Back

ⓘ Kalendari Julian u perdor per here te pare prej Julius Caesar dhe ishte ne disa vende te botes deri me Shekullin XX akoma ne perdorim. Ai u zevendesua prej kale ..




                                               

Kalendari

                                     

ⓘ Kalendari Julian

Kalendari Julian u perdor per here te pare prej Julius Caesar dhe ishte ne disa vende te botes deri me Shekullin XX akoma ne perdorim. Ai u zevendesua prej kalendarit gregorian.45 pes – Kalendari Julian fillon te perdoret per here te pare – i paraqitur nga Jul Qezari, u be kalendari mbizoterues ne shumicen e Evropes, dhe ne vendbanimet evropiane ne Amerike e gjetke, deri me 1582 me krijimin e kalendarit Gregorian. Dallimi ne gjatesine e vitit ne mes dy kalendareve eshte 0.002 %. Kalendari Julian ka nje vit te rregullt me 365 dite te ndara ne 12 muaj. Dhe nje dite e brishte i shtohej ne muajin shkurt çdo kater vjet, per te matur vitin tropikal. Edhe pse astronomet e lashte e kishin ditur se viti tropikal ishte disa minuta me i shkurter se sa 365, 25 dite, Kalendari Julian nuk e bente kete korrigjim. Si rezultat, viti kalendarik fitonte rreth tre dite çdo kater shekuj, ne krahasim me kohet e vezhguara me eklipset dhe stinet. Kjo mosperputhje u korrigjua ne kalendarin e reformuar Gregorian ne vitin 1582. Kalendari Gregorian ka te njejtet muaj dhe gjatesi muajsh te kalendarit Julian, por fut ditet e brishta ne baze te nje rregulli tjeter. Si pasoje, kalendari Julian eshte 13 dite pas kalendarit Gregorian; per shembull, 1 janar ne Kalendarin Julian eshte 14 Janar ne ate Gregorian. Kalendari Gregorian, i quajtur edhe Kalendari Perendimor ose Kalendari i Krishtere, eshte nderkombetarisht i pranuar dhe i njohur nga institucionet te tilla si Kombeve te Bashkuara dhe Bashkimi Postar Universal. Ne fund te viteve 1930 edhe Turqia qe kishte hyre ne udhen e modernizimi, hoqi dore nga kalendari Julian dhe filloi te perdore kalendarin Gregorian; kjo eshte edhe arsyeja qe shpesh, mes disa njerezve, Kalendari Julian quhet" alla-turka” dhe ai Gregorian" alla-franga”.