Back

ⓘ Bushatllinjtë. Bushatllinjte, ndryshe oxhaku i Bushatllinjve, ne Shkoder begleret Bushatlij qene nje familje feudale e njohur ne historine e Perandorise Osmane ..




Bushatllinjtë
                                     

ⓘ Bushatllinjtë

Bushatllinjte, ndryshe oxhaku i Bushatllinjve, ne Shkoder begleret Bushatlij qene nje familje feudale e njohur ne historine e Perandorise Osmane dhe per kontributin e tyre ne pavaresine e Shqiperise.

                                     

1. Llagepi

Pavaresisht konvencionit per ta emertuar kete oxhak Bushatllinj, dokumentacioni tregon se ky emertim eshte relativisht me i rishte sesa mendohet per menyren se si jane pasqyruar nder anale, gojedhena, dokumentime e leterkembime anetaret e ketij oxhaku. Vete fshati me te cilin llagepi ka lidhje te drejteperdrejte, dokumentohet heret, por ne bashkerendim me kete familje per here te pare e pasqyron kronisti turk Çelebi me togfjaleshin Bushatllar kasabasi", pra e quan Bushatin qyteza e Bushatllijve". Pas tij i vetmi qe e perdor shkoqur llagepin eshte Ahmet Xhevdet Pasha me 1895. Çelebiu kur takoi çifligarin e Bushatit, e identifikon "pasardhes i Jusuf Beut, trashegimtar i pallatit nga Jusuf bej Plaku, qe prej kohes se sulltan Mehmet Fatihu II".

Pinjolli i familjes dhe studjuesi Hamdi Bushati konstaton se asnjeri prej pashallareve te ketij oxhaku nuk e ka perdorur llagepin "Bushatlli" dhe nuk figuron ne literaturen osmane pas-Çelebiut. Vete pashallaret perdornin epitetin Ishkodrali", pra Shkodrani".

                                     

2. Prejardhja

Nga radhitja e varianteve, origjinat e lakuara nga historishkruesit jane:

  • Prej familjes princerore Dukagjini
  • Prejardhje nga nje familje e fisme vendase te kohes se Venedikut, e konvertuar ne Islam.
  • Prej Gojanit te Mirdites.
                                     

2.1. Prejardhja Mirdita

Ky variant i mbeshtetur tek nje gojedhene popullore, e cila thote se te paret e tyre rane nga fshati Gojan i Mirdites dhe u vendosen ne fshatin Bushat te Shkodres rreth vitit 1630. Perafersisht vitit 1650 i pari i tyre i njohur, Ymer beu, u be spahi i fshatit dhe i zones perreth.

Ky variant behet i pavlefshem sipas argumentimit te H. Bushatit, i cili shpjegon se behet fjale per nje situate kur Reshiti i Mehmed begut jo Plaku u strehua ne Gojan pas vrasjes se te atit, per 6 vjet tek familja e Gjin Lekes. Prej kesaj i mbeti nofka Beu i Gojanit, duke dhene shkas per bashkeshoqerimin e nje origjine me Gojanin e perhapur edhe prej Dom Ndoc Nikes.

                                     

2.2. Prejardhja Dukagjinet

Lidhja me Mirditen behet me e hershme duke e çuar mbrapa ne kohe mundesine e prejardhjes nga familja e Dukagjineve mesjetare, meqe edhe Mirdita ishte nder zoterimet e tyre. Nder perkrahesit e ketij varianti ishin Sami Frasheri, Tefe Curani, Dora dIstria dhe Hekardi pohojne se ". ky bark rrjedh prej parise se Dukagjinit qe jane permende qysh ne kohe te Skenderbeut." Per H. Bushatin e tyrja eshte vetem kembengulje.

                                     

2.3. Prejardhja Sumej-Beganji

Shenimet e priftit shqiptar Gjergj Bardhi mbi udhetimet e veta ne viset veriore ne maj 1638 shkruajne:

Megjithese Shqiperia e Veriut eshte ne Turqine, ne fakt ate e sundonin, sikurse ne shek. XV, disa zoter feudale te fuqishem. E permendur ishte asokohe shtepia e Sumejve ose e Beganeve. Sulltan Murati IV ne vitet 1623-1640 ia besoi sanxhakun e Shkodres Mehmet beut, pjesetar i oxhakut Sumej-Beganji.

Ne referencen popullore ne Shkodren e qemotit, qytet e krahine, perdorej shpesh shprehja si Begajt e Bushatit e Aliajt e Kastratit", me ane te se ciles diktohej hershmeria e fisnikeria e nje familjeje. Shprehje kjo me fjalen Begaj qe per H. Bushatin ndihmon ne vertetimin e pohimit te priftit Bardhi.

Autoret e tekstit "Historia e Shqiperise" me 1967 kane arritur gjithashtu te njejtin konkluzion kundrejt prejardhjes nga kjo familje.

Ne Regjistrin e Kadastres i quajturi Aleks Begani permendet ka prona ne perkatesite e Shkodres, mban prona me konçension, krye i fshatit Balldre. Per tu siguruar rreth mergimtareve shkodrane te ikur ne Venedik qe do tu lidhej pension, me 1483 ipeshkvi i Shkodres Françesk de Santi deshmon se kishte njohur Katerina Began, gruan e Tane Progon Began nga Shkodra. Me 1484 iu dha ne ndihme paja Sana Beganit, vajza e fisnikut shkodran Marin Began, duke marre 20 dukate paje. Nder dokumentet e Senatit te Venedikut permendet edhe Luke Begani, ndaj te cilit thuhet se duhet treguar respekt i veçante; i perkiste nje familjeje nga me te shquarat.