Back

ⓘ Laguna e Nartës. Laguna e Nartes perfaqeson nje nga lagunat me te medha me te rendesishme te Shqiperise.Ajo ndodhet ne skajin jugor te Ultesires bregdetare,ne a ..




Laguna e Nartës
                                     

ⓘ Laguna e Nartës

Laguna e Nartes perfaqeson nje nga lagunat me te medha me te rendesishme te Shqiperise.Ajo ndodhet ne skajin jugor te Ultesires bregdetare,ne afersi te qytetit te Vlores.Ka nje siperfaqe te pergjithshme 41.8km2,rreth 1/3 se ciles dhe kryesisht zona e saj veriore,perdoret per kriporen e Skoefotines.Kjo lagune shtrihet ne zonen JL te Gjirit detar te Vlores dhe ndahet nga deti Adriatik nga nje rrip i ngushte litoral,qe perbehet nga duna aluvionale me gjatesi te pergjithshme rreth 8km dhe gjeresi 100 deri 1400m.Ai eshte formuar nga akumulimi i panderprere i prurjeve te ngurta te lumit Vjosa.

                                     

1. Permbledhje

Laguna e Nartes dhe Zverneci gjenden pak kilometra larg qytetit te Vlores, ne pjesen veriperendimore te tij. Pamja e pare mbi to mund temerret madje qe ne kodrat nga Kriporja deri sa mberrihet ne qytetin e Vlores pergjate rruges qe vjen nga Fieri. Zverneci, me ishullin e vogel te tij, ndodhen 14 km larg nga Vlora, aty ku mbaron pylli i Sodes dhe fillon laguna e Nartes. I tere peisazhi krijon nje ansambel shume te bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden ne harmoni bukuria me qetesine e ketij vendi. Perveç bukurise natyrore, interes te veçante paraqet per vizitoret Manastiri i Shen Merise, i cili ndodhet ne ishullin e Zvernecit dhe ku mund te shkohet me nje ure te ngushte kembesoresh prej druri. Manastiri eshte nje ndertim tipik bizantin i ndertuar ne shek. X-te pas Krishtit. Ai kishte nje biblioteke kishtare shume te pasur. Murgu i fundit nga manastiri eshte larguar ne vitin 1967, kur ne Shqiperi u mbyllen objektet fetare. Per shume kohe manastiri qendroi i mbyllur, u plackit dhe u dogj. Gjate kohes se komunizmit, ishulli i Zvernecit sherbeu si vend internimi per kundershtaret e sistemit te dhe manastiri si strehez e tyre. Pas vitit 1990, manastiri iu rikthye perseri funksionit te tij fetar. Sot ai gjendet i rikonstruktuar dhe shume interesant per tu vizituar. Veçanerisht diten e 15 gushtit, e cila perkon me ditelindjen e Shen Merise, manastiri dhe gjithe ishulli eshte i mbushur me besimtare dhe vizitore te shumte, te cilet kalojne gjithe naten ne ishull, duke ndezuar zjarre dhe pjekur ne hell mishin e bagetive te asaj zone qe shijon shume. Por jo vetem kete dite. Gjate gjithe stines se veres manastiri nuk mbetet bosh. Kisha ortodokse ngre aty kampingje per femijet qe vijne nga i gjithe vendi. Jo vetem Zverneci me ishullin dhe manastirin e tij, por e gjithe zona me lagunen dhe detin, perbejne nje ekosistem shume interesant dhe terheqes per turistet. Me nje siperfaqe prej 41.8 km², laguna e Nartes ze gjithe pjesen veri-perendimore te gjirit te Vlores dhe ndahet nga deti Adriatik me nje rrip te ngushte toke, i cili perbehet nga duna aluvionale me gjatesi te pergjitheshme 8 km dhe gjeresi 100 – 1400 m. Nga qe laguna komunikon nepermjet dy kanaleve me detin, uji i saj eshte i kripur. Kjo ka krijuar mundesine qe rreth 1/3 e lagunes te shfrytezohet per nxjerrjen e kripes.

Me interes te vecante per tu vizituar jane edhe dunat e Nartes. Ato gjenden ne perendim te lagunes se Nartes, ne brezin renor qe ndan lagunen me detin. Perfaqeson nje grup dunash renore, te formuara nga veprimi i eres. Gjatesia e brezit me duna arrin disa km, deri ne Poro. Kane lartesi deri ne 5 – 6 m e gjeresi deri 20 – 30 m. Mbi to ka bimesi barishtore, por edhe shkurre kripedashese te vogla. Ne nje pjese te tyre rreth 30 vjet me pare jane mbjelle bime drurore si pishe dhe akacje. Rritja e tyre dhe gjendja eshte e mire. Dunat kane vlera shkencore gjeomorfologjike, estetike, turistike dhe ekonomike, pasi mbrojne tokat are ne lindje te mbulohen me reren qe sjell era nga plazhi etj. Vizitohen duke ndjekur intinerarin qyteti i Vlores – Kriporja – bregdeti i Nartes – Hidrovori.

Users also searched:

...
...
...