Back

ⓘ Kultura në Kosovë. Kultura kosovare ngerthen ne vete kulturen e kombit shqiptar, si trasheguese te kultures vendese ilire, te ndikuar me vone kryesisht nga kult ..




Kultura në Kosovë
                                     

ⓘ Kultura në Kosovë

Kultura kosovare ngerthen ne vete kulturen e kombit shqiptar, si trasheguese te kultures vendese ilire, te ndikuar me vone kryesisht nga kultura romake dhe osmane me pak nga ajo sllave. Percaktimi kulturor kosovar eshte perendimor, mirepo ruan ne vete elemente konservatore evropiane dhe disa veti te kultures lindore, te perfituara nga shekujt e sundimit osman. Ndikimi i thelle verehet sidomos nga e drejta dokesore e shqiptareve, e perkufizuar nga kater parime - nderin vetjak, barazine e veteve, lirine e veprimit ne kuader te ligjit, si dhe besen.

                                     

1. Hyrje

Kultura ne Kosove eshte e ngjashme me kulturen e gadishullit Ballkanik dhe shquhet si burim i kulturave shteterore te disa shteteve ne rajon.

Per dallim nga vendet tjera te Ballkanit, kultura te cilave eshte shkrire ne shkalle te madhe ne kulturat e reja te koherave, ne Kosove ne nje shkalle te larte eshte mbajtur besnikeria ndaj elementeve te trasheguara nga era e kohes, nga format e ndryshme te organizimit te shoqerise. Kjo si duket ka ndikuar qe ky vend nga sundues te ndryshem te shihet si djep i kultures se tyre. Disa pas kalimit te kohes se sundimit te tyre kane shkuar aq larg sa e krahasojne me Jerusalemin.

Si do qe te jete, format e reja te sundimit gjithnje ne mungese te identitetit te bazuar ne rrenje te historise jane identifikuar me pjese te marra nga kultura e Kosoves. Disa per ta krijuar identitetin e tyre te bazuar ne histori kane ç’pikur mite rreth historise se Kosoves. Kjo ka shkaktuar qe kultura e fundit me nam ne Ballkan me rrenje nga Kosova te bije nen hijen e miteve te sajuara. Kjo kulture ne histori eshte e njohur si kultura e Prizrenit, ndikimi i se ciles shtrihej ne hapesire shume me te gjere se sa territori i sotshem i Kosoves. Origjina e kesaj kulture ishte Prizreni ndersa qendra tjera te njohura qe identifikoheshin me kete kulture ishin Shkupi, Nishi, Novi Pazari etj.

Pas Luftes se Pare Boterore dhe sidomos shfaqjes se nacionalizmit ne Ballkan, vije deri tek shkaterrimi i kultures se Kosoves. Keshtu qendra te njohura qe identifikoheshin me kete kulture bien nen sundimin e nacionalisteve dhe me kalimin e kohes fillojne edhe te identifikohen me nacionalizmin e shteteve te tyre. Nje forme re e sundimit ne Ballkan e cila thirrej ne pjese te marra nga kultura e Prizrenit.

Karakteristike kryesore e kesaj kulture eshte mbledhja e vetive me te avancuara te shoqerive njerezore dhe lidhja e tyre me vetit e ngulura ne trashegimin e saj. Per arritjen e kesaj si element kryesore eshte perdorur toleranca ndaj formave te ndryshme te organizimit ne historine e shoqerise njerezore duke filluar nga ato te fiseve, etnive te bazuara ne gjak, etnive te bazuara ne gjuhe, bashkesive fetare. Se fundi shihet nje levizje e konservimit te bashkesive nacionale. Mirepo pershkuake te bazave te dobeta kulturore te nacionalizmit dhe mos deklarimit te "vdekjes" se nacionalizmit per shkaqe ekonomike, ka ferkime te kesaj me traditen. Si duket jane duke u bere perpjekje per gjetjen e rruges se lidhjes se elementeve avancuese te nacionalizmit per shoqerine njerezore me traditen e kultures se Kosoves.

Per mbajtjen ne jete te kesaj kulture gjate historise, zakonisht eshte munduar populli i Kosoves. Ketu vlen te veçohet elementi i trasheguar nga kultura shqiptare Besa. Pastaj vijen me radhe udheheqesit e formave sunduese te Kosoves, si b.f. mbreterore, perandorake, fetare, dhe se fundi nacionale e cila thuhet se ka shkaktuar deme te medha ne krahasim me format tjera te sundimit. Si do qe te jete, fuqite e ndryshme ushtarake qe kane shtrire pushtetin e tyre ne Kosove jane munduar ta perqafojne apo te marrin pjese nga kultura e trasheguar e Kosoves.

                                     

2. Kultura ne Prishtine

Prishtina, si kryeqytet i Kosoves, eshte qendra kulturore dhe artistike e zhvillimit te gjithe shqiptareve qe jetojne ne Kosove. Departamenti i çeshtjeve kulturore eshte nje nga segmentet qe i organizon ngjarjet kulturore, te cilat e bejne Prishtinen nje nga qytetet me tradita me te theksuara kulturore e artistike. Bibloteka Hivzi Sylejmani eshte themeluar 70 vjet me pare dhe eshte nje nga bibliotekat me te medha ne lidhje me numrin e librave ne inventarin e saj, gati 100.000. Te gjitha keta libra jane ne sherbim te lexuesve."Mbreteresha e Dardanise" ose Hyjnesha ne Fron eshte nje artifakt qe u gjet gjate disa germimeve ne vitin 1955 ne fushen e Ulpianes, nje periferi e Prishtines. Ajo eshte nje objekt i ndertuar me balte dhe daton qe nga viti 3500 para eres sone pra i perket Epokes Neolitike. Ne Prishtine gjendet edhe "Hamami i Qytetit" si dhe shtepia e Emin Gjikes, e cila eshte transformuar ne Muzeun Etnografik. Gjithashtu Prishtina ka arkivin e vet komunal, i cili eshte themeluar ne vitin 1950 dhe mban te gjitha te dhenat e qytet, komunes dhe rajonit.

                                     

3. Kultura ne Prizren

Kultura e Prizrenit perbehet nga nje perzierje e identiteteve te ndryshme qe perbejne Kosoven. Prizreni eshte nje komunitet ku kulturat dhe qyteterimet e ndryshme jane bashkuar, duke kontribuar ne zhvillimin kulturor te qytetit gjate shekujve. Prizreni ka qene i njohur qe nga antikiteti si nje vend unik ne Ballkan, me perberesit e tij te ndryshem kulturore qe rrjedhin nga qyteterimet dhe fete e saj. Ne saje te vendosjes gjeografike te favorshme, perzgjedhjes se gjere te monumenteve dhe trashegimise se tij arkeologjike, qyteti i Prizrenit me te drejte u quajt "qyteti muze", "muze nen qiellin e hapur" ose madje edhe "Dubrovniku i Ballkanit", dhe eshte pershkruar si nje nga qytetet me te bukura te Kosoves.

Ekziston nje proverb i vjeter i cili thote: "Kushdo qe pi uje nga burimi do ta kete te veshtire te largohet nga Prizreni". Historianet thone "Çdo gur i Prizrenit eshte nje histori ne vete", ndersa nje nga kenget lokale shton: "Prizreni eshte qyteti i kenges dhe dashurise".



                                     

4. Kultura ne Gjakove

Qyteti i vjeter i Gjakoves ishte nje nga qendrat me te zhvilluara te tregtise gjate sundimit te Perandorise Osmane ne Ballkan. Nje deshmi e kesaj periudhe eshte zona e Pazarit Grand çarshise se e madhe e cila gjendet ne qender te qytetit te vjeter, qe permban shume dyqane ndertesa banimi e poashtu restaurante.Pazari eshte zhvilluar perreth Xhamise se Hadumit, i cili eshte e ndertuar ne vitet 1594-95 si donacion nga Hadum Sylejman Efendia i njohur si Hadum Aga, i cili ne te njejten kohe ka dhuruar fonde per mjediset e tjera publike ne qytet, duke perfshire edhe disa dyqane te vjetra.

Gjakova permendet si nje qytet per here te pare ne vitin 1662, nga udhetarja osmane turke Evliya Çelebi, e cila e pershkroi ate si nje qytet i vogel terheqes i perbere prej 2.000 shtepive, te gjitha te ndertuara nga guri duke perfshire çati dhe kopshte. Ndertesat publike perfshijne dy xhami te stolisura, disa shtepi lutese, disa hane me kulme plumbi, shtepi dushi te lezeqme, dhe rreth 300 dyqane.

Format e emerimit te qytetit kane ndryshuar gjate shekujve. Forma me e vjeter e origjines "Jakova" nis nga baza "Jak" nje emerim i shperndare ne mesin e shitesve shqipetar dhe nga prapashtesa osmane "ovasi" qe do te thote nje fushe. Prandaj, "Jak ovasi" do te thote Jak i fushes, sepse Jak Vula, sipas tradites, lejoi Hadum Agen te ndertoj xhamine dhe objektet e siper-permendura me kusht qe qyteti i ndertuar te mbaje emrin e tij.

                                     

5. Kuzhina kosovare

Kuzhina kosovare eshte e ngjashme me kuzhinen e vendeve perreth, dhe ka qene dukshem e ndikuar nga kuzhina turke, kuzhina shqiptare, dhe kuzhina Ballkanike ne pergjithesi. Ne ushqimet e perbashketa perfshihen byreku, flia, qebabi, suxhuku dhe salcice te tjera, specat e mbushur, qengji, fasulja, sarma, burjani, pitja dhe orizi. Megjithate, kuzhina kosovare ndryshon paksa mes rajoneve te ndryshme.

Buka dhe bulmeti jane te rendesishme ne kuzhinen kosovare. Me te perdorur gjeresisht nga bulmeti jane qumeshti, kosi, ajrani, djathi dhe kajmaku. Mishi mish lope, mish pule dhe qengji, fasulet, orizi dhe specat jane, gjithashtu, pjese e madhe e dietes se Kosoves. Perimet perdoren sipas sezoneve. Zakonisht, trangujt, domatet dhe lakra behen turshi per konsumim dimeror. Kripa, piperi i zi, piperi i kuq jane gjithashtu popullore si specie.

Users also searched:

gazeta koha jone, koha jone tv,

...
...
...