Back

ⓘ Kosta Isaak. Koste Isaak lindi ne Dardhe te Korçes. Ne vitin 1903 ai shkoi ne Misir ku me njehere u lidh me grupet patriotike shqiptare dhe filloi te shkruaje s ..




                                     

ⓘ Kosta Isaak

Koste Isaak lindi ne Dardhe te Korçes. Ne vitin 1903 ai shkoi ne Misir ku me njehere u lidh me grupet patriotike shqiptare dhe filloi te shkruaje shume artikuj per te ngritur lart moralin e shqiptareve. Shumica e artikujve te tij te saj kohe gjenden ne "Drita" e Sofjes. Ne vitin 1906 ai erdhi ne Amerike dhe u sistemua me pune ne shtypshkronjen e Sotir Pecit qe edhe ky ishte dardhjot. Ne ate kohe kjo shtypshkronje ndodhej ne 100 Hundson Street, Boston Mass. Pas dy vjetesh pune u kthye ne Dardhe dhe me 1909 u martua me Zonjushe Olimbia S. Stefani po nga Dardha. Ate vit u kthye perseri me zonjen ne Amerike dhe u vendosen ne Manchester, N. H. Ketu, se bashku me disa shqiptare te tjere, po ate mot themeluan klubin "Zgjimi". Kur "Vatra" filloi aktivitetin e saj, Kosta ishte nje nga perkrahesit me te forte te deges nr. 4. Ne 1914 ai ishte sekretar i kesaj dege te fuqishme te "Vatres" dhe me 1915 u be kryetar i saj. Me 1916 ai arriti te bashkoje shume shqiptare qe grindeshin per idera dhe krahina dhe formoi nje Kuvend Historik per bashkimin shqiptar dhe vet u zgjodh "Çairmen i Kuvendit". Me 1917 ai u zgjodh Kryetar i Komitetit Lidhja Kombetare, ne ate Kuvend ai propozoi qe te thirreshin ne nje Kongres ku te perfaqesoheshin tere kreret e shqiptareve me zoterinjte Mehmet Konica dhe Mihal Turtulli ne krye. Me 1918 ai u zgjodh anetar i Keshillit te Vatres, nje vit me vone u be anetar i Qendres se Vatres. Duhet permendur se ate vit ai shkoi per te marre nje femije te tij qe e kishte lene ne Shqiperi por greket e zune dhe e futen ne burg nje muaj dhe disa muaj e internuane. E liruane kur i moren aq sa deshen. Kur u kthye ne Amerike ai shtroi kandidaturen per kryetar te Vatres por me qe kandidat qe edhe Z. Faik Konica, ai ne shenje te respektit te larte per kete shqiptar te talentuare e terhoqi kandidaturen. Kosta u zgjodh sekretar i Vatres dhe i Diellit. Me 1922 ai u zgjodh sekretar i Peshkopates Shqiptare. Dy vjet sherbeu si kryetar i shoqates dardhare "Mbleta" dhe nen kujdesin e tij u ngrit ne Boston shkolla e pare shqipe me emrin "Dardha". Njekohesisht duhet theksuare se ai ishte aktiv edhe ne shoqata te perbotshme si ajo e "Masionica Chappter Scotish Rite 32" dhe "Noble Mystic Shrine". Gjate tere kohes se vet ai shkrojti pa pushim per Shqiperine dhe shqiptaret pothuaj ne te gjitha gazetat shqiptare te Amerikes dhe mori nje emer te madh per atdhetari e patriotizem. Botim i "Botes" viti 1939.

Users also searched:

...