Back

ⓘ Lumi i Senës. Sena eshte njeri nga lumejt me komunikacion lumor shume te zhvilluar te Frances, eshte i lundrueshem gati ne te gjithe rrjedhen e tij. Buron ne Cô ..




                                               

Parisi

Parisi ose Parizi eshte kryeqyteti i shtetit te Frances dhe krahines se Île-de-France dhe qyteti me i madh i Frances. Ne tekstet e moçme latine Parisi emerohet edhe Lutetia apo Lutezia. Lumi Sena e ndan qytetin ne nje dy pjese. Pjesa veriore dhe pjesa jugore. Parisi zyrtarisht numeron 2.138.551 banore, ndersa ne krahinen e Parisit jetojne 11.564.680 banore. Nje vendbanim i rendesishem per me shume se dy mijevjeçare, Paris u be, qe nga shekulli i 12-te, nje nga qendrat me kryesore te Evropes per aresimin dhe artet dhe qyteti me i madh ne boten perendimore deri ne fillim te shekullit te 18-t ...

Lumi i Senës
                                     

ⓘ Lumi i Senës

Sena eshte njeri nga lumejt me komunikacion lumor shume te zhvilluar te Frances, eshte i lundrueshem gati ne te gjithe rrjedhen e tij. Buron ne Côte-dOr ne lartesi mbidetare 471 m. Gjatesia e tij nga burimi deri te grykederdhja ne oqeanin Atlantik eshte 776 km. Ne rrjedhen e tij i lag qytetet Troyes, Rouen, Paris, Le Havre dhe disa qytete me te vogla.

Anijet tejoqeanike ndalen ne limanin Rouen, i cili eshte vetem 120 km larg grykederdhjes se Senes. Mbi Sene jane ndertuar shume ura disa prej me te njohurave jane Pont Louis-Philippe, Pont Neuf ne Paris pastaj ura Pont de Normandie, njera nga me te gjatat ne bote e cila i lidh qytetet Honfleur dhe Le Havre.