Back

ⓘ Vitet komuniste në Gjirokastër. Vitet nen komunizem pane nje industrializim te gjere te shpejte si pjese e strategjise ekonomike staliniste. Ne Gjirokaster u nd ..




Vitet komuniste në Gjirokastër
                                     

ⓘ Vitet komuniste në Gjirokastër

Vitet nen komunizem pane nje industrializim te gjere te shpejte si pjese e strategjise ekonomike staliniste. Ne Gjirokaster u ndertua nje uzine metalike qe prodhonte pjese te vogla si komplete per ngrenie dhe çadra, fabrika kepucesh, veshjesh, cigaresh, frigoriferesh dhe produktesh te tjera te lehta industriale. Gjirokastra u shpall qytet-muze nga regjimi me 1961 ne perpjekje per te ruajtur trashegimine kulturore unike te qytetit. Veç specialisteve, nje force e madhe pune, perfshire edhe femije u angazhuan ne brigada vullnetare per te mirembajtur qytetin e vjeter. Rrjeti i gjere i kalldremeve eshte nje nga shembujt me domethenes se punes se tyre.

Fushata e vitit 1967 per te zhdukur fene pati nje ndikim shume te madh ne Gjirokaster. Gjate periudhes osmane qyteti kishte 15 xhami, 13 nga te cilat mbijetuan deri ne kohen e komunizmit, kur te gjitha, veç njeres, u shkaterruan. Thuhet se edhe ajo qe mbijetoi u arrit te shpetohej per shkak te statusit te saj si monument kulture. Ne vitet qe pasuan ndalimin e fese ajo u perdor nga akrobatet e cirkut meqe kishte edhe kube te larte. Prane saj sot eshte Medreseja shkolla myslimane, e cila me pare ka qene teqe bektashiane. Ndertuar me 1727 ajo u mbyll me 1967. Pikturat murale te kishes se Shen Sotires u shkaterruan plotesisht. Ato u zevendesuan me ikona te pikturuara sot, shumica nga artiste lokale.

Kur regjimi komunist ra me 1990, ekonomia e Gjirokastres ishte tashme ne renie te shpejte. Per te siguruar shkalle te plote punesimi, komunistet mbipunesuan komplekset e vjetra dhe joefektive industriale. Renia e komunizmit u shoqerua me humbjen katastrofike te vendeve te punes ne Gjirokaster. Me mijera shkuan ne Tirane ose emigruan jashte vendit ne kerkim te punes. Ne trazirat sociale qe pasuan Muzeu Kombetar i Armeve u grabit ndersa statuja e madhe e Enver Hoxhes u rrezua. Aty tani ndodhet parkimi i nje restoranti.