Back

ⓘ Kinemaja Shqiptare. Filmi hyri ne Shqiperi ne vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhane ne qytetet Shkoder e Korçe. Sallat e para te kinemave si institucio ..




                                     

ⓘ Kinemaja Shqiptare

Filmi hyri ne Shqiperi ne vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhane ne qytetet Shkoder e Korçe. Sallat e para te kinemave si institucione publike u ngriten me iniciative private pas Luftes I Boterore, ne qytetet Vlore, Korçe, Tirane, Shkoder, Berat. Filmat e pare u bene nga te huajt; ata qene kronika. Kronika e pare per ngjarje te lidhura me Shqiperine eshte ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit, qe sanksionoi Alfabetin e gjuhes shqipe. Gjate 30 vjeteve pas Shpalljes se Pavaresise u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentare, nga shoqeri te huaja kinematografike te Europes apo SHBA, si dhe nga amatore.

Menjehere pas Luftes II Boterore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave 1945, e cila me pas u shnderrua ne Ndermarrje Shteterore Kinematografike Shqiptare 1947, kohe kur u be shtetezimi i plote i rrjetit te sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikale dhe ne maj 1948 u shfaq kinokronika e pare shqiptare. Ne nje vend me perqindje te larte te analfabetizmit ne vitet 40-’50, shteti i dha rendesi shtimit te numrit te sallave dhe aparateve levizes, si dhe importit te filmave kryesisht nga vendet e Europes Lindore, Franca e Italia.

Nje etape te re shenoi ngritja se pares studio shqiptare te filmave, Kinostudios" Shqiperia e Re” 1952. Pervoja e pare ne fushen e filmit artistik qe bashkeprodhimi shqiptaro-sovietik Luftetari i madh i Shqiperise – Skenderbeu. Filmat e pare artistike te kineasteve shqiptare jane Femijet e saj, film i shkurter, pune diplome 1957, regj. H. Hakani, dhe Tana 1958, regj. K. Dhamo.

Vitet ’60 shenojne prodhimin sistematik te filmit artistik ne mesatarisht 1 film ne vit, kryesisht me subjekte nga Lufta kunde pushtuesve fashiste e naziste 1939-44 dhe nga reformat e viteve te para pas Luftes. Bene filmat e tyre te pare regjisoret e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani.

Ne vitet ’70, me shkurtimin drastik te importit, si rezultat i politikes se izolimit te ndjekur nga shteti ne fushen e kultures,u shenua nje rritje te ndjeshme te prodhimit, nga 5-6 filma artsitike ne vit ne fillim te periudhes, deri ne 8-10, per te arritur ne 14 ne vitet ’80. U zgjerua gama e zhanreve; u bene filmat e pare per femije, ku u shqua regj. Xh. Keko, nder filmat e saj permendim Beni ecen vete, 1975; kinokomedia e pare Kapedani 1972, regj. F. Hoshafi e M. Fejzo; u bene filma historike e muzikore; po zhanri me i pelqyer mbeti filmi dramatik. Krahas te tjereve bene filma nje brez ri regjisoresh, R. Ljarja, S. Kumbaro, I. Muçaj, K. Mitro, E. Mysliu. Nisi prodhimin e filmave artistike edhe TV Shqiptar Udha e shkronjave, 1978, regj. V. Prifti.

Ne fund te periudhes dhe sidomos ne vitet ’80 filmi artsitik shqiptar trajtoi me shume aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftes II Boterore. Ne ekran u afirmuan regjisore te tjere me filma si Balle per balle 1979, regj. K. Çashku e P. Milkani, Dora e ngrohte 1983, regj. K. Çashku, Agimet e stines se madhe 1981, regj. A. Minga, Kohe e larget 1983, regj. S. Pecani, Tela per violine 1987, regj. B. Kapexhiu, etj. Ne vitet 70-’80 prodhimi i filmave dokumentare u stabilizua ne rreth 20-40 ne vit, dhe pati tipare te thella propagandistike, po edhe kulturore; lindi filmi vizatimor shqiptar me filmin Zana dhe Miri 1975, realizues V. Droboniku e T. Vaso, i cili arriti deri ne 16 filma ne vit. Krijimtaria kinematografike, e perqendruar ne nje kinostudio dhe ne TV Shqiptar, qe fryt i bashkepunimit te organizuar nga shteti mes kineasteve, regjisoreve te gjitha brezave, shkrimtareve, piktoreve, kompozitoreve, aktoreve, dhe industrise kinematografike. Deri me 1990, nga rreth 200 filma artistike 80 jane ekranizime nga letersia shqiptare. Ne fund te viteve ’80 ne Shqiperi kishte 450 salla kinemaje e kinema levizese. Por baza industriale e teknike ne kete periudhe erdhi duke u vjeteruar.

Ne vitet ’90, me ndryshimin e sistemit shoqeror, u bene reforma te thella.Kinostudioja e dikurshme u nda ne disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtepi filmike private kryesisht regjisore te kinostudios se meparshme ne bashkepunim me Qendren Kombetare te Kinematografise QKK, te ngritur ne mesin e viteve ’90, dhe me producente te huaj. QKK eshte qender re e administrimit te filmit ne Shqiperi, qe ka dhene tashme rezultatet e para; aktualisht prodhimi kinematografik kryhet ne baze te Ligjit per Kinematografine, mjaft i diskutuar nga kineastet.

Shkollimi i kineasteve shqiptare nisi ne vitet ’50 ne vendet e Europes Lindore; me pas, me ndonje perjashtim te rralle, nuk u be me jashte vendit, por brenda vendit, ne Institutin e Larte te Arteve, Tirane, ose me specializime ne Kinostudio. Kritika dhe studimet per kinemane u zhvilluan disi krahas rritjes se prodhimit, kryesisht nga vete kineastet apo nga gazetare. Reviste e posaçme ka qene ne vitet ’80 Skena dhe Ekrani, e cila pushoi se botuari ne fillim te viteve ’90. Ne Qendren e Studimeve te Artit te Akademise se Shkencave historia e kinemase shqiptare studiohet ne nje departament te veçante.

Deri ne fillim te viteve ’90 kineastet kane qene te organizuar ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise; me pas ata u veçuan dhe formuan Shoqaten e Kineasteve Shqiptare. Arkivi Shteteror i Filmit, dikur departament i Kinostudios" Shqiperia e Re”, ne vitet ’90 u be institucion me vete. Eshte anetar i Federates Nderkombetare te Arkivave te Filmit. Qe prej vitit 1976 ne Shqiperi jane organizuar Festivale Kombetare te Filmit, ne fillim nje here ne dy vjet per te gjithe filmat, me pas ne menyre alternative, nje vit per filmin artistik, e nje vit per filmin dokumentar e vizatimor. Ne vitet ’90 festivalet jane organizuar nje here ne pese vjet. I fundit, Festivali XI – prill 2000, mblodhi gjithe prodhimin e pese vjeteve, 10 filma artistike, 27 dokumentare, 14 vizatimore. Ne prodhimin e viteve ’90 vazhdon te ndjehet tipari i thelle social, preokupimi i artisteve per problemet e shoqerise, ne veçanti te lidhura me dukurite e reja te periudhes se tranzicionit. Nje numer filmash kane stigmatizuar totalitarizmin. Ne kete festival, per here te pare u shfaqen prodhime te kineasteve shqiptare nga trevat e Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi. Ne dy festivalet e fundit 1995, 2000, perveç çmimeve te tjera, u dhane edhe çmime te karieres, te cilat u fituan nga regjisoret Dh. Anagnosti e K. Dhamo, e nga aktoret K. Roshi e S. Pitarka.

Sot kinemaja shqiptare perjeton nje periudhe te veshtire tranzicioni e pershtatjeje me ekonomine e tregut. Perveç renies se prodhimit ne sasi edhe rrjeti i sallave te kinemave ka zbritur ndjeshem, dhe vetem kohet e fundit jane bere dhe po behen perpjekje per ngritje sallash te reja bashkekohore si kinemaja" MILLENIUM” ne Tirane dhe nje tjeter ne Elbasan. Nga ana tjeter, forcat krijuese jane te shumta dhe entuziaste, te çliruara nga trysnia etatiste, totalitare, dhe ekonomike e perqendruar, si dhe me iniciative private perhere ne rritje. Mund te thuhet se kinemaja shqiptare sot ndodhet midis nostalgjise se nje kinemaje kombetare, te lindur e zhvilluar ne kushte te caktuara, dhe se ardhmes ne ndertim e siper.