Back

ⓘ Atena. Athena, lat. Minerva - e bija e Zeusit, zotit suprem, hyjneshe e mençurise dhe e udheheqjes se suksesshme te luftes, mbrojtese e rendit juridik, e drejte ..




Atena
                                     

ⓘ Atena

Athena, lat. Minerva) - e bija e Zeusit, zotit suprem, hyjneshe e mençurise dhe e udheheqjes se suksesshme te luftes, mbrojtese e rendit juridik, e drejtesise dhe artit.

Atena ishte hyjneshe e luftes, urtesise, artit, shkences dhe zejtarise. Sipas mitologjise Romake, asaj i pershtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valevitur me shigjeten e saj karakteristike.

Edhe pse merrej si hyjneshe e luftes, ajo kurre nuk eshte treguar me veti luftarake. Perkundrazi, zihej si e urte, e mençur dhe gjithnje e gatshme qe t’i ndihmoj trimat dhe heronjte, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shume t tjere.

Nje dashuri te madhe qe ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte te bente me erotiken. Duke mbetur virgjereshe tere jeten, ajo kishte vendosur qe kurre mos te martohet, edhe perpos ofertave te shumta qe kishte nga zotat tjere.

Ju ka ndihmuar njerezve ne perkrahje te realizimit te deshirave dhe synimeve te tyre. Nga respekti i madh qe kishte, me emirin e saj emertohet edhe qyteti Atena, ndersa ne Akropol, per nder te Atenes eshte ndertuar tempulli i falshem shenjtore - PANTENONI.

Mbi lindjen e Athenes nga mitet e lashta dime relativisht pak. Homeri thote se ka lindur prej Zeusit pa nene. Te shkrimtaret per nga koha me te rinje per kete gjejme me teper detaje. Sipas Hesiodit Zeusi e ka lindur nga koka e vet pasi qe e han Metiden, hyjneshen e mençurise me qellim qe ta pengoje ta linde bijen e cila, sipas profecise, eshte dashur ta tejkaloje ne mençuri, dhe djalin i cili eshte dashur ta tejkaloje me fuqi dhe tia rrembeje fronin. Mitet edhe me te reja thone edhe ate se si e ka lindur Zeusi Athenen. Kur e ka ngrene Metiden, aq shume i dhimbi koka sa qe mendoi se do ti pelcase. Per kete arsye thirri zotin Hefest sipas verzionit tjeter zotin Hermes, madje edhe Titanin Promete qe me sopate tia çaje koken. Posa veproi keshtu, kerceu prej kokes se Zeusit hyjnesha e ndritshme me pajisje te plote luftarake - Palada Athena.

Simbas simbolikes se miteve Athena, pra, ka qene misherimi i fuqise dhe mençurise se Zeusit. Sunduesi i zoteratve dhe i njerezve e ka dashur me teper se te gjitha vajzat e tjera. Me te ka biseduar si me mendimet e veta, asgje nuk ka fshehur para saj dhe perhere ia ka plotesuar te gjitha lutjet e saj. Athena ka qene e vetedijshme per kete anim te Zeusit ndaj saj. Perhere qendronte ne afersi te tij dhe kurre nuk ka dashur ndonje zot tjeter ose ndonje mashkull dhe kurre nuk eshte martuar edhe pse ishte e bukur dhe madheshtore. Ka mbetur Athena Virgjer- Athena Parthenos.

Ne saje te origjines se saj dhe te dashurise se Zeusit Athena u be njera prej hyjneshave me te fuqishme te panteonit grek. Prej koherave me te lashta ajo ishte, para se gjithash, hyjneshe e luftes qe dilte nga funksioni i saj mbrojtes prej armikut. Per lufte, ne te vertete, kishte merite Aresi, i biri i Zeusit, mirepo, Athenes kjo nuk i pengonte. Aresi, thene saktesisht, ishte zot i luftes dhe betejave te mllefosura, ndersa ajo ishte hyjneshe e udheheqjes se mençur dhe te ekuilibruar te luftes, e cila rendom perfundonte me ngadhenjim, gje qe nuk mund te thuhet per lufterat e Aresit. Si hyjneshe e luftes greket e adhuruan me emrin Athena Enoplos Athena e armatosur ose Athena Promachos Athena e cila fton ne lufte. Si hyjneshe e luftes ngadhenjimtare e quanin Athena Nike Athena Ngadhenjimtare.

Athena qe prej fillimit e deri ne mbarim te botes antike ka qene mbrojtese e grekeve, veçmas e athinasve, te cilet i donte me se shumti. Si Palada Athena ajo mbronte perveç Athines qytetet, qe ne tempuj i kane pasur truporet e saja te shoqeruara, te ashtuquajtura paladet. Derisa paladi gjendej ne qytet, qyteti ishte i papushtuar. Palad te tille kishin edhe trojanet ne qytetin e tyre. Per ta pushtuar Trojen, akeasve u eshte dashur ta vjedhin dhe ta marrin me vete, gje qe u shkon perdore Odiseut dhe Diomedit. Sikurse ne lufte Athena i mbronte greket dhe qytetet e tyre edhe ne paqe. Ishte mbrojtese e kuvendit dhe se drejtes, kujdesej per femijet dhe te semuret, njerezve u sjell mireqenie. Ndihma e saj shpesh ishte tejet konkrete. Athinasve, per shembull ua ka falur ullirin dhe u be themeluese e njeres prej degeve me te rendesishme te ekonomise greke - thene kalimthi, deri me sot njera prej degeve me te rendesishme. Veç kesaj, Athena ishte hyjnesha e arteve dhe e zejtarise keto dy fjale greket rendom nuk i dallonin - punen e skulptorit, gurgdhendesit dhe kepucetarit i emeronin me te njejten fjale "techne" tekne - shkathtesi. Grate i ka mesuar te thurin dhe te endin. Njerezve ua ka mesuar zejen e farketarit, argjendarise dhe ngjyrosjes, u ka ndihmuar ndertuesve te tempujve dhe te anijeve, jeten e njerezve u ka begatuar me shpikjen e kavallit flautes. Per shperblim per ndihmen dhe mbrojtjen e vet kerkonte nderimin dhe flijime, qe ishte e drejte e secilit zot. Mosrespektimi dhe ofendimet i denonte, por meshirohej me teper se hyjneshat e tjera. Çdo ndermarrje e saj perfundonte siç deshironte ajo. Me Poseidonin, zotin e detit ra ne konflikt per shkak te sundimit ne Atike dhe Athine. Para keshillimit te zoterave, ne krye te cilit ishte Kekropsi, mbret i pare i Athines, kete gjyq e fitoi sepse me dhurimin e ullirit ia siguroi vetes simpatine e Kekropsit. Kur trashegimtari i Trojes Paridi e ofendoi, perkatesisht kur ne grindje me hyjneshat Heren dhe Afroditen nuk ia pranoi perparesine ne bukuri, iu hakmuar ne ate menyre qe u ndihmoi akeasve per ta korrur fitoren ndaj Trojes. Kur Diomedi, adhuresi i saj, ne betejen ne rrafshenalten e Trojes, u gjet ne rrezik vdekje vete e zuri vendin e drejtuesit te karroces se tij luftarake dhe e detyroi Aresin, vellain e vet, qe te ikte. I, ka ndihmuar Odiseut, mbretit te Itakes, perkunder vullnetit te Poseidonit, zotit te detit, qe pas pushtimit te Trojes te kthehet ne atdhe. I ka ndihmuar poashtu edhe Telemakut, birit te Odiseut, Orestit, birit te Agamemnonit dhe veçmas Belerfontit dhe Perzeut. Per keto dhe per ndermarrje te tjera behet fjale nen emrat perkates. Mbetet qe te shtojme se besnikeve te vet kurre nuik ua ka kthye shpinen, perhere u ka ndihmuar grekeve, veçmas athinasve dhe te njejten ndihme ua ka dhene edhe romakeve, te cilet e kane adhuruar me emrin Minerva.

Prej nderimeve qe greket ia kane shprehur Athenes me te rendesishmet ishin Kremtet Panatenase. Jane mbajtur çdo kater vjet si te ashtuquajtura Panatenet e Medha, kurse pjese perberese te tyre ishin garat muzikore, poetike, retorike, gjimnastike, kaloresie dhe lundruese. Fillonin ne vigjilen e ditelindjes, se Athenes, ne gjysmen e gushtit. Panatenet e Vogla kremtoheshin poashtu çdo kater vjet dhe me permasa ishin me te vogla. Procesioni panateneas eshte paraqitur ne frizin e Parteonit athinas, ne te cilin ka punuar Fidia, njeri prej skulptoreve me te medhenj boteror. Ne Rome kremtet per ndere te Minerves jane organizuar dy here ne vjet ne mars dhe ne qershor.

Veprat artistike te arkitektures te krijuara ne Greqi lidhur me kultin e Athenes sado edhe ne germadha bejne pjese ne mesin e margaritareve te kultures se gjithembarshme njerezore. Ne rend te pare eshte Partenoni ne Akropolin e Athines veper e arkitekteve Iktin dhe Kalikrat e viteve 447-434, para e.s. Gadi 2121 vjet i ka rezistuar kohes deri sa nuk e ka shkaterruar eksplodimi i barotit qe gjate luftes me venedikasit e kishin vene turqit. Ne afersi te Partenonit eshte nje tempull i vogel Nike, kushtuar Athenes Ngadhnjimtare. Gjate okupimit turk teresisht eshte shkaterruar, por ne vitin 1835-1836 serish u ngrit nga germadhat. Prej ndertesave ne Akropol e fundit eshte Erehteoni i kushtuar Athenes, Poseidonit dhe Erehteonit. Ne te dikur ruhej Paledi athinas dhe eshte mbjelle "ulliri i Athines" i sotmi eshte i vitit l917.

Tempujt luksoze Athenes i jane kushtuar ne Delfe, Tege, ne Arkadi, ne kepin e Suniut, ne treven e Azise se Vogel ne Priene ne tokat e Azise se Vogel dhe me te krenohej edhe Troja.

Prej skulpturave te Athines ne antike me te famshmet i kane konsideruar truporet madheshtore prej arti, bronzes dhe fildishit: Athena Parthenos, Promachos dhe Athena Lemnios. Per fat te keq i njohim vetem ne saje te imitimeve te mevonshme, kryesisht te cilesise se dobet. Imitim i skulptures se Fidise ne Partenon eshte me siguri dhe e ashtuquajtura Athena Varvakease qe gjendet ne Muzeun Kombetar Arkeologjik ne Athine dhe Minerva vigane ne Muzeun ne Terme. Prej trupave te tjera po permendim Athenen Farnese dhe Athenen Gistuiniani Gjustiniani. Keto jane kopje romake te origjinaleve greke, sigurisht te mbarimit te shek. V. para e.s. Pikturat ne vazat me pamjen e Athenes jane ruajtur me shumice, prej te cilave disa dhjetera qe nga shek. VI para e.s. Prej te tjerave me vlere te veçante jane: Mosmarreveshja e Poseidonit dhe Athenes rreth Atikes ne amforat e Atikes nga mesi i shek. VI para e.s. gjendet ne Luver dhe Lindja e Athenes nga fillimi i shek. V para e.s. gjendet ne Muzeumin Britanik ne Londer. Prej skulpturave te saja te kohes se re po permendim ate te Drosisit, i fillimit te shek. tone, ne shtyllen e larte jonike para Universitetit te Athines dhe Houdonit Hudonit, kah mbarimi i shek. XVIII, e cila e zbukuron Institut de France ne Paris.

                                     
  • dell isola di Ponza nel Tirreno, presentazione del prof. Amedeo Maiuri, Roma, Atena 1950. Orseolo Fasolo, Case in grotta di Ponza e loro probabile origine
  • drejtojnë gjygjin. Votat ndahen baraz, sa për Orestin aq edhe për Erinet. Atena votën e saj e jep për Orestin. Dhe me këtë Oresti çlirohet nga përndjekja
  • të mitit, ajo u shndërrua në një përbindësh kundër vullnetit të saj nga Atena të ngjashme me mënyrën se si Hancock u detyrua ta hante frutin e detit
  • atij ndërmend grabitjen e statujës së Palladës në tempullin e hyjneshës Atena mbrojtëses së Trojës, që do të sillte te trojanët ndjenjën e fatalitetit

Users also searched:

...
...
...