Back

ⓘ Atlantida, ne greqisht Ἀτλαντίς eshte nje histori e hershme, ndoshta me e vjetra ne bote, duke ja kaluar edhe vet bibles qe erdhi tek ne nepermjet Filozofit dhe ..




Atlantida
                                     

ⓘ Atlantida

Atlantida, ne greqisht Ἀτλαντίς eshte nje histori e hershme, ndoshta me e vjetra ne bote, duke ja kaluar edhe vet bibles qe erdhi tek ne nepermjet Filozofit dhe nxenesit te Sokratit, Platonit.

Ironikisht te dyja flasin per nje permbytje globale. Kjo histori eshte pjese e vepres se tij, Timaeus dhe Kritias qe u shkruajt rreth viteve 400 p. e. Ne pershkrimin e tij ai flet per nje civilizim mjaft te zhvilluar, per kohen e saj, me nje ushtri aq te fuqishme sa mund te pushtonte gjithe boten e njohur. Sipas pershkrimit te Platonit kjo histori u rrefye per here te pare ne vitin 600 p. e. nga nje prift egjiptian tek ligjvenesi dhe paraardhesi i Platonit, Soloni. Soloni ia kaloi ate Dropides dhe ky i fundit ia kaloi historine Kritias, karakterit i cili e rrefen ate ne vepren e Platonit.

Plot toka pjellore, pallate madheshtore e tempuj mahnites kushtuar kryezotit atlantas Posedonit qe mbushur kjo perandori misterioze dhe e humbur. Lagjet Atlantide zbukuroheshin me kopshte, faltore, pallate dhe me rrjete te tera kanalizimesh e rrugesh. Ne kete qyteterim arkitektura, ekonomia dhe fushat e tjera ishin shume te zhvilluara. Sipas historise Poseidoni, zoti i deteve, e ndertoi Atlantiden te rrumbullaket. Dy rrethe toke dhe tre uji njera brenda tjetres i dhane asaj nje forme te veçante dhe unike per te gjitha koherat. Kjo forme eshte bere dhe simboli i atij qyteterimi te hershem.

Gjithsesi keto fakte na mahnitin dhe na shfaqin para syve tane nje parajse.

Nje Oas ne nje det te ashtuquajtur Deti Atlantik. Vendndodhja e ketij deti nuk dihet me siguri. Disa mendojne te jete Oqeani Atlantik, por shume te tjere debatojne se ne kohen e Platonit ai Oqean nuk ishte emertuar akoma si edhe nuk dihet a frekuentohej. Vertetesia e kesaj historie eshte nje debat akoma me i madh.

Dy grupet me te medha jane:

  • Atlantologet te cilet besojne se ky qyteterim ekzistonte ;
  • Kritiket te cilet mendojne se kjo s’eshte gje tjeter perveçse nje pjelle imagjinate e tepruar e Platonit.
                                     

1. Vendndodhja hipotezat e saje

Sicili

Nje ide tjeter interesante eshte edhe ajo e Sicilise. Nje Amator Gjerman me profesion programist ka hedhur idene se Atlanti nuk eshte gje tjeter por historia e mbretit Italos.

                                     

1.1. Vendndodhja hipotezat e saje Malte

Malta eshte nje ishull i vogel ne juglindje te Sicilise. Eshte vertetuar se ajo sot permban Strukturat me te vjetra ne bote te cilat per çudi jane tempuj te rrumbullaket. Shume hulumtues debatojne se Malta i permbush kushtet per tu quajtur kandidat per vendndodhjen e ishullit te Atlantit.

Anton Mifsud, Simon Mifsud, Chris Agius Sultana and Charles Savona Ventura ne vepren e tyre te titulluar Jehona e Ishullit te Platonit japin detaje dhe deklarojne se tempujt Malteze nuk jane gje tjeter por tempujt e Atlantit dhe vet Malta eshte Mali i famshem ATLAS.

Vitet e fundit kesaj teorie i eshte bashkengjitur dhe Hulumtuesi Shqiptar Albert s. Nika. i cili pretendon ta kete lexuar Platonin ne greqishten e vjeter dhe kembengul me vendosmeri se Atlanti nuk eshte gje tjeter por nje ishull i mbytur ngjitur me Malten. Sipas Nikes ; fjala Atlas nuk eshte gje tjeter por vet fjala Malte ne gjuhen e vjeter entruskiane.

                                     

1.2. Vendndodhja hipotezat e saje Qipro

Irano-Amerikani Robert Sarmast, ne 2004-en dhe ne 2006-en ndermori ekspediten me te shtrenjte dhe me te sofistikuar nga ana teknologjike qe ka pasur per kerkimin e Atlantit. Vendi i qe ai mendon te kete gjetur Atlantin eshte ne jug perendim te ishullit te Qipros rreth 1.600 metra nen nivelin e detit. Megjithese ne ekspediten e fundit ai u zhgenjye per arsye se muret qe ai pretendonte se ishin artificiale nuk dolen gje tjeter veçse mbeturina vullkanike ai vazhdon te mbroje teorine e tij dhe asaj i ka bashkangjitur edhe librin e njohur URANTIA.

                                     

1.3. Vendndodhja hipotezat e saje Sardenja

Ne vitin 2002 Gazetari Italian Sergio Frau publikoi vepren e titulluar Kolonat e Herkulit ne te cilen ai deklaron se perpara Eratosthenit te gjithe Shkrimtaret e kohes se lashte i vendosnin ato ne ngushticen e Sicilise dhe Tunizise. Sipas tij Atlanti nuk eshte gje tjeter pervecse ishulli i Sardenjes. Ne prill te 2005 teoria e Fra-ut u debatua ne nje konference te posaçme e organizuar ne Paris.

                                     

1.4. Vendndodhja hipotezat e saje Shqiperi

Ideja se Atlanti mund te ishte ne brigjet e Durresit te lashte i eshte bashkangjitur listes se pafundme te teorive per gjetjen e Atlantit. Kjo teori eshte bazuar ne historine e pasur qe ka pasur ky qytet antik dhe ngjashmerise qe forma e portit ka me pershkrimin e dhene nga Platoni.

                                     

1.5. Vendndodhja hipotezat e saje Sicili

Nje ide tjeter interesante eshte edhe ajo e Sicilise. Nje Amator Gjerman me profesion programist ka hedhur idene se Atlanti nuk eshte gje tjeter por historia e mbretit Italos.

                                     

1.6. Vendndodhja hipotezat e saje Spanje

Nje nga teorite me te vjetra dhe me popullore eshte edhe ajo e Spanjes. Shume studiues nga fusha te ndryshme e ilustrojne me teorite e tyre personale vendndodhjen e ketij qytetit ishull antik. Me hollesisht ata deklarojne se nje ishull, tashme nen nivelin e detit, eshte nje mbeturine e Atlantit. Ishulli i Spartelit, qe ndodhet perballe ngushtices se Gjibraltarit u propozua nga gjeologjisti Jacques Collina-Girard ne shtator te 2001-ishit ne revisten shkenca Akademike. Kesaj ideje i eshte bashkangjitur edhe nje amator, Georgeos Díaz-Montexano, i cili disa here ka akuzuar gjeologun per vjedhjen e punes se tij. Secili prej tyre deklaron se tjetri eshte nje pseudo-shkencetar.

                                     

1.7. Vendndodhja hipotezat e saje Izrael

Jaime Manuschevich propozon se vendi i vertete i Atlantit nuk eshte gje tjeter pervecese Izraelit te dikurshem. Sipas tij ne kohen e Atlantin kjo periferi ishte nje ishull luginen e Jezreel-it ne veri si edhe me detin e vdekur ne lindje.

                                     
  • përdorimi i jashtëtokësorëve në Qielli bie mbi kokën e tij dhe qytetin e Atlantida në Obelix në anije. Asterix around the World në anglisht asterix - obelix - nl
  • kanalizoi përgjigjet e pyetjeve mbi astrologjinë, rimishërim dhe Atlantis Atlantida ndërsa ndodhej në gjumë. Për këtë ai quhet edhe profeti që fle Ai

Users also searched:

...
...
...