Back

ⓘ Historia e Policisë së Shqipërisë. Sipas burimeve historike, fillimet e Policise Shqiptare i gjejme nga fundi shek. XVIII dhe gjysma e pare e shek. XIX. Gjate k ..




                                     

ⓘ Historia e Policisë së Shqipërisë

Sipas burimeve historike, fillimet e Policise Shqiptare i gjejme nga fundi shek. XVIII dhe gjysma e pare e shek. XIX. Gjate kesaj periudhe, ne Pashallekun e Janines dhe Bushatllinjve te Shkodres, u krijuan per here te pare policia dhe xhandarmeria. Ne menyre te veçante, ne Pashallekun e Janines, Ali Pashe Tepelena krijoi dhe organizoi nje polici teper te centralizuar te forte si dhe disa lloj sherbime policore si policia e rendit, e porteve, burgjeve, etj.

Pashalleku I Shkodres 1757-1796, permendet per stabilizimin e rregullit dhe qetesise publike dhe per luften qe kane bere forcat e policise dhe xhandarmerise kunder piraterise.

Krijimi i Policise shqiptare lidhet me shpalljen e Pavaresise dhe krijimin e shtetit shqiptar 1912. Me 4 dhjetor 1912 u krijua Ministria e Brendshme e cila pergjigjej per ruajtjen e rendit te qetesise publike. Per te permbushur kete detyre, ajo brenda pak kohesh krijoi nje Fuqi Civile, nje pjese te se ciles i ngarkoi detyra ne rolin e policise per ruajtjen e ligjshmerise dhe zbulimin e shtypjen e krimineleve, ndersa pjesen tjeter e angazhoi per krijimin e xhandarmerise.

Me 13 janar 1913, Qeveria e Perkohshme e Vlores, mori Vendimin per Krijimin e Forcave te Rendit Policise dhe Xhandarmerise AQSH. Fondi 245/II, dosja 69/1. Ne Ministrine e Brendshme te kesaj qeverie funksiononte Zyra e Sigurimit Publik me atributet e Drejtorise se Policise, ndersa prane prefekturave e n/prefekturave ishin zyrat e komiserite e policise. Xhandarmeria funksiononte mbi bazen e batalionit ne prefekture, kompanise n/prefekture dhe toges ne krahina. Ne maj 1913 u krijua Shtabi Madhor nga i cili varej xhandarmeria. U krijuan 3 batalione xhandarmerie.

Me 3 qershor 1913 vu ne funksionim Rregullorja e Qeverise se Vlores mbi formimin e Milicise shqiptare. Po ne kete kohe, u vendos per here te pare uniforma kombetare e xhandarmerise dhe policise. Ndersa, me 20 dhjetor 1913, doli dekreti i Qeverise se Vlores mbi Formimin e Xhandarmerise shqiptare ne krahinat e jugut.

Ne organizimin e xhandarmerise shqiptare nje ndihmese te rendesishme ka dhene edhe Misioni holandez i kryesuar nga kolonel William de Veer dhe zevendesi i tij major Ludvig Thomson, i ardhur ne nentor 1913. Me ndihmen e tyre u krijuan 4 reparte xhandarmerie me 300 vete secili.

                                     

1. Lufta e Pare Boterore

Gjate Luftes se Pare Boterore, strukturat e policise dhe xhandarmerise kombetare u copetuan dhe u profiluan sipas modeleve te forcave pushtuese. Ne Krahinen Autonome te Korçes u krijua prefektura e policise dhe zyrat e policise ne qarqe.

                                     

2. Periudha e monarkise

Pas Kongresit te Lushnjes 1920-1924, pati organizime dhe zhvillime te reja ne fushen e policise. Ne tetor 1920 u miratua organika re e policise se pergjithshme 210 vete. Ne funksion te kompletimit organik te policise doli Rregullorja per kushtet kryesore per komisare, n/komisare e police. U krijuan per here te pare stacionet e policise dhe xhandarmerise. Ne vitin 1921, krijohet policia e pallatit ne Parlament ose policia e sigurimit te rezidencave qeveritare dhe personaliteteve te larta. Nje moment te rendesishem ne Historine e Policise perben edhe hartimi i Rregullores mbi Detyrat e Policise, ne shkurt 1921.

Pas Revolucionit te qershorit, Qeveria e Nolit mori disa masa per organizimin e policise. Ne gusht 1924 doli qarkorja per organizimin e konkursit te personelit te policise, ndersa ne shtator te po atij viti, hyri ne fuqi vendimi i komisionit qendror te ministrise mbi organizimin e personelit te policise. Ne kete kohe krijohet per here te pare sherbimi i detektiveve te policise.

Prej renies se Fan Nolit, pra ne periudhen 1925-1938, karakterizohet nga zhvillimi progresiv i policise dhe xhandarmerise. Futen elemente modern perendimore ne fushen e strukturave dhe legjislacionit te policise dhe xhandarmerise. Gjate kesaj periudhe u krijuan per here te pare disa lloje policish si: P. Bashkiake 1928, P. Rurale 1929, P. Kufitare 1930, P. Sigurimit Publik 1938, Roja Mbreterore e Kufirit 1939, Xhandarmeria Qytetese me atributet e policise urbane, etj.

                                     

3. Periudha e Luftes se Dyte Boterore

Gjate Luftes se II Boterore strukturat e policise dhe xhandarmerise ne pjesen me te madhe u asimiluan dhe profiluan sipas interesave te shteteve pushtuese. Gjate dy pushtimeve, policia u integrua ne strukturat ushtarake me emertimin Trupa e Armatosur e Policise.

Ne vitin 1943, ne zonat e çliruara, u krijuan strukturat partizane per ruajtjen e rendit dhe qetesise publike: Komandat e Qarkut, Komandat e Vendit dhe Rojet Vullnetare. Ne nentor 1944, u be riorganizimi i tyre duke marre emrin Forcat e Mbrojtjes se Popullit. Sipas dokumenteve te kohes, keto forca kane luajtur nje rol aktiv ne ruajtjen e rendit e qetesise publike ne zonat e çliruara.

                                     

4. Periudha e pas-Luftes se II

Pas Luftes se Dyte Boterore organizimi dhe strukturimi i policise eshte bere sipas modeleve lindore. Me 14 maj 1945 u be riorganizimi i strukturave ushtarake te ruajtjes se rendit dhe u krijua Policia Popullore. Gjate viteve 1945-1990, kane ndodhur disa ndryshime ne fushen e organizimit dhe strukturimit te policise. Policia ka kontribuar ne mbajtjen e rendit dhe qetesise publike dhe ne mbrojtjen e jetes se individit dhe pasurive.

                                     

5. Periudha e Demokracise

Duke filluar nga viti 1991, pas futjes se Shqiperise ne rrugen e proceseve demokratike, kane ndodhur disa ndryshime te rendesishme ne fushen e organizimit dhe ristrukturimit te Policise Shqiptare. Ne vitin 1991, me krijimin e Ministrise se Rendit Publik, policise iu dha statusi i nje institucioni me vete, ndryshe nga ç’ishte me pare. Ne nje kohe te shkurter u bene ndryshime te shpejta te karakterit organizativ e ligjor te policise si dhe u be hapja e saj me boten.

Gjate vitit 1992-96, ne baze te programit qeveritar, por pa hartuar strategji konkrete, u zhvillua reforma ne polici. Ky proces perfshiu fushen e ristrukturimit te policise ne te gjitha nivelet, rinovimin e personelit te policise, zgjerimin e kuadrit ligjor dhe hapjen e saj me institucionet homologe te botes e organizatat nderkombetare. Fillimisht ky proces pati impakt pozitiv per faktin se brenda nje kohe te shkurter u zhduk kaosi, anarkia dhe u vendos rregulli e qetesia publike. Por, perveç rezultateve pozitive qe u arriten, evidentohen edhe mjaft probleme qe kane te bejne me paqendrueshmerine e strukturave, standardet e uleta te rekrutimit te personelit, nivelin e ulet te profesionalizmit, policimin e tubimeve paqesore te paautorizuara, shfaqjet e korrupsionit etj. te cilat dhane impas te fuqishem gjate trazirave janar-mars 1997.

Gjate trazirave te janar-mars 1997, u dogjen dhe u shkaterruan plotesisht 10 komisariate te policise, ndersa pjesa tjeter pesoi demtime te medha, u vodh mbi 80 % e teknikes dhe automjeteve te policise si dhe u vrane e plagosen me dhjetar punonjes policie.

Pas muajit qershor 1997, filloi puna per ringritjen dhe riorganizimin e policise ne te gjitha nivelet. U krijuan struktura qe kishin te benin direkt me luften kunder banditizmit, terrorizmit, krimit te organizuar, çarmatimit. U riaktivizuan strukturat e meparshme te paralizuara kunder krimit. Brenda nje kohe relativisht jo shume te shkurter u arrit qe te funksionoje policia, te zhbllokohen rruget strategjike nacionale nga bandat kriminale, te vendoset rendi dhe qetesia publike, te çarmatoset nje pjese e popullates si dhe te vihet ne funksionim administrata publike.

Qysh prej muajit maj 1997, nje ndihmese te rendesishme ne ringritjen e riorganizimin e policise shqiptare ka dhene e jep ende misioni policor MAPE i Bashkimit Evropian Perendimor BEP. Me sugjerimin e ketij misioni u ngriten Drejtorite e Policise se Prefekturave Qarqeve. Ky mision ka dhene nje kontribut te madh edhe ne fushen e kualifikimit e reformimit te policise shqiptare.

Krahas ketij misioni, qe nga viti 1997 prane policise sone operojne edhe ICITAP ShBA, INTERFORCE Itali. Nga viti 1997 e deri ne 2000 keto misione kane kualifikuar mbi 4000 punonjes policie. Misioni INTERFORCE ka dhene nje ndihme te konsiderueshme ne krijimin dhe pajisjen e sallave operative dhe te autoptarullave Shqiponja.

Reforma ne Policine e Shtetit e iniciuar nga Vendimi i Qeverise nr. 384, date 28.7.1999, perben nje moment shume te rendesishem per te ardhmen e policise. Dokumenti baze i hartuar ne vitin 1999-2000 quhet Strategjia e Reformes ne Polici. Kjo Strategji eshte afatmesme 2000-2003 dhe objektivat e saj jane: krijimi i nje infrastrukture ligjore e nenligjore moderne ; ndertimi i strukturave eficente te policise ; percaktimi i standardeve te reja te rekrutimit, formimit e kualifikimit ; forcimin e marredhenieve te policise me komunitetin e administraten ; bashkepunimin me jashte dhe ngritjen e standardeve te punes dhe teknologjike te policise.

Filozofia kryesore Reformes eshte shnderrimi i policise nga nje strukture ushtarake ne institucion civil te administrates shteterore, ne sherbim te komunitetit mbi bazen e parimeve te policimit demokratik. Kjo filozofi do te synoje ne krijimin e nje policie te afte profesionalisht, te paanshme politikisht, fleksibel dhe dinamike ne veprim, per te mbrojtur rendin dhe sigurine publike dhe garantuar zbatimin e ligjit ne te gjithe vendin, duke respektuar lirite dhe te drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese te shtetit juridik.

Reforma ne fushen e legjislacionit ka filluar qysh me miratimin e ligjit Per Policine e Shtetit nr. 8553, date 25 nentor 1999, ligjit Per Gradat ne Policine e Shtetit, ligjit Per sigurimin shoqeror suplementar te personelit te policise dhe aktet nenligjore si Rregullorja e Disiplines dhe Rregullorja e Personelit te Policise se Shtetit. Tani, Policia ndodhet ne fazen e II te implementimit te reformes.

Zbatimi i Reformes ne polici ka filluar te jap impakt pozitiv ne fushen e zbatimit te ligjit, te luftes kunder kriminalitetit dhe sigurimit te rendit e qetesise publike, respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut, moralit dhe motivit ne kryerjen e detyres e deri ne vetemohim Shih Raport 2000.

Ne memorien e Historise se Policise Shqiptare jane fiksuar mjaft punonjes policie te cilet jane bere simbol sakrifice e vetemohimi ne kryerjen e detyres. Me aktet e tyre te trimerise, Policia ka te skalitur edhe disa emra heronjsh e deshmoresh qe sot prehen te qete ne Altarin e Trimerise.

Me 14 janar 2002, Presidenti i Republikes Rexhep Mejdani, me rastin e 89 vjetrotit te krijimit te Policise shqiptare dekoroi Policine e Shtetit urdhrin e larte Gjergj Kastrioti Skenderbeu.



                                     
  • pjesës jugore të Shqipërisë Ajo ka pasur lidhje jugore me Janinën, me bregdetin shqiptar, Vlorën, dhe pellgun e Delvinës. Nëpërmjet grykës së Këlcyrës lidhet

Users also searched:

...