Back

ⓘ Kuvendi i Dibrës. Me aksionin e Gjakoves, Lidhja e Prizrenit beri nje hap te rendesishem perpara. Opinioni shqiptar priste tani qe Porta e Larte te nderhynte en ..




                                     

ⓘ Kuvendi i Dibrës

Me aksionin e Gjakoves, Lidhja e Prizrenit beri nje hap te rendesishem perpara. Opinioni shqiptar priste tani qe Porta e Larte te nderhynte energjikisht per te vene ne vend dinjitetin e saj, te shkelur rende. Nga ana tjeter, vezhguesit e huaj, te cilet e vleresuan kete aksion si nje kryengritje kunder Stambollit, prisnin qe ajo te shtrihej edhe ne viset e tjera te Shqiperise.

Porta e Larte ne fillim mendoi te nderhynte, duke ndermarre nje fushate ushtarake ndeshkimore kunder gjakovareve dhe Lidhjes Shqiptare. Per kete, me 8 shtator u nisen nga Selaniku per ne Kosove forca te shumta ushtarake, te cilat, me urdher nga Stambolli, u ndalen me pas nje pjese ne Ferizaj dhe te tjeret ne Shkup. Qeveria osmane arriti ne perfundimin se ne ate situate nuk mund te ndermerrej asnje mase ushtarake e nderkaq ia ngarkoi pergjegjesine e gjakderdhjes disa personave te "pandergjegjshem", kunder te cileve deklaroi se do te merreshin masa ne kohen e duhur.

Per nje kryengritje ndeshkimore ndaj shqiptareve, sepse nuk ishte ne interesin e saj te shkaktonte nje lufte, qe funksionaret e saj e quanin civile, me shqiptaret. Nje veprim i tille do te behej shkak per nje kryengritje te pergjithshme ne Shqiperi, te cilen, siç deshmojne dokumentet bashkekohese, Stambolli nuk ishte ne gjendje ne ate kohe ta shtypte. Prandaj Porta e Larte e la ne heshtje perleshjen e Gjakoves, duke ue te armatosur kunder Stambollit ne kete periudhe, kur rreziku i copetimit territorial ndodhej ne momentin e tij me te mprehte, nuk qene te interesuara as qarqet atdhetare shqiptare. Megjithate, ato mendonin se tani qe levizja kishte ecur mjaft perpara, ishin krijuar rrethana te favorshme per ta detyruar Porten e Larte qe te leshonte pe ne lidhje me te drejtat autonomiste te Shqiperise pa qene nevoja per nje kryengritje te armatosur kunder saj. Kjo ceshtje u trajtua nga Komiteti i Stambollit gjate dhjetediteshit te trete te muajit shtator 1878.

Pasi analizoi gjendjen re politike, Komiteti i Stambollit, ne mbledhjen e fshehte qe zhvilloi nen kryesine e Abdyl Frasherit, vendosi ta ngrinte me force para Portes se Larte ceshtjen e formimit te Vilajetit Shqiptar. Vendimi i Komitetit u shpall boterisht si lajm, pa emer autori, me 27 shtator 1878, ne gazeten "Terxhuman-i Shark", qe botohej nen drejtimin e Sami Frasherit ne kryeqytetin perandorak. Sipas ketyre lajmeve, Lidhja Shqiptare kishte hartuar nje program prej 7 pikash. Ne piken e pare thuhej se sovraniteti i sulltanit do te ruhej ne Shqiperi dhe se asnje pellembe toke shqiptare nuk duhej tu jepej shteteve te tjera. Ne piken e dyte kerkohej krijimi i Vilajetit te Shqiperise, domethenie bashkimi i te gjitha trojeve shqiptare ne nje njesi te vetme politiko-administrative. Pikat e tjera trajtonin prerogativat autonomiste dhe parimet kushtetore qe duhej te kishte ky vilajet. Te gjithe nepunesit do te ishin shqiptare. Ne administrate ne shkolle do te perdorej gjuha shqipe. Osmanishtja do te perdorej vetem ne korrespondencen me Porten e Larte. Vilajeti i Shqiperise do te kishte gjithashtu ushtrine e vet kombetare. Shqiperia autonome do te qeverisej nga nje regjim demokratik. Te gjithe banoret, pa marre parasysh dallimet fetare e shoqerore, do te kishin te drejta dhe detyra te barabarta. Vendi do te qeverisej nga organe pushtetore te zgjedhura demokratisht prej tyre. Çdo nahije lokalitet, çdo kaza rreth dhe çdo sanxhak prefekture do te kishte keshillin e vet te zgjedhur periodikisht. Organi me i larte do te ishte Kuvendi i Madh i Vilajetit i zgjedhur nga keshillat e sanxhakeve, i veshur me pushtet legjislativ dhe ekzekutiv. Kuvendi i Madh do te zgjidhte qeverine e vilajetit Keshillin e Vilajetit. Qeveria do te pergatiste ligjet, do te studionte reformat, do te hartonte buxhetin dhe do te zgjidhte gjykaten e pergjithshme, te cilat do tia paraqiste per miratim Kuvendit te Madh. Vendimet e Keshillit te Vilajetit, thuhej ne kete program, do te zbatoheshin nga te gjithe banoret e vilajetit. Ato do te ishin te detyrueshme edhe per qeverine perandorake osmane. Pasi programi ri u shpall boterisht, u ftuan te gjitha deget e Lidhjes se Prizrenit qe ta miratonin dhe te ngarkonin nje delegacion te perbere nga personalitete shqiptare te njohura per tia paraqitur ate Portes se Larte. Ne shume krahina te vendit u hap nje diskutim i zjarrte ndermjet aktivisteve atdhetare, qe e mbeshteten programin e ri dhe qarqeve sulltaniste, te cilat u ngriten kunder permbajtjes se tij. Me qellim qe te terhiqnin ne anen e tyre perkrahesit e krahut te moderuar, ne mjaft krahina udheheqesit u detyruan te benin nje leshim, - te hiqnin dore nga pjesa e fundit e programit nga parimet kushtetore qe duhej te kishte Vilajeti i Shqiperise, rreth te cilave u perqendrua diskutimi me i rrepte.

Ne fillim programi u shtrua per diskutim ne degen e Lidhjes Shqiptare per Dibren, me nismen se ciles u mbajt ne Diber, me 14 tetor, nje kuvend i jashtezakonshem, ku moren pjese kreret e qytetit te Malesise dhe te Fushes se Dibres, qe miratuan nje rezolute, te hartuar mbi parimet e programit te Komitetit te Stambollit. Pasi protestohej kunder copetimit te trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit dhe pasi flitej per rrezikun e asgjesimit te Shqiperise nga shtetet fqinje, ne rezolute vihej ne dukje se per te larguar kete rrezik eshte e domosdoshme qe te gjithe sanxhaket shqiptare te bashkohen ne nje vilajet te vetem autonom Vilajeti i Shqiperise. Vilajeti i Shqiperise do te kishte kryeqytetin e vet, organet e tij ekzekutive e legjislative, nepunes shqiptare, arsimim ne gjuhen shqipe, buxhetin e tij etj. Rezoluta qe doli nga ky Kuvend do ti nenshtrohej nje diskutimi me te gjere ne nje kuvend te posacem, ne te cilin do te merrnin pjese perfaqesuesit te gjitha krahinave te sanxhakut.

                                     

1. Kuvendi i Dibres

Kuvendi i posacem i Lidhjes u mblodh me 1 nentor 1878 ne qytetin e Dibres, me nismen e Komitetit te Lidhjes Shqiptare per te dyja Dibrat dhe veçanerisht te kryetarit te saj, Iljaz pashe Dibres Qoku. Ne Kuvend mori pjese si perfaqesues i Lidhjes Shqiptare per mbare Toskerine vilajetin e Janines Abdyl Frasheri. Kuvendi miratoi nje rezolute ne trajten e nje memorandumi, te hartuar nga dora e Abdyl Frasherit.

Rezoluta e Kuvendit te Dibres permbante po ato kerkesa, qe shtroheshin ne programin e Komitetit te Stambollit dhe qe ishin perfshire ne rezoluten e mbledhjes se Dibres te 14 tetorit 1878, te permbledhura ne pese pika: formimi i Vilajetit te Shqiperise, pajisja e tij me nepunes shqiptare, zhvillimi i arsimit ne gjuhen shqipe, zbatimi i reformave nga Kuvendi i Madh, perdorimi i nje pjese te madhe te buxhetit per perparimin e arsimit dhe per ndertime botore. Nga programi i Komitetit te Stambollit nuk u perfshine haptas ne rezolute vetem parimet demokratike te struktures shteterore te Vilajetit te Shqiperise. Vendin e tyre ketu e kishte zene e drejta qe do te kishte Kuvendi i Madh per te zbatuar "reforma te dobishme per shtetin dhe per kombin". Me ne fund ne rezolute thuhej se keto kerkesa do ti paraqiteshin brenda nje muaji ne emer te gjithe popullit shqiptar, Portes se Larte, me ane te nje delegacioni te perbere nga personalitete te shquara te Shqiperise. Anetaret e delegacionit, para se te vinin ne Stamboll, duhej te merrnin pelqimin, me mandat te shkruar, nga te gjitha kazate dhe sanxhaket shqiptare. "Shqiperia, - thuhej ne fund te rezolutes, - do te rezistoje duke qene e lidhur dhe e bashkuar si nje trup i vetem, derisa te arrihet plotesimi i kerkesave te lartpermendura".

Sipas marreveshjes qe u arrit ne Diber, delegacioni qe do ta paraqiste dhe do ta mbronte rezoluten para Portes se Larte do te perbehej nga 14 veta, midis te cileve ishin Iljaz Pashe Dibra, Sheh Mustafa Tetova, Hasan pashe Prizreni, Mustafa pashe Vlora, Abedin Pasha Dino, Mehmet Ali Vrioni, Sabri Gjirokastra, Mihal Kristo, Abdyl Frasheri etj. Detyren per te nxjerre mandatet, me te cilat miratohej nga perfaqesuesit e kazave e sanxhakeve shqiptare rezoluta dhe mandatet e perberjes se delegacionit, e moren persiper Iljaz Pashe Dibra per krahinat veriore dhe Abdyl Frasheri per krahinat jugore.

                                     

2. Paraqitja e Rezolutes te Porta e Larte

Misionin e vet te veshtire te lodhshem Abdyl Frasheri e kreu brenda nje muaji. Pasi la Dibren, ai u nis ne drejtim te Elbasanit, kaloi ne Berat, ne Fier ne Vlore, pastaj ne Gjirokaster, ne Delvine ne Filat dhe, pasi pershkoi Camerine deri ne Preveze, u kthye ne Janine. Qe ketej ai njoftoi, me 2 dhjetor 1878, Iljaz Pashe Dibren per entuziazmin qe kishin shkaktuar kudo vendimet e Kuvendit te Dibres dhe per gatishmerine e perfaqesuesve te popullit shqiptar per te nenshkruar mandatet e perfaqesimit. Ne veri mandatet e miratimit te rezolutes dhe te pjesetareve te delegacionit Iljaz Pashe Dibra i perfundoi aty nga mesi i janarit 1879.

Por delegacioni shqiptar e pezulloi nisjen per ne Stamboll, pasi nderkohe lindi rreziku i aneksimit te pjeses jugore te Çamerise nga Greqia. Ky rrezik i detyroi udheheqesit e Lidhjes Shqiptare qe te merreshin me mbrojtjen e kufijve jugore dhe ta linin per me vone paraqitjen e rezolutes se Kuvendit te Dibres ne Porten e Larte. Perfundimisht rezoluta iu paraqit Portes se Larte ne fillim te shkurtit 1879.

Users also searched:

...