Back

ⓘ Adil Petani lindi ne korrik te vitit 1920 ne nje familje me ndjenja te shquara patriotike ne Kallarat te rrethit te Vlores. Me shume veshtiresi e mundime mundi ..




                                     

ⓘ Adil Petani

Adil Petani lindi ne korrik te vitit 1920 ne nje familje me ndjenja te shquara patriotike ne Kallarat te rrethit te Vlores. Me shume veshtiresi e mundime mundi te kryeje 5 klase te shkolles fillore dhe ne pamundesi per te vazhduar me tej filloi te merrej me punera te ndryshme ne dobi te familjes se tij. Me 7 prill 1939 se bashku me nje grup bashkefshataresh te tij u nis prane Autoriteteve Qeveritare Zogiste ne Vlore, per te kerkuar arme e per te luftuar kunder pushtuesve italiane, por me kote sepse ata ishin shitur tek fashizmi. Kushtrimit te leshuar nga Partia Komuniste Shqiptare me 8 nentor 1941 per te luftuar kunder pushtuesve dhe tradhtareve te vendit, Adili iu pergjigj menjehere. Ne ate kohe Adili ndodhej ne Tirane, ku rropatej rrugeve per te gjetur pune. Ne kete kohe ai u takua me te riun komunist, kallaratas Mumin Selami, dhe se bashku me te filloi aktivitetin revolucionar. Por shume shpejt ata rane ne sy te spiuneve te fashizmit, ku Mumini u arrestua dhe u burgos, ndersa Adili per ti shpetuar ndukjes ne mars te vitit 1942 u kthye ne vendlindjen e tij. Me ardhjen ne Kallarat, ai mori lidhje me militantin komunist Mustafa Matohitin dhe sipas udhezimeve te tij iu pervesh punes per organizimin e luftes se armatosur kunder pushtuesve dhe tradhtareve te vendit. Me formimin e Njesitit Gueril te fshatit Kallarat ne gusht te vitit 1942, Adili u caktua pergjegjes politik i tij. Per vendosmerine e treguar ndaj çeshtjes se atdheut te popullit ne qershor te vitit 1943 pranohet anetar i Partise Komuniste dhe me vendim te Komitetit Krahinor te Partise per Kurveleshin, caktohet sekretar i Celules se Partise te fshatit Kallarat. Mbi te gjitha Adili ishte agjitator dhe propagandist i shquar i vijes se Partise. Ai kudo ku takohej me masen e thjeshte te popullit te krahines, propagandonte luften e popullit dhe demaskonte me rreptesine me te madhe dallaveret dhe intrigat e pushtuesve e veglave te tyre. Interesante ishin debatet politike qe zhvillonte me tradhtaret e kombit, kreret e Ballit si, Skender Muçon, Hysni Lepenicen, Kundret Kokoshin, Xhemil Meçon te tjere. Ndermjet te tjerash keta tradhtare kerkuan te behej nje mbledhje e gjithe popullit, ku te shpjegohej qellimi i ardhjes se pushtuesve dhe qendrimi qe duhej mbajtur ndaj tij. Balli Kombetar kerkoi qe mbledhja fillimisht te behej me kreret dhe vendimet qe do te merreshin t’i beheshin te ditura popullit. Por Adili si perfaqesues i Partise Komuniste nuk pranoi dhe kerkoi qe asgje te mos i fshihej popullit, sepse ai duhej ta thoshte fjalen e tij vete. Populli e ka zgjedhur rrugen e luftes dhe do ta çoje ate deri ne fund me fitoren e plote ndaj pushtuesve- u shpreh Adili. Masa e fshatareve pjesemarrese ne kete mbledhje u shpreh e vendosur per lufte te ashper dhe pa kompromis kunder pushtuesve dhe tradhtareve te vendit.

Ne muajin tetor 1943, Adili semuret rende dhe me kujdesin e Memo Metos shkon per t’u kuruar ne spitalin e Vlores, por atje diktohet nga tradhtaret e Ballit Kombetar, dhe niset per ne Tirane. Edhe atje spiunet dhe armiqte nuk ju ndane, ata u munduan ta arrestonin me çdo kusht, prandaj ai u detyrua te kalonte ne krahinen e çliruar te Pezes, ku iu bashkua formacioneve partizane te asaj zone. Ne mars te vitit 1944, bie ne kontakt me repartet e Brigades se Pare Sulmuese, e cila gjate inkursionit te saj kaloi ne krahinen e Pezes. Ketu Adili behet pjese e reparteve te brigades dhe ne perberje te saj ne ditet ne vazhdim mori pjese ne te gjitha luftimet e saj, ku u dallua per udheheqje e trimeri dhe njekohesisht u caktua ne detyren e komisarit te kompanise. Ne maj 1944 ne nje nga luftimet e aspra te pergjakura qe Brigada e Pare Sulmuese zhvilloi ne afersi te Gramshit, Adil Petani dha jeten e tij per çeshtjen me te madhe per lirine e popullit.

Ky artikull qe ka te beje me nje biografi individi eshte i cunguar. Ju mund te ndihmoni Wikipedine duke e permiresuar ate.