Back

ⓘ Biblioteka Shtetërore bavareze. Biblioteka Shteterore bavareze ne Mynih, Gjermani eshte biblioteka qendrore e landit te Bavarise. Mbas Bibliotekes shteterore ne ..




Biblioteka Shtetërore bavareze
                                     

ⓘ Biblioteka Shtetërore bavareze

Biblioteka Shteterore bavareze ne Mynih, Gjermani eshte biblioteka qendrore e landit te Bavarise. Mbas Bibliotekes shteterore ne Berlin, ajo eshte biblioteka e dyte me e madhe universale ne hapesiren gjermanishtfolese dhe nje nga bibliotekat kerkimore me peshe ne Evrope. Fondi i saj arrin rreth 9.39 milione libra. Ne fondin e vjeter ndodhet nje nga koleksionet me te rendesishme te doreshkrimeve ne Bote, si edhe permbledhja me e vellimshme e Incunabulum-eve ne Gjermani.

Qe prej vitit 1663 ekziston e Drejta e nje ekzemplari qe do te thote se nga çdo veper e shtypur, dy kopje duhet t’i dorezohen Bibliotekes Shteterore bavareze. Kjo vlen edhe per ditet e sotme. Per me teper, Biblioteka shteterore bavareze eshte biblioteka e dyte ne Evrope mbas British Library per nga numri i periodikeve qe zoteron. BSB boton revisten e specializuar" Forumi i Bibliotekes Bavari" gjerm. Bibliotheksforum Bayern dhe qe prej vitit 2007 revisten e Bibliotekes, ne bashkepunim me Biblioteken Shteterore ne Berlin.

                                     

1. Perdorimi

Sallat e leximit ne Biblioteken Shteterore bavareze frekuentohen çdo dite nga rreth 3 000 njerez, nga ora 8.00 deri ne 24.00. Ne sallen e pergjithshme te leximit ka rreth 130 000 libra, me se shumti vepra referimi, ne sallen e leximit te periodikeve ndodhen rreth 18 000 revista aktuale. Departamentet e doreshkrimeve dhe te botimeve te vjetra, hartave dhe imazheve, muzikes si edhe te Evropes Lindore, Orientit dhe Azise Lindore kane salla leximi me hyrje te lire. Rreth 1 500 libra vihen ne dispozicion te lexuesve çdo dite ne sallat e leximit nga fondet e kesaj Biblioteke.

                                     

2. Fondi

  • Rreth 92.000 doreshkrime p.sh
  • Rreth 9.39 milion libra
  • Doreshkrimet e Freising-ut gjerm. die Freisinger Denkmäler
  • Nje doreshkrim te Kenges se Nibelungeve Nibelungslied
  • Carmina Burana
  • Nje Bibel Gutenberg gjerm. Gutenberg-Bibel
  • Me shume se 52.500 revista te shtypura dhe elektronike
  • Rreth 19.900 ekzemplare prej te cilave rreth 9.660 Incunabulum rreth 1/3 prej 28.000 ekzemplareve ne bote
  • 35.000 volume digjitale

Koleksionet e veçanta

  • Shkenca muzikore
  • Histori e Gjermanise, Austrise dhe Zvicres
  • Greqia e koheve te reja perfshire ketu dhe gjuha e letersia
  • Europa lindore dhe juglindore
  • Informacion, literature e specializuar per bibliotekat
  • Rumania
  • Bizanti
  • Histori e lashte
  • Letersi dhe gjuhe rumune
  • Histori e pergjithshme
  • Histori e Frances dhe Italise
  • Letersi dhe gjuhe shqipe
  • Shkence klasike e lashte perfshire ketu historine e lashte, filologjine latine mesjetare dhe te re
                                     

3. Organizimi

Drejtoria

Drejtor i pergjithshem i Bibliotekes Shteterore bavareze eshte Dr. Rolf Griebel, zevendes drejtor eshte Dr. Klaus Ceynowa.

Seksioni qendror

Seksioni qendror merret me administrimin e pergjithshem dhe ofron sherbime per te gjitha seksionet e Bibliotekes.

Strukturimi dhe pergatitja e fondit

Pasuria e fondit perftohet, ne kete seksion. Titujt klasifikohen sipas katalogeve perkates.

Sherbimet per perdoruesit

Ky seksion ben te mundur kontaktin e lexuesve me librat, percjell sherbimet e bibliotekes drejtpersedrejti dhe perpunon kerkesat e ndryshme te lexuesve.

Sigurimi i informacionit dhe kujdesi per fondin

Ky seksion perkujdeset per materialet qe ruhen ne fond kunder demeve dhe u siguron atyre nje perdorim afatgjate.

Seksioni i Muzikes

Sasia dhe cilesia e fondit historik te ketij seksioni e bejne ate nje Biblioteke muzikologjike me rendesi nderkombetare. Edhe ky seksion eshte i pajisur me sallen e tij te leximit.



                                     

3.1. Organizimi Drejtoria

Drejtor i pergjithshem i Bibliotekes Shteterore bavareze eshte Dr. Rolf Griebel, zevendes drejtor eshte Dr. Klaus Ceynowa.

                                     

3.2. Organizimi Seksioni qendror

Seksioni qendror merret me administrimin e pergjithshem dhe ofron sherbime per te gjitha seksionet e Bibliotekes.

                                     

3.3. Organizimi Sherbimet per perdoruesit

Ky seksion ben te mundur kontaktin e lexuesve me librat, percjell sherbimet e bibliotekes drejtpersedrejti dhe perpunon kerkesat e ndryshme te lexuesve.

                                     

3.4. Organizimi Doreshkrime dhe dokumente te rralla

Ky eshte seksioni pergjegjes per librat e rendesishem historike te bibliotekes. Kjo trashegimi e çmuar eshte arsyeja e emrit te mire dhe prestigjit te Bibliotekes bavareze. Seksioni ka nje salle te posaçme leximi, te pajisur veçanerisht per punen me libra te rralle.

                                     

3.5. Organizimi Sigurimi i informacionit dhe kujdesi per fondin

Ky seksion perkujdeset per materialet qe ruhen ne fond kunder demeve dhe u siguron atyre nje perdorim afatgjate.

                                     

3.6. Organizimi Seksioni i hartave dhe imazheve

Ky seksion administron harta, Atlase si dhe arkivin e imazheve te Bibliotekes Shteterore bavareze, ku perfshihen edhe pjese te arkivave te Heinrich Hoffmann, Bernhard Johannes dhe Felicitas Timpe.

                                     

3.7. Organizimi Seksioni i Muzikes

Sasia dhe cilesia e fondit historik te ketij seksioni e bejne ate nje Biblioteke muzikologjike me rendesi nderkombetare. Edhe ky seksion eshte i pajisur me sallen e tij te leximit.

                                     

3.8. Organizimi Seksioni i Orientit dhe Azise lindore

Ne fondin e ketij seksioni numerohen 250 000 vellime ne arabisht, armenisht, gjeorgjisht, hebraisht, jidish, mongolisht, persisht, gjuhen e Tibetit dhe gjuhe indiane. Per sa i perket fondit te Azise lindore, perbehet nga mbi 300 000 botime ne gjuhen kineze, japoneze, koreane, taliandeze, dhe vietnameze.

                                     

3.9. Organizimi Seksioni i Evropes Lindore

Ky eshte seksioni me i madh i veçante i Bibliotekes, me rreth 900 000 vellime nga Evropa Lindore dhe rreth saj. Ne kete seksion ruhen gjithashtu edhe mjaft tituj qe i perkasin Evropes Juglindore, si edhe Evropes Qendrore Lindore. Edhe pjesa aziatike ruse perfaqesohet me shume tituj.Seksioni i Evropes Lindore ne BSB blen dhe katalogon letersi nga dhe mbi Evropen Lindore, nderkohe qe ka lidhje te ngushta puna edhe me seksionet e tjera te bibliotekes. Ajo i sherben kerkimit bavarez dhe mynihez mbi Evropen Lindore dhe eshte pergjegjese, ne kuadrin e sistemit te fushave te vecanta te koleskionimit te Shoqates Kerkimore Gjermane, per detyra kombetare. Per shakak te fondit te saj te shumllojshem dhe te pasur ky seksion ka nam boteror.

                                     

3.10. Organizimi Blerja

Seskioni i Evropes Lindore i BSV eshte pergjegjes i fushes se vecante te koleksionimit "Evropa Lindore dhe juglindore" te Shoqates kerkimore Gjermane. Vendet e perfshira ne ket fushe jane: Rusa, Bjellorusia, Ukraina, Moldavia, Polonia, Çekia, Sllovakia si dhe vendet julindore Sllovenia, Kroacia, Bosnja-Herzegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqiperia, Kosova, Bullgaria dhe Rumania. Nga vendet e permendura, grumbullohen sidomos Media mbi historine, politiken, edukimin dhe informacionin dhe tema te aferta me keto. Letersia e fushes se vecante te kolekisonimit ne gjuhe origjinale blihet nga Seksioni i Evropes Lindore, nderkohe qe blerja e letersise "perendimore" mbi vendet ne fjale behet ne Seskionin e pergjithshem te blerjeve dhe katalogizimeve. Qe prej vitit 2009 ky seksion eshte pergjegjes per tre fusha te reja te vecanta te koleksionimit: Gjuha dhe letersia rumune, gjuha dhe letersia shqipe dhe Greqia e koheve moderneperfshire gjuhen dhe letersine. Keto fusha te vecanta koleksionimi i perkisnin deri ne 1997 BSB. Mediat qe nuk bejne pjese ne fushat e vecanta te koleksionimit, pra qe nuk jane te mbeshtetura nga Shoqata Kerkimore Gjermane, blihen nga BSB si iniciative personale. Thelbi i ketyre blerjeve ka qendruar tradicionalisht tek shkencat humane dhe sociale, sidomos tek subjekte si gjuha dhe letersia, teologjia, dhe historia e artit.



                                     

3.11. Organizimi Katalogizimi

Punonjesit e seksionit te Evropes Lindore katalogizojne mediat e blera nga Europa Lindore sipas gjuheve: perendimore, sllave dhe gjuhe te tjera. Mediat jane pothuajse te plota ne Katalogun-Online te BSB, por nje kerkim sipas fjales kyc ne Katalogun Online eshte pergjithesisht per vepra pas vitit 1982 i mundshem. Per kerkime te tjera duhen pare katalogjet e vjetra te BSB, te cilat nuk jane ende online. Mediat e salles se leximit se seksionit te Evropes Lindore jane gjithashtu te shikueshme ne Katalogun Online, dhe eshte e mundur qe kerkimi te kufzohet tek librat e salles se leximit. Seksioni i Evropes Lindore i BSB zoteron edhe disa katalogje te vjetra me interes si pershembull Katallogun Russica te Seksionit Sllavik te Biblotekes se Universitetit te Helsinkit.

                                     

3.12. Organizimi Perdorimi

Si per pjesen tjeter te Bibliotekes Shteterore bavareze, edhe perdorimi i Salles se leximit ne Seksionin e Europes Lindore eshte pa pagese. "Salla lindore e leximit" ne katin e trete te BSB bashkon veprat e Europes Lindore me ato te Sektorit te Orientit dhe Azise Lindore., gje qe i lejon lexuesve te kene mundesi interesante kerkimi. Veprat e Europes Lindore jane te ndara sipas sistematikes se tyre, ne nengrupe gjeografike dhe tematike. Ne Sallen e leximit, ndodhen vetem librat e referimit, vepra standarte dhe veprat te tjera themelore. Pjesa me e madhe e veprave ndodhen ne magazinat e BSB dhe mund te porositen nga aty per perdorim ne nje salle leximi, ose per huazim. Edicionet me te reja te gazetave dhe magazinave mbi dhe nga Europa Lindore, ndodhen ne Sallen e pergjithshme te leximit te gazetave te bibliotekes. Nje oferte interesante per te gjithe perdoruesit e interesuar mbi ndodhite me te reja shkencore ne Europen Lindore dhe rreth saj, eshte Ekspozita e Blerjeve te reja. Letersia prezantohet, e vendosur gjeografikisht, ne Sallen e leximit, nga data 1 deri ne daten 10 te muajit. Stafi i salles se leximit i ofron perdoruesve te saj nje informacion te kualifikuar dhe mund te arrihet edhe nepermjet telefonit gjate orarit te punes. Ne vitin 2005 kishte ne BSB 890.000 Vepra mbi Europen Lindore dhe rreth saj. Ky sektor koleksionon, perveç veprave te vendeve te permendura me pare, edhe vepra nga Finlanda, republikat baltike, Hungaria, Greqia, Qipro, dhe shtetet kaukaze dhe te Azise se Mesme te ish-Bashkimit Sovjetik.



                                     

4. Historia

Biblioteka u themelua me 1558 ne Mynih si biblioteke e oborrit te Dukes Albrecht V. permes blerjes se dy koleksioneve, i pari prej Johann Albrecht Widmannstetter-it, kancelar perandorak, jurist dhe orientalist nga Austria. Ky koleksion perbehej nga doreshkrime dhe botime orientale, tituj te autoreve klasike dhe vepra nga fushat e teologjise, filozofise dhe te se drejtes. I dyti ishte koleksioni i Patricit Johann Jakob Fugger nga Augsburgu, qe u ble po nga ky Duke me 1571. Koleksioni i tij perbehej nga me shume se 10 000 doreshkrime dhe dokumente te tjera. Bibliotekari i pare ishte Aegidus Oertel ne 1561. Perdoruesit kryesore te bibliotekes ishin jezuitet te ardhur ne Mynih me 1559.

                                     

5. Burim i te dhenave

  • Hof- und Staatsbibliothek in München. In: Handbuch der Bibliothekswissenschaft. 2., verm. und verbesserte Aufl., 3. Band, 2. Hälfte. Geschichte der Bibliotheken. Wiesbaden, 1957. S. 370–379
  • Karl Dachs: Thesaurus librorum: 425 Jahre Bayerische Staatsbibliothek Ausstellung, München, 18. August – 1. Oktober 1983. Wiesbaden: Reichert, 1983. ISBN 3-88226-169-2
  • Franz Georg Kaltwasser: Bayerische Staatsbibliothek: 1972–1992. In: Zeitschrift für Bibliothekswesen und Bibliographie. – 40.1993. – S. 117–134
  • Klaus Haller: Die Bayerische Staatsbibliothek in historischen Beschreibungen. München: Saur, 1992. ISBN 3-598-11149-5
  • Information, Innovation, Inspiration: 450 Jahre Bayerische Staatsbibliothek. München: Saur, 2008. ISBN 978-3-598-11772-5
  • Franz Georg Kaltwasser: Bayerische Staatsbibliothek: wechselndes Rollenverständnis im Lauf der Jahrhunderte. Harrassowitz, Wiesbaden 2006. ISBN 3-447-05322-4
  • Franz Georg Kaltwasser: Die Bibliothek als Museum: Von der Renaissance bis heute, dargestellt am Beispiel der Bayerischen Staatsbibliothek. Harrassowitz, Wiesbaden 1999. ISBN 3-447-03863-2
  • Rupert Hacker Hrsg.: Beiträge zur Geschichte der Bayerischen Staatsbibliothek. München: Saur, 2000 = Bayerische Staatsbibliothek – Schriftenreihe, Bd. 1. ISBN 3-598-24060-0
  • Cornelia Jahn Hrsg.: Bayerische Staatsbibliothek: ein Selbstporträt. München, 1997. ISBN 3-9802700-2-5
  • Carolyn Krebber: Der Bau der Bayerischen Staatsbibliothek in München von Friedrich von Gärtner. München: tuduv-Verlag, 1987 = Schriften aus dem Institut für Kunstgeschichte der Universität München, Bd. 15. ISBN 3-88073-232-9
                                     

6. Faqet web

  • Lista e literatures mbi Bibloteken Shteterore bavareze gjerm.
  • Tekst mbi Bibloteken Shteterore bavareze nga Goethe-Institut gjerm.
  • Biblotekat regionale te Bavarise gjerm.
  • Audiofeature mbi Bibloteken Shteterore bavarezeB ne Bayern2 Radiowissen Mediathek gjerm.
  • Historia e Biblotekes Shteterore bavareze Leksion gjerm. nga Prof. Dr. Peter Zahn
  • Faqja kresore ang. gjerm.

Users also searched:

...
...
...