Back

ⓘ Shqetësimet e një obezi. Shqetesimet e nje obezi eshte filmi me ri i regjisorit Pluton Vasi, per te cilin ai eshte ne te njejten kohe edhe skenaristi. Premiera ..




                                     

ⓘ Shqetësimet e një obezi

Shqetesimet e nje obezi eshte filmi me ri i regjisorit Pluton Vasi, per te cilin ai eshte ne te njejten kohe edhe skenaristi.

Premiera e filmit" Shqetesimet e nje obezi” u shfaq me 16 dhjetor 2008. Filmi, 70 minuta, sjell me vete situata sa komike aq edhe dramatike.

Me aktoret Xhevahir Zeneli, Marjana Kondi e Arben Derhemi, ai ka zgjedhur te sjelle nje film sa komik aq edhe dramatik. Regjisori, i cili e njeh mjaft mire edhe fushen mediatike, ka sjelle ne vemendje nje personazh i cili eshte gazetar. Shqetesimet e vezhgimeve vetjake, ai i ka percjelle permes personazhit, gazetarit Peçi Poro.

Shqetesimet e nje obezi”, Peçi Poro, personazhi kryesor i filmit, na vjen i dyzuar. Te tilla vijne edhe ngjarjet qe i ndodhin çast pas çasti e dite pas dite. Nje dyzim i ngjarjeve dhe i peshtjellimeve personale qe regjisori e skenaristi Pluton Vasi ka zgjedhur ti percjelle permes filmit" Shqetesimet e nje obezi”, per te cilin ka punuar rreth nje vit. Peçi Poro eshte gazetar dhe prej shume vitesh punon ne nje stacion televiziv privat. Ai ka fituar nje projekt per te realizuar nje dokumentar" Mbi personalitetin ne Shqiperi”. Duke rremuar neper arkiva, per te ngjizur dokumentarin, gazetari perballet me historine e shqiptareve te para viteve 90. Ata jane te gjithe te varfer te gjithe te lumtur ne varferine e tyre. Duartrokasin te gjithe ne te njejten kohe dhe ne te njejten menyre" Parti-Enver”. Nepermjet arkivave, zbulohet hap pas hapi evoluimi i shoqerise shqiptare. Kronikat e kohes rrefejne ndryshimin, qe jo gjithnje eshte per mire e jo gjithnje eshte per keq. Jane te gjithe te dyzuar, ne nje shoqeri" moderne” qe vuan mentalitetin se shkuares. Gazetari gjendet perballe njerezish me psikologji dhe me mentalitete nga me te ndryshmet qe vijne te dyzuar gjithashtu." Per keto arsye, une ndalova ne kete fenomen. Kam zgjedhur te perdor materiale arkivi, sepse kuzhina ka edhe kripe, ne film arkiva eshte e tille, ajo ze vend ne çdo moment. Ne kete film, njeriu nuk eshte thjesht nje personazh artistik. Nje personazh, nje njeri, nje aktor nuk mund te marre persiper vetem nje gje te krijuar diku, me nje frymezim te dikujt”, vazhdon regjisori. Per te, çdo njeri, çdo institucion siç eshte media, apo politika dhe ekonomia, duhet te jene me kembet ne toke. Gjithçka mbetet e dokumentuar dhe zgjohet here pas here si nje thirrje se shkuares. Ne vazhdim, gjate punes dhe kerkimeve per dokumentarin, gazetari Peçi Poro perjeton medyshjen se sa edhe ai vete eshte pjese e kesaj situate ne te cilen ndodhet e gjithe shoqeria ne te vertete. Projektin per dokumentarin, personazhi kryesor e ka fituar ne nje kohe kur ai vete perjeton nje realitet tjeter me gruan e tij Agllaine. Nepermjet vetes, historise se tij personale, ai flet per personalitetin e nje shoqerie. Gruaja e tij, Agallia, dashuron dy burra. Te dy ata e duan shume. Behet fjale per dy, sepse dhe vete komedia ka lidhje me dyzimin e personalitetit te njeriut, sidomos ne tranzicionin e gjate shqiptar. Filmi ngre pikepyetje te cilat e shqetesojne ne jeten private Peçin dhe qe japin pergjigje nepermjet nje dokumentari qe ai eshte duke realizuar. Teksa na rrefen realitetin e tij, qe eshte i lidhur ngushte dhe qe eshte njesoj i ngjashem edhe me realitete te shqiptareve te tjere, publiku behet pjese aktive e imazheve qe i kalon para syve. Megjithate, mes gjithe ketyre shqetesimeve, ngrihen pikepyetje, por nuk ka perfundime, ato regjisori i le ne dore te intervistuarve per dokumentarin. Gjendemi perballe pergjigjeve te ndryshme per situata te ndryshme. Keshtu ndodh ne rastin kur preket tema e xhelozise, e personalitetit te njeriut, e gruas ne shoqeri. Po ashtu edhe kur ngrihet pyetja se sa ndikon hyrja e Shqiperise ne NATO ne pakesimin e divorcit, apo ne ndryshimin e mentalitetit te shqiptareve, apo sa ndikon nje grua ne personalitetin e nje burri. apo cili do te ishte hapi i pare qe nje bashkeshort/e shqiptare do te ndermerrte nese zbulon qe partneri e tradhton. Edhe pse ne dukje pyetje naive, keta pyetesore dhe pergjigjet here te zgjuara, here qesharake e here naive me diversitetin e tyre percjellin mentalitetin e shoqerise ku ne jetojme.