Back

ⓘ Industria eshte dege ekonomike,e cila merret me perpunimin dhe transformimin e lendes se pare me prejardhje organike,inorganike dhe minerale ne gjysemfabrikate ..




                                               

Ekonomia e Shteteve - Monako

Franca ne shume dege te industrise ze nje vend te shquar. Nderkaq, prodhimtaria industriale per koke te banorit eshte prapa veneve te zhvilluara te Evropes. Deri ne Luften e Pare Boterore e karakterizon zhvillimi i industrise se lehte. Artikujt luksoze, artizanatet me pare kane qene artikuj kryesore te eksportit. Pas Luftes se Pare Boterore, me teper pas asaj te Dytes, industria e rende fillon te mbizoteroje mbi ate te lehte.

                                               

Monte Aguila

Monte Águila eshte nje qytet kilian qe ndodhet ne rajonin Biobío, ne komunen e Cabrero, 5 kilometra ne jug te qytetit me te njejtin emer. Ishte kreu i zhdukur Ramal Monte Águila - Polcura, qe e ben ate nje lokalitet te njohur nga industria hekurudhore. Ajo perbehet nga nje popullsi prej 6.090 banoresh.

Industria
                                     

ⓘ Industria

Industria eshte dege ekonomike,e cila merret me perpunimin dhe transformimin e lendes se pare me prejardhje organike,inorganike dhe minerale ne gjysemfabrikate dhe prodhime finale qe i kushtohen konsumit te gjere ose prodhimit te metutjeshem.

                                     

1. Permbledhje

  • Industria eshte shuma e aktiviteteve njerezore e cila ka si qellim prodhimin ne seri sherbime ose te mira.
  • Industri eshte po ashtu nje nocion shkalle krahesim, e themi kur sasia e prodhimit arrin nje numer te konsiderueshem pjesesh te prodhuara.
  • Me fjalen industri do te nenkuptojme ndarje te procesit se punes, pra e kunderta e artizanatit ne te cilin i njejti njeri siguronte ne menyre teorike te gjitha proceset e realizimit te nje pune: psh. studimin, fabrikimin, tregtimin dhe menaxhimin.

Industria rurale struktura e dhe dinamika e zhvillimit te saj

Industria rurale karakterizohet nga diversiteti I madh ndermjet tradicionales edhe modernes, subjekte te vogle te mesme dhe te medha me orientim lokal kombetar dhe nderkombetar Veprimtarit e kesaj kategorie zhvillohen ne nivelin familjar dhe ne fshatra te vegjel keto veprimtari ne hapesiren rurale ndahen ne 3 kategori: Veprimtari industriale me zhvillim te kufizuar Veprimtari industriale te nivelit te mesem Veprimtari rurale me shkalle dhe perhapje te gjere zhvillimi

                                     

2. Historia e industrise

Zhvillimi e teknologjive dhe energjive te zbuluara dhe te disponueshme per nje periudhe te caktuar te historise u shoqerua me shnderrime te vazhdueshme te industrise pergjate revolucioneve industriale. Keto revolucione industriale jane etapat vendimtare te gjithe historise industriale.

                                     

2.1. Historia e industrise Para historia

Pre-historia eshte momenti i zhvillimit te aktiviteteve njerezore qe mund ti quajme industriale. Ne keto aktivitete nuk perfshihet agrikultura dhe te gjitha aktivitetet te lidhura me te.

Njeriu pre-historike kishte nevoje po si sot te ushqente familjen te tij, te mbrohesh nga moti, kafshet e egra dhe nga rivalet e tij: ishin keto pra motivimet e para qe çuan ne specializimin per te kryer nje detyre te caktuar nga grupi shoqeror i asaj kohe. Keto specializime ndaheshin ne baze te seksit ose aftesive te veçanta te nje individi. Termi pre-histori nuk ka te njejtin kuptimin po te bazohemi ne kronologjine e nje kulture ose e nje populli. Nje karakteristike njerezore eshte kur njeriu pasi i ka kenaqur nevojat e tija bazike ushqim, banese fillon e i dedikohet aktiviteteve intelektuale dhe abstrakte. Disa prej deshmive me te vjetra te aktiviteteve njerezore jane mjetet te punes ose armet prej guri qe kane nje jetegjatesi te pabesueshme. Eshte shume e mundshme qe mjetet pune ose arme prej materialeve vegjetale u zhvilluan shume shpejt ne kohe, por deshmite e sotme jane thuajse zero.

Zbulimi i zjarrit pra se si mund te krijohej flaka artificialisht ka qene burimi kryesor qe çoj ne zhvillimin e metalurgjise bronzi, hekuri, vazot, etj.



                                     

2.2. Historia e industrise Antikiteti

  • Vazhot prej balte ose qeramika ishte nje prej industrive me te rendesishme te kohes Antike. Pergjate kesaj periudhe te gjitha grupet e popujve sidomos ne Azi, Evrope, Afrike kjo industri ishte mjaft e zhvilluar. Prodhimet industriale te kesaj epoke mund ti gjejme edhe sot. Muzet, kolleksioneret jane nder grupet shoqerore qe kane vazo prej qeramike te cilat kane vlera te medha, qofte kjo nga pikepamja financiare por per me teper nga kulturore.
  • Filatura u zhvillua po ashtu pergjate kesaj epoke. Lenda e pare qe perdorej ishin fibrat vegjetale Genista hispanica dhe fibrat e kafsheve leshi i deleve. Fibrat vegjetale te Genista hispanica sherbenin per prodhimin e velave te anijeve po ashtu dhe per prodhimin e rrobave. Nder prodhuesit kryesor kane qene Romaket dhe Kartagjenaset. Keta te fundit kishin koloni ne gadishullin Iberik çka i krijonte mundesi te kishin nje lehtesi ne gjetjen e lendes se pare.
                                     

2.3. Historia e industrise Mesjeta

Situata industriale ne mesjete. Ne Evrope nje nderr permiresimet me te dukshme ishte perdorimi i mullirit, i cili ishte zbuluar qe ne antkitet por pak i perdorur me pas. Duke perfituar nga forca e eres dhe e ujit mullinjte do te sherbenin per bluajtjen e gruri. Forca e mulliri ne Evrope perdorej edhe per fabrikimin e letres. Perdorimi i qymyrgurit per perpunimin e mjeteve metalike shtoj mundesite e prodhimit ne seri te armeve te tipeve te ndryshme.

                                     

2.4. Historia e industrise Periudha Moderne Shekulli XVII-te

Ne pjesen me te mire te vendeve te siper permendura industria mori nje hov te ri. Qendra te medha Manifakture u zhvilluan ne kete kohe. Mund te permendim prodhimin e stofit te letres, kristalesh dhe xhami.

                                     

2.5. Historia e industrise Periudha Moderne Shekujt XVIII-XIX -te

Era zhvillimit industriale eshte po aq e rendesishme sa lindja e Ere se agrikulture ne Neolitik. Era e industrializimit eshte nje hap qe e shkeput njerezimin nga e kaluara. Zhvillimi i agrikultures iu dha mundesi njerezimit ne Neolitik te kishin ushqim ne menyre te vazhdueshme dhe me bollek. Ata nuk do te jetonin me gjah dhe me mbledhje frutash apo bimesh. Njerezimi ne ate kohe filloj dhe te vendosej ne menyre te qendrueshme ne nje zone te caktuar gjeografike. Levizjet qe kishin qellim kerkimin e ushqimit beheshin me te rralla. Pra agrikultura i dha njerezimit mundesi prodhimi ne mase te ushqimit dhe sigurine per te ardhmen. Nje paralele e tille mund te behet edhe me Eren e industrializimi. Njerezimi me industrializimin i dhane mundesi vetvetes prodhimin ne mase te mirave dhe sherbimeve. Era industriale perfaqesohet me nje rritje te vazhdueshme dhe te pakthyeshme te prodhimit industriale. Kjo ere u shoqerua me transformimin dhe organizimit te prodhimit dhe te shoqerise. Pra ne kete kohe marredheniet shoqerore hyne ne nje faze te re mutacioni.

Krijimi i manifakturave vazhdoj edhe ne shekullin e XVIII. Pavaresisht nga krizat e veshtira te jetuara prej popullatave qe jetonin ne ato kohera, tendenca e asaj kohe ishte e karakterizuar nga ekspansioni ekonomik e kulturale, shoqerore etj.

Revolucioni i pare industriale filloj aty nga vitet 1790, per tu mbaruar nga fillimet e revolucionit te dyte industriale. Shpikjet te lidhura me fuqine motorike ishin te lidhura me avullin dhe me qymyrin; qendra kryesore ishte Mbreteria e Bashkuar GB, pas disa dhjetevjeçarev, revolucioni preku Gjermanine, Francen dhe disa zone ne Belgjiken e sotme. Per dy arye kryesore: 1- Qendra te reja industriale u hapen aty ku kishte mina qymyri 2- Keto qendra te reja industriale ndodheshin prane por jashte Mbreterise se Bashkuar.

Revolucioni i dyte industriale filloj rreth 1850 dhe konsiderohet i perfunduar aty nga fundi i luftes se dyte boterore. Shpikjet kryesore te kesaj ere jane te lidhura direkte me zbulimin dhe perdorimin e elektricitetit.

Tre faktoren lejuan realizimin me sukses revolucionin e dyte industriale:

  • Revolucioni teknologjike.

Pjesa me e madhe e shpikjeve jane ne masen me te madhe ne evrope. Menyra te reja prodhimi dalin ne drite, te ndjekura nga menyrat e reja te transportit hekurudha dhe e komunikimit telegrafi dhe telefoni. Materialet per prodhimin nuk jane me te njejta ne krahasim me epoken e kaluar.

  • Akumulimi i kapitalit. Duke u bazuar ne principin qe pasuria bazohet tek investimi, mendimi i pergjithshem eshte te mbledhja e kapitalit tek individet: po ashtu zhvillohet Aksionet ne kete kohe sidomos ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Per me shume, krijimi dhe zhvillimi i bankave te depozitave ishte nje faktor rritjeje ekonomike.
  • Riorganizimi i ndermarrjeve qe perfshinte dy modifikime kryesore: modifikime strukturale dhe nje menyre te re organizime te punes.
  • Modifikime strukturale. Ne kete ere, njerezimi kaloj nga punishtja familjare ne usine mbi 50 veta. Sipermarresit perpiqen te mbajne nen kontroll shpenzimet: kontrolli shtrihet nga lenda e pare deri te prodhimi perfundimtare. Ne te njejten kohe lindin menyra te reja menaxhimi. Lindin Trustet nje trust eshte nje kompani e cila blen ndermarrjet e vogla te cilat humbasin pavaresine e tyre. Ndersa Kartel eshte nje aleances midis ndermarrjeve ne pergjithesi te njejtes fushe por keto te fundit ngelen autonome permendim Kartelin e shteteve naftenxjerrese.
  • Ne organizimin e ri te punes nje nocion ri lind: Organizimi shkencor i punes OSHP, me dy ide baze: Fordizmi Ford dhe Teilorizmi Taylor qe japin mundesi prodhimin ne seri, kronometrash te punes, metode pune ne zinxhire.

Users also searched:

...
...
...