Back

ⓘ Parësia e Sionit. Paresia e Sionit, eshte bere shpesh objekt diskutimi pasi ekzistojne shume debate mbi vertetesine e ekzistences se saj. Ajo eshte pershkruar h ..




                                     

ⓘ Parësia e Sionit

Paresia e Sionit, eshte bere shpesh objekt diskutimi pasi ekzistojne shume debate mbi vertetesine e ekzistences se saj. Ajo eshte pershkruar here si organizate e fshehte e here si fantazi.

                                     

1. Hyrje

Kjo organizate eshte themeluar me 7 maj 1956. Ne baze te nenit III te statutit origjinal te Paresise se Sion-it te vitit 1956, kjo organizate merrte emrin Sion, per arsye se eshte themeluar diku ne afersi te malit me te njejtin emer, prane qyteti te Anmas Annemasse. Qellimi i Paresise se Sionit ishte te luftonte borgjezimin e fese. Paresia e Sion-it e 1956 e kishte seline e saj ne shtepine Pier Plantar Pierre Plantard ne prefekturen e Sen Zhylje en Zhenevua Saint-Julien-en-Genevois. Ne tetor te 1956, Paresia u shperbe per tu formuar serish nga Plantard ne qershor 1962 me shpresen per te restauruar monarkine e franceze e per te çuar perpara perpjekjet e saj per te marre serish ne dore fatin e Frances.

Pier Plantar filloi te punonte nje doreshkrim dhe shkroi disa pergamena te cilat u realizuan nga Filip de Sheris I. Keto dokumente u gjeten nga At Béronxhé Son-jèr gjate punimeve per rikonstruktimin e kishes se tij Ren Le ShatO. Keto dokumente te rreme tregonin nje lidhje gjaku te paqene midis Paresise dhe dinastise Merovinge. Plantard manipuloi aktivitetin e Son-jerit dhe zhduku disa prova qe mund te cenonin Paresine. Qe nga 1961 deri 1984 Plantard e mori me shpikjen nje prejardhje te Paresise se Sion-it, duke pohuar se kjo organizate ishte themeluar ne Jerusalem nga Godfrua de Bujo Godefroy de Bouillon, gjate kryqezates se pare.

Michael Baigent, Richard Leigh, dhe Henry Lincoln bene disa kerkime ne Ren Le ShatO Rennes-le-Château ku gjeten "Arkivin" pseudohistorik qe me pas u be tema e librit te tyre "Holy Blood, Holy Grail".

                                     

2. Lista e dokumentave te rreme

Treshja e siperpermendur flet mbi gjetjen e ketyre dokumenteve, te cilat duhet theksuar se jane te rreme: Lista e Mjeshtreve te cilet kishin udhehequr ne shekuj Paresine e Sion-it si nje histori qe niste me Templaret, dhe me pas per gjendjen ushtarake dhe financiare te saj ; Ndikimin e madh qe Paresia ka pasur ne zhvillimin e doktrines me karakter sekret gjate Mesjetes. Paresia paskesh ndihmuar dinastine Merovinge, nga 447 deri ne 751 gjate qeveriseses se saj, te disa mbreterive ne Evrope dhe Jerusalem. Paresia ka ndihmuar Dinastine Merovinge pasi ishin pasardhes se Jezusit dhe gruas se tij Maria Magdalenes. Sipas Baigent, Leigh, dhe Lincoln Paresia kishte keto qellime: Themelimi i nje "Perandorie Te Shenjte Evropiane” e cila do te kthehej ne nje superfuqi dhe do te kishte per qellim vetem Paqen ne bote. Zevendesimin e Kishes Katolike nepermjet zbulimit te Graalit te Shenjte dhe "testamentit te Judes". Krijimi i nje Izraeli te Madh. Baigent, Leigh, e Lincoln shtuan disa interpretime mbi Protokollet e Sion qe shikonin si nje nga provat me te rendesishme mbi ekzistencen e Paresise: Versionin origjinal te ngjarjese sipas te cilit "Sioni" nuk kishte asnje lidhje me organizatat e ketij lloji ne Jerusalem. Sipas tre zbuluesve personi qe kishte modifikuar faktet dhe rrjedhen e ngjarjeve ishte Sergei Nilus 1903, per te fituar besimin e Nikolait te II te Rusise.

Duke qene se Nilus nuk dalloi disa detaje qe lidheshin ngushte me historine e kristianizmit nuk i ndryshoi. Kjo eshte nje nga provat me te konkrete qe versioni origjinal nuk ishte hartuar gjate Kongresit Sionist mbajtur ne Bazel ne 1897. Duke i pare keto hipoteza si fakte, shume njerez menduan se ishte nje shenje e realizimit te profecive dhe se ne pak kohe do gjendeshin perballe Apokalipsti qe do ti jepte fund botes.

                                     

3. Historia

Megjithate historianet moderne nuk pranojne qe "Holy Blood, Holy Grail" ka dhene ndonje kontribut historik. Autore te ndryshem franceze si Frenk MarI 1978, Zhon Lyk Shomeil 1979, 1984, 1992 dhe Pier Zharnak 1985, 1988, ndryshe nga Baigent, Lincoln e Leigh, se kane marre kurre seriozisht Pierre Plantard dhe Paresine e Sionit duke shtuar se behej fjale vetem per nje mashtrim te bazuar ne fakte te paqena.

Ne 1989, Pierre Plantard u perpoq te ruante reputacionin e tij duke perhapur zera se ne te vertete Paresia e Sion-it ishte themeluar ne 1681 ne Ren Le ShatO Rennes-le-Chateau. Ne shtator te 1993, Plantar deklaroi se Rozhe Patris PelA Roger-Patrice Pelat kishte qene nje nga mjeshtrat e medhenj te Paresise. Pelat ishte mik i Presidentit francez te asaj kohe François Mitterrand dhe ishte ne qender te nje skandali qe perfshinte dhe kryeministrin francez ne ate kohe Pier BeregovuA Pierre Bérégovoy. Nje gjykate franceze urdheroi qe shtepia e Plantard te kontrollohej. Gjate kontrollit u gjeten dokumente te rreme sipas te cilave Plantar ishe Mbret i Frances.

Gjate deshmise se tij ne gjykate Plantar pranoi se kishte shpikur gjithçka dhe se PelA nuk kishte asnje lidhje me Paresine e Sion-it ne perfundim te gjykimit te çeshtjes Plantar nuk u ndeshkua por mori urdher qe te mos vazhdonte promovimin e Paresise se Sion-it. Megjithese kundra deshires e tij ai e zbatoi kete vendim deri sa vdiq me 3 shkurt te vitit 2000.



                                     

3.1. Historia Motoja

Et in Arcadia ego. Sipas disa dokumenteve te 1964 latine thuhet se kjo fjali eshte motoja e familjes Plantard dhe e Paresise se Sion-it. Perkthimi i saj eshte "Dhe une ne Arkadi". Kjo fjali eshte e njohur pasi i perket piktures se famshme, "Barinjte e Arkadi-se" te piktorit te njohur francez Puse. Shume specialiste mendojne se mungon nje fjale per te plotesuar kuptimin e fjalise megjithese ne pikture nuk ka asgje dhe gramatika latinishtes nuk imponon nje rregull te tille.

Hipotezat me te shumta jane ngritur mbi fjalen "Sum" qe ne latinisht do te thote "jam". Nese kjo hipoteze eshte e vertete atehere fjalia e sakte do te ishte "Dhe une ne Arkadi jam".

Nje tjeter version mund te jete teoria e Ricard Endrjus dhe Pol Shelenberger te cilet mendojne se "Et in Arcadia ego sum" eshte nje anagrame e "Arcam Dei Tango Iesu", qe perkthehet "Une prek kemben e Zotit”– Jezus-it". Sipas historise zyrtare te piktures thuhes se behet fjale per varrin e Jezusit. por nuk mund te thuhet me saktesi nese kjo dyshe ka te drejte ose jo!