Back

ⓘ El-Xhahiz. Ebu Uthman Amr ibn Bakr el-Kinani el-Fukakhimi el-Basri el-Xahiz lindi ne Basra me 776. Ne Basra, qender e rendesishme intelektuale e asaj kohe, mori ..




El-Xhahiz
                                     

ⓘ El-Xhahiz

Ebu Uthman Amr ibn Bakr el-Kinani el-Fukakhimi el-Basri el-Xahiz lindi ne Basra me 776. Ne Basra, qender e rendesishme intelektuale e asaj kohe, mori studimet praen disa dijetareve Islam te shquar. Ai i perkiste nje familjeje te thjeshte punetore. Gjate adoleshences se tij, derisa bente edhe studimet ai i ndihmonte babait ne tregun e peshkut. Duke dalluar talentin e tij produktiv nje dite e ema e tij i paraqitet me nje kuti me fletore duke i sugjeruar qe ai te siguroje jetesen me ane te shkrimit. Kjo ngjarje ndihmoi ne fillimin e nje karriere e cila zgjati me shume se 60 vjet.

Shkrimet e meparshme te El-Xhahiz per "Institucionin e Halifatit" ishin te mirepritura nga gjyqi i Bagdadit. Kah viti 815 El-Xhahiz u shperngul ne Bagdad qytet i themeluar pesembedhjete vite para se ai te lindi si vendqendrim i Halifatit Abasit dhe qender e perendorise Islame duke perjashtuar Andaluzine. Ai vazhdoi te shkruaj ne tema te ndryshme dhe ishte i mirepritur ne rrethin e Halifit. Edhepse ishte i admiruar nga zyrtaret e obarrit ai kurr nuk punoi per ta si dhe nuk mbajti kurrfar posti zyrtar.

El-Xhahiz shkruajti mbi dyqind vepra por vetem tridhjete nga ato jane ruajtur deri me sot. Shkrimet e tija perfshinin zoologji, gramatike arabe, poezi, retorike dhe leksikografi. Ai konsiderohet si nje nga ata shkencetaret Myslimane qe shkruajti ne tema shkencore dhe komplekse per jospecialistet dhe njerezit e thjeshte. Shkrimet e tioja permbajen shum anekdota pa marr para sysh qe çfare teme diskuton qe te nxjerri ne pah te dy anet e argumenti. Disa nga librat me fame te tij jane: Libri i Kafsheve, Arti i te mbajturit te gojes mbydhur, Kunder sherbyesve civil, Ushqimi Arab, Ne Lavderim te Tregtareve si dhe Menjelehtesia dhe serioziteti. Per stilin te shkruajturit El-Xhahiz thote:

"Stili me i mire eshte qartesia, stili i cili nuk ka nevoj per sqarime dheshenime, qe i pershtetet temes ne fjale, pa e zgjatur dhe pa e shkurtuar."

Libri i tij me i famshem "Kitab el-Hajavan" 9Libri i Kafsheve) eshte nje enciklopedi prej shtate volumesh. Ai eshte shperblyer me pese mij dinar ari nga zyrtaret e oborri te cileve ju ishte dedikuar libri.

Libri "Kitab el-Hajavan" permban nje rradhitje te mahnitshme te informacioneve shkencore te cilat plotesisht nu jane sqaruar seri ne gjysmen e dyte te shekullit dymbedhjete. El-Xhahiz diskuton ne detaje vezhgimin e tij te organiziit shoqerore te thneglave, komunikimin dhe psikologjine e kafsheve si dhe efektet e dietes dhe mjedisit. Ai shpjegon se si thneglat grumbudhojne dhe ruajne drithin ne folet e tyre gjate diteve te veshtira. Ai sugjeroi nje metode per ti perzen miskonjat nga dhoma dhe duke u bazuar ne vezhkimet e tija thekson se disa insekte jane te ndjeshme ndaj drites. El-Xhahiz sqaron shkallen e inteligjences tek kafshet dhe insektet. Ai gjithashtu paraqet efektet e dietes dhe klimes jo vetem tek njerezit por edhe tek kafshet dhe bimet.

Tetedhjete e shtate flete nga Libri i Kafsheve afer nje e treat e elibrit origjinal ruhen ne Librarine Amborisiana ne Milano. Kjo permbledhje kopje e origjinali daton nga shekulli katermbedhjete dhe mban emrin e pronarit te fundit Abd el-Rrahman el-Magribi si dhe vitin 1615. Keto flete te Librit te Kafsheve permbajen mbi tridhjete ilustrime ne miniature.

Sikurse ishte e zakonshme tek shkrimet e shkencetareve myslimane te epokes se arte shekulli 8 - 10, El-Xhahiz njeh shenjat e Allahut ne krijim. Ne Librin e Kafsheve ai shkruan se edhe guraleci verteton ekzistimin e Allahut posa qe verteton mali, dhe trupi i njeriut eshte deshmi e forte sa edhe universi - e vogla dhe e ngushta mbajne po aq peshe sa e madhja dhe e gjera.

El-Xhahiz kthehet ne Basra mbas me shume se pesedhjete vjet qendrimi ne Bagdad. Ai vdek ne Basra me 868 si rezultat i nje aksidenti ne te cilin ai rrezohet ne vdekje mbas shemjes se librave ne librarine e tij private.