Back

ⓘ Polibi. Polybii, ishte historiani me i madh grek i lindur ne Megalopol te Arkadise. Polibi ishte aktiv ne jeten politike te Greqise se atehershme dhe ishte nje ..




Polibi
                                     

ⓘ Polibi

Polybii, ishte historiani me i madh grek i lindur ne Megalopol te Arkadise.

Polibi ishte aktiv ne jeten politike te Greqise se atehershme dhe ishte nje nder udheheqesit e lidhjes se Ahese. Pas humbjes ne luften e trete maqedonase-romake ai se bashku me aheasit tjere zu rob dhe u derguan ne Rome. Deri ne kete kohe ai ishte i njohur si kundershtare i Romes, mirepo prezenca e tij ne Rome dhe kontaktet e tija me shoqerine aristrokate romake ndikuan ne mendimin e tij politik mbi Romen. Edhe pse ai kishte fituar te drejten te kthehej ne vendlindje ai pas nje vizite te shkurter te vendit te tij u kthye perseri ne Rome ku tashme kishte vendosur kontakte shume te aferta me Scipion Emilianin. Ne Emilianin ai kishte gjetur nje mik te ngushte dhe e percolli ate ne ekspeditat luftarake.

Polibi eshte autori i pare i historise boterore te kohes antike, ai perpiloi nje veper te quajtur "Historite" e cila perbehet prej 40 librash. Fatkeqesisht nga vepra e tij jane ruajtur vetem pese librat e pare, nga te tjeret kane mbetur vetem disa fragmente.

Polibi ne veprat e tij zakonisht si mase kohore e ngjarjeve merr Olimpiadat ne raste te rralla perdore datime tjera te ndonje ngjarje krahasuese. Burimet qe perdor ai jane te zgjedhura dhe mundohet qe ato dhe mendimet e tija te i dokumentoi. Ai si detyre te historise merr jo vetem pershkrimin por edhe shpjegimin e ngjarjeve.

                                     

1. Iliret ne veprat e Polibit

Ne veprat e Polibit trajtohen lufterat iliro-romake dhe ngjarjet tjera qe jane zhvilluar ne tokat ilire gjate lufterave maqedono-romake. Trajtimin e ketyre ngjarjeve ai e bene nga detyra e tij si zyrtare romake qe le te kuptohet edhe mangesia ne objektivitetin e trajtimi. Po ashtu ai, ne vepren e tij, permend per here te par Dardanine dhe dardanet.

                                     

2. Lidhje te jashtme

  • Polybius, Histories nga perseus.tufts.edu ne anglisht
  • Relief aus der römischen Kaiserzeit mit Darstellung des Polybios englisch
  • Das Geschichtswerk des Polybios englisch bei LacusCurtius
  • Stampa:DNB-Portal
  • Historien griechisch / englisch bei PACE