Back

ⓘ Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese, zyrtarisht Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, eshte organi me i larte i drejtesise qe garant ..




Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë
                                     

ⓘ Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë

Gjykata Kushtetuese, zyrtarisht Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, eshte organi me i larte i drejtesise qe garanton respektimin e Kushtetutes dhe ben interpretimin perfundimtar te saj.

                                     

1. Historia

Ndryshimet demokratike qe ndodhen ne fillim te viteve ’90 shenuan kthese rrenjesore ne historine e shtetit shqiptar dhe te institucioneve te tij. Orientimi demokratik i shtetit kerkonte kryerjen e nje reforme institucionale te thelle, e cila duhet t’i hapte rruge shnderrimeve demokratike per ndertimin e shtetit te se drejtes dhe respektimit te drejtave te njeriut. Parimet themelore qe udhehoqen keto ndryshime demokratike u shpallen fillimisht me ligjin nr.7491 dt.29.04.1991 Per dispozitat kryesore kushtetuese, me pas me ligjin nr.7561 dt.29.04.1992 Per disa ndryshime e plotesime ne ligjin nr.7491 dt.29.04.1991 Per dispozitat kryesore kushtetuese.

Ne kuader te ketyre ndryshimeve u krijua edhe Gjykata Kushtetuese, si nje nga institucionet me te rendesishme per garantimin e rendit te ri kushtetues qe po instalohej ne Shqiperi. Qe ne fillim ky institucion u konsiderua nga ligjvenesi si autoriteti me i larte qe garanton respektimin e Kushtetutes dhe ben interpretimin perfundimtar te saj. Sipas kesaj baze kushtetuese Gjykata Kushtetuese perbehej nga 9 anetare, 5 prej te cileve zgjidheshin nga Kuvendi dhe 4 nga Presidenti i Republikes. Kryetari i Gjykates Kushtetuese zgjidhej me votim te fshehte nga vete gjyqtaret. Ligji i mesiperm percaktonte edhe statusin e gjyqtareve kushtetues, kompetencat e atributet, subjektet qe e vinin ne levizje dhe fuqine detyruese te vendimeve te saj.

Anetaret e pare te Gjykates Kushtetuese kane qene Manol Konomi, Feti Gjilani, Hilmi Dakli, Rustem Gjata, Franc Jakova, Veli Budo, Thimjo Kondi, Natasha Sheshi, Ylvi Myrtja. Kryetar i Gjykates Kushtetuese u zgjodh Rustem Gjata per nje periudhe 3-vjeçare, mandat i cili u perserit ne vitin 1995.

Ndryshimet ne perberjen e Gjykates Kushtetuese kane qene prezente per shkak te zbatimit te kerkesave te ligjit kushtetues per perteritjen e saj, te doreheqjes se disa prej anetareve dhe te vdekjes para mbarimit te mandatit te gjyqtarit. Si rrjedhoje e kesaj jane emeruar ne postin e gjyqtarit kushtetues Alfred Karamuço, Zija Vuci, Metush Saraçi ne vendet vakante te krijuara nga doreheqja e Thimjo Kondit, Natasha Sheshit dhe Ylvi Myrtjes. Gjithashtu u emeruan gjyqtare Kristofor Peçi dhe Halil Kopani ne vendet vakante te krijuar nga largimi i Metush Saraçi dhe vdekja e Feti Gjilanit. Ne mars e prill te vitit 1998 jane emeruar gjyqtare nga Presidenti i Republikes Kujtim Puto, si edhe jane zgjedhur nga Kuvendi Hajredin Fuga, Sokol Sadushi dhe Fehmi Abdiu ne vendet vakante te krijuar pas largimit te Manol Konomit, Rustem Gjates, Halil Kopanit dhe Veli Budos. Fehmi Abdiu u zgjodh kryetar i Gjykates Kushtetuese. Ne nentor te 1998 jep doreheqjen Franc Jakova dhe ne vend te tij emerohet Bardha Selenica. Sabri Rrapi zuri vendin e Hilmi Daklit pas doreheqjes se ketij te fundit. Ne prill te 2001 mbaroi mandati i gjyqtareve Hajredin Fuga, Sabri Rrapi dhe Bardha Selenica. Ne postet e tyre u emeruan Gjergj Sauli, Tefta Zaka dhe Petrit Plloçi. Ne vitin 2002 Tefta Zaka jep doreheqjen dhe ne vendin vakant emerohet Xhezair Zaganjori. Ne vitin 2004 perfundon mandati i Zija Vucit dhe ne vendin vakant emerohet Vjollca Meçaj. Po ne kete vit Gjergj Sauli emerohet nga Presidenti i Republikes Kryetar i Gjykates Kushtetuese. Ne vitin 2007 perfundojne mandatin Vjollca Meçaj, Alfred Karamuço dhe Kristofor Peçi. Ne postet e tyre u emeruan Vladimir Kristo, Sokol Berberi dhe Vitore Tusha. Po ne kete vit Vladimir Kristo emerohet nga Presidenti i Republikes Kryetar i Gjykates Kushtetuese. Ne vitin 2008 perfundon mandati i Gjergji Saulit dhe ne vendin vakant emerohet Admir Thanza. Ne vitin 2010 mbaron mandati i gjyqtareve Kujtim Puto, Fehmi Abdiu dhe ne vendin e tyre u emeruan Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja. Ne shtator te po ketij viti, Bashkim Dedja emerohet nga Presidenti i Republikes Kryetar i Gjykates Kushtetuese.

Ka pasur polemika sa i perket çeshtjes se perteritjes se perberjes se Gjykates Kushtetuese. Burim per keto polemika ka qene interpretimi i ndryshem qe i behej dispozitave te ligjit kushtetues qe rregullonte funksionimin e ketij institucioni. Gjithsesi rregullimi ri kushtetues dhe ligjor beri qe te menjanoheshin keqkuptimet lidhur me kete çeshtje.

Ligji kushtetues nr.7561, date 29.04.1992 Per disa ndryshime e plotesime ne ligjin nr.7491, date 29.04.1991 Per dispozitat kryesore kushtetuese mbi baze te cilit u krijua dhe Gjykata Kushtetuese kerkonte nxjerrjen e akteve te tjera per rregullimin e veprimtarise se saj. Me 15.07.1998 Kuvendi miratoi ligjin nr.8373 Mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, i cili krijoi nje baze ligjore per çeshtjet e veprimtarise se Gjykates Kushtetuese.

Me 28.11.1998 hyri ne fuqi Kushtetuta e Shqiperise, ne te cilen Gjykata Kushtetuese zuri perseri nje pozite institucionale te rendesishme. Gjithashtu ajo solli dhe ndryshime ne menyren e caktimit te anetareve, te kompetencave dhe subjekteve qe e vene ate ne levizje. Gjyqtaret emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Kryetari emerohet nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit per nje periudhe 3-vjeçare me te drejte riemerimi.

Kushtetuta kerkonte nxjerrjen e akteve ligjore ne zbatim te saj. Si rrjedhoje e kesaj, me 10.02.2000 Kuvendi miratoi ligjin nr.8577 Mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, i cili u hartua me ndihmen e Komisionit te Venecias" Demokracia permes ligjit”. Ky ligj rregullonte çeshtje te tilla, si p.sh menyren e paraqitjes se kerkeses, shqyrtimin paraprak, procedurat e gjykimit, statusin dhe mandatin e gjyqtarit.

Ne menyre te permbledhur mund te themi se veprimtaria e Gjykates Kushtetuese ndahet ne dy periudha: periudha e pare perfshin kohen gjate se ciles ajo ka funksionuar ne baze te Dispozitave Kryesore Kushtetuese, ndersa periudha e dyte perfshin kohen pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se re dhe ligjit per Gjykaten Kushtetuese. Qe nga krijimi i saj Gjykata Kushtetuese ka dhene vendime te natyrave te ndryshme duke u shprehur per kushtetutshmerine ose jo te normave ligjore apo akteve normative te institucioneve qendrore dhe vendore, interpretimin e Kushtetutes, parimet kushtetuese per nje proces te rregullt ligjor. Nje nga vendimet me te rendesishme te saj ka qene V-65/99, me ane te cilit denimi me vdekje i parashikuar nga Kodi Penal u shpall i papajtueshem me Kushtetuten.

                                     

2.1. Perberja Kryetari i Gjykates Kushtetuese

Kryetari i Gjykates Kushtetuese emerohet nga rradhet e anetareve te Gjykates Kushtetuese nga Presidenti i Republikes per 3 vjet me te drejte riemerimi neni 125 i Kushtetutes.

                                     

2.2. Perberja Anetaret e Gjykates Kushtetuese Gjyqtaret

Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare te emeruar me nje mandat 9-vjeçar, pa te drejte riemerimi. Gjyqtaret kushtetues emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Nje e treta e perberjes perterihet çdo tre vjet. Gjyqtaret duhet te kene arsimin e larte juridik, te kene kualifikim te larte e pervoje pune jo me pak se 15 vjet. Gjyqtaret kushtetues gezojne imunitet. Ata nuk mund te ndiqen penalisht pa pelqimin e vete Gjykates Kushtetuese neni 126 i Kushtetutes. Gjithashtu ata nuk mund te shkarkohen, perveç se ne rastet e parashikuara nga Kushtetuta neni 128. Gjithashtu Funksioni i gjyqtarit kushtetues eshte i papajtueshem me çdo funksion tjeter publik ose veprimtari private neni 130 i Kushtetutes. Mandati i gjyqtarit kushtetues perfundon kur:

  • deklarohet i paafte per te vepruar me vendim te formes se prere;
  • mbush moshen 70 vjeç;
  • jep doreheqjen;
  • nuk paraqitet pa arsye ne detyre per me shume se 6 muaj;
  • denohet me vendim te formes se prere per kryerjen e nje krimi;


                                     
  • republikë federale kushtetuese e përbërë prej 50 shtetesh dhe një qarku federal. Vendi shtrihet kryesisht në Amerikën e Veriut, ku dyzet e tetë shtete të
  • gjysmën e votave në raundin e parë u mbajt në 8 korrik. 40 vende të tjera u vendosën në përpjesëtim me pjesën e votave që fitoi secila parti. Gjykata kushtetuese

Users also searched:

gjykata kushtetuese anetaret, gjykata kushtetuese e kosoves,

...
...
...