Back

ⓘ Bandat kriminale shqiptare. AKTUALITET: Arrestohet 17-vjeçari ne Tirane, qarkullonte me pistolete Zastava” ne çante Per pasoje 17-vjeçari eshte vene ne pranga, ..




                                     

ⓘ Bandat kriminale shqiptare

AKTUALITET: Arrestohet 17-vjeçari ne Tirane, qarkullonte me pistolete" Zastava” ne çante Per pasoje 17-vjeçari eshte vene ne pranga, dhe akuzohet per vepren penale" Armembajtje pa leje”, per te cilen parashikohet denimi me burgim deri ne 7 vjet. Duke qene se i arrestuari eshte i mitur, sipas Kodit Penal, 17-vjeçari e kryen denimin ne shkolle riedukimi dhe ne kushte te tjera. Featured image of article: Arrestohet 17-vjeçari ne Tirane, qarkullonte me pistolete" Zastava” ne çante Foto ilustruese dhe arma e sekuestruar23 Shtator, 2020 13:50 17-vjeçar me inicialet O.C., eshte vene ne pranga. I mituri, banues ne Ish Fusha Aviacionit, Tirane eshte pikasur ne afersi te stacionit te trenit ne Tirane dhe pas kontrollit fizik nga forcat policore dhe ekipi" Shqiponja, ne çanten e dores i kane gjetur dhe sekuestruar nje arme zjarri pistolete tip" Zastava”.

Per pasoje 17-vjeçari eshte vene ne pranga, dhe akuzohet per vepren penale" Armembajtje pa leje”, per te cilen parashikohet denimi me burgim deri ne 7 vjet. Duke qene se i arrestuari eshte i mitur, sipas Kodit Penal, 17-vjeçari e kryen denimin ne shkolle riedukimi dhe ne kushte te tjera.

Per me shume behu pjese e grupit me viral ne Facebook, Dosja.al Arma e sekuestruar Njoftimi i policise Durres. Vijon zbatimi i Planit te Masave ne te gjithe qarkun e Durresit, per parandalimin dhe goditjen e veprimtarise kriminale ne te gjitha fushat, kapjen e personave ne kerkim dhe atyre mbajne arme zjarri pa leje, me qellim rritjen e parametrave te sigurise ne qytet. Arrestohet ne flagrance nje 17-vjeçar, per vepren penale" Armembajtja pa leje”. Sekuestrohet ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri pistolete tip" Zastava”. Sherbimet e Policise ne DVP Tirane, ne bashkepunim me forcen e posaçme" Shqiponjat”, ne vijim te kontrolleve te ushtruara ne zbatim te Planit te Masave, kane evidentuar dhe goditur nje rast te armembajtjes pa leje ne Sukth. Ne vijim te veprimeve u arrestua ne flagrance shtetasi i mitur O. C., 17 vjeç, banues ne Ish Fusha Aviacionit, Tirane. Sherbimet e Policise e kane konstatuar shtetasin O.C., ne afersi te stacionit te trenit ne Tirane dhe pas kontrollit fizik, ne çanten e dores i kane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri pistolete tip" Zastava”. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres, per vepren penale" Armembajtje pa leje”, per te cilen parashikohet denimi me burgim deri ne 7 vjet.

                                     

1. Bandat e Tiranes

Banda e Astirit

Eshte nje nga bandat e njohura qe nga viti 1997. Kjo bande eshte e udhehequr nga krahu i djathte i Altin DardhesBuçi i cili pasi zu me Altin Dardhen se kush do qeraste vendosi aktivitetin e tij kriminal ne qytetin e Tiranes. Ne kte qytet ai u vendos ne zonen e Astirit ku pasi u njohe me Tim Kacurelsin krijoi Banden e Astirit Kjo bande zgjeroi territorin e saj me zonen e Paskuqanit dhe Babrrus kur si aleat u bashkuan MarioBathoregjiu dhe KlodMaloku.Banda ne momentin qe flasim eshte e ndare dhe ka zgjeruar aktivitetin e saj ne Spanje dhe Itali duke ruajtur epiqendren e saj Tiranen.

Banda e rruges" Myslym Shyri”

Eshte bere e njohur ne rrugen "Myslym Shyri". Kjo bande eshte e perbere nga djem, te cilet banojne ne rrugen" Myslym Shyri”. Ilir Kodumi, Ledio Lito,Albi Goxhaj, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla.

Banda e Rruges se Kavajes

Pjesetaret e kesaj bande numerohen rreth 20, ku mbi 10 jane vrare mes tyre. Veprimtaria e ketij grupi ka qene e njohur per trafik droge. Fillimisht grupi vepronte si nje i tere, por grindjet per ndarjen e fitimit kishin bere qe "djemte e Rruges se Kavajes" te perfundonin ne vitin 1999 te ndare ne dy grupe kundershtare. Vrasjet nga ky grup jane bere edhe me kundertank.

Banda e Kinostudios

Jane djem te se njejtes lagje ne Tirane. Aktiviteti i tyre kriminal fillon me krimin ne vitin 1997. Sipas te dhenave te policise shoke te se njejtes lagje kane krijuar nje grup te perbere nga 10 veta dhe kane marre emrin" banda e Kinostudios”. Sipas uniformave blu, ata akuzohen per krime te ndryshme.

Grupi i Laurent Gumes

Laurent Guma i cili eshte cilesuar si anetari dhe si drejtuesi i grupit, tashme eshte i arrestuar. Anetare te tjere te kesaj bande, e cila eshte krijuar ne Tirane, jane Dritan Manaj, inspektor antidroge ne Drejtorine e Policise se Tiranes, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Ben Cami, Selfo Driza, Ermal Gogu, te gjithe te arrestuar. Ky grup kriminal, sipas policise, merrej me trafikimin e lendeve narkotike.

Grupi" Harem 2005”

Jane cilesuar si grup i strukturuar kriminal. Ka qene nje bashkepunimi i Prokurorise se Krimeve te Renda me ate italiane ne vitin 2005 qe ka bere te mundur kapjen e anetareve te bandes "Harem 2005". Ne kete grup benin pjese 7 persona, qe akuzohen per vepren penale te trafikut te prostitucionit. Por gjithashtu kjo bane ka pasur edhe anetare jashte kufijve te Shqiperise.

Banda" Go West”

Ne krye te organizates kriminale ishte Nikolin Cako, pronar i agjencise turistike "Go West", nga ku ka marre edhe emrin banda. Anetaret e grupit jane Eduart Bejko, Voltan Turtuli, Valbona Cako, Ylli Xhameta, Demir Shaba, Eljano Cenko, Betim Sadikaj, Altin Flamuri, Perparim Kateshi, ku nje pjese e tyre eshte lene ne arrest shtepie.

Grupi" Kokaina”

Krijim te organizatave kriminale, trafikim te lendeve narkotike, armembajtje pa leje, jane keto jane akuzat qe kane derguar ne burg ish-shefin e Policise, Sokol Koçiun, se bashku me pese persona te tjere ne vitin 2001. Frederik Durda, i denuar me 16 vjet burg; Arben Perballa, me 15 vjet; Sokol Koçiu, me 15 vjet; Mentor Hadergjonaj, 7 vjet burg tani eshte lene i lire; Vehbi Hysi, 5.5 vjet, vdiq ne maj te 2003-it, pak muaj para se te lirohej; ndersa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg, tashme e ka mbaruar denimin dhe eshte i lire.

Banda e" Benzave”

Ka qene data 22 shtator e vitit 2006, kur uniformat blu te Tiranes, pas investigimeve disamujoreshe, arriten te godasin banden e" Benzave” dhe u arrestuan 6 persona. Alfred Prenga, Mark Dyzeni, Jetmir Noka, Preng Lleshaj, Mehill Ndreca dhe Pjerin Preçin, tashme ndodhen ne qeli.

Banda" Kthesa e fundit”

Nje operacion i policise se Tiranes, me 2 korrik 2006, ka arritur te arrestoje anetaret e bandes kriminale ne trafikimin e droges. Anetaret e bandes ishin dy shqiptare nga Maqedonia dhe nje nga Kukesi. Ne pranga kane perfunduar Rexhep Osmani, Besir Zilfiu, dhe Kapllan Shehu qe trafikonin droge ne drejtim te Kosoves.

Grupi" Ledi V”

Ka marre emrin e nje gruaje" Ledi V”. Eshte cilesuar nga prokuroria si grup i strukturuar kriminal i perbere nga pese persona. Akuza qe rendon mbi te arrestuarit, Vilson Rushiti, Veli Elezi, Vojsava Meta dhe Agim Kora, eshte ajo e trafikimit te lendeve narkotike. Sipas policise, anetaret e bandes kishin si treg te tyre per drogen tregun vendas dhe te perqendruar ishin ne kryeqytet.

Banda" Ujevara”

Ujevara”, eshte banda e perbere nga tre anetare, te cilet jane vene ne pranga. Nikoll Kolmarku, Orgest Kordha dhe Redis Pareshy jane arrestuar sepse transportonin droge ne zona te ndryshme te Tiranes. Sipas policise, kjo bande, e perbere nga tre veta, ka edhe persona te tjere qe jane ende te lire.

Banda" Era e Jugut”

Era e Jugut” ka emrin banda, qe e ka marre nga operacioni i policise dhe shperndante lende narkotike. Nje pune e mire-organizuar e policise se kryeqytetit arreston Alban Çunaj, Eduard Hasken, Fatjon Minxhen, Dorian Hasken dhe Kudret Hirin, duke bere edhe sekuestrimin e 97 kilograme droge.

Banda e Nehat Kulles

Ka funksionuar ne vitet 1997-1998 ne zonen e Tufines ne Tirane, ku dhe ishin anetaret e bandes me emrin e" gjeneralit” te Tufines. Drejtuesi i kesaj bande ka qene Nehat Kulla, i cili aktualisht ndodhet ne qelite e paraburgimit i akuzuar per vrasjen e shoferit te ish-ministrit te Brendshem ne qeverine e PD, Halit Shamata.

Grupi" Piramida”

Eshte nje grup i perbere prej dy personash, por sipas policise pas tij fshihen edhe nje numer i madh anetaresh, te cilet kane organizuar me se miri trafikimin e qenieve njerezore. Ka qene denoncimi i disa prej" viktimave”, i juristes ne doganen e Tiranes, Edlira Spahija dhe Malo Qokut, qe i ka dhene shkase policise te nisin hetimin per grupin" Piramida”.

Banda" Blow”

Eshte i perbere nga shtate persona, qe te gjithe jane nga Fushe-Kruja dhe disa te tjere nga Durresi. Banda ka marre emrin" Blow”, per shkak te veprimtarise te arrestuarve. Sipas policise, nje operacion i policise se Tiranes, i koduar" Blow”, zbulon nje rrjet te trafikut te armeve, duke bllokuar 70 pistoleta te tipit" Blow”.

Banda e Vores

Eshte nje nga bandat qe operon brenda dhe jashte vendit.Jane te dyshuar per vrasje,droge, trafik femrash,kanosje,gjobevenie, grabitje te dhunshme. Anetaret e saj jane persona me rrezikshmeri te larte.Policia Shqiptare nuk ka informacione te sakta se si vepron kjo bande kriminale ku disa prej anetareve te saj jane denuar ne Europe.Kreu i kesaj bande eshte nje person me nofken UJKU.

Banda e Lul Berishes

Akuzohen per nje seri vrasjesh, numri me i madh i anetareve te bandes se Lul Berishes, i cili eshte edhe drejtuesi i ketij grupi, jane te arrestuar se bashku me te. Rivaliteti mes bandave ka bere qe te vriten mes tyre. Nderkohe grupi, i cili eshte" krijuar” ne qytetin e Durresit numeron, Dritan Adriatik Coli, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Altin Olloni, Altin Nikolla, Indrit Dokle, Kujtim Buna, Serdian Sulejmani,dhe Jurid Xhunga, te cilet jane te arrestuar.

Banda" Kanun”

Operacioni i policise se Durresit arreston Arben Plakun, Arjan Kapon, Rudin Çallikun, Leonard Kolgjin. Te arrestuarit akuzohen per krijim organizate kriminale, vrasje, trafikim armesh, shfrytezim prostitucioni. Madje gjykata e qytetit bregdetar ka dhene denimin per kater te arrestuarit, ku per secilin ka dhene denimin me nga 25 vjet heqje lirie.

                                     

2. Bandat e Elbasanit

  • Banda e" Mandeles”

Mbi kete bande rendojne te pakten 13 krime te renda. Keto te fundit jane kryera ne zonen e Elbasanit gjate periudhes se trazirave te mars-qershorit 97. Nente pjesetaret e kesaj bande jane arrestuar dhe gjykohen nga gjykata e Elbasanit. Kapoja i bandes, Eduard Peqini, me pseudonim Mandela, bashke me kater te tjere, jane larguar jashte vendit ne vjeshten e 97-es, por edhe ata do te gjykohen ne mungese. Kane kryer shume krime me motive politike.

  • Banda e Kateshit

U krijua rastesisht ne vitin 1997. Tan Kateshi, nje ri i pasionuar pas makinave, u cilesua si kapoja i bandes, pas disa perleshjeve me arme qe realizuan disa nga shoket e tij te ngushte, ku mendohet se ka qene i pranishem edhe vete Kateshi. Banda mori forme te plote pas vrasjes se dy personave ne lagjen" Vullnetari”. Anetaret e saj jane Dritan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, Gjergj Dedja, Kastriot Dervishi, Spartak Çaushi dhe Arben Topi.

                                     

3. Bandat e Vlores

  • Banda e" Kakamit”

Ka ne radhet e saj emra te personave qe tashme jane VIP-a ne burgjet ku vuajne denimin. Anetaret e kesaj bande, Gazment Braka, me nofken "Gaxhai", eshte denuar me burgim te perjetshem dhe ndodhet ne burg, por edhe te tjeret jane Alfred Nebiu, i njohur ndryshe si "Kakami", i arrestuar; Robert Boraku, Armando Sulejmani, Sokol Sinomati, Fredi Mertiri e Gazmend Nebiu. Banda e "Kakamit" akuzohet per vrasje.

  • Banda e Çoles

Ka marre emrin e nje lagjeje ne qytetin e Vlores. Sipas policise banda me emrin Çole eshte krijuar nga nje anetar tjeter i nje bande, veç Zani Caushit ne trazirat e vitit 1997. Sipas policise, anetaret e bandes se Çoles jane shoke te se njejtes lagje qe ka edhe emrin. Ata akuzohen per nje sere vrasjesh mes bandash rivale. Gjithashtu kjo bande akuzohet per perdhunime, pengmarrje, djegie njerezish dhe krime te tjera. Kjo bande ishte mbeshtetese te ashtuquajturit "Komitet i Shpetimit te Vlores" dhe mbeshtetesja kryesore e Partise Socialiste gjate trazirave te vitit 1997. Kapoja i bandes Zani Çaushi ishte shoqeruesi kryesor i Skender Gjinushit ne Vlore.

  • Banda e Zani Caushit

Myrteza Caushi, i njohur me pseudonimin "Zani i Vlores", bashke me banden e tij, akuzohet per nje seri krimesh. Veprimtaria e kesaj bande fillon ne vitin 1997 ne qytetin bregdetar te Vlores. Kreu i saj eshte Zani Çaushi, tashme i arrestuar dhe i denuar me burg perjete, ndersa anetaret e tjere jane ne kerkim nga policia.



                                     

4. Bandat e zones Lushnje-Berat

Banda e Lushnjes

Eshte krijuar nga ish-efektivi i Repartit Special 326, Aldo Bare, ne vitin 1997. Arsyeja qe ka shtyre Alfred shkurtin, i cili eshte edhe emri i tij i vertete, eshte vrasja e vellait ne vitin 1997 nga banda e Artur Dajes. Shtate nga 10 anetaret e akuzuar si anetare te bandes se Lushnjes u ndaluan ne vitin 1999, dhe ndaj tyre nisi nje proces gjyqesor ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Kjo bande ishte pjesemarrese aktive ne trazirat vitit 1997 dhe ishte mbeshtetese e Partise Socialiste per shkak edhe te kaluares se kapos se saj, Aldo Bares.

Banda e Altin Dardhes

Banda e Altin Dardhes ka qene e mireorganizuar, por qe kryente krime nga me te ndryshmet gjate vitit 1997. Pikerisht i faturohen 70 dosje te vjetra, vetem vrasje. Drejtuesi i kesaj bande ka qene Altin Dardha, i cilesuar ndryshe si i" forti i Beratit”, i cili eshte vrare ne Selanik te Greqise. Shume prej vrasjeve te kesaj bande jane me motive politike.

Banda e Gjergj Gushalit

Viti 1998 do te shenonte edhe nje numer grabitjesh, duke hedhur dyshimet se ato kryheshin nga anetar te bandes se Gushalit ne Berat. Drejtuesi i kesaj bande ishte Gjergj Gushali, qe sipas policise, veç grabitjeve qe kryente, linte pas edhe viktima. Gushali eshte gjetur pas disa vitesh i vdekur.

Banda e Lul Cakes

Banda e" te fortit te Beratit”, Lulzim Caka, daton ne vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e pare. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka ne vitin 1997 u be tmerri i udhetareve ne rruget nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnje. Arrestohet ne Itali me 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet ne vitin 2003, per te vuajtur denimin 25 vjet burg per vrasje.

Banda e" Loshit te Karbunares”

Banda e Bujar Sules ishte bere tmerri i banoreve te Karbunares, ne Lushnje e Berat, aty edhe mori emrin" Loshi i Karbunares”. Ne vitin 1997 bashkohet me banden e Lul Cakes, te cilin e kishte djale tezeje dhe bandat e tyre bashkepunonin per nje sere ngjarjesh ne Berat, Lushnje dhe Karbunare." Loshi i Karbunares” vritet pas disa vitesh.

Banda e Otllakut

Grupi i Ilir Jaupit, ne qershor te vitit 97, pas grindjeve e sherreve me Altin Dardhen, vendosen dhe i zune prite atij te stacioni i autobuseve te Gjashtekateshi, ku u vrane tre te rinj. Kjo prite u pasua me rindarjen tjeter te bandes se Altin Dardhes dhe me krijimin e bandes se Otllakut, e cila eshte e specializuar per grabitje.

                                     

5. Bandat e Korçes

  • Banda e" 5 dyqaneve”

Mund te quhet edhe banda rivale ajo e 5 dyqaneve me banden e" Çobaneve”. E per ta vertetuar kete fakt, jane perballjet qe jane bere midis" te forteve” te qytetit te Korçes ne vitin 97 ku mbeten shume te vrare nga te 2 bandat. Drejtuesi i kesaj bande E.G ose i quajtur Reqi. Banda e" 5 dyqaneve” ishte perkrahesja e vetme e Partise Demokratike ne rrethin e Korçes.

                                     

6. Bandat e Burrelit

  • Banda e" Kola”

Eshte nje nga bandat me fame keqe ne qytetin e Burrelit e krijuar ne vitin 1997. Drejtuesi kryesor i ketij grupi kriminal eshte Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policise, dy shoket akuzohen per nje seri vrasjesh. Anetari kryesor i kesaj bande, Ermir Doda eshte arrestuar. Anetaret e kesaj bande kane qene pjese e Sigurimit te Shtetit. Ermir Doda eshte arrestuar ne Angli per trafikim te lendeve narkotike.

  • Banda" Dedja”

Banda e njohur me emrin" Dedja” ne qytetin e Burrelit eshte krijuar perpara vitit 1997. Ne krye ishin tre vellezerit Dedja. Vellai i madh i tyre, Haliti, i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjate i vrasjeve te ndersjella me banden Kola, ishte koka e grupit. Keta djem njiheshin si" te fortet e Burrelit” dhe me shume para. Anetaret e bandes kane qene pjese e Sigurimit. Halit Dedja eshte ekzekuturar ne Tirane nga persona te panjohur ne dhjetor te vitit 2010.



                                     

7. Bandat me veprimtari te gjere ne disa qytete

  • Hakmarrja per Drejtesi”

Leart Shyti, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gezim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Orik Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi jane pjesetaret e" Hakmarrjes per Drejtesi”. Tre te fundit jane te pandehurit, te cilet ndodhen jashte Shqiperise. Disa nga akuzat jane vjedhje te bankave dhe arkave te shtetit, rrembim, venia e autobombe, vrasje etj. Eshte padyshim banda me jetegjate dhe me e njohur e Shqiperise. E akuzuar per nje sere krimesh nga pengmarrjet tek venia e bombes ne supermarketin e "VEFA" kjo bande çuditerisht nuk u degjua gjate trazirave te vitit 1997. Ne çdo fushate elektorale te dyja partite kryesore kane premtuar gjithmone arrestimin e kesaj bande. Mendohet se kjo bande vazhdon ende veprimtarine e saj pavaresisht arrestimeve te shumta qe jane bere.

  • Banda" Malesori”

Eshte nje bande qe anetaret e saj nuk i ka vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj. Deri tani nga banda qe mban ermin" Malesori” jane arrestuar vetem dy anetare te saj per trafik droge. Por sipas policise, mesohet se pjesetaret e tjere qe fshihen pas ketij grupi te strukturuar kriminal, ndodhen jashte Shqiperise Itali, Spanje, Gjermani.

  • Grupi i prodhimit te droges

Deri tani jane arrestuar dy persona, por, sipas policise, pas tyre fshihen edhe nje numer i madh trafikantesh. Policia e Tiranes zbulon nje laborator droge, sekuestron rreth 28 kilograme lende narkotike, arreston ne flagrance Adhurim Nelen dhe Kujtim Karamuçen. Sipas uniformave blu, mesohet se nje pune intensive ka bere zbulimin e nje rrjeti te trafikut dhe shperndarjes se lendeve narkotike, qe kishte si pikenisje Maqedonine dhe me destinacion Italine.

  • Banda e trafikut te femijeve

Ramiz dhe Xhulieta Petalli, si dhe Nexhip Kaçurri jane tre te arrestuarit, anetare te bandes se trafikut te femijeve drejt Italise. Aktiviteti kriminal i tyre ka nisur ne vitin 1998 deri ne vitin 2002, kur jane zbuluar dhe kane startuar hetimet. Femije te moshave 6 deri ne 12 vjeç merreshin ne rrethe te ndryshme te Shqiperise.

  • Banda e klandestineve" Maloku”

Banda" Maloku” qe i kishte fillesat e saj qe ne vitin 1992 funksiononte me se miri edhe me ndihmen e policise kufitare, ku kalonin klandestin drejt Greqise. Pas 15 vitesh veprimtari te paligjshme, arrestohen anetaret e saj Hodo Çorraj, Ergest Rabaj, Aleko Puçi, Albert Golemi polic, Ermal Koçaj, Krenar Boçi, Arben Sula Maloku komandat i grupit kriminal, Ermal Fidhi dhe Florenc Meçe.

  • Grupi per vrasjen e biznesmeneve

Nje numer te konsiderueshem te viktimave te krimit e zene edhe biznesmenet. Te gjitha keto dosje nuk kane mbi to asnje emer autori. E per ta bere sa me te besueshem kete fakt jane vrasjet e biznesmeneve si Florin Vila, Vajdin Lame, Florina Kulla. Madje ne shtyp eshte bere legjende dhe mbetet ende mister zhdukja e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha. Te gjitha keto vrasje nuk kane nje autor, por kane te njejtin motiv.

  • Grupi per vrasje me eksploziv

Autoret e ketyre vrasjeve nuk kane njohje me njeri-tjetrin, por kane kryer te njejten veper penale, vrasje me eksploziv. Kjo e fundit eshte me e praktikuar ne qarkun e Tropojes, e sidomos vendosja e minave. Ne kete qytet" zgjidhja” me e mire e problemeve eshte vendosja e eksplozivit. Nderkohe, nga te gjitha vrasjet e bera me lende plasese nuk eshte vene ne pranga asnje autor.

  • Grupi" Poter Al”

Grupi "Poter-Al" i perbere nga shtate persona, eshte vene ne pranga per trafik te lendeve narkotike. Sipas prokurorise, ai eshte nje grup i strukturuar kriminal. Ilir Koçiaj, Geront Tola Geront Dedja, Zamir Vadardha, Leonard Çobaj, Bledi Balliu, Aleksander Koliçi, Aleksander Gremi dhe Ervin Tavanxhi u prangosen ne qytetet Tirane, Durres, Elbasan dhe Vlore.

  • Grupi" Kokrra e Ullirit”

Grupi, i cili eshte arrestuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ne bashkepunim me ate te Greqise, ka marre emrin" Kokrra e Ullirit” per vet trafikun qe benin. Prej gjashte personash eshte e perbere kjo bande, Jorgos Kosmidhis, nga Selaniku, Lefter Meçaj, Alfred Pallashi, Dashnor Merdani, Bujar Cenolli dhe Leonard Shperdheja e Bledar Leço.

  • Grupi" Kompas”

Arjan Selimi eshte cilesuar si drejtuesi i grupit" Kompas”. Kjo bande trafikonte droge ne shtete te ndryshme te Evropes. Jane arrestuar 21 persona. Anetare te tjere te kesaj bande, te cilet ndodhen ne qeli jane, Petraq Avrami, ate e bir; Blenard Fejzullaj; Mehmet Fejzullaj, si dhe Elis Progrozhda. Aktualisht pjesetaret e kesaj bande ndodhen ne gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

  • Banda qe trafikonte raketa toke-ajer

Jane cilesuar si grup i strukturuar kriminal. Nuk jane pagezuar me asnje emer, por veprimtaria e tyre kriminale eshte quajtur mjafte e rrezikshme. Kjo ka bere qe policia shqiptare ne bashkepunim me policine e Malit te Zi te godasin trafikun e armeve, dhe si rezultat eshte arritur te kapen pjesetaret e ketij grupi kriminal, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani. Sipas prokurorise, si rrjedhoje u bllokuan dhe 3 raketat toke–ajer.

  • Banda e armeve nga Kosova

Pergjimet nxjerrin zbuluar grupin kriminal te dyshuar per trafik te armeve ne linjen Kosove-Shqiperi. Operacioni" Bjeshket”, me 16 qershor 2007, çoi ne pranga tre persona, Rrahman Dema, i cilesuar nga policia si organizator i kesaj bande kriminale, Artan Alija, dhe Ahmet Ferhati.

                                     

8. Lista e bandave te vitit 1997

Kjo eshte lista e bandave kryesore gjate trazirave te vitit 1997:

  • Banda e Zani Caushit-Vlore
  • Banda e Lazaratit
  • Banda e Laurent Gumes
  • Banda e" Loshit te Karbunares”-Lushnje
  • Banda e Haklajve-Tropoje
  • Banda e Kateshit-Elbasan
  • Banda e Otllakut-Berat
  • Banda e Çoles-Vlore
  • Banda" Dedja”-Burrel
  • Banda e Lul Cakes-Berat
  • Banda e" Kola”-Burrel
                                     

9. Banda te tjera

  • Banda e Lazaratit

Ka marre emrin e vendit ku jetojne anetaret e kesaj bande. Banda e Lazaratit eshte krijuar ne trazirat e viti 1997 ne kete fshat te Gjirokastres. Sipas burimeve nga policia, mesohet se anetaret e kesaj bande merren me kultivimin dhe trafikimin e bimeve narkotike. Gjithashtu kjo bande, e cila kish rreth 175 anetare, akuzohej edhe per vrasje. Ndoshta e vetmja bande qe mbeshteste Partine Demokratike gjate trazirave te vitit 1997. Banda e Lazaratit eshte nje nga bandat qe i ka ber rezistence shtetit per 14 vje me radhe. Fisi i Alikajve, Bocajve, Brahimajve etj. kane qene nje nga fiset qe benin ligjin ne ate zone.

  • Banda e Cerrikut

Eshte bere e njohur nga masakra e Cerrikut ne vitin 1997, ku anetaret e kesaj bande kane vrare gjashte gardiste. Si kapo i kesaj bande njihet Roland Xhepaxhiu, i cili eshte arrestuar teksa po kthehej nga jashte ne aeroportin e Rinasit ne Tirane. Nderkohe, anetaret e tjere te kesaj bande jane Met Bozi, Arjan Toska e vellezerit e Arjanit, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Luan Buzani, Bashkim Buzani. Madje keta te fundit akuzohen per vrasjen e gardisteve. Kjo bande ishte mbeshtetese e padiskutueshme e Partise Socialiste.

  • Banda e Haklajve

Familja e Haklajve njihet ne te gjithe veriun e vendit si nje nga familjet me te medha. Trazirat e vitit 1997 bene qe djemte e kesaj familjeje, me force dhe dhune, te beheshin zoterit te gjithe Tropojes. Ne kete" grup” beje pjese gjithe anetaret e familjes Haklaj, ku disa prej tyre kan vdekur. Padyshim qe me i njohuri i Haklajve ishte Fatmir Haklaj ndaj te cilit u bene 7 tentativa per vrasje.

  • Banda e Jaupeve

Banda e Ilir Jaupit mori zonen e Ures-Vajgurore, ku edhe shtriu aktivitetin e saj kriminal, fillimisht me gjoba ndaj biznesmeneve te guroreve ne vitin 1998. Pjese e aktivitetit kriminal te bandes se Jaupeve, ishte edhe plaçkitja brenda nje nate e nje tregtari qe sillte mall nga Bullgaria.

  • Banda e "5 dyqaneve"

Banda kishte disa anetare por me te rendesishmit ishin Reqi nofka e E.G bashke me shokun e tij Donin nofka e Feridonit. Kjo bande ishte rivale me Banden e "çobenjve" po ashtu kjo bande akuzohet per vrasje grabitje prostitucion e venje gjobash gjate vitit 1997 e tej. Dhe ishte perkrahesja e vetme e Partise Demokratike ne rrethin e Korçes.

Users also searched:

...
...
...