Back

ⓘ Asllan Pashallinjtë. Familja Asllan Pashali ka qene nje oxhak feudal shqiptar qe u ngrit ne kohen e Perandorise Osmane, i cilesuar si oxhaku i Janines, te cilet ..




                                     

ⓘ Asllan Pashallinjtë

Familja Asllan Pashali ka qene nje oxhak feudal shqiptar qe u ngrit ne kohen e Perandorise Osmane, i cilesuar si oxhaku i Janines, te cilet brez pas brezi qeverisen nder shume vise te perandorise. Degezimet e tyre qeverisen ne periudha te ndryshme Gjirokastren, Delvinen dhe Libohoven nder viset shqiptare; degezimi i fundpermendur mbeti me llagepin Libohova, qe shtetit shqiptar i dhane ministra dhe funksionare te larte si Myfid bej, Eqrem bej dhe Ajet bej Libohova.

                                     

1. Gjenealogjia

Sipas nje kronike te krishtere, pema gjenealogjike e familjes ze fill me nje te quajtur Mika Skifteri, i cili rrreth vitit 1400 paska qene beu i Valjeranit mbase ne rrethinat e Elbasanit, ose vete Elbasani. I biri i tij, Petro Boso, u martua me nje bije te familjes veneciane Kontarini. Asokohe ne trojet e Elbasanit u vendosen osmanet dhe i biri i Petro Bosos u konvertua ne islam dhe mori emrin Shahin Lame shahin - skifter; Lame - Islam. Shahin Lamja la nje nip te quajtur Mustafa aga, i cili iku nga Druma ne Maqedoni dhe atje u pasurua me tregti. Pas disa vitesh i biri, Ali Asllan aga, shkoi ne Janine ku mori per grua motren e libohovitit Lutfi Pasha - 20 vjet sanxhakbej i Janines dhe pastaj vezir i madh.

                                     

2. Historia

Asllan Pashallinjte, nje nga familjet me te vjetra dhe me te medha feudale shqiptare me origjine nga Janina. Osman Pashe Çaushi, Sanxhakbej i Janines, Vezir dhe Bejlerbej i Rumelise, pasi u martua me mbesen e Sanxhakbeut te Svetizarit, Sali Asllan Pashes, themeloi kete gjini te madhe qe i dha Janines 22 Sanxhakbej. Nepermjet emertimeve te pjesetareve te tjere te kesaj gjinie, Asllan Pashallinjte sunduan prej Lepantos e deri ne Delvine gjate historise osmane shqiptare. Ne krahasim me kryeqendrat e provincave te tjera, Janina ishte me i bukuri i trevave shqiptare. Per pasoje edhe oxhaku qe sundonte ne qytet ishte artdashes dhe bujar. Xhamia e bukur qe ndertoi Veziri Asllan Pasha eshte prove per kete.

Evlia Çelebiu, ne shkrimet e tij te udhetimit, tregon se ne pallatin e Xhelal Ali Pashes gostiteshin çdo dite 3000 vete. Ky numer perben çerekun e popullesise se atehershme te qytetit te Janines. Koha dhe rrethanat kishin bere qe vazhdimisht anetaret e kesaj familjeje te shpernguleshin ne qytete te tjera, si ne Stamboll, ne Halep apo ne Gjirokaster.

Sundimi i familjes Asllan Pashalli ne Janine, filluar me shkelqim ne vitin 1590, perfundoi ne vitin 1786. Dega e familjes Asllan-Pashali ne Delvine dhe Gjirokaster, emer qe sot eshte shuar, vazhdon te jetoje sot si Libohova. Burra te shquar te kesaj dere, si Myfit dhe Eqrem Bej Libohova trasheguan vetite me te arrira te stergjysherve te tyre.