Back

ⓘ Kinematografia Shqiptare perfshin gjithe kinematografine e zhvilluar ne territorin e banuara nga popullsia shqiptare, pra kinematografine e shtetit te Shqiperis ..




                                     

ⓘ Kinematografia Shqiptare

Kinematografia Shqiptare perfshin gjithe kinematografine e zhvilluar ne territorin e banuara nga popullsia shqiptare, pra kinematografine e shtetit te Shqiperise, te Kosoves, te Maqedonise se Veriut, te Çamerise dhe Malit te Zi. Gjithashtu vlen te permenden edhe arritjet ne kinematografi te popullsive shqiptare arbereshe ne Itali dhe arbereshe ne Greqi. Kjo kinematografi ka prodhuar filma ne gjuhen shqipe apo ka prodhuar ose bashkeprodhuar filma ne gjuhe te tjera, sipas shteteve perkatese por ku pjese ne nje mase te konsiderueshme kane qene edhe krijues, teknike, regjizore, aktore etj. me etni shqiptare.

Duke qene popullsia shqiptare e ndare ne shtete te ndryshme edhe zhvillimi i kinematografise, sidomos pas copetimit te madh te vitit 1912, ka ndjekur ritme te ndryshme sipas dinamikave te shteteve ku popullsia shqiptare bente pjese. Ne pergjithesi mund te thuhet se perveç shtetit te Shqiperise prodhimi i filmave ne gjuhen shqipe ka qene shume me i vonuar ne shtetet e tjera. Kjo pasi politikat asimiluese nuk perkrahnin nje zhvillim te artit dhe kultures ne gjuhen shqipe, perkundrazi ishin te prirura ta luftonin.

Trungu i kinematografise shqiptare paraqitet me kater e degezimet e saj te medha: Filmi kronike, Filmi dokumentar, Filmi artistik ose Kino film ne Kosove dhe Filmi i animuar.

                                     

1. Historia

Kinematografia ne territoret me popullate shqiptare e ka zanafillen e vet nga xhirimet e thjeshta kronikale qe beheshin nga te huajt.

Me kalimin e viteve e tjere, veçmas ne vitet 50 te shekullit te kaluar lindi nevoja e zhvillimit te kinematografise vendase sepse ne te shumten e rasteve ne Shqiperi kane xhiruar te huajt, italiane, ruse e tjere. U derguan student ne shkollat kinematografike ne Rusi, Çeki dhe Hungari. Prej ketyre shkollave erdhen kuadrot e para qe krijuan premisat per krijimin e qendres kinematografine me emrin "Kinostudio Shqiperia e Re" nje titull ky qe i pershtatej euforise se sistemit qe pretendonte te krijonte çdo gje nga e para duke shembur çdo gje te se kaluares. Kronikat e para te xhiruara nga operatoret shqiptare jane evenimentet e ndryshme qe ndodhnin ne vitet 50 ne Shqiperi ne periudhen e rindertimit te vendit te shkaterruar nga lufta. Pervoja ne filmat dokumentar solli edhe hapa te tjere ne krijimin e sektorit per prodhimin e filmave artistike. Filmi "Skenderbeu" nje bashkepunim shqiptaro-sovjetik do te shenonte hapin e pare. Ne vitet 70 te shekullit te kaluar u derguan edhe kuadro per tu specializuar ne Rumani per filmin vizatimor Vlash Droboniku dhe Tomi Vaso te cilet e prodhuan filmin e pare "Zana dhe Miri".

Nje trajektore te perafert do ndjekin edhe zhvillimet ne Kosove pas vitit 1912. Por zhvillimet e kinematografise shqiptare aty do jene me te vona dhe do marrin hov vetem pas vitit 1966 kur institucionet shteterore komuniste Jugosllave te atehershme do te ulin ritmin a antishqiptarizmit serb. Deri me atehere nuk kishte prodhime mirfilli ne shqip dhe arsimimi i aktoreve per aktrim filmash apo teknicieneve te industrise se filmit ishte pothuajse jo ekzistent. Deri ne 1966 vetem teatri ishte nje institucion aktrimi ne shqip ne Kosove. Ndodhite e vitit 1966 i krijojne mundesine Kosoves qe ne 1969 te krijoje Kosovafilm dhe te financoje edukimin e brezave te rinj te aktoreve dhe teknicieneve ne Jugosllavi dhe Europe. Filmi i pare i pavarur pra jo bashkepunim ishte filmi "Si te vdiset" i vitit 1972.

Historiku i kinematografise shqip ne Maqedonine e Veriut ndjek nje trajektore te veshtire. Filmi i pare prodhim shqiptar ne Maqedonine e Veriut eshte filmi "Baba im" titulli ne anglisht "My Father" i vitit 2010 nga regjizorja Shqipe N. Duka.

Historiku i kinematografise shqip ne Malin e Zi eshte ende i pazhvilluar.

Zona e Çamerise pesoi nje zbrazje nga nje pjese e konsiderueshme e popullsise shqiptare pas Luftes se Dyte Boterore. Popullsia e mbetur shqiptare me besim ortodoks iu nenshtrua nje presioni te madh per asimilim. Edhe pse ishin bere perparime ne arsimimi ne gjuhen shqipe gjate peruidhes 1912-1939, pas 1947 me largimin e popullsise nuk kishte me arsimim ne gjuhen shqipe dhe aq me pak interes per zhvillim te arteve ne gjuhen shqipe.

Users also searched:

...
...
...