Back

ⓘ Kuvendi i Ferizajit 1908. Kuvendi i Ferizajit me 5-23 korrik 1908 dhe rrjedhat politike ne Gjilan dhe rrethine. Si parapergatitje e pjesemarrjes se Kazase se Gj ..




                                     

ⓘ Kuvendi i Ferizajit 1908

Kuvendi i Ferizajit me 5-23 korrik 1908 dhe rrjedhat politike ne Gjilan dhe rrethine.

Si parapergatitje e pjesemarrjes se Kazase se Gjilanit ne Revolucionin xhonturk ka qene tubimi ne fshatin Orman?, afer Shkupit ne veren e vitit 1908 dhe ne prag te revolucionit. Organizatore te tubimit ishin Komitetet xhonturke, kurse pjesemarres ishin edhe prijesit shqiptare te pjeses juglindore te Vilajetit te Kosoves. Ne ate tubim perveç Idriz Seferit moren pjese edhe Islam Pira dhe Hamdi Kurteshi nga Pozhrani me ç’rast u shqyrtua çeshtje e koncesioneve qe kishte bere sulltani ndaj fuqive te medha, per keqperdorimet e organeve te pushtetit si dhe ishte marre qendrim qe ne te ardhmen te mos paguhet asnje detyrim dhe te punohet per krijimin e nje shteti demokratik parlamen- tar ne te cilin do te siguroheshin te drejtat kombetare per te gjithe banoret e vendit.

Ne Kuvendin e Ferizajit u moren vendime te shumta, me ç’rast po i veçojme disa: Me 2 korrik sulltanit iu dergua nje telegram kercenimi qe nese nuk shpallet Kushtetuta e vitit 1876 do te fillonte marshimi i 50 mije shqiptareve drejt Stambollit po aty f. 17. Duke e ditur se sulltani nuk do te pergjigjet pozitivisht shqiptaret kishin filluar marshimin drejt Shkupit nga Bujanovci, Gjilani, Presheva, Kumanova, Tetova e tj. Asokohe ambasadori austrohungarez ne Stamboll njoftonte Vjenen se rreth 50 mije shqiptare ia kishin mesyre Shkupit nga veriu i Shqiperise po aty f. 22. Ne nderkohe ne rretine pergatiteshin vendstre-hime per kryengritesit qe arrinin nga çasti n"e çast. Sipas konsulit serb Bullançiq ne fshatrat Orman dhe badofc ishte parapare te vendoseshin rreth 2 mije kryengrites, ndersa ne Shkup iahin goditur 10 furra per te pjekur buke dhe ishin poprositur 200 tenda per vendosjen e tyre po aty f. 41. Sulltani i trembur nga levizja revolucionare shqiptare dhe xhonturke u detyrua ta pranonte kushtetuten e vitit 1876 ne naten ne mes 22 e 23 korrikut te vitit 1908.

Me 25 korrik ne Shkup ishte planifikuar te shpallej kushtetuta ne menyre solemne. Kete gje populli e priste me shprese dhe me entuziazem te madh. Per ate arsye, atje me 24 korrik ne mbrem-je shkuan ne Shkup me tren special nga Ferizaji 60 perfaqesues nga Kuvendi i Ferizajit. Ata u priten ngrohesisht dhe me nderime te medha nga autoritetet dhe qytetaret, mirepo mases se armato-sur shqiptare nuk iu lejua qe te hyjne ne qytet. Per kete qellim komiteti xhonturk dha urdher qe qyteti te rrethohej me forca te medha ushtarake dhe me topa.