Back

ⓘ GPS. Global Positioning System apo GPS eshte sistem per lokalizim gjeografik. Sistemi u shpall operativ ne janar 1994 kur perbehej nga 24 satelite ne lartesi 20 ..




                                               

Gjeravica

Gjeravica me 2.656 m lartesi mbidetare eshte maja me e larte ne Alpet Shqiptare ne pjesen e Kosoves, edhe pse lartesia e vertete mund te jete per disa metra me e madhe, ende e pakonfirmuar nga GPS. Radhitet si maja e trete pas majes se malit Korab dhe Jezercit i cili gjendet ne Alpet Shqiptare dhe ka lartesine 2764 metra, Mali i Korabit 41º48N-20º30E). Kjo maje malore gjendet ne perendim te Kosoves, gjegjesisht ne vargmalet e Bjeshkeve te Nemuna qe ndajne kufirin shteteror te komunes se Deçanit me Shqiperine. maja e Gjeravices i takon territorit te komunes se Deçanit dhe afer saj gjendet e ...

GPS
                                     

ⓘ GPS

Global Positioning System apo GPS eshte sistem per lokalizim gjeografik. Sistemi u shpall operativ ne janar 1994 kur perbehej nga 24 satelite ne lartesi 20.200 km prej Tokes ne gjashte orbita te ndryshme. Sot ekzistojne edhe tre satelite te tjere rezerve per raste defektesh. Jetegjatesia e nje sateliti mund te shkoje deri ne 8.5 vjet, kohe gjate se ciles ata mund te riparohen ose te modifikohen. Megjithese 27 satelitet nuk i perkasin te njejtes gjenerate, ata leshojne te njejtin lloj sinjali.

Nje tjeter faktor per zhvillimin e GPS eshte komandimi i armeve ne largesi te medha. Raketat cruise shetitese operojne me ndihmen e ketij sistemi. Nje qender komandimi ne largesi ben programimin e koordinatave te cilat raketa i gjen me saktesi me ndihmen e GPS-it, duke pakesuar keshtu numrin e rreziqeve per civilet dhe trupat mike.

                                     

1. Historia

Me 1968, Departamenti amerikan i Mbrojtjes hodhi hapat e para ne realizimin e nje sistemi te tille i cili do te perbehej nga disa satelite ne orbite rreth Tokes. Qe nga 1973 filloi ndertimi i sistemit i cili do te kishte vetem qellime ushtarake. Sateliti i pare me natyre lokalizuese u leshua me 1978.

Me 1991 SHBA-te hapen sinjalin e sistemit per perdorim nen emrin SPS Standard Positioning System, qe per arsye sigurie krijonte qellimisht pasaktesi nga versioni ne perdorim ushtarak, qe ishte kufizimi teknik i sistemit. SPS u zevendesuar me pas nga Global Positioning System apo GPS. Ne fillim GPS u perdor per qellime ushtarake megjithese dihej se mund te gjente hapesire dhe ne perdorimin e perditshem. Ne maj te vitit 2000, koordinatat e fituara prej tij kishin nje saktesi prej 100-150 m. Qe nga ajo kohe me dekret te Presidentit amerikan Bill Klinton u nderpre degradimi i sinjalit per perdorim civil dhe saktesia eshte 10-20 m.

                                     

2. Parimi i punes

Parimi i funksionimit te sistemit GPS bazohet ne nje metode te pozicionimit sferik e cila behet me matjen e kohes qe i duhet sinjalit per te pershkuar distancen satelit-sinjalmarres. Duhen njohur pozicionet te pakten 3 sateliteve per te pasur nje koordinate 2D dydimensionale ndersa per nje koordinate 3D tredimensionale duhen 4 satelite. Ne brendi te pajisjes marrese gjendet programi kompjuterik i nevojshem per interpretimin te dhenave te marra nga sateliti dhe gjetjen e koordinatave. Ne çmimin e pajisjes eshte e perfshire edhe pagesa e licences qe perdoret per te mbuluar shpenzimet e sistemit prej rreth 400 milion dollare ne vit, ndersa perdorimi pastaj eshte pa pagese.

Sot GPS perdoret per lokalizimin e mjeteve me rrota, anijeve, avioneve dhe pajimeve ushtarake ne çdo cep te globit.

                                     

3. Gabime te mundshme dhe permiresimet e sistemit

Per aktivitetin e GPS shpesh shtresat e atmosferes jane nje pengese. Ne te tilla situata edhe nje gjeth mund te thithe sinjalin dhe te shkaktoje gabim ne perllogaritjen e pozicionit nga ana e sistemit. Fale sistemeve WAAS amerikan ose EGNOS evropian, arrihet saktesi deri prej 2 metrave. Keta dy sisteme ndihmese perbehen nga baza tokesore me koordinata te njohura dhe qe pastaj krahasojne koordinatat e fituara me GPS ne krahasim me koordinatat e verteta te pikes dhe emitojne per marresit ne rajon permiresimet ne frekuence FM.

Per te shmangur veshtiresite e sinkronizimit te sateliteve perdoren ore atomike te cilat funksionojne ne baze te aftesive fizike te atomeve. Si pasoje e ketij sistemi te veçante kohemates saktesia e funksionimit te tyre arrin deri ne te miliardat e sekondit dhe jane 133 here me te sakta se nje ore normale.

Nje tjeter pengese eshte dhe efekti kanion. Saktesia e satelitit ndikohet shume nga relievi. Kjo pasi zhurma e objekteve ne keto terrene ben jehone, e cila me pas u shkakton sateliteve çrregullime ne llogaritjet per lokalizimin e objektit. Shkencetaret amerikane kane arritur te permiresojne akoma me shume saktesine me krijimin e Differential GPS DGPS, i cili mundeson lokalizime te rangut centimetrik. DGPS perbehet nga nje bashkesi stacionesh fikse te cilat emitojne korrektimet e sinjalit GPS drejt sateliteve gjeosinkron, te cilin pastaj pajisja marrese e pranon ne toke.



                                     

4. GPS dhe Teoria e Relativitetit

Oret e sateliteve ndikohen nga Teoria e Relativitetit. Ne fakt, per shkak te shpejtesise relative ndermjet tokes dhe sateliteve, koha ne satelite ecen me nje ritem me te shpejte se ne toke, duke shkaktuar nje ndryshim prej rreth 38 mikrosekonde ne dite me oret tokesore. Korrektimi behet automatikisht ne bordin e sateliteve.

                                     

5. E ardhmja

Evropa bashke me disa vende aziatike po punojne ne sistemin e tyre per pozicionim me satelit, Galileo. Kur te gjithe satelitet e Galileos te hyjne ne funksion me 2008, saktesia do te rritet ne ate shkalle sa te lejoje perdorimin per nevoja kritike si per shembull uljen automatike te avioneve.

                                     
  • vendndodhjeje, objekti ose pike mund të përcaktohet në disa mënyra, nëpërmjet: GPS ose sistemit për lokalizimin gjeografik, i cili bën triangulacionin e një
  • gjithë. Hartat krijohen me anë të të dhënave të marra nga paisje portable GPS fotografimi ajror, burime të tjera për përdorim publik apo edhe nga njohuria
  • milionë, të cilët mund të mbledhin të dhëna nga inspektime panuale, pajisje GPS dhe burime të tjera të lira. Këto të dhëna publikohen në vijim nën licensën
  • për arsye ekonomike. Arritja e sistemit GPS ofron një burim alternativë për udhëheqjen e avionëve, edhe pse GPS nuk ka saktësi të mjaftueshme as për Kategorinë
  • vërtetë mund të jetë për disa metra më e madhe, ende e pakonfirmuar nga GPS Radhitet si maja e tretë pas majës së malit Korab dhe Jezercit i cili gjendet
  • morsit. Radiokompasi po zëvendësohet me navigimin nëpërmjet sistemeve VOR apo GPS edhe pse radiokompasi mbetet sistemi më i përdorur sot. Navigimi me radiokompas
  • përfshirjen me tipare të buta të tilla si software e pozicionimit global GPS e cila do të bëhet si të përbashkët si një aparat fotografik në të ardhmen
  • information WAP, RSS and WWW tides, weather, wind. Charts for Garmin GPS Bibliography on Water Resources and International Law Peace Palace Library
  • FRYREF Sistemi KOSOVAREF01 bazohet në matjet që janë bërë me instrumentin GPS i cili është i bazuar në kornizën WGS - 84, ky system është model i tokës i
  • dy rrugë komunikimi tek të qënurit një telefon celular, pajisje naviguese GPS klient shfletuesi web - i dhe mesazheve të menjëhershme, dhe një konsol lojrash

Users also searched:

...
...
...