Back

ⓘ Tonin Çobani eshte shkrimtar, studiues dhe kritik letrar me nje veprimtari krijuese qe shtrihet thuajse ne nje gjysme shekulli. Firmen e tij e mbajne 39 tituj l ..




                                     

ⓘ Tonin Çobani

Tonin Çobani eshte shkrimtar, studiues dhe kritik letrar me nje veprimtari krijuese qe shtrihet thuajse ne nje gjysme shekulli. Firmen e tij e mbajne 39 tituj librash, qe se bashku me ribotimet i afrohen Tonin Çobani mban graden shkencore Doktor Shkencash ne fushen e letersise prane Qendres se Studimeve Albanologjike, Tirane. Ka qene pedagog i jashtem ne Universitetin" Luigj Gurakuqi” te Shkodres, si lektor i Letersi shqipe dhe si titullar i Eseistikes ne Departamentin e Gazetarise. Ka qene gjithashtu pedagog i Shkrimit Akademik prane Universitetit" Kristal” qe nga viti akademik 2008-2009 e deri me 2014. Ka dhene edhe leksione te Historise se artit te Mendim kritik. Ne Tirane, ku jeton familjarisht nga viti 1998, ka qene gazetar i rubrikave kulturore dhe ne vazhdim ka ushtruar funksione te ndryshme prane Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit.

Arsimimi

Gjate vitit akademik 1977-1978, ka kryer me shkeputje nga puna studimet pasuniversitare per kritike letrare, prane Institutit te Larte Arteve sot Akademia e Arteve, Tirane, duke mbrojtur tezen: Qendrimi ndaj Figures se Naim Frasherit dhe vepres se tij gjate viteve 1912-1939. Pas ketij kualifikimi pasuniversitar ai i kushtohet seriozisht kritikes letrare dhe artistike dhe studimeve historiko-letrare, duke publikuar ne shtypin qendror artikuj, studime dhe permbledhje me studime, ku mund te veçohen monografite dhe botimet e shumta per jeten dhe vepren e Gjergj Fishtes, te Leke Dukagjinit, Frang Bardhit, Pjeter Zarishit dhe Nene Terezes.

Mesimet fillore i ka nisur ne qytetin e lindjes, Shkoder, ku prezenca e familjes Çobani dokumentohet ne regjistrat e kishes nga viti 1734. Gjate viteve 1961-1965 ka kryer shkollen e mesme pedagogjike te atij qyteti me rezultate te shkelqyera. Ato rezultate kane percaktuar vazhdimin e studimeve te larta ne Universitetin e Tiranes, prane Fakultetit Histori-filologji, dega Gjuhe-letersi shqipe 1965-1969 dhe emerimin e tij si mesues letersie ne gjimnazin e qytetit te Lezhes qysh ne moshe 22-vjeçare.

                                     

1. 2. Veprimtaria

Krahas mesimdhenies ne gjimnaz e qytetit te Lezhes 1969- 80; 1986-87; 1991-98, u mor me muzike si orkestrant prane Pallatit te Kultures dhe si kompozitor amator; organizoi aktivitetet artistike te gjimnazit: krijoi dhe drejtoi orkestren, korin dhe teatrin e gjimnazit. Nderkohe dha kontributin e tij me studime pedagogjike dhe kulturore, nje pjese te cilave gjeten driten e botimit ne shtypin lokal. Me 1979 i akordohet medalja" Naim Frasheri”. Te gjitha keto bene qe te marre detyra drejtuese ne sektoret e kultures te qytetit dhe te rrethit: Drejtor i Drejtorise Kulturore 1980-86 dhe Shef Kulture 1987-91. Nga Keshilli i Bashkise Lezhe i eshte dhene titulli" Qytetar Nderi”2018

Shkrimin e pare kritiko-letrar e ka botuar ne gazeten" Drita” 1976, ndersa 2 vjet me vone fiton nje nga çmimet vjetore te revistes" Nentori” per recension libri artistik. Ne vitin 1988 boton librin e pare" Kerkime letrare” me recensente: prof.dr. Dhimiter Shuteriqi, prof.dr.Jup Kastrati dhe prof.dr.Razi Brahimi. Vetem pas viteve ’90 provoi te botonte tregime Çmimi i Pare ne takimin e dyte te shkrimtareve nderkufitare, Pogradec 2004 dhe t’i kushtohej me intensivisht publicistikes, gjegjesisht eseistike Çmimi" Velia 1999” e studimeve historiko-letrare dhe sociologjike. Ka marre pjese me kumtesa ne disa veprimtari shkencore brenda dhe jashte vendit.

                                     

2.1. 3. Libra te botuar I. Monografi shkencore:

1." Princi i perfolur Leke Dukagjini”, monografi resume anglisht, EB Listan & TOENA: Tirane, 2003.

2." The vilified prince Leke Dukagjni”, LAP, Lambert Academic Publishing 2017

3." Frang Bardhi dhe relacionet e tij”, monografi, Misioni Katolik Shqiptar: Zagreb, 2006.

4." Pjeter Zarishi dhe Krijimi i rruzullimit”, monografi, TOENA:Tirane, 2007.

5." Figurat mitologjike ne Lahute te Malcis”, monografi resume anglisht, TOENA: Tirane, 2008.

6." Nene Tereza, nderimi ne trevat shqiptare” album shqip-anglisht bashkautor, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve te Kosoves: Prishtine, 2010.

7." Nene Tereza, nderimi ne trevat shqiptare” bashkautor, album shqip-kroatisht Perk. Nikolle Martini: Zagreb, 2013.

8." Lahuta e Malcis, ngjizja mitologjike dhe fjalori i figurave mitologjike”, monografi resume anglisht, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhesise dhe i Letersise, Tirane,2012.

9." Gjergj Fishta dhe Kanuni i leke Dukagjinit”, Botimet Gjergj Fishta, Tirane, 2014.

10. Mitologji shqiptare, Albas, Tirane, 2017

                                     

2.2. 3. Libra te botuar II. Permbledhje me studime dhe ese:

1. Kerkime letrare”, studime dhe kritika letrare, SHB Naim Frasheri: Tirane, 1988.

2." Miti dhe antimiti fishtjan”, dhjete ese per Fishten, EB Lisitan: Tirane, 1999.

3." Paralele kulturore te nje qyteti”, artikuj dhe studime, EB Lisitan: Tirane, 2001.

4." Fishtologji, studime, EB Gjergj Fishta: Lezhe, 2006.

5." Gjergj Fishta, fillimet letrare”, EB Gjergj Fishta: Lezhe, 2017.

                                     

2.3. 3. Libra te botuar III. Tregime dhe novela:

1." Puthje pa puthje”, tregime, EB Lisitan: Lezhe, 1996.

2." Nje grua perballe vetvetes”, novele, EB Lisitan: Lezhe, 1997.

3." Etyde ne proze, gjashte triptike”, tregime, TOENA: Tirane, 2002.

4." Variacione me fjalen komb”, eseistike, EB Lisitan: Tirane, 2004.

5." Leke Dukagjini, keshtjella e ligjeve”, Albas: Tirane, Tetove, Prishtine, 2015.

6." Legjenda dhe vende shqiptare”bashkautor: Rita Petro, Tonin Çobani, Albas: Tirane, Tetove, Prishtine, 2015.

                                     

2.4. 3. Libra te botuar IV. Tekste per shkollat e larta dhe te mesme:

1." Eseistika”, tekst per shkollat e larta resume anglisht, Botimet Gjergj Fishta, Tirane, 2013.

2." Gjuha shqipe dhe letersia 11”, tekst per shkollat e mesme me zgjedhje te detyruar, Albas, Tirane, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016.2017.

3." Leximi i komentuar i vepres letrare 2”, tekst per shkollat e mesme, SHBLSH, Tirane: 2000, 2001, 2003.

4." Letersia dhe gjuha shqipe 2”, SHBLSH e Re, Tirane, 2004, 2005, 2006, 2007.

5." Letersia bashkekohore shqiptare”, tekst per shkollat e mesme ALB-ASS: Tirane, 2001.

                                     

2.5. 3. Libra te botuar V. Te tjera:

1. Gjergj Fishta" Vepra letrare” ne 10 vellime. EB Gjergj Fishta: Lezhe, 2001, 2011.

2." Lahuta e Malcis” e Gj. Fishtes per shkollat e mesme, ALB-ASS: Tirane, 2001 ribotuar po kete vit edhe ne Tetove.

3." Lahuta e Malcis” e Gj. Fishtes per shkollat e mesme, Tirane, Albas 2011 ribotim i permiresuar.

4." Lahuta e Malcis”, e Gj. Fishtes, antologji per shkollat e mesme, Pakti:Tirane, 2009, 2011.

5." Lezha - guide book”, anglisht, Ecological Club: Lezha, 2002.

6." Lezha – guide”, bashkautor, Klubi ekologjik: Lezhe, 2002.

7." Poezi nga Mrizi i Zanave, Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit” te Gj. Fishtes, pajisur me shenime dhe pasthenie, EB Lisitan, Lezhe 1994.

8." Poezi te zgjedhura nga Mrizi i Zanave, Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit” te Gj. Fishtes, pajisur me shenime dhe pasthenie, SHBLSH e Re: Tirane, 2004.

9." Juda Makabe” e Gj. Fishtes, pajisur me shenime dhe pasthenie, EB Lisitan: Lezhe, 1995.

10." Juda Makabe” dhe" Jerina” te Gj. Fishtes, pajisur me shenime dhe pasthenie, EB Lisitan: Lezhe, 1995.

11.

12." Shqiptaret dhe te drejtat e tyne” e Gj. Fishtes, pajisur me shenime dhe pasthenie, EB Gjergj Fishta Lezhe, 1998.

13. Ndoc Gjetja, Biri i njeriut: poezi te zgjedhura, pajisur me parathenie, TOENA, Tirane, 2014.



                                     

3.1. 4. Vleresime Prof.Dr. Tefe Topalli, Shkoder

Studiuesi dhe kritiku Tonin Çobani, tashme me plot gojen, nga fishtologet me te mire te hapesires shqiptare, te sotme dhe te tradites, e ka kuptuar prej kohesh se monumenti epik i Gjergj Fishtes," Lahuta e Malcis”, eshte madheshtor ne llojin e tij, se bashku me elementet mitike: Shtojzovalle e Floçka, Dragonj e Kuçedra, Shtriga e Lugeter, te cilet veprojne perkrah e kunder heronjve shqiptare ne luften e tyre per ekzistence, ne mbrojtje te shqiptarizmit ndaj lakmive dhe synimeve grabitqare te huajve; prandaj dhe i ka kushtuar kete studim monografik" Figurat mitologjike ne Lahute te Malcis” mitologjise se ketij Eposi te pavdekshem, duke sjelle nje veshtrim e vleresim te ri per figurat mbinjerezore te etnogjenezes shqiptare, si pjese e kultures sone kombetare, ashtu siç i ka paraqitur Poeti i Madh. Tonin Çobani synon pikesepari, hulumtimin ne brendesi, duke kaluar nga kersheria qe te jep kenaqesi estetike, deri tek arsyetimi qe kerkon studime te thelluara, bashkekohore per trajtimin e mitologjise se popujve dhe shkollave te ndryshme, nga mitet anglosaksone deri tek panteoni shqiptar, i cili eshte zanafilla e fisit te Arberit.”



                                     

3.2. 4. Vleresime Prof.Dr.Mark Tirta Akademik i Asociuar, Tirane

Ne monografine Figurat mitologjike ne Lahute te Malcis, Tonin Çobanin" ka kapur e ka zberthyer me shume skrupolozitet çdo dukuri te paraqitur me elemente mitike ne kete veper te Fishtes dhe ka vleresuar funksionet artistike qe ato paraqesin ne veshtrim te gjithanshem: si krijimtari letrare e nje niveli te larte e nderkohe me natyre komunikimi teper popullor.”.

                                     

3.3. 4. Vleresime Prof.dr. Sadri Fetiu, Prishtine

Vepra" Princi i perfolur Leke Dukagjini”, shkruar nga studiuesi Tonin Çobani, eshte rezultat i hulumtimeve te shumanshme historike, etnologjike dhe folklorike brenda viseve shqiptare, por edhe ne traditen me te gjere ballkanike. Autori synon ta çmitizoje figuren legjendare te Leke Dukagjinit, prandaj merret ne menyre te veçante me perfoljet qe i jane bere kesaj figure brenda trajtimit historik te autoreve te ndryshem, por edhe ne traditen e pergjithshme gojore. Vepra" Princi i perfolur Leke Dukagjini” e Tonin Çobanit lexohet si veper historike, por perjetohet edhe si vlere letrare. dhe ne qofte se vlen ende maksima e vjeter latine ”historia eshte mesuese e jetes”, atehere ky liber duhet te lexohet, sepse ne te sqarohet e verteta per pasojat historike te implikimit te vazhdueshem te faktorit te jashtem ne marredheniet ndershqiptare qe nga mesjeta e deri ne ditet tona.”

                                     

3.4. 4. Vleresime Dom Ndue Ballabani, Zagreb

Libri i Tonin Çobanit "Frang Bardhi dhe Relacionet e tij" paraqet, se paku, kater cilesi te shkelqyeshme, qe mund ti zberthejme. Se pari, siç u tha, eshte pozicionimi i tij i vetedijshem i legjitimitetit analitik te rrjedhes historike; se dyti, stili i tij i shkrimit qe shpreh lehtesi sovrane te analizes qe nuk shkel asnjehere normen e shpjegimit akademik, duke mos rene ne kurth te euforise shterpe te "historicizmit"; se treti, rrefimi krenar dhe vende-vende i prekshem dhe sot ne imagjinarin e begatshem kulturor dhe, se fundmi, qendrimi i tij, i cili reflektohet me vazhdimesi kembengulese, qofte nga pozita shkencore, e cila, njekohesisht, e ben te dallueshem autorin si analitik, qofte nga aspekti qe e ben vepren thellesisht shkencore.”

                                     

3.5. 4. Vleresime Dr. Gazmend Kapllani, Greqi

Dje ne "KJ" gazeta" Koha Jone” u botua nje artikull shume i bukur i Tonin Çobanit per Nene Terezen" Nene Tereza e Kalkutes, bija e mohuar e Shqiperise”. Prej tij po shkepus pasazhin e meposhtem."

                                     

3.6. 4. Vleresime Keze Kozeta Zylo, ShBA

Para se te jap poezite kushtuar Shenjtores, po hedh disa rreshta nga komenti i Z.Tonin Çobani per poezine e Nene Terezes, ku shprehet se eshte nje poezi filozofike, dhe te mesohet permendesh nga shqiptaret, pra nje lutje per te na ndihmuar.”

Dr. KLARA KODRA

$Thame qe kjo monografi re per Fishten eshte origjinale. Mund te shprehemi keshtu, pa e shperdoruar kete epitet shume te rendesishem, po qe jo rralle sot perdoret pa vend ne recensione e shkrime kritike. Eshte origjinale sepse studiuesi ka gjetur nje" çeles” te ri per te depertuar ne poemen shume te njohur dhe shume te diskutuar te Fishtes, nenshtresen mitologjike te kesaj poeme. Monografia spikat per veçanesi ne saje te ketij çelesi qe na fut ne thellesite e" shpelles” poetike dhe na lejon te zbulojme thesare te reja. Natyrisht studimi ka vende qe mund te zgjateshin ose plotesoheshin, ku ndofta autori ka folur teper apo pak, ka ndonje teze qe mund te diskutohej ende, po merita e tij thelbesore eshte te hedhurit e nje drite te re mbi mjaft çeshtje te mesazhit dhe te formes se" Lahutes se Malsise”, mbi figuren e Fishtes dhe vendit qe ky poet duhet te zere ne letersine shqiptare.$

Fishta ne nje shpalosje te re: Ngjizja mitologjike dhe fjalori i figurave mitologjike



                                     

3.7. 4. Vleresime Prof.dr. Dalan Shapllo, kritik letrar

" Ne prozen tregimtare" Puthje pa puthje” dhe" Nje grua perballe vetvetes” te Tonin Çobanit vihet re" prirja e autorit per te zgjidhur probleme te rendesishme te sotme ekzistenciale dhe mprehtesia per te hyre ne te fshehtat e jetes. Ky autor mundohet te thyeje disa tabu dhe t’i shpetoje atij morali" te paster” qe, jo radhe, fsheh te verteten dhe i jep luster jetes. Ai ka edhe premisen teorike te psikanalizes, te pranise se subkoshiences ne veprimet njerezore, te rolit te intuites.”

Xhahid BUSHATI, shkrimtar

"Fishta dhe vepra e tij ka fituar nje marredhenie me lexuesin, por edhe me studiuesit. Kjo marredhenie eshte multikuptimore, qe i nenshtrohet kohes dhe hapesires. Kjo eshte pasur parasysh nga autori Tonin Çobani, ndaj dhe drita e fishtologjise se tij ka formulen fishtjane si domosdoshmeri e studimeve ne kete lamije."

Miti fishtjan ne optiken e nje fishtologu

                                     

4. 5. Burimet

Hasan Hasani" Leksikon i shkrimtareve shqiptare 1501-2001”, Prishtine, 2003; Hamit Boriqi," Gazetare dhe publiciste shqiptare”, Tirane, 2005; Kujtim Dashi," Leksikon i Lezhes”, Tirane 2005, Zenepe Dibra "Fjalor i enciklopedik i hapesirave shkodrane", Shkoder 2017 ; Shtypi i kohes dhe bibliografi e veprave te autorit: Paraqitje e shkurter e regjistrimeve te BK dhe Zenepe Dibra, Enciklopedia e Shkodres

Users also searched:

...
...
...