Back

ⓘ Filtrimi eshte nje reaksion kimik me te cilin substanca e ngurte plotesisht ndahet nga lengu me kalimin e nepermjet disa materialeve poroze ose fibroze te quajt ..




Filtrimi
                                     

ⓘ Filtrimi

Filtrimi eshte nje reaksion kimik me te cilin substanca e ngurte plotesisht ndahet nga lengu me kalimin e nepermjet disa materialeve poroze ose fibroze te quajtura filtera.Fluidi mund te jete tretje ose gaz.Mirepo, ne kuptimin me te ngushte me ane te filtrimit nenkuptojme ndarjen e fazes se ngurte nga faza e lenget. Filtrimi, pra sherben per te pastruar lengjet nga trupat e tjere dhe nga papastertite e ndryshme, per ti kthjelluar ose per ti qartesuar.Si produkt i fundit fitohet tretja e paster ose plotesisht e paster, ndersa ne mediumin filtrues mbetet faza e ngurte e fundrrines. Kjo arrihet me leshimin e tretjes neper leter filtruese te caktuar qofte nepermjet te hinkave speciale per filtrim, ose me leshimin e tretjes nepermjet te tamponave te azbestit, filtra nitroceluloze etj.

Dallojme dy tipe te filtrimit: filtrim i bukes pogaqe edhe kollomojt filtrimi neper pogaçe, i cili perdoret te perqendrimet relative te fluideve me 1% vellim me teper te fazes se ngurte, kur eshte qellimi qe mbi mediumin filtrues te formohet kulaqi-pogaçja e cila paraqet mediumin plotesues per filtrim.

Filtrimi nepermjet mjedisit filtrues, i cili perdoret te fluidet me perqendrime te vogla te fazes se ngurte nen 0.1% vellim. Poret e mjedisit filtrues zihen para se te formohet pogaçja. Mjedisi filtrues i tille duhet te nderrohet shpesh ne menyre qe te vazhdohet filtrimi.

Ne procesin e filtrimit ndikojne keta faktore:

  • shtypja e rritjen e shtypjes vjen deri te rritja e kalimit te lengut
  • trashesia rezistenca e pogaçes eshte ne funksion me trashesine e pogaçes
  • viskoziteti kalimi eshte ne kundershtim proporcionalisht me viskozitetin
  • siperfaqja me rritjen e siperfaqes rritet kalimi i lengut
  • madhesia e grimcave madhesia e grimcave ndikon ne rrjedhjen neper pogaçe rezistuese specifike
                                     

1. Llojet e Filterave

Leterfiltrues

Si leterfiltrues me se shpeshti perdoret Whatman, i cili eshte mjaft indiferent, por qe nuk eshte mjaft i forte. Ka edhe filtrues speciale, siç jane p.sh. ata te trajtuar me acid sulfurik, çka rrite mundesine e rezistences ndaj acideve dhe alkalieve.

Filtrat Seitez

Keta filtra shfrytezohen per filtrimin e sasive me te medha. Mjedisi filtrues eshte i perbere nga celuloza dhe azbesti me trashesi rreth 4 mm.

Mjedisi filtrues prej qelqit te imtesuar

Ky mjedis eshte i punuar prej qelqit special ose kuarcit te imtesuar deri ne madhesi te caktuar. Nga ky pluhur punohet mjedisi filtrues ne forme te pllakes, ne temperature prej afro 1200 °C.

Filtrat pelhurore

Ky lloj i filtrave eshte i punuar nga penjte natyral, sintetike ose nga metali. Ketu bejne pjese pelhurat e pambukut, najlonit ose pjeseve te tjera plastike.

Filtrat e pambukut jane me te pershtatshem per shkak se lehte sterilizohen ne autoklave.

                                     

2.1. Pajisjet per filtrim Aparatet e diskontinuara me nderprerje

Ne kete grup te aparateve bejne pjese:

  • Aparatet per filtrim gravitacional, siç jane filtrat me rere, ku si kullim posedojne reren e pastruar dhe te situar. Mund te jene te tipit te hapur dhe te mbyllur, dhe perdoren me se shpeshti per filtrimin e ujit.
  • Aparatet per filtrimne vakum, siç jane
  • filtrat Nuç ne forme cilindrike me diameter 200-900 mm dhe te perbera nga pllakat e preforuara, te terhequra ose pllaka vrimoze te keramikes apo porcelanit. Mund te punojne si filtra vakum ose filtra me shtypje qe jane me te shpejte. Perdoren per filtrimin e suspenzioneve te trasha.
  • filtrate me gypa vrimore, ku gypat e tyre jane te ndertuara nga keramikat poroze, tkanina filtruese etj., te cilet jane te futur ne suspenzion. Filtrat kalojne neper muret vrimore te gypit. Mund te punojne si filtra vakum ose filtra me shtypje te suspenzionit qe jane me te shpejte.
  • filtrat me pllaka, te cilat jane te punuara nga pllakat filtruese me mure vrimore dhe qe punojne analog si filtrat gypore vrimore. Pllakat mund te jene me kend te rrafshet, katrore ose forme rrethore Kelly, Moor dhe Sweetland
  • Filtrat qe punojne me shtypje te rritur filterpresat: Mekanizmi i punes se ketyre filtrave qe ne nje hapsire te vogel arrin siperfaqe te madhe filtruese deri ne 200 m².Kjo arrihet me ane te elementeve filtruese, siç jane pllakat dhe krahet te cilet jane te punuar me madhesi te ndryshme, me prerje katrore ose rrethore. Numri i ketyre pllakave eshte prej 4 – 100 cope.

Ekzistojne dy lloje filterpresash:

  • filterpresat kraharore qe jane aparate per filtrim me modern ne krahasim me ato kamere. Te keto nyjet jane te ndryshme dhe ka tri tipa. Nyjet 1, 3 jane te rrudhura, ndersa 2 eshte e zbrazet. Trashesia e pogaçes eshte me e madhe se te ato kamere. Pelhura filtruese eshte e perbere prej pambukut, azbestit, metalit etj.
  • filterpresat kamere, te cilat perbehen prej nyjeve ne forme pllake.Çdo nyje posedon ventilin ku del filtrati,
  • Pajisjet filtruese me pune te vazhdueshme: Grupin e ketyre pajisjeve e perbejne aparatet, te cilat jane me te nderlikuara se te meparshmet dhe mund te punojne me shtypje te ndryshme, me vakum ose me shtypje te rritur. Shfrytezohen per filtrimin e preparateve me antibiotike dhe materiale te tjera farmaceutike. Ne kete grup bejne pjese filtrate rrotullues te cilet jane te disa tipeve. Me i. vjetri dhe me i njohuri eshte filtri tambur, i cili perbehet prej tamburit horizontal i pajisur me pjeset filtruese dhe rrotullohet ne korite ne te cilen ndodhet suspenzioni.
  • Filtrimi ne barnatore: Filtrimi me sasi te vogla ne te shumten e rasteve behet me ane te hinkes, e cila mund te jete nga metali, plastika etj. Si leterfiltruese me se shpeshti perdoret e tipit Whatman, e cila eshte mjaft indiferente, por qe nuk eshte mjaft e forte.

Leterfiltri eshte leter prej celuloze te paster e shtypur dhe perpunuar ne menyre te posaçme me fibrat qe lejojne kalimin e shpejte te lengut. Leferfiltri duhet te jete krejt i bardhe, nuk duhet te liroje substanca te tretshme ne ujin e destiluar, metale alkalino-tokesore me acide te holluara dhe nuk duhet te ngjyroset me tretesiren e acidit salicilik etj. Leterfiltri qe perdoret ne barnatore ka diametrin e poreve prej 3.5 – 70 mikrona, kurse ai qe perdoret per analize 1 – 1.5 mikrona. Leterfiltri vendoset mbi hinke.

                                     

3. Principi i punes

Para se te filloje filtrimi, pergatitet hinka me madhesi te pershtatshme per filtrim dhe ne baze te saj prehet letra filtruese. Duhet te kemi kujdes kur presim letren filtruese per arsye se nuk duhet t’i kaloje muret e hinkes. Pastaj, se pari laget letra filtruese me tretjen, te cilen deshirojme ta filtrojme, ndersa tretjet e thjeshta edhe me uje te

Ne qofte se filtrimin duhet ta shpejtojme, atehere letra filtruese duhet dredhur ne forme palash, ne menyre qe te mos ngjitet ne muret e hinkes. Ne kete menyre arrihet siperfaqja me e madhe e letres filtruese. Te sasite me te medha shpejtesia e filtrimit arrihet duke perdorur vakum pompen.

Acidet dhe bazat filtrohen ne filtra te azbestit per shkak se shkaterrojne celulozen. Per filtrime kimike shfrytezohet leterfiltruese speciale, e cila me djegje nuk le hi. Ne qofte se filtrohet substance avulluese, atehere hinka me tretes patjeter mbulohet ne menyre qe te zvoglohet avullimi. Te tretjet, te cilat ne temperature te dhomes ngurtesohen, filtrimi duhet te behet me filtra qe posedojne dy mure, ne menyre qe ne mes te mureve te qarkulloje uji i ngrohte per te mos lejuar ngurtesimin e tretjes.

Per filtrim shfrytezohen aparate te ndryshme, ndersa filtrimi behet nepermjet filterave te ndryshem, si: leterfiltruese,leshit te qelqit,qelqit te sintetizuar,azbestit,pambukut,leshit plastik etj. Aparatet per filtrim mund te punojne ne principin e diskontinuar dhe te kontinuar.



                                     

4. Referime

Ky artikull nga Kimia eshte i cunguar. Ti mund te ndihmosh Wikipedian duke e permiresuar kete artikull. Ky artikull ne lidhje me Teknologjia eshte i cunguar. Mund te ndihmoni Wikipedine duke e permiresuar.

                                     
  • gjatë ruajtjes apo pas trajtimit të autorizuar dhe mbetja e fituar nga filtrimi apo centrifugimi i këtyre prodhimeve. LIGJI PËR VERËRAT Në amëzën assembly - kosova
  • sjellë bllokimin e llogarisë suaj. Nëse mendoni se ka ndodhur një gabim dhe filtrimi automatik ka keqfunksionuar me redaktimin tuaj, ju lutemi, diskutoni te
  • sjellë bllokimin e llogarisë suaj. Nëse mendoni se ka ndodhur një gabim dhe filtrimi automatik ka keqfunksionuar me redaktimin tuaj, ju lutemi, diskutoni te
  • mësuarit makinerik përdoren në një larmi të gjerë aplikimesh, të tilla si filtrimi i postës elektronike dhe vizioni kompjuterik, ku është e vështirë ose e
  • pjesë të lëngut indor që nuk ka kaluar në kapilaret venoze. Përfitohet nga filtrimi i gjakut nëpër paretet e kapilarëve të gjakut. Ky lëng ndodhet në hapësirat
  • të reja. Deri në vitin 1985 në këtë uzinë ka funksionuar një aparaturë filtrimi që përdorej për kapjen e grimcave të plumbit që minimizonin në këtë mënyrë
  • duke eksploruar për futjen e më shumë mundësive menaxheriale në rrjet. Filtrimi në Switch ka funkionin i cili i determinon kornizat të cilat duhet të transmetohen
  • tanishme dhe një numëri te caktuar te vlerave të mëparshme. Filtri elektronik Filtrimi proçesimi i sinjaleve filtri IIR Notes on the Optimal Design of FIR Filters
  • Filtrimi është një nga operacionet më themelore në ndonjë sistem të përpunimit të Sinjalit. Në përpunimin e Sinjalit, filtri është një pajisje që heq nga
  • përdorshem dhe të pijshëm, janë ndërtuar pendale buzë detit, në të cilat bëhet filtrimi i ujit të detit. Është gjetur një zgjidhje e till që për këtë filtrim përdoren

Users also searched:

...
...
...