Back

ⓘ Motori Stirling. Motori me gaz te nxehte krahas makines me avull eshte makina me e vjeter levizese me nxehtesi. Patenten per kete makine si duket e ka paraqitur ..




Motori Stirling
                                     

ⓘ Motori Stirling

Motori me gaz te nxehte krahas makines me avull eshte makina me e vjeter levizese me nxehtesi. Patenten per kete makine si duket e ka paraqitur R. Stirlingu me 1816.

Procesi termodinamik i kesaj makine me nxehtesi perbehet nga kater gjendje ideale te ndryshimit: kompresimi nen temperature te ulte Isoterma me futje te nxehtesise ; futja e nxehtesise per vellim konstant Isokori ; ekspansioni tek temperaturat e larta Isoterma me futje nxehtesie ; futja e nxehtesise per vellim konstant Isokori.

Gazi i perdorur sot zakonisht heliumi vepron brenda nje sistemi te mbyllur nen shtypje prej 140bar, gjegjesisht shtyhet nga nje dhome e nxehte ne dhomen e ftohte dhe anasjelltas. Brenda sistemit, ne mes te ketyre dhomave gjendet kondensatori i nxehtesise regjeneratori. Ky regjenerator, dhomes se ftohte i merr nxehesin gazi rrymues dhe ia jep prape gazit qe kthehet.

Perparesia e motorit me nxehtesi qendron ne futjen nga jashte te nxehtesise nepermjet te se ciles arrihet djegia e vazhdueshme e lengut - apo lendes ne forme gazi ne forme te ngurte - nen sasi te madhe mbetese te ajrit, mbeturina pake te demshme, zhurme e vogel dhe kendeveprimi i mire. Mangesi qe sot e dallohet nder tera eshte kostoja e larte e prodhimit te tyre, kapaciteti i pa zbatueshem si dhe kontrollimi i veshtire i shfrytezimit te kapacitetit.

Dy nga modelet e zhvilluara deri me sot, dallojne ndermjet veti ne menyren e konstruktimit me te cilen behet ndryshimi i vellimit te dhomes se nxehte dhe te ftohte. Tek motoret me veprim te dyfishte, qe te dy dhomat gjenden ne cilindra te ndryshem, tek tjetri dhomat jane te vendosura ne nje cilinder.