhin poshte çfaredo lloj ndryshimi. Per me teper hollesira shih artikullin Fikh.

Users also searched:

...
...
...