Back

ⓘ Oxhaku i Hysove - Familja ne nje raport per Hapsburget cilesohet si familja me bujare e gjithe Epirit. Ajo i perkiste shtreses se komandanteve ushtarake apo te ..




                                     

ⓘ Oxhaku i Hysove

Oxhaku i Hysove - Familja ne nje raport per Hapsburget cilesohet si "familja me bujare e gjithe Epirit".

Ajo i perkiste shtreses se komandanteve ushtarake apo te bylykbasheve, pra shtreses se atyre familjeve feudale te zonave malore qe nuk kishin prona te shumta tokesore. Keto mbaheshin e pasuroheshin kryesisht duke pajtuar e drejtuar njerez me rroge ne sherbim te forcave te armatosura perandorake dhe te qeveritareve te sanxhakeve brenda apo jashte Shqiperise, ose duke marre nen mbrojtje fshatra e krahina kundrejt shperblimesh. Ndryshe nga ç’pretendohet ne disa gojedhena qe i paraqisin me prejardhje anadollake, meqenese i pari i tyre paska qene nje dervish i arratisur per krime nga rajoni i Anadollit, Hysot vinin nga nje familje e vjeter labe, te paret se ciles kishin qene te krishtere, por qe u islamizuan pas pushtimit osman. Me rrenje te vjetra ne krahinen e Tepelenes, Hysot u dalluan si shtepi bylykbashesh ne fundin e shek. XVII, pikerisht kur Perandoria Osmane filloi te mbushte radhet e forcave te armatosura te saj me ushtare me pagese. Perfaqesuesi i saj ne mbarim te shek. XVII deri ne mesin e dhjetevjetorit te dyte te shek. XVIII ishte Mustafa age Hysoja ose Muço Hysoja. Ne dokumentacionin e kohes ai permendet here si çaush jeniçeresh e here si dizdar i keshtjelles se Tepelenes, por kryesisht permendet si nje aga i pasur e i fuqishem qe ndiqej prej disa qindra trimash luftetare. Ai njihej gjithashtu si rebel dhe si nje nga kreret e kryengritjes se Laberise ne vitet 1704-1714 per te mos paguar xhizjen, ndersa djemte e tij dalin si sipermarres te kesaj takse te rendesishme shteterore ne krahinen e Myzeqese dhe te Mallakastres, te cilen mund ta vilnin, sidomos ne periudhen e anarkise feudale, vetem feudalet me te fuqishem. Muço Hysoja ishte nje nga kreret labe me ne ze dhe familja e tij, njera nga me te shquarat e Laberise, qe kishte filluar te ngjiste shkallet e hierarkise se larte administrative dhe te rivalizonte me oxhaqet kryesore te Shqiperise Jugore ne luften per pushtetin politik. Pjesemarrja e Myftar bej Hysos si komandant ushtarak me rroge ne luften veneto-osmane te viteve 1714-1718 dhe vrasja e tij ne rrethimin e keshtjelles se Korfuzit ne vitin 1716 e rriten rolin te birit, Veli Beut, si pretendent per kreun e sanxhakut te Delvines. Ky pinjoll i Hysove, qe kishte hyre dhender ne oxhakun e Mahmud pashe Konices, arriti te ngrihej ne radhet e mirmiraneve dhe ne mesin e shek. XVIII u emerua qeveritar i sanxhakut te Delvines me graden pashe. Por grindjet per pushtet vijuan dhe u acaruan me tej, prandaj Veli pashe Hysoja nuk qendroi gjate ne pushtet. Pas vdekjes se tij, rivalet munden te kapnin edhe te vene e tij qe e burgosen per disa muaj ne qytetin e fortifikuar te Kardhiqit, per ta liruar pastaj kundrejt nje shperblimi e garancish te miqve te shtepise se Hysove. Sidoqofte kjo shtepi tashme ishte ne radhet e oxhaqeve shqiptare. Nen drejtimin e Ali Beut, djalit te Veli Pashes, ajo do te behej shtepia me e fuqishme e Shqiperise Jugore dhe e gjithe Shqiperise. Sternipi i Muço Hysos dhe djali i Veli Pashes, Ali Beu, nuk e filloi karrieren e tij si hajdut rrugesh, sikurse metohet ne gojedhenat qe jane pasqyruar ne shumicen e literatures se shkruar per jeten e Ali pashe Tepelenes 1740-1822, e sidomos per dyzete vitet e para te jetes se tij. Perkundrazi, ai u rrit e u edukua si te gjithe djemte e tjere te oxhaqeve feudale te kohes se vet. Ali Beu u arsimua si nje bir pashai dhe, duke u ndihmuar nga te afermit dhe sidomos nga miqte e shtepise se vet, qe e kishin lidhur te ardhmen e tyre me ate te kesaj shtepie te degjuar, vu shpejt ne krye te formacioneve ushtarake me pagese te krahines se vet aq te kerkuara nga qeveritaret e ndryshem te sanxhakeve e sidomos nga valiu i Rumelise. Si i tille, ai u lidh me krushqi dyfishe me oxhakun feudal te Asllanpashallive te Gjirokastres me 1768 dhe u be nje nga prijesit ushtarake me te degjuar. Pa arritur moshen 40 vjeç, ai fitoi me 1784 graden pashe ne rreshtat e ushtrise perandorake te Rumelise. Po ate vit, per shkak se Selim pashe Koka kishte uzurpuar pushtetin e sanxhakut te Delvines duke vrare tre vjet me pare Mustafa Pashen e Delvines, Porta e Larte e emeroi mytesarif te ketij sanxhaku. Me kete rast ai u urdherua nga sulltani qe, pasi te shtinte ne dore pushtetin, te ndeshkonte me vdekje fermanliun Selim pashe Koken e perkrahesit e tij kryesore dhe te vilte me force xhizjen e papaguar nga krahinat malore. Ne krye te nje fuqie ushtarake te madhe, me lufte dhe aspak me pabesi, pashai ri zbatoi urdhrat e Portes se Larte dhe ne fundin e vitit 1784 mori ne dore pushtetin e sanxhakut te Delvines. Pas te atit ai u be pashai i dyte i familjes se Hysove qe qeverisi kete sanxhak. Edhe Aliu, qe i perkrahu djemte e Selim Pashes, nuk lejoi t’u konfiskoheshin çifligjet dhe nuk i arrestoi e i burgosi ata, siç pretendojne, pa asnje baze, gojedhenat, nuk u kufizua vetem me sundimin ne kete sanxhak. Te ardhurat e atij sanxhaku te vogel nuk mjaftonin per te perballuar shpenzimet e ushtrise se tij mjaft te madhe, prandaj Aliu synonte te shtinte ne dore sanxhaket me te rendesishem. Qysh ne fillim te vitit 1785 kerkoi qeverisjen e sanxhakut te Terhalles ose ate te Janines. Me 1786 atij iu dha qeverisja e sanxhakut te Terhalles dhe detyra e zevendeskomandantit te derbendeve, kurse ne mars te vitit 1787, kur vezir Ahmet Kurt pasha i Beratit vdiq i helmuar si aleat i Mahmud pashe Bushatlliut, atij iu besua detyra e komandantit te derbendeve. As i biri i vezirit te helmuar, Mehmet Pasha i Ngurzajve, dhe as kunati i ketij, Ibrahim Pasha i Vlorajve, qe hyne ne grindje midis tyre per punen e trashegimit te pushtetit ne sanxhakun e Vlores, nuk ishin ne gjendje te kryenin ate detyre. Por Ibrahim Pasha, i cili arriti te merrte pushtetin ne Berat, nuk mungoi ta kerkonte postin e derbend-pashes dhe te rivalizonte me Ali Pashen per nje kohe te gjate. Duke perfituar nga mungesa e mytesarifit te sanxhakut te Janines, Alizoi Pashes, qe ishte larguar nga Shqiperia dhe ishte derguar ne frontin e luftes me Rusine, pasi u mor vesh me Tahir Pashen e Asllanpashallive qe i kishte dhene Aliut vajzen e vet per grua te dyte dhe, duke pasur perkrahjen e shtresave te pasura te qytetit te rrethit te Janines qe shihnin tek ai te vetmin qeveritar, qe mund te vendoste te ruante qetesine, ashtu siç kishte bere ne Thesali, Ali Pasha i Tepelenes hyri ne Janine dhe vendosi sundimin e vet ne fund te vitit 1787. Ai e vleresonte drejt Janinen kur e quante" kyç te Shqiperise”. Janina prej kohesh priste nje qeveritar si ai per t’u bere me te vertete kyç jo vetem nga pikepamja strategjike e administrative, por edhe nga ana ekonomike, duke u shnderruar ne qender e tregut nderkrahinor te Shqiperise Jugore.