Back

ⓘ Peter Kropotkin. Princi Peter Alexeyevich Kropotkin ishte nje anarkist i shquar rus dhe nje nga teoristet pare te anarcho-komunizmit. ..




Peter Kropotkin
                                     

ⓘ Peter Kropotkin

Princi Peter Alexeyevich Kropotkin ishte nje anarkist i shquar rus dhe nje nga teoristet pare te anarcho-komunizmit.

                                     

1. Biografia

I ati i tij Princi Aleksei Petrovich Kropotkin, oficer i ushtrise se Carit, nena e tij Catherine Soulier Nikolaevna, bije gjenerali me ide liberale per kohen e saj, por qe Kropotkin do ta humbase ne nje moshe te re. Vdekja e saj do te ndikoje midis Kropotkin dhe babait, kur ai do te martohet me nje grua autoritare dhe marredhenjet e tyre do te komplikohen. Duke ndjekur rrugen qe babai i tij ka planifikuara per ate ne moshen 15 do te jene ne shkolle e elites ushtarake, Kolegji i Princeris.

Do te zgjedhi te mos nenshtrohet tek diçka qe nuk e reflekton ate. Lexon shume dhe ka sherbyer ne botimin e nje gazete. Pas diplomimit nga shkolla do te kerkoj nje transferim ne Siberi. Pese vitet qe do te ndodhet aty i kushtohen kerkimeve dhe studimeve gjeografike. Kur do ti propozohet pozita e Sekretarit te Sherbimit gjeografike ai do ta refuzoje. Te njejten gje do te beje dhe me vone. Do te mohoje te gjithe titujt qe i ofrohen sepse deshirone te kushtojne jeten e tij ne luften per drejtesi shoqerore. Dhe kjo do te jete fillimi i rruges anarkiste te tij.

Me arsyen per te studiuar levizjen punetore do te udhetoje per ne Evrope. Stacioni i pare eshte ne Zvicrer dhe organzata e pare nderkombetare qe do te behet nje anetar. Hapi i ardhshem inicimi ne socializem permes librave te ndaluar ne Rusi dhe kontaktet e tij me udheheqesit socialist. Nepermjet kerkimit do te rezultoje ne perzgjedhjen e tij. Ne boten e anarkizmit. Keshtu do te rikthehet perseri ne Rusi, ku ai do te behet nje anetar aktiv i nje grup revolucionare, te tchaikovsky aristokrate dhe te mesem te rinj qe mesojne lexim, shkrim dhe histori popullsise te pashkolluar, ndersa bashkekohesisht ka filluar per te zhvilluar teorite e tij. Ne 1876 ai u burgos. Pas dy viteve arriti te aratiset dhe te jetoe ne Evrope, duke udhetuar ne mes Zviceres, Frances dhe Britanse. Ka per te jetuar 40 vjet krijuese ku do te shkruaje veprat me rendesishme te tij.

Nder keto himnin e anarko-komunizmit "The Conquest of Bread" "Pushtimi i Bukes", "Mutual Aid" "Ndihma Reciproke", "Memoirs of a Revolutionist" "Kujtime te nje revolucionari", "Fields, Factories and Workshops" "Fushat, fabrikat dhe laburatoret". Ne veprat e tij duket qart ndikimi nga komuna jeshile qe eshte guri themelees i teorise anarkokomouniste te tij.

Ne "The Conquest of Bread" dhe ne kapitullin e trete "Anarkokomunizem" Kropotkin shkruan:

"Çdo shoqeri qe ka shfuqizuar pronesine private do te detyrohet, mbeshtesim, te organizohet mbi linjat e komunizmit anarkist. Anarkia çon te komunizem, dhe komunizmi ne anarki, te cilat jane qe te dyja shprehje te prirjes dominuese te shoqerise moderne, ne kerkesen per barazi"

Si anarkokomounist jep vemendje te madhe mbi fuqine e mases popullore. "Organizatat komuniste nuk mund te lejohet te krijohen nga organet legjislative te quajtur parlamente, bashki ose keshille baskiake. Duhet te jete pune te gjitheve,nje zhvillim i natyrshem, nje prejardhje konstruktive e gjenise se masave."

Thelle anti-kapitalist, vendoste fillimin e revolucionit sociale, tek ekzistenca e nje klase punetore te mireqente ku do te kete nje ndikim pozitiv ne prodhim pa nderhyrjen e ndonje forme te pushtetit. Ne teorin e tij zevendeson pronesin private me disponimin e lire te gjitha mallrave dhe sherbimeve, duke e konsideruar sistemin e prodhimit kapitalist pengese per zhvillimin dhe qendron para Shtetit qe e perfaqesone, ai kundershtoi mekanizmin e tregut dhe sistemin e pagave. Ne te njejten kohe, nuk pranon as sistemin e kolektivizimit.

Sipas mendimit tone kolektivistat bien ne nje gabim te dyfishte ne planet e tyre per rindertimin e shoqerise. Ndersa bejne fjale per heqjen e sistemit kapitalist nga ana tjeter kane ndermend te mbajne dy institucione baze te ketij sistemi qe jane Qeveria e Perfaqesuesve dhe sistemin e pagave"

Sipas Piotr Kropotkin sistemi financiar duhet te bazohet ne parimin" Nga secili sipas aftesive te tij, te secili sipas nevojave te tij", dmth çdo gje qe eshte prodhuar duhet te shperndahet dhe te shkembehet ne perputhje me kerkesat e shoqerise dhe nevojat individuale.

Kropotkin pas kerkimit dyzetvjecare do te kthehet ne Rusi ne qershor te 1917, ne moshen 75 vjec. Do te mirepritet me entuziazem nga 60.000 ruse dhe nga qeveria e perkohshme revolucionare e Alexander Kerensky. Perseri, nuk do te pajtohet. Kur do ti propozohet vendi i Ministrit te Arsimit do ta refuzoje dhe ate. Edhe pse qendrimi i tije ndaj Bolshevikve ishte kritike – e cila deshmuohet nga letrat e tij te Lenini – do te perqendrohet kunder kunderrevolucionit dhe ushtritive te huaja qe u derguan ne Rusi.

Nuk duroi per shume. Bronkiti kronik, nga i cili vuante e thyeu ne mes kur nje ftohme u zhvillua ne pneumoni. Tre vite pas kthimit ne atdheun e tij Kropotkin do iki nga jeta. Varrimi u be ne Varrezat Novodevichy ne Moske ne prani dhjetera mijera anarkisteve dhe u shnderrua ne nje marshim proteste kunder Bolshevikve nene durimine Leninit i cili friksohej per trazira te pergjithshme ne rast ose ndalohej ose nderhyej ne proteste. Varrim i tij ishte mbledhja fundit masive anarkistesh ne Rusi.

Users also searched:

...