Back

ⓘ Sami Repishti. Leu ne gjirin e familjes se Hafiz Ibrahimit dhe Hava Bushatit ne lagjen Dudas ne Shkoder me 6 prill 1925, i ati figure me autoritet ne shoqerine ..




                                     

ⓘ Sami Repishti

Leu ne gjirin e familjes se Hafiz Ibrahimit dhe Hava Bushatit ne lagjen Dudas ne Shkoder me 6 prill 1925, i ati figure me autoritet ne shoqerine shkodrane te asaj kohe dhe me pas deputet ne Kuvendin Kombetar. Ne vendlindje kreu mesimet fillore ne shkollen "Oso Kuka" dhe te mesmen prane gjimnazit te Shkodres ku ra ne kontakt edhe me levizjen komuniste qe levrinte ngahera ne mjediset rinore te qytetit por sidomos pas 7 prillit 1939.

Me 1942 mbaron maturen. Niset ne Tirane per te marre pjese ne nje konkurs, per shkollen e larte jashte shtetit. 112 kandidatura, konkuronin per 28 bursa studimi te profesioneve te ndryshme. Mbas 2 diteve, ai merr vesht se ka fituar burse nga ministria e Arsimit per ne Fakultetin e Historise se Firences.

Me mberritjen ne atdhe me 1943 shkon te veroje ne Repisht, prej ku kishte origjinen familja e tij. Prejse strehoi nje nip te tijin qe kishte ide komuniste, autoritetet fashiste e arrestojne te atin dhe e torturojne duke vdekur kesodore prej hemoragjise me dt. 29 shtator 1943. Duke qene keshtu i pari i shtepise detyrohet ti siguroje buken familjes.

Punon ne Sektorin e Rindertimit me te hyre ne pushtet regjimi i ri. Themelon me shoqerine e tij nje Organizate te Rinise Demokratike, shperndane trakte dhe i dorezuan nje Memorandum nje deputeti anglez qe vizitoi Shkodren dhe ndihmonin familjet te arratisurve. Ne maj te 1946 mori pjese ne proçesionin e varrimit te Arqipeshkvit Imzot Gasper Thaçi. Ishte data 22 tetor 1946, kur ne vendin e punes mberrijne forcat e Sigurimit dhe marrin nen pranga te riun me akuzen" Agjitacion e propagande kunder shtetit”. Per 14 muaj, Samiu iu nenshtrua hetimeve intensive ku takon dhe prof. Kole Prelen. Denohet nga pretenca e gjyqit me 15 vjet heqje lirie, ne burg do shoqerohej me P. Çiprian Niken dhe vellane e prof. Koles, Markun. Me 28 nentor 1947 dergohet ne Burgun e Madh, dhe me tej ne kampin e Vloçishtit, ne Beden te Kavajes me 1948. Mbas kampit te punes se detyruar ne Orman Pojan te Korçes, Samiu rikthehet ne burgun e Shkodres, ne fund te muajit nentor.

Mbas daljes nga burgu me 1956 punoi javen e pare si pastrues i barit te keq ne stadium, javen e dyte e caktojne te punoje ne kanalizimin e tokave te Qendres Zooteknike. Keshtu e gjeti edhe viti 1956. Me vone si ndihmes karpentier ne vendlindje deri ne diten e arratisjes, 22 gusht 1959. Ne Jugosllavi izolohet dhe mandej lirohet nga ky izolim ne prill 1961 dhe punesohet perkohesisht nderkohe studion serbokroatishten dhe anglishten. Por shume shpejt qershor 1961, perfundon ne kampin e refugjateve te Geroves, Kroaci.

Me 1 shtator 1961, arratiset nga kampi i Geroves dhe vendoset ne Itali. Qendroi ne Trieste, ne kampin e refugjateve San Sabba, ku ne tri jave fitoi te drejten e azilit politik. Mbas nje qendrimi gjashtemujor ne kampet e Capua-s dhe Latina - s, prane Napolit dhe Romes, mbas shume vuajtjesh, me 9 prill 1962, emigroi per ne ShBA. Merr pjese ne takimin e pesedhjete vjetorit te "Vatres", ku dhe takon mikun te atit ne periudhen e opozitarizmit, Imzot Nolin. Fitoi qytetarine citizenship amerikane me 1968. Doktoroi prane Departamentit te Frengjishtes ne City University of New York 1977. Per 25 vjet me rradhe, ka dhene mesim ne college -t amerikane. Ka qene kryetar i Departamentit te Gjuheve te Huaja, per shkollat e qytetit Malverne, New York, Koordinator i programit per studime te avancuara, Lice-University, Adelphy, Garden City, NY, 1976-1991, dhe po aty pedagog i jashtem. Udhetimin e vetem ne Kosoven e shliruar e beri ne prillin e 2000.

                                     

1. Angazhimi intelektual dhe atdhetar

Eshte autor i me shume se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe te Drejtat e Njeriut. Tematika e tyre, perfshin kryesisht vuajtjet e shqiptareve ne ish-Jugosllavi e çamet, te botuar ne shtypin amerikan dhe shqiptar. Intelektuali erudit Prof. Repishti, ka qene koordinator per ish-Jugosllavine e Shqiperine prane Amnesty International ne ShBA, per periudhen e viteve 1979-1982. Eshte i pari shqiptaro-amerikan, qe ka deshmuar para Kongresit Amerikan per Kosoven ne prill te vitit 1965, dhe ka vijuar me deshmi te shumta para komisioneve kongresiane e qendrave studimore amerikane, kryesisht per problemin kosovar. Ne vitin 1968, formoi organizaten" Rinia Shqiptare Kosovare ne Boten e Lire”. Ne nentor 1982, me Arshi Pipen organizuan Konferencen Nderkombetare per Kosoven me pjesemarrjen e 14 profesoreve evropiane dhe amerikane, duke i bere edhe peticion Pjesetarit te Parlamentit Evropian Otto von Habsburg. Punimet e Konferences jane botuar ne librin" Studies on Kosova” C.U.P.1984. Ne vitin 1978, shoqerine" Kosova Relief Fund, USA, Inc.” per ndihme financiare familjeve te persekutuara ne Kosove, fondacion te cilit i qendroi ne krye gjer me 2000. Per me se dhjete vjet ka mbajtur rubriken mbi Kosoven per gazeten Dielli. Ne vitin 1986, kerkoi hapjen e Zyres Amerikane ne Prishtine, qe u realizua me sukses ne vitin 1996, dhe ate kosovar ne Washington, qe u aprovua nga Presidenti i 46-te i ShBA-se Mr. William Jeferson Clinton 1993. Eshte bashkthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane 1986 dhe drejtor ekzekutiv 1989-1992, bashkthemelues i American Friends of Albania e sekretar/arketar i saj 1992-1996, bashkethemelues i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan NAAC 1996 dhe president i pare 1996-1998 - grupi i lobimit me ndikim ne Washington D.C.

Vazhdon te merret me studime shqiptare dhe mbrojtjen te Drejtave te Njeriut.