Back

ⓘ Mafia eshte nje term shume i perhapur ne bote per te perkufizuar organizata kriminale. Analizat moderne te ketij fenomeni e cilesojne mafine si organizate pusht ..




                                     

ⓘ Mafia

Mafia eshte nje term shume i perhapur ne bote per te perkufizuar organizata kriminale. Analizat moderne te ketij fenomeni e cilesojne mafine si "organizate pushteti", duke vene ne dukje se ekzistenca e saj nuk varet nga te ardhurat e shumta nga veprimtarite e saj ilegale, por nga bashkepunetoret qe kane pozita ne institucione te ndryshem shteterore sidomos politikane.

                                     

1. Etimologjia e emrit

Termi mafia u perdor fillimisht Sicili per te perkufizuar organizaten "Cosa nostra".

Mendohet se fjala mafia mund te kete disa origjina etimologjike:

Ndoshta vjen nga fjala arabe Ma-Hias qe do te thote "fortesi", duke e lidhur me fuqine e anetareve te kesaj organizate.

Nje hipoteze tjeter eshte prejardhja nga fjala arabe muafak, "mbrojtje ndaj te dobetit", ndersa prejardhja me e mundshme e kesaj fjale mendohet te jeta nga dialekti toskan ku fjala "maffia" do te thote "mjerim".

Sipas Xhuzepe Pitrè, nje prej historianeve me te shquar italiane te tradites popullore, termi mafia ka qene shume i perhapur ne zhargonin e nje pjese te Palermos dhe ishte sinonim i bukurise dhe trimerise.

Per here te pare fjala mafia ka hyre zyrtarisht ne fjalorin italian ne 1863, kur regjisoret di Giuseppe Rizzotto e Gaetano Mosca vune ne skene "Mafiusi di la Vikaria", nje drame qe u perkthye ne italisht, ne gjuhen napolitane duke mundesuar keshtu perhapjen e ketij termi ne te gjithe territorin italian.

Ne dramen e siperpermendur kamorristi, ishte nje "burre nderi", qe hynte ne nje organizate per te pasur me shume pushtet dhe superioritet. Mafia permendet per here te pare ne prill te 1965 ne nje dokument zyrtar te nenshkruar nga prefekti i Palermos ne ate kohe, Filippo Gualtiero.

Qe nga ajo kohe kjo fjale vazhdoi te hasej gjithnje me shume ne fjalorin e perditshem dhe dokumenta te ndryshem zyrtare. Shpesh Mafia shoqerohej nga nje perkufizimi i shkurter "organizate kriminale" me rrenje te thella ne shoqerine siciliane.

Mafia pershtat sjellje te bazuara nga nje model te ekonomise se shteti por eshte paralele dhe e nen. Organizatat mafiozen nxjerin fitime te medha ekonomike duke ushtruar veprimtari te jashteligjshme si: trafik, falsifikime, kontrabande dhe prostitucioni.

                                     

2.1. Organizata Mafioze Itali

Disa nga organizatat mafioze qe veprojne ne Itali jane:

  • Cosa nostra - Sicili
Eshte themeluar ne fillim te shekullit XVI megjithate lindja e kesaj organizate i atribuohet viteve te Luftes se Dyte Boterore kur amerikanet ndihmuan ringritjen e Mafie-s ne Sicili. Shume bosse italo-amerikane, te burgosur ne Sh. B. A si Lucky Luciano e Vito Genovese sa per te thene ndonje emer, u kontaktuan nga CIA, dhe u lane te lire ne menyre qe ti siguronin mbeshtje ne Itali aleateve. Sipas disa te dhenave me te fundit nga Eurispes rezulton se Cosa Nostra fiton çdo vit 8 milion euro nga trafiku i droges, 2.841 milion nga investimet per pastrim parashe, 176 milioni nga prostitucioni, 1.549 milioni trafiku i armeve dhe 351 milioni nga gjobveniet duke pasur ne total nje xhirim paraje prej 13 miliarde euro.
  • Camorra - Napoli
Kjo organizate eshte themeluar nga mesi shek XVI. Fjala Camorra dikur kishte kuptimin e nje takse qe paguhej nga pronaret e lokaleve per te siguruar mbrojte. Me kete perkufizim rezulton dhe ne dokumentet e para ku kjo fjale eshte hasur. Keto te dhena i perkasin Mbreterise se Napolit dhe datojne 1735. La Camorra aktualisht vepron ne 111 vende perfshire ketu qytete dhe provinca, struktura e saj eshte e ngjashme me ate te Cosa Nostra ku çdo familje zoteron nje zone te caktuar. Sipas disa te dhenave me te fundit nga "Eurispes" rezulton se çdo vit Camorra fiton 7.230 milion euro nga trafiku i droges, 2.582 milion nga investimet per pastrim parashe, 258 milioni nga prostitucioni, 2.066 milioni trafiku i armeve dhe 362 milioni nga gjobveniet duke pasur ne total nje xhirim paraje prej 12.5 miliard euro.

Pervec Kamorres dhe Cosa Nostra-s ne Itali veprojne dhe disa organizatat te tjera mafioze ku mund te permendim:

  • Stidda - Sicilia
  • Sakra korona Unita - Puglia Mafia e Katert
  • Ndrangeta - Calabria
                                     

2.2. Organizata Mafioze Bote

Disa nga organizatat mafioze me te njohura ne bote jane:

  • Organizatsya – Ish Bashkimi Sovjetik
Kjo organizate e cila vepron edhe sot, i ka fillimet qe ne kohen e ish Bashkimit Sovjetik dhe ndahet ne tre nivele:
  • Brigadat e medhe qe perbehen 200-300 persona te cilet drejtojne grupet e vogla.
  • Dhe te ashtuquajturit "Vjedhesit e ligjit" qe jane rreth 150 veta. Ata kane pushtet ekonomik dhe politik. Duke qene se shumica jane avokate, mjeke, inxhiniere dhe politikane ata jane te afte te realizojne projekte dhe operacione financiare me shifra stratosferike.
  • Grupe te vogla te perbera nga 10-15 persona, te pavarur ne menyre direkt nga kreret e mafias.

Mafia Ruse merret me shume me trafik droge dhe armesh dhe eshte e shtrire ne te gjithe Evropen Lindore pa harruar dhe shtete si Franca, Zvicra dhe Italia.

  • Yakutsa - Japoni

Çdo bande Mafioze ne Japoni quhet yakuza por drejtohet nga krere te ndryshem. Ne traditen e saj spikasin rituale shume te vjetra si:

  • Yubitsume – prerja e gjymtyreve.
  • Sakazukishiki, ceremonia e pranimit te çdo anetari te ri i cili betohet per besnikeri dhe devotshmeri duke pire sake nga gota e kryetarit.
  • Irezumi – tatuazhi i cili duke qene se eshte i ndryshem per çdo bande deshmon perkatesine e anetareve te bandave.

Ne te tre ceremonite e siperpermendura protagoniste jane oyabun kapo, kobun vartesit.

Ne rast se dikush tradhton duhet qe ti paraqitet shefit dhe ne prani te pjeses tjeter te bandes te prese gishtin e tij, dhe ta ofroje ate te mbeshtjelle ne nje shami te bardhe. Ne rast se ky veprim kryhet atehere fajtori falet por ne rast te kundert atij i prihet koka nga vete kryetari.

  • Cosa Nostra-s Amerikane, u themelua ne fillim te shekullit te kaluar dhe u pasurua ne dy dekadat e pare. Ajo lindi per dy arsye
  • Por edhe per shkak se shume mafioze nga Sicilia per ti shpetuar ligjit ne Ili u detyruan te shkonin ne Sh. B. A. Nje rol te madh ne largimin e tyre e pati zoti Mori, prefekti i Palermos gjate periudhes fashiste i cili i persekutoi per nje kohe te gjate.
  • Emigrimi ne Sh. B. A i nje numri te madh italianesh midis te cileve kishte dhe nga ata qe ishin marre me krime.

Zhvillimi i Cosa Nostra-s Amerikane mendohet te kete ardhur per nje sere aryesh nder te cilat mund te citojme.

Trajtimi i keq i shteti amerikan ndaj emigranteve italiane te cilet duke mos pasur asnje lloj mbeshtetje financiare ishin te detyruar te kryenin aktivitete ilegale. Ligjet amerikane te viteve 30 qe ndalonin alkoolin duke bere qe kontrabanda e tij te kishte nje perhapje te madhe ne territorin amerikan.

Kjo organizate varej ne menyre te drejt per drejte nga Cosa Nostra Siciliana dhe jane pese familjet ne Amerike qe mbanin kontakt te ngushte me kreret ne Itali: familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy te fundit marrin pjesen me te madhe te fitimeve.

Organizata te tjera mafioze qe veprojne neper Evrope jane:

  • Mafia nigeriane,
  • pa harruar ketu narkotrafikantet kolumbiane dhe Triaden e njohur Kineze.
  • Mafia ruse
  • Mafia shqiptare,
  • Mafia turke,
  • Mafia bullgare,

Users also searched:

ла пицца чернигов доставка, mafia пицца, метровая пицца чернигов, пиццерия чернигов, заказать пиццу чернигов,

...
...
...