Back

ⓘ Ahmedijati eshte nje bashkesi fetare, te cilen e formoi Mirza Ghulam Ahmad ne vitin 1889 ne Indi dhe qe konsiderohet unanimisht nga te gjithe muslimanet si sekt ..




Ahmedijati
                                     

ⓘ Ahmedijati

Ahmedijati eshte nje bashkesi fetare, te cilen e formoi Mirza Ghulam Ahmad ne vitin 1889 ne Indi dhe qe konsiderohet unanimisht nga te gjithe muslimanet si sekt i dale jashte Islamit. Si levizje Islame me po te njejtin emer zyrtarisht u regjistrua ne vitin 1901 ne Indi nen regjim Britanik te atehershem. Ahmedianet pohojne se emrin e tyre e kane jo nga themeluesi por nga profeti i shenjte Muhamedi a.s. ku ne Kur`an suren 61:6 ku Ahmadi permendet nga Isai i biri i Mejremes si pasues i tije, keshtu qe emrin e vete levizja ne menyre te kjarte e lidhe me paralajmerimet e bera ne kohen e Profetit muhametit a.s.

Themeluesi i Ahmadiyyatit me qendrimin e tij i jep karakter paqesor misionit te tij qellimi i te cilit eshte rikthimi mesimit Islam sikurse gjate kohes se shfaqjes se tije Islamit. Ne fillim perkrahesit e tije ishin njerez intelektual te cilet e kuptonin gjuhen e tije komplekse. Mirepo nga shume besimtare mysliman kjo levizje kundershtohet dhe cilsohet si levizje jo Islame.

Ne vitin 1880 Mirza Ghulam Ahmad boton dy pjeset e para te kryevepres se tije "Brahin-i Ahmadiyya", e cila ne boten islame njihet si veper e plotefuqishme dhe me plote origjinalitet. Pas vdekjes se Mirza Ghulam Ahmad udheheqjen e Ahmedianeve e merr Kalifati.

                                     

1. Ahmadiyya Anjuman Ischat-i Islam Lahore

1500-2000 Ahmedian kishin zgjedhur Kalifin e II, mirpo rreth 50 persona te udhehequr nga Muhamad Aliu dhe Khwaja Kamal-ud-Din refuzojne udheheqjen e tille dhe formojne ne Lahore te ashtuquajturen Ahmadiyya Anjuman Ischat-i Islam Lahore, e cila udhehiqet nga nje presidenc ne krye me Emirin. Nga nje udheheqje spirituale kalifati dhe Baiati duhet hjekur dore ishte mendimi i tyre atekohe. Ky ushte nje Sekt i devijuar totalisht nga Islami i vertet.

                                     

2. Ahmadiyya Muslim Jamaat

Mirza Basheer-ud-Din Mahmood Ahmad perfitoi shumicene xhematit por nje pjese e intelektit ahmedian kishte shkuar ne Lahore. Edhe financiarisht ne Lahore ishin me te forte, keshtu qe edhe misionet e para si Woking dhe Berlin hapen shume shpejt.

Edhe pse ne nje moshe te re 25 vjeqare Kalifi II arriti te organizoj dhe forcoj xhematin e tije. Me kalimin e kohes AMJ rrit dukshem numrin e xhematit, ne Lahore verehet nje stagnim edhe pse edhe sot kane misionet e tyre neper vende te ndryshme, thjeshte verehet stagnimi i tyre.

                                     

3. Xhihadi

Mirza Ghulam Ahmad pezullon te drejten qe per shkaqe religjioze te luftohet me arme. Keshtu qe xhihadi klasik lufta e amatosur duhet te zhduket njeher e pergjithmone. Pra xhihadi i armatosur duhet te zevendsohet me xhihadin e argumenteve. Sipas nje Hadithi ngjyra e shkruar e pendes ne leter eshte me e vlefshme se gjaku i derdhur i nje martiri qe ne fakt eshte hadith jo autentik. Nderkohe qe sipas Doktrines Islame askush nuk ka te drejte te shfuqizoje nje norme te Islamit pas perfundimit te Revelates Hyjonre e cila u mbyll me vdekjen e Profetit Muhamet a.s.

                                     

4. Indi/Pakistan

Pas ndarjes se gadishullit Indian ne vitin 1947 Ahmedianet detyrohen te largohen nga Qadian-i. Per shkaqe sigurie ne menyre qe te ruanin institucionet, bibliotekat, shkollat, varrezat ne {{Qadian" mbesin 313 Ahmediane `Derwishan-e-Qadian`. Fillimisht vendosja bahet ne Lahore. Mirepo ne shtator te vitit 1948 pasi qe kishin ble nje toke nga qeveria vedoset gurethemeli i qytetit Rabwah. Pas nje viti e tere qendra institucionale bartet nga Lahore ne Rabwah. Ketu edhe qendron i tere institucioni gjer ne vitin 1984 ku Kalifi i IV per shkak te represioneve te shumta nga qeveria Pakistaneze migron ne Londer, pra gradualisht barten institucionet kryesore ne Londer.

                                     

5.1. Evrope Britania e Madhe

Ne vitin 1913 mberrin ne Londer juristi Indian Khwaja Kamal ud-Din, ne Woking shitej Gjamia -Shah-Jahan. Pas blerjes se saje kz organizon Woking Muslim Mission, mision i cili gjer ne vitin 1960 udhehiqet nga AAIIL.

Ne vitin 1924 Kalifi II nise themelet e Gjamise Fazl ne Londer. Hapja e kesaj Gjamie behe tme 23.10.1926, dhe gjer ne vitin 1984 ishte kryesishte qendra e aktiviteteve ne Britanin e Madhe.

                                     

5.2. Evrope Gjermani

AMJ dhe AAIIL pothuajse njekohsisht dergojne misionarte e pare ne Gjermani, diku ne vitin 1920. Ne vitin 1920 arrijne te krijojn teashtuquajturen Bashkesin Islame Gjermane, ne Berlin. Rreth 40 kombe te ndryshme perfaqesonin xhematin e kesaj bashkesie.

Me 09.10.1924 AMJ vendos gurethemelin e Ghamise Wilmersdorfer ne Berlin. Kjo gjami hap dyert per xhemat me 26.04.1925 dhe eshte njeherit gjamia me e vjeter e ruajtur ne Gjermani. Fillimisht njihej si Xhamia e Berlinit.

Umar Rolf von Ehrenfels pasi kishte ndegjuar per ndertimin e kesaj xhamie se shpejti pranon Islamin. Me pastaj shkon ne Vjene ku edhe ngrite misionin Ahmedian i cili vepron gjer ne okupimin e Austrise nga forcat naciste ne vitin 1938. Pas okupimit nga Gjermania Fashite Umar Rolf von Ehrenfels shkon n; Indi

Gjamia e Berlinit perj vitit 1924 gjer ne vitin 1940 boton revisten Revista Myslimane. Mirepo ne pamundesi te oranizimit te ndonje aktiviteti shume misionare largohen ne Indi apo Britani te Madhe. Keshtu qe pas luftes fillon riorganizimi i xhematit. Prej vitit 1946 e gjer ne vitin 1962 Sheiku Nasir Ahmad fillon organizimin misioneve ne territoret Gjermane. Fillimisht nga Zvicrra i lejohet nga forcat aleate qe te udhetoj neper gjermani. Me 1957 ndertohet Gjamia Fazle-Omar ne Hamburg ne vitin 1957 dhe Gjamia-Nuur ne Frankfurt am Main ne vitin 1959.

Me 09.08.1955 formohet Levizja Ahmediane ne Gjermani me qender ne Frankfurt, me vone ne vitin 1966 qendra bartet ne Frankfurt am Main. Prej vitit 1988 levizja merr emrin Xhemati i Myslimaneve Ahmedian ne Gjermanin Federale.

Sot qendra e Ahmedianeve eshte ne Frankfurt dhe mban emrin Bait us-Sabuh kurse Haider Ali Zafar eshte udheheqes i misionit ne Gjermani. Abdullah Uwe Wagishauser mban postin e Emirit.



                                     

5.3. Evrope Zvicerr

Me 13.10.1946 tre misionaret Sheikh Nasir Ahmad, Abdul Latif dhe Ghulam Ahmad Baschir mberrijne ne Cyrih. Ne plan ishte hapja enje misioni ne Gjermani. Ne Gjermanin e pase luftes ishte shume veshtire te mirrej leja per hyrje dhe qendrim, tentativat e para bahen nga Zvicra, mirepo nga pamundesia e udhetimit Abdul Latif dhe Ghulam Ahmad Baschir udhetojne per ne Holande.

Users also searched:

...
...
...