Back

ⓘ Janko Prunk, eshte nje historian slloven i historise moderne. Prunk lindi ne nje vendbanim te Loka pran Zidane Most pjese e komunes se Sevnices, ne qendren e Sl ..




Janko Prunk
                                     

ⓘ Janko Prunk

Janko Prunk, eshte nje historian slloven i historise moderne.

Prunk lindi ne nje vendbanim te Loka pran Zidane Most pjese e komunes se Sevnices, ne qendren e Sllovenise e cila atehere ishte e pushtuar nga gjermanet e njohur si Styria e Poshtme. Prunk ka qene i interesuar ne shkrim dhe ka shkruar analogji politike, histori moderne, dhe zanafillen e formacioneve politike moderne, dhe historine sociale dhe politiko-filozofike ne Slloveni.

Ai po ashtu ka shkruar per historine e levizjeve politike ne Slloveni nga fundi i shekullit te 19 deri ne Luften e Dyte Boterore, posaçerisht per Socializmin Kristian Slloven dhe historine e pyetjeve nacionale Sllovene.

                                     

1. Edukimi

I diplomuar ne histori dhe sociologji ne Universitetin e Lublanes ne 1966, ai magjistroi ne te njejtin universitet me 1972. Me 1976 ai mori titull doktor i shkencave ne temen rreth marredhenieve ndermjet levizjes Kristian Socialiste Sllovene dhe Partise Komuniste te Sllovenise brenda Frontit Çlirimtar te Popullit Slloven, e cila ishte ende nje teme kontroverse ne ate kohe. Me 1984 dhe 1988, Prunk fitoi burse nga Fondacioni Alexanddhe Freiburg. Me vone, ai puno si hulumtues ne Universitetin e Freiburgut. Prej 1966 deri me 1995, ai bashkepunoi me Institutin e Historise Moderne ne Lubjane. Ai tani eshte profesor ne Fakultetin e Shkencave Shoqerore te Universiteti te Lubjanes.

Prunk eshte anetar i Institutit te Historise Evropiane ne Mainc, dhe anetar i vjeter ne Qendren per Studime te Integrimeve Evropiane ne Bon.