Back

ⓘ Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi. Shperngulja e shqiptareve prej Kosoves ne Turqi 1912-1915 Sipas dokumenteve qe gjenden ne Arkivin e Sekretariatit Federativ ..




                                     

ⓘ Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi

Shperngulja e shqiptareve prej Kosoves ne Turqi 1912-1915

Sipas dokumenteve qe gjenden ne Arkivin e Sekretariatit Federativ te Puneve te Jashtme ne Beograd, ne Fondin PO Politçko Odelenje nga konsulati gjeneral jepen keto te dhena per shpernguljen e shqiptareve neper Selanik ne Turqi. Sipas dokumentit numer 1246 te perpiluar me 12 prill 1914 jepen keto shifra:

nentor 1912 ne Turqi shperngulen 8866 shqiptare,

dhjetor 1912 ne Turqi shperngulen 11493 shqiptare,

Gjate janarit 1913 shperngulen 12087 shqiptare,

Gjate shkurtit shperngulen 1288 shqiptare,

Gjate Marsit shperngulen 7553 shqiptare,

Gjate prillit shpengulen 6725 shqiptare,

Gjate Majit shperngulen 12813 shqiptare,

Gjate qershorit shperngulen 9386 shqiptare,

Gjatê korrikut shperngulen 21045 shqiptare,

Gjate gushtit shperngulen 29312 shqiptare,

Gjate shtatorit shperngulen 13380 shqitpare,

Gjate tetorit jane shperngulur 14764 shqiptare,

Gjate nentorit shperngulen 17313 shqiptare,

Gjate dhjetorit shperngulen 15502 shqiptare,

Gjate janarit te vitit 1914 ne Turqi shperngulen 10182 shqiptare,

Gjate shkurtit ne Turqi shperngulen 25060 shqiptare,

Gjate Marsit ne Turqi shperngulen 12346 shqiptare,

Gjithsej, sipas dokumentit, vetem ne Turqi, jane shperngulur 239807 persona. Ne kete shifer theksohet se nuk hyjne femijet qe ishin nen moshen 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet ne keto dokumente, se neper Kavalle kane kaluar edhe 4 mije familje myslimane, por edhe po aq permes rruges tokesore. Te gjithe keta persona thuhet se i kane çuar ne Turqi me 395 anije evropiane. Sipas te dhenave te "Komitetit te Kosoves", gjate prillit te vitit 1914 per ne Turqi jane shperngulur: 6520 shqiptare.

Gjate majit per ne Turqi jane shpernguljur 15414 shqiptare,

Gjate qershorit per ne Turqi jane shperngulur 14821 shqiptare

Gjate korrikut per ne Turqi jane shperngulur 26237 shqiptare,

Te gjitha keto te dhena i ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike "Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije", K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618.

Sipas te dhenave te Ministrise se Puneve te brendshme te mbreterise serbe 1912-1915 ne Kosove ishte planifikuar te kolonizohen 20 mije serbe ne zonne e okupuar nga serbet dhe 5 mije malazeze ne zonen e Kosoves te okupuar nga malazezet.

Users also searched:

...