Back

ⓘ Safete Juka. Ajo lindi ne qytetin e Shkodres, ne familjen e njohur Juka. Mbaroi ne Tirane Institutin Femeror Nana Mbretneshe dhe me renien e mbreterise, sebashk ..




                                     

ⓘ Safete Juka

Ajo lindi ne qytetin e Shkodres, ne familjen e njohur Juka. Mbaroi ne Tirane Institutin Femeror "Nana Mbretneshe" dhe me renien e mbreterise, sebashku me familjen emigroi ne Turqi, Egjipt me ne fund ne SHBA. Ishte e bija e Musa Jukes, ish-ministri i Brendshem i Mbretnise Shqiptare.

Kreu studimet e larta dhe dhà mesim edhe ne disa Universitete amerikane. Ishte nje studiuese e analiste e mire e problemeve kosovare, ku dhà nje kontribut te çmuar ne kete fushe. Ajo bashkepunoi shume me gazeten "Shkodra". Gjithe jeten e saj ìa kushtoi letrave dhe Kadareja e ka cilesuar si intelektualen me te madhe shqiptare. Dr. Juka ka dhene mesim ne Universitetin Georgetown/Washington. Eshte intervistuar nga departamenti amerikan i shtetit, gazeta me ze, dhe kanale televizive te SHBA gjate luftes ne Kosove per mendim shkencor mbi origjinen e Shqiptareve. Pergatitja dhe baza faktuale e S. Jukes kane qene mbreselenese per degjuesin e panjohur amerikan. Ka shkruar libra dhe botuar studime vetem ose bashke me F. Freundlich, bashkeshortin. "Albanian Golgotha" eshte ne listen e Librarise se Kongreseve.

                                     

1. Trivia

Ky ishte amaneti i saj i fundit. Nje ndihme per Biblioteken Kombe-tare. Jo pak, por 40.000 dollare eshte shifra e depozituar ne nje banke te Nju Jorkut dhe tanime e kaluar ne nje banke shqiptare, ne emer te Bibliotekes Kombetare te Shqiperise. Eshte nje dhurate e Prof. Dr. Safete Sofia Jukes. Kater vjet pas vdekjes plotesohet amaneti i studiueses, e cila mbetet e njohur ne kulturen shqiptare per punimet e saj historike, nder te cilat dallon monografia "Kosova: The Albanians in Yugoslavia in light of historical documents", Nju Jork 1984, Kosova:Shqiptaret ne Jugosllavi ne driten e dokumenteve historike Mesohet se ka qene e motra e studiueses, Lume Juka, e cila i ka komunikuar kete deshire drejtorit te Bibliotekes Kombetare te Shqiperise, "Prof. Dr. Safete Sofia Juka - moter e jemja e dashtun e njeri me vlere -ka depozitue ne nji Banke te New York-ut nji shume prej $ 40.000 dyzet mije dollare qe ti kalojne Bibliotekes Kombetare Shqiptare. Nuk ka kene e pasun. Ia ka hjeke vetes me ia dhurue bibliotekes. Ka çue nji jete fare te thjeshte. Ka banue me qerá ne nji apartament te vogel, pa lukse, por te mbushun me piktura te sajat dhe me libra ne gjuhe te ndryshme. Ka pase nji kulture te gjane, por gjithashtu nji modesti te pashoqe. Respekti qe kishte per dije dhe per librin ishte i pafund. Lexonte pa u ndale, qysh se ka kene fmí dhe i thojshim: "TI KÉ LÉ ME LIBER NE DORE". Nuk ka mendue kurre me u ba "e njoftun". Çdo veper e saj ka kene vetem ne kerkim te se bukures, te se mires, te se vertetes, tue u mundue qe ti shprehi ato ne menyre te persosun", i shkruan Lume Juka, drejtorit te BK-se, i cili na ofroi leterkembimin e tij me te. "Ket dhurate, motra e ka ba me gjith zemer, e sigurte se do te perdoret per te miren e bibliotekes. Nuk ka vue asnji kusht apo kondite… Vetem nese, ju dhe komisioni, do ta shifni te arsyeshme me nderue nji gjest te tille tue mendue se mund te frymezoje edhe njerez te tjere me ba te njajten gjâ, e keshtu do tu ndihmonte biblioteka", vazhdon Juka, duke cituar me poshte nje shkrim te gazetes "Illyria", 18-24 mars 2006, ku Ismail Kadare terhoqi vemendjen e Qeverise shqiptare per moskujdesin e duhur ndaj bibliotekave shqiptare. "Lexuesit nuk kane aq para sa te blejne te gjith librat, ndaj duhen biblioteka te mira, te kompletuara, dhe me gjitha kushtet, ne menyre qe te terhiqet sa me shume lexuesi drejt librit.

Eshte pergjegjesi e Qeverise shqiptare qe te ua bejne te lehte leximin e librit lexuesve", citon ajo. Nga ana e vet, drejtori i Bibliotekes Kombetare, i ka premtuar znj. Juka, se shuma e lene prej se ndjeres do te miradministrohet ne respekt te legjislacionit shqiptar ne fuqi. Simbas vendimit te njezeshem te Keshillit Shkencor te Institucionit do te perdoret vetem-e-vetem per pasurimin e Bibliotekes Kombetare me botime te fushave te Albanologjise dhe Balkanologjise. Sipas tij i gjithe koleksioni ne fjale do mbaje shenimin e dallueshem: "Nga dhurimi i Znj. Safete Juka".

Apartamenti i saj i vogel, qe ka pasur per "pasuri" vetem libra dhe piktura, sikurse Ju tregoni, me kujton apartamentin tim, gjithashtu krejt modest, qe per pasuri ka jo me shume se "libra" dhe "piktura". Ndaj dhe ndihem dyfish i emocionuar per aktin bamires te motres Suaj dhe per modelin e jetes se Saj gjithnje me te rralle ne ditet tona".