Back

ⓘ Europa, mitologji. Ishte e bukur si hyjneshe dhe jetonte si hyjneshe ne pallatin e babait te vet, ne mesin e vellazerve te vet, Feniksit, Kiksit, Kadimit, Fineu ..




                                               

Europa regina

Europa regina eshte emertimi latin per Evropen si Mbretereshe - Mbretereshen Evrope. Ky eshte emertimi i nje harte te vjeter mesjetare nga viti 1582 ku kontinenti evropian paraqitet ne formen e nje mbretereshe.

                                               

Simbolet e Evropës

Simbolet e Evropes kane nje histori tё gjatё e cila zё fill qe nga kohet e lashta e ku dallohet sidomos figura mitologjike e vetё Evropes. Disa simbole u prezantuan ne vitet 1950 dhe 1960 nga Keshilli i Evropes. Komuniteti Evropian ka krijuar simbole shtese qysh ne vitin 1985, te cilat u trasheguan edhe nga Bashkimi Europian ne vitin 1993. Simbolet e tilla te Bashkimit Europian tani perfaqesojne pozitat politike ne mbeshtetje te pёrpjekjeve te BE-sё nё rrugёn e integrimit evropian, siç mbeshtetet nga BE ne vend te Evropёs si kontinent apo sfere kulturore.

Europa (mitologji)
                                     

ⓘ Europa (mitologji)

Ishte e bukur si hyjneshe dhe jetonte si hyjneshe ne pallatin e babait te vet, ne mesin e vellazerve te vet, Feniksit, Kiksit, Kadimit, Fineut dhe Tasit derisa endrra e çuditshme nuk ia turbulloi qetesine. Enderroi se per te po luftonin dy gra. Njera e paraqiste Azine, atdheun e saj, ndersa tjetra token pertej detit, e cila ende nuk kishte emer. Azia ne kete beteje e mposht dhe iu desht qe tia dorezoje kundershtares ngadhenjimtare. Nuk vonoi shume dhe Europa e kuptoi domethenien e endrres.

Njehere duke shetitur me shoqet e veta neper livadhin e lulezuar, u duk para saj demi i arte me brire te ndritur, u gjunjezua pervuajtenisht para saj dhe me shikim e ftoi qe te ulet ne shpinen e tij. Posa veproi keshtu, kerceu dhe u turr kah deti, u hudh ne vale dhe me shpejtesine e delfinit u nis kah perendimi. Europa e trishtuar nuk u besonte syve te vet. Para demit doli karroca e arte me zotin Poseidon dhe me valet ia hapte rrugen. Prane tyre notonin Nereidet, hyjneshat e detit dhe hyjnit e tjere te detit si ne percjellje madheshtore martesore. Ne largesi u duk toka. Ishte ujedhesa Kreta. Mu ketu Europa mesoi se rrembyesi i saj ishte vete Zeusi, zoti suprem, i cili u shnderrua ne dem per te depertuar keshtu deri tek ajo pa frike se do ta vereje Mera, gruaja e tij gjeloze. Ne Krete Europa ia lindi tre djeme: Minosin, i cili me vone u be mbret i Konsosit, Sarpedonin i cili u be rnbret ne Liki dhe Radamantin, i cili ishte i drejte e i mençur dhe nuk u be mbret. Siç i ka hije zotit Zeus, ai u kujdes per Europen megjithemend. E rimartoi per Asterionin, mbretin e Kretes. U kujdes poashtu edhe qe emri i saj mos te bie ne harrese. Kete emer e fitoi Kontinenti ri - Evropa.

Miti per Europen eshte i lashte. Ne vetedijen tone ne trajten te cilen ia ka dhene ne shek. II para e.s. poeti helenistik, Mosho, e pastaj Ovidi. Sdo mend se ka pesuar nderrime te medha, per shembell, Homeri ose Hesiodi nuk e njohin ne kete trajte. Sipas metopave nga tempulli S ne Selinunt nga gjysma e dyte e shek. VI para e.s. dhe sipas frizit ne thesarin e sifniasve ne Delfe, nga viti 525 para e.s., nuk mund te thuhet se baza e verzionit te saj tashme u stabilizua plotesisht. Nga Gortina dhe Festi ne Krete dime per monedhen e farkuar me figuren e Europes qe nga shek. V para e.s. Pikturat ne vaza me pamje nga ky mit jane shume me te lashta ne Rome). Ne fillim te shekullit tone ky mit behet objekt i kujdesit te veçante te hulumtuesve. Anglezi Arthur Evans, i cili ne vitet 1900-1935 depertoi gati deri ne fund te parahistorise se Kretes dhe i solli ne driten e diellit deshmite, te cilat me te vertete pohojne se ne Krete duhet kerkuar "nenen Evrope", d.m.th. fillimin e qyteterimit еuropian. Ketu zune fillet e shkrimeve me te lashta evropiane, qytetet me te lashta evropiane ne nje shkalle te lakmueshme te qyteterimit dhe me siguri edhe shtetet me te lashta evropiane. Valle, a jane fillet e kesaj kulture evropaine e cila e meriton kete emertim vertet ne Azi, Ne Azi ne kuptim te antikes, kur me kete emertim kuptohej e tere Lindja e Afert me Egjiptin. Disa gjetje arkeologjike deshmojne per kete, ndersa te tjerat kete e mohojne. Shkencetaret lidhur me kete ende nuk e kane thene fjalen e fundit.

Artistet i frymezon miti per Europen me se njezet e pese shekuj. Veprave kryesore antike, te cilat i kemi permendur ua shtojme edhe pikturen murale pompeane Rrembimin e Europes te vitit 10 te e.s. Prej veprave te renesanses pikturen Rrembimi i Europes te Ticianit te vitit 1559 dhe sot gjendet ne Muzeun e Gardnerit ne Boston dhe te Paulo Veronese Paulo Veroneze pas vitit 1555 dhe qe gjendet ne Pallatin e Dukes ne Veneci, ne Galerine moderne ne bonder dhe ne Muzeun e Kapitolit ne Rome; prej vep¬rave te barokut pikturen me te njejtin emer te Claude Lorraineit Klod Lorenit te vitit 1667, sot gjendet ne Pallatin e Buckmgshamit ne Londer); prej atyre te kohes se rokokut Rrembimin e Europes e Francois Boucherit ransoa Busherit, perafersisht e vitit 1740 dhe sot gjendet ne koleksionin e Wallaceit ne Londer. Piktura me e vlefshme me tematike Rrembimi i Europes eshte ajo e Rembrandtit, e vitit 1632, dnhe sot gjendet ne Berlin. Prej vitit 1610 Europa eshte ne shoqerine e Zeusit ne qiell. Galileu me emrin e saj e quan henen e zbuluar rishtas te Jupiterit.

                                     

1. Lidhje te jashtme

  • Warburg Institute Iconographic Database ca 250 images of Europa
  • Europa on the Greek euro coin of €2
  • A metope from Sicily, carved with Europa, c. 550 – 540 BCE: the bulls face, turned head-on, clearly reveals his Near Eastern iconic antecedents
  • www.europesname.eu A study describing the origin and artistic use of the name EUROPE in its mythical, geographic and political sense by Drs. Peter H. Gommers

Users also searched:

mite shqiptare, mitet, mitologjia shqiptare,

...
...
...