Back

ⓘ Magjia eshte dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenise se shoqerise ne te cilen shumica e njerezve jeton. Magjistari i perdor aftesite e tij per qellime te ..




Magjia
                                     

ⓘ Magjia

Magjia eshte dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenise se shoqerise ne te cilen shumica e njerezve jeton.

Magjistari i perdor aftesite e tij per qellime te mira ose te keqija, per kete arsye ka dy magji, e bardhe dhe e zeze. Shkenca e magjise vepron permes simboleve, qofshin keto fjale, mendime, figura, gjeste, kercime apo tinguj. Teknikat e magjise mund te ndahen ne 4 kategori:

  • Magjia me kontakt, qe kryhet nepermjet perdorimit te substancave te ndryshme te pergatitura me perberes natyror.
  • Parashikimet si astrologjia, leximi i letrave, leximi i fatit ne dore etj.
  • Magjia omeopatike, e cila kryhet nepermjet perdorimit te imazheve ose objekteve te ndryshme si personifikim i personit, mbi te cilin do te bjer magjia afersisht siç ndodh ne ritet Voodoo.
  • Hipnotizimi me ane te formulave magjike.

Gjate riteve magjike keto ndarje edhe mund te kombinohen me njera tjetren. Ne rastet kur magjistari kerkon ndihmen e shpirtrave dhe forcave te erreta atehere kemi te bejme me spirtitualizem dhe demonologji.

                                     

1. Historia e magjise ne kulturen perendimore

Ne shumicen e kulturave antike, besimet dhe praktikat magjike kane ekzistuar qe ne lindjen e qyteterimeve. Karakteristika jane te ngjashme ndersa menyra e zbatimi ndryshon. Njerezi ishin shume supersticioze ndaj magjive por edhe fenomeneve natyrore te cilat nuk arrinin ti shpjegonin.

Ne France jane gjetur disa piktura te periudhes se paleolitit te cilat provojne perdorimin e magjise per ndihme ne aktivitete te ndryshme si gjuetia ose per menjanimin e reshjeve.

                                     

2. Magjia ne Egjipt

Ne shoqerine e Egjiptit antik besohej shume ne magji. Ne panteonin egjiptian perveç Veret-Hekau, perendesha e magjise, dhe shume njerez te tjere qe kane qeverisur vendin zoteronin te tilla aftesi. Kete e tregojne dokumentet dhe papiruset e shumta qe jane gjetur, te cilat permbajne formula magjike ne gjendje per te zgjatur jeten, te zgjidhin çeshtje dashurie dhe per te luftuar te keqijat.

                                     

3. Magjia ne Lindjen e Mesme

Ne Mesopotami, ne te ashtuquajturen toka e Magjistareve, jane gjetur shume dokumente qe faktojne jo vetem ekzistencen e magjise por edhe praktikimin e saj masiv, deri te kryerja e ritualeve ne grup. Keto burime japin shembuj te llojeve te ndryshme te praktikave gjate magjise, ku mund te permendim:

  • Krijimi i nje rrethi njerezish per te mbrojtur magjistarin nga shpirtrat.
  • Perdorimi i shkopit magjik ose medaljoneve te ndryshem
  • Perdorimi i simboleve misterioze per te kerkuar ndihmen e fuqive te mbinatyrshme
  • Perdorimi "fjaleve magjike" te cilat

Megjithate ne Lindjen e Mesme magjia lidhej ngushte me astrologjine e cila shpjegonte çdo lloj fenomeni natyror ose jo.

                                     

4. Magjia ne boten Greko-Romake

I pari qe futi termin "magjistar" ne fjalorin e Greqise ishte Euriditi, i cili e perdori kete fjale per te treguar nje prift te Persise Antike. Qe nga shekulli VI p.e.s. termi "mageia" perdorej per te perkufizuar praktika ose rituale te trasheguara nga Persia. Pikerisht kultura helene shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, per ti dhene shkas lindjes se shume spekulimeve ne shekujt qe do pasonin.

Ne letersine latine jane gjetur shume deshmi ne lidhje me magjine. Vrasje te mistershme, kafshe qe flasin, statuja qe ecin, metamorfoza, medaljone qe kurojne jane vetem disa nga elementet qe citohen ne veprat e Oracit, Porfirit, Plinit apo Virgjilit. Ne panoramen letrare te magjise latine, vendin e pare e zene pa dyshim "Metamorfozat”. Apuleio eshte nje nga shkrimtaret e pare te asaj epoke qe ka folur per magji ne librin e tij" Gomari i Arte”. Ne fakt vete Apulieo eshte gjykuar per ushtrim magjie pasi u perpoq qe me ane te disa formulave te bindte nje vejushe qe te martohej me te ne menyre qe te perfitonte nga pasuria e saj. Sipas ligjeve te Romes çdokush qe perdorte magjine per qellime perfitimi ndeshkohej rende deri me vdekje.



                                     

5. Renia e Magjise

Ne shekullin XVII kur magjia ishte ne kulmin e saj dhe pritej te merrte nje zhvillim akoma me te madh ndodhi krej e kunderta. Shkenca perparonte dhe vazhdonte te jepte shpjegime te fenomeneve qe deri ne ate moment ishin abstrakte. Nje nga emrat qe u dallua per sulmin e ashper ndaj doktrines se magjise ishte Francis Baconi. Renia e magjise u pershpejtua edhe nga mendimtare te shquar si Dekarti dhe Hobbes. Gjithashtu ne shekullin XVII Iluminizmi e mundi magjine por pa arritur ta zhdukte perfundimisht ate.

                                     

6. Magjia ne shekullin e XIX

Ne historine e njerezimit, gjate gjysmes se dyte e viteve 1800 pati nje rilindje te interesit ndaj magjise. Nje nga emrat me te spikatur te kohes ne kete fushe ishte pa dyshim Eliphas Lévi. Veprat e shumta letrare qe ky njeri shkroi paten nje ndikim te rendesishem ne brezat pasardhes. Ne dekaden e fundit te 1800-es u themeluan dhe disa organizate ose grupime me prirje magjie. Nder me te njohurat mund te permendim Hermetic Order of the Golden Dawn apo Teosofic Society.

                                     

7. Magjia Sot

Imazhi i magjise ne ditet e sotme nuk eshte fort i qarte, kjo fale dhe e kaosit qe ekziston mbi doktrinen magjike. Teorikisht gjerat jane si ne lashtesi, kushtet per te bere magji jane pak a shume te njejtat por gjithnje te varuara nga yjet, formulat, shpirtrat dhe sendet magjike. Tematikat qe hasen gjate studimit te magjise kryesisht kane te bejne me lidhjet e saj me shkencen dhe fene, por dhe funksionin e saj shoqeror. Magjia eshte nje fenomen qe ka lindur njeheresh me qyteterimet me te lashta, ndersa sot eshte kthyer dhe ne objekt studimi, antropologjia kulturore, etnologia dhe psikologjia.

Users also searched:

...
...
...