Back

ⓘ Historia e kinematografise dhe televizionit ne Kosove. BOTUAR NE REVISTEN MUJORE ALBANICA - PRISHTINE - dhjetor 2007-janar 2008 SKICE PER HISTORINE E ZHVILLIMIT ..




                                     

ⓘ Historia e kinematografise dhe televizionit ne Kosove

BOTUAR NE REVISTEN MUJORE ALBANICA - PRISHTINE - dhjetor 2007-janar 2008

SKICE PER HISTORINE E ZHVILLIMIT TE KINEMATOGRAFISE NE KOSOVE

Xhirimet filmike ne territorin e Kosoves

Shkruan: Shukri KAÇANIKU, xhirues filmi - drejtor fotografije

Ne boten e filmit, 28 dhjetori i vitit 1895 njihet si fillim i kinematografise, meqe ne kete date, per here te pare, vellezerit Lumier shfaqen programin dhe projeksionin e tyre te pare ne Grand Cafe, ne bulevardin Des Capucines, ne Paris. Filmat e pare ishin te thjeshte, xhirimet e ngjarjeve te perditshme, zakonisht diçka ne levizje, si hyrja e trenit ne stacion, apo dalja e punetoreve nga fabrika, sepse paraqitja e levizjeve te shumta kane fascinuar, si xhiruesit e pare, ashtu edhe shikuesit. Me pastaj, ne vitet ne vijim, xhiruesit me kamera te thjeshta do te lene gjurme ne shiritat filmike-celuloide, duke perjetesuar ngjarjet e ndryshme neper bote. Sot, ne kohen e teknikes moderne, ne kohen e internetit, sado qe mundohesh t’i gjesh shenimet mbi xhiruesit e pare ne trevat tona, jane te pakta shkrimet e rrumbullakuara per kinematografine apo edhe me pare, per fotografine, ne pergjithesi shqiptare dhe ne veçanti kosovare. Kjo me nxiti qe te bej nje permbledhje, sado modeste, te informatave dhe bisedave private me xhiruesit, qe ndoshta do te zgjojne kureshtjen e lexuesit, e posaçerisht te atyre qe merren dhe duan te merren me kinematografi e film. Shenimet e para: -Fotografi i njohur i kohes, Pjeter Marubi, i lindur ne Piacenca –Itali me 1834, nis aktivitetin e vet prej fotografit shume heret, qysh ne vitin 1856, ne Vilajetin e Shkodres. Me" kutine magjike”, me 1858, ai nisi te fotografoje jeten jashte studios, nder te cilat edhe ngjarjet politike te kohes, si per shembull," Kryengritja e Mirdites” 1876-77; Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-81, qe mbeten deshmi edhe ne faqet e revistave te njohura evropiane" La guera d’Oriente”," The Illustrade London News”," L’lustration”, etj. - Me 1903 - Xhirimi i pare ne Shqiperi behet nga kompanite e huaja filmike. Pak vite me pas, vellezerit Manaki, nga Manastiri, xhiruan ne vende te ndryshme te Ballkanit. Me 1908 - Kole Idromeno 1860-1939, piktor, arkitekt dhe urbanist me nje kulture erudite, ne vitin 1883 ngre ne Shkoder nje laborator te quajtur" Driteshkronja Idromeno” dhe ne vitin 1908 fillon te organizoje shfaqjen e diapozitivave dhe te filmave te pare. Nderkaq, te ne, ne Kosove Ahmet Zherka 1882-1967 nga Gjakova ne fillim te vitit 1900 hap dyqanin e pare fotografik ne vendlindje, pasi e mesoi zanatin ne Budapest te Austro-Hungarise. Ndonese keta emra te permendur me siper qene perpjekjet e para te punes me kamere fotografike dhe per zhvillimin e fotografise dhe kinematografise ne pergjithesi, nuk u zhvillua ndonje aktivitet i tille nga ana e shqiptareve ne pergjithesi. Sipas gazetave te kohes nga Serbia, Male Novine 1912, projeksioni i pare i filmit ne Kosove eshte shfaqur ne Peje, ne nje hambar, ne vitin 1911, nga kinematografi shetites, qe kishte ardhur nga Cetina, mbas shpalljes se Mbreterise se Malit te Zi. Ne kete kohe shfaqen kronikat filmike - journal. Ja nje pasqyre e kronikave filmike-xhirime ne Kosove te shfaqura ne Beograd: 1912 ne Beograd shfaqen filmat: Gaumont kronikat filmike: 1. Zarobljeni arnauti, Arnautet e zene rob 1913 me xhirime te produksionit Pathe 2. Oduzimanje oruzja od arnauta u Duhle-hanu na putu za Prizren, Marrja e armatimit nga arnautet ne Hanin e Dules ne rrugen per Prizren, 16 mars1913 kino Stinberg, Beograd, 3. Smrt Muje iz Ljipljana,vdekja e Mujes nga Lipjani, 24 mars1913 kino Stinberg, Beograd, 4. Juris srpske konjice na Kosovom Polju, Sulmi i kaloresise serbe ne Fushe-Kosove, 5. Proslava nezavisnosti velike Srbije na Kosovom polju, Festimi i pavaresise se Serbise se madhe ne Fushe-Kosove,

  • shenimet nga Bosa Sljipcevic ne" Inostrana filmska snimanja u balkanskim ratovima”-filmograf 1977- Beograd

Forcat okupuese austro-hungareze, qe kane qene ne Kosove deri ne perfundim te Luftes se Pare Boterore, kane pasur kinema ushtarake FELDKINO, por nuk dihet se ne cilin vend!

Gjate lufterave ballkanike, xhirimet me kamere jane bere nga kompanite e njohura si Pathe,Gaumont, Eclair dhe Charls Urban dhe nga keta xhirues: Lajos Zoltan Arpad Pitrolf 1879-? alias Luis de Beery, Karl Freund 1890-1969 xhirues i njohur qe beri karriere ne HOOLYWOD, Donald C. Thompson 1890-1936, Reidar Noble dhe Josip Hala 1879-1960,dhe disa xhirues-fotografe qe ishin ne forcat e ushtrise serbe: Slavko Jovanovic 1887-1964, Mihajlo Mihajlovic-Afrika 1892-1941, dhe Dragisa M. Stojadinovic, qe ishte shef i grupit te fotografeve dhe xhiruesve filmike te Komandes supreme te ushtrise serbe gjate Luftes se Pare Boterore.

Pos materialeve te kompanive te Perendimit dhe nga SHBA-ja ne kinoteken e Serbise gjenden edhe keto materiale te xhiruara ne Kosove:

57. Kosovo i Metohija, viti 1932, 463 metra, numri arkivor 271; 58. Kosovo i Metohija, viti 1932, 195 metra, numri arkivor 272; 59. Kroz nase Kosovo, viti 1932, 773 metra, numri arkivor 1579. *Shenimet nga" Sluzbeni glasnik republike Srbije - filmska gradja od izuzetnog znacaja-godina XXXVI –Broj 19*

Zhvillimi i kinematografise pas Luftes se Dyte Boterore Para Luftes se Dyte Boterore ne territorin e Kosoves, me saktesisht ne vitet 1935-37 kane qene te regjistruara 7 kinema: Mitrovice, Prishtine, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakove dhe Peje.

  • shenimet nga Instituti per film – Beograd 1970

Shume te rinj nga tere Jugosllavia e atehershme, jane shkolluar ne Beograd, me vone edhe ne qendrat e tjera te Evropes Lindore dhe ish-BRSS per profesionin e operatorit te kameres. Ne mesin e tyre s’kishte asnje shqiptar nga Kosova. I vetmi shqiptar, qe eshte shkolluar dhe ka vijuar kursin per operator ne Qendren e filmit" Zvezda film”, ne Beograd, ka qene Mandi Koçi - 1912-1981 nga Korça, i cili ishte derguar nga Qeveria e Shqiperise, mbasi kishte qene pjesetar i LNÇ-se. Ai u kthye ne Shqiperi ne vitin 1947 dhe i xhiroi kuadrot e para te filmit dokumentar numer 1 - formati 35 mm, nga aktiviteti i kryetarit te PPSH, Enver Hoxha, me titull: VIZITA E SHOKUT ENVER HOXHA NE SHQIPERINE E MESME DHE TE JUGUT

Mandi KOÇI -me pseudonimin MAK u lind ne Voskopoje te Korçes, me 17 janar 1912 ne nje familje zanatlinjsh. Ne vitin 1936 hap ne Korçe te paren studio fotografike me rryme. Fotografoi demonstraten e bukes dhe xhandaret e Zogut, pushtimin fashist ne Korçe. Ne vitin 1942 atashohet prane Brigades I partizane si dhe fotograf i shtabit. Ne vitin 1947 hap ekspoziten e pare te fotografise ne Moske. Mandi Koçi, pasi studioi fillimisht ne Beograd, me pas ne Moske, u be operatori i pare shqiptar i filmave te pare artistike shqiptare, si:" Femijet e saj” dhe" Tana”. Ai punoi pothuajse te gjithe dokumentaret artistike dhe kronikale shqiptare, ne bashkepunim me regjisorin e talentuar sovjetik, Ilia Kopalin. Gruaja e tij, Roza Koçi, ishte bashkautore te parit fjalor shqip-rusisht. Mandi Koçi, per veprimtarine e tij te shquar antifashiste, u internua ne Porto Romano, se bashku me Pellumb Dishnicen, Todi Maliqin, Mithat Frasherin, Zai Fundon, Manol Konomin, Stefo Grabocken, Safet Butken, Mina Uçin, Reshit Çollakun, Sadik Bekteshin, Qazim Kapisyzin, Spiro Shalesin. Me Mandi Koçin, ne vitin 1947 fillon ne Shqiperi profesioni i operatorit kinematografik. Me pas me prishjen e marredhenieve me ish- BRSS, burgoset per 20 vjet, edhe nga fakti se ishte martuar me nje ruse. Lirohet ne fillim te viteve 80. Pas burgut, ne moshen 70-vjeçare, i vetmuar, perfundon ne azilin e pleqve ne Tirane, ku vdiq.

Xhirimet e jugosllaveve ne Shqiperi Ne vitin 1946, xhiruesit nga Jugosllavia qene: Ljubisa Ivkovic, Nebojsha Lolin, Milorad Markovic dhe Nikola Zedrinski, te cilet me regjisoret: Vojislav Nanovic dhe Miodrag Jovanovic, realizuan dy filma dokumentare:" Albanija putem slobode”-Shqiperia drejt lirise dhe" Balkanske igre”- Lojerat ballkanike -1946. *Instituti per film Beograd 1970, Edhe xhiruesit nga Maqedonia xhiruan ne Shqiperi deri ne vitin 1948: Trajce Popov dhe Nikola Hristovski per nevoja te arkivit te Zvezda film/Filmske Novosti dhe Ndermarrjes Kinematografike Shqiptare si dhe ndihmuan ne realizimin e projekteve te perbashketa, p.sh. filmi dokumentar" HEKURUDHA TIRANE- DURRES” i vitit 1947 – operator: Hamdi Ferhati dhe Nikola Hristovski).

  • Trajce Popov: Filmska kultura Zagreb1985

Filmat dokumentare dhe artistike te xhiruar ne Kosove" FILMSKE NOVOSTI” dhe ZVEZDA FILM - BEOGRAD xhiruan 2311 numra te kino-zhurnalit, ne mesin e tyre shume ngjarje nga Kosova. Aktiviteti i kompanise Zvezda film/Filmske Novosti fillon ne vitin 1944, fill mbas çlirimit te ish-Jugosllavise. Xhiruesit e tyre kane qene ne te gjitha qendrat e republikave, perpos ne Kosove. Ngjarjet ne Kosove xhirohen nga ekipet e qendrave te Beogradit te Shkupit. Shume xhirues te Filmske Novostit, Avala film, Slavija film dhe UFUS Shoqata e artisteve te filmit nga Serbia, kane xhiruar ne Kosove: Mihajlo Popoviq, Simon Rackoviq, Branko Kosiq, Trajce Popov, Nikola Hristovski, Mihajlo Matiq, Branko Mihajlovski, Ilija Miletin, Mihajlo Ivanjikov, Rasim Crnovrsanin, Nikola majdak, Dario Bremec, Ilija Ceperac, Stevo Landup, Josip Novak, Nikola Djonoviq, Dragan Mitroviq, Stevo Labudoviq, etj. kurse filmat artistike Branko Ivatoviq, Ljube Petkovski, Branko Perak, Milivoje Milivojeviq dhe Milorad Jaksiq –Fandjo. Ne kete kohe nuk vepronte asnje shqiptar xhirues Kosove. Filmi i pare dokumentar qe eshte xhiruar ne Kosove eshte realizuar ne vitin 1948:

PRVE SVETLOSTI: prodhim i Avala film, skenari: Frida Filipoviq, regjisor: Zhika Mitroviq, xhirues: Mihajlo-Mika Popoviq 1908-1990, muzika: Josip Slavenski, montazhi: Zhika Mitroviq, metra 1258, formati 35 mm B/Z, e lejuar per shfaqje me 4.02.1949 Permbajtja: Perpjekjet per ta elektrifikuar Kosoven. Bashkepunimi i serbeve dhe shqiptareve, sjell nje ndertim me te shpejte te hidrocentralit qe ndikon ne zhvillimin e ketij vendi te prapambetur, per ardhmerine e tij me te ndritshme.

  • Instituti per film, Beograd,1970

Filmi i pare i luajtur artistik realizohet ne vitin 1954 ESHALON DOKTORA M, 1955 - prodhimi UFUS, skenari: Dushan Zhega, Zhika Mitroviq, regjisor: Zhika Mitroviq, drejtor i fotografise: Mihajlo Popoviq, muzika: Ivan Rupnik, skenografia: Kosta Krivokapiq, montazhi: Vojislav Bjenjas, rolet kryesore: Nadja Poderegin, Severin Bjeliq, Marijan Lovric, Ilija Xhuvalekovski, Janez Vrhovec, Milivoje Popoviq,Vladimir Medar. Metra 2486 m. formati 35mm, B/Z standard – lejuar per shfaqje me 14.02.1955

Permbajtja: Ushtria re e Luftes Nacionalçlirimtare sulmohet nga ballistet, keshtu qe sulmohet edhe reparti i te plagosurve, qe e mbikeqyr dr. M. Duke e ditur se e drejta eshte ne anen e dr. M, Ramadani, i biri i udheheqesit te ballisteve, i bashkengjitet Ushtrise Nacionalçlirimtare dhe ndihmon ne fitoren e saj.

  • Instituti per film, Beograd,1970

Fillimi i televizionit 1957-1974 Fillimet e televizionit ne Jugosllavi datojne nga viti 1957-58. Studiot televizive te qendrave jugosllave fillojne te emitojne programe ne kete radhitje kohore: TV Zagreb - 1957, TV Beograd -1958, TV Ljubljana -1961, TV Sarajevo -1963, TV Skopje – 1964, TV Titograd -1965, TV Prishtina 1975 e TV Novi Sad 1975. Deri ne vitin 1966 ne Kosove nuk kishte asnje program televiziv ne gjuhen shqipe, por ngjarjet kulturore, politike e shoqerore, u xhiruan nga xhiruesit e Filmske Novostit. Ne te shumten e rasteve, ne Kosove punoi xhiruesi Branko Kosiq dhe ndonje xhirues i ardhur nergut nga TV Beogradi Nikola Djonoviq.

  • nga biseda private me Branko Kosiq, 1975

PASQYRA TELEVIZIVE ose FILLIMI I TELEVIZIONIT DHE KINEMATOGRAFISE NE KOSOVE

Ne vitin 1966, pas Plenumit IV te Partise Komuniste te Jugosllavise, ku u denua politika antishqiptare e Rankoviqit, u formua redaksia shqipe e TV Beogradit me keta entuziaste: Gjeto Leka – gazetar-redaktor, Faik Hima foles, Ekrem Kryeziu gazetar-foles e pastaj edhe regjisor, Antigona Nimani - realizatore dhe folese, Mitalip Çoça xhirues-gazetar dhe Bejto Jusufi ndriçues qe pergatisnin emisionin e pare ne gjuhen shqipe te titulluar" Pasqyra televizive”, me vone ju bashkengjiten Masar Murtezai si redaktor pergjegjes, Vera Gjevori-Hima si folese, Sytki Imami perkthyes e lektor, organizator Shaip Bejta, asistent kameramani elektronik Fatmir Nushi dhe korrier Kadri Hakiqi. Emisioni i pare u transmetua me 29 nentor 1966.

Mitalip ÇOÇA ishte shtylla kryesore per xhirimin e kronikave te emisionit.

MITALIP ÇOÇA 1936-1997 - Pas mbarimit te normales punon mesues ne Suhareke dhe korrespondent i disa gazetave dhe Radio Prishtines nga rajoni i Prizrenit. Gjate vitit 1963 vijon mesimet ne Institutin e gazetarise ne Beograd dhe pas mbarimit te kursit gazetaresk studentet shperndahen neper redaksi te ndryshme per te provuar dijenine dhe te marrin pervoja te drejtperdrejta ne profesion. Mitalipi praktiken e ushtroi ne Televizionin e Beogradit - programi informativ, si reporter dhe xhirues. Mbas kesaj kohe ai kthehet ne Prizren dhe vazhdon bashkepunimin e frytshem me TV Beogradin duke xhiruar ngjarjet e ndryshme neper Kosove. Pra ky eshte xhiruesi i pare shqiptar nga Kosova qe filmoi me kameren e filmit dhe xhiroi kronika dokumentare nga territori i Kosoves. Ai ka qene i pajisur me kameren EUMIG 16mm kurse me vone ka punuar me nje kamere me te avancuar te tipit BOLEX PAILLARD 16mm me transfokator-zoom 12-120mm. Ai nuk beri pune te tjera kreative te xhiruesit, por u ndal ne xhirime informative dhe kronika dokumentare per emisione te lajmeve. Nje kohe ishte perfaqesues diplomatik ne perfaqesite e Jugosllavise ne Gjermani-Keln e Shtutgart. Diplomoi ne Universitetin e Prishtines - Fakulteti juridik.

Ne redaksine e pare shqipe te TVB ne Prishtine ne ndihme vijne edhe disa punetore te tjere nga Beogradi, si: xhiruesit: Nikola Djonoviq dhe Zavisha Stojkoviq si dhe tonisti i Radio Prishtines: Slobodan Rakoçeviq.

Me vone, me kerkesen e udheheqesve kosovare, redaksia e zgjeron programin televiziv. Me kete shtohet edhe numri i punetoreve. Ne vitin 1967 pranohen ne pune xhiruesit filmik:

Rudolf SOPI 1933-1984, me profesion fotograf-retusher, me vone studioi kameren ne Akademine e filmit ne Zagreb. Vjen ne TVB nga kombinati ndertimor" Ramiz Sadiku” ku punonte me makina kopjimi te planeve arkitektonike. Mbas kursit per aftesimin per pune me kamere ne TV Beograd fillon punen e xhiruesit filmik ne redaksine shqipe te TVB. Shquhet per talentin e tij te madh. Ne vitin 1971 realizoi filmin e pare TV" TE NGUJUARIT” me regjisorin Ekrem KRYEZIU, ku u pa talenti i tij dhe vazhdoi te punoje edhe si asistent i kameres edhe ne disa projekte te Kosova-filmit per te perfeksionuar zanatin. Asistoi ne disa filma artistike dhe xhiroi disa filma TV, para se te xhiroje serialin dhe filmin e pare kinematografik:" ERA E LISI” ne vitin 1978. Per filmin dokumentar ne prodhim te Kosova-filmit" PIKE E GURE” te regjisorit Ekrem Kryeziu u shperblye me medaljen e arte ne Festivalin e filmit dokumentar, ne Beograd me 1977. Keshtu Rudolf SOPI hyn ne historine tone kinematografike si xhiruesi i pare kosovar i filmit artistik. Miodrag STOJANOVIC 1932-2001 deri atehere punetor ne administraten e gazetes" RILINDJA”, por qe kishte shkollen e mesme te filmit, dega e ndriçimit. Ka punuar pos kronikave per lajme edhe emisionin" Bujku” dhe ne emisionet per femije. Ka qene specialist per xhirime te kronikave sportive-futbollit.

Mbas 2 vjeteve ndihme largohen punetoret serbe te Beogradit dhe e gjithe barra e xhirimit te emisioneve e kronikave bie tash ne kuadrot kosovare. Ketu duhet te permendet kontributi i regjisorit dhe skenaristit:

Ekrem KRYEZIU 1943 – ne TVB nga fillimi 1966. Si profesionist i vertete, pas shkollimit ne Akademine e filmit ne Beograd, luajti nje rol me rendesi ne aftesimin dhe perkujdesjen artistike te punes me kamere te xhiruesve ne redaksine shqipe ne TVB, gjate viteve 1967-1973. Ne vitin 1967, mori pjese ne realizimin e filmit te pare ne gjuhen shqipe:" UKA I BJESHKEVE TE NEMUNA” 1967, si asistent i regjisorit Miki Stamenkoviq. Kryeziu dinte te perdorte kameren e filmit dhe ne shume raste ka xhiruar dhe ka kryer punet e montazhierit, ne montimin e kronikave per lajme dhe emisione te zhanreve te ndryshme. Ne vitin 1982 per aktivitetin e tij patriotik burgoset dhe denohet me 7 vjet burg.

Ne vitin 1969 punesohet Ruzhdi FEJZULLAHU 1945- ne TVB vjen nga puna e teknikut ne kombinatin" Trepça” ne Kishnice. Vijon kursin per xhirues ne TV Beograd. Me vone diplomon letersine dhe gjuhen shqipe ne Universitetin e Prishtines. Pos kronikave per lajme, ka punuar edhe reportazhe, dokumentare dhe programe artistike, xhirime te shfaqjeve teatrore te teatrit te Gjakoves, etj.

Ne vitin 1970 punesohet edhe Murat ZEKA 1940-, ne TVB vjen nga puna e arsimtarit te artit figurativ. Ne vitin 1980 shperngulet ne Australi nga represioni i policise serbe. Pos kronikave te emisionit per lajme, ka punuar shume reportazhe, udhepershkrime dhe emisione muzikore. Filmin e pare profesional e xhiroi ne vitin 1977" RUFAITE” ne prodhim te Kosova-filmit.

Ne vitin 1971 punesohet Shaban GASHI 1939-1990, ne TVB vjen nga puna e fotografit shumevjeçar ne Prizren. Me vone studion kameren ne Akademine e filmit ne Zagreb. Pos puneve te rendomta per lajme, ka xhiruar edhe emisione nga kultura dhe emisione dokumentare e muzikore. Ka asistuar ne shume projekte te xhiruesi R. Sopi per Kosova-film dhe RTP. Ne kete vit punesohet edhe Agron SEDLLARI 1944. Ne TVB vjen nga puna e teknikut te bujqesise. Ne vitin 1989 shperngulet familjarisht ne Zvicer nga represioni serb. Ka punuar ne lajme dhe ne shume emisione dokumentare e muzikore.

Ne vitin 1972 punesohem edhe une, Shukri KAÇANIKU 1951. Ne TVB shkova nga Mitrovica, pas mbarimit te shkolles se mesme, me pervojen 3 vjeçare ne kino-klubin" Optika”, ku kam punuar me kameren 2x8mm. Me vone vijova studimet ne Akademine e filmit ne Beograd, degen e kameres. Pos kronikave dhe reportazheve dokumentare dhe programeve te rregullta, kam xhiruar filma TV" Kopshti i pleqerise” 1977" E kafshoja terrin” 1977”," Nje jete e tere” 1980, serialin per femije" Fidani” 1980 etj. Shume filma dokumentare, nder ta, ate te parin, filmin profesional dokumentar, me 1974, me titull" KOSOVA”, ne regji te Ekrem Kryeziut dhe ne prodhim te Lidhjes Turistike te Kosoves.

Keshtu, lirisht mund te themi se fillet e kinematografise kosovare ishin ne ate berthamen e vogel te redaksise shqiptare te" Pasqyres televizive” ne TV Beograd. Kjo redaksi, pastaj, me fillimin e punes te Televizionit te Prishtines, me 1974, do te pasurohet me nje numer te konsiderueshem xhiruesish te shkolluar te talentuar.

Ja nje radhitje e filmave dhe serialeve te realizuara ne TV PRISHTINA PRODUKSIONI I FILMIT DHE SERIALEVE NE TV PRISHTINA Realizuar me kamera filmike dhe negativ 16mm

1974:" Por” - formati 16mm kolor Regjisor: Ekrem Kryeziu, kamera: Rudolf Sopi,

1975:" Lec pazheci” - formati 16mm B/Z Regjisor: Faik Ymeri, kamera: Rudolf Sopi,

1975:" Trimi” – formati 16mm kolor Regjisor: Besim Sahatçiu, kamera: Rudolf Sopi,

1975:" E shtena ne ajer”- formati 16mm B/Z Regjisor: Skender Nimani, kamera: Rudol Sopi,

1977:" Kopshti i pleqerise” – formati 16 mm kolor Regjisor: Skender Nimani, kamera: Shukri Kaçaniku,

1977:" E kafshoja terrin” – formati 16mm kolor Regjisor: Ekrem Kryeziu, kamera: Shukri Kaçaniku,

1978:" Era e Lisi” - formati 16 mm kolor, Regjisor: Besim Sahatçiu, kamera: Rudolf Sopi,

1980:" E tere jeta per nje dite”- formati 16mm kolor Regjisor: Ekrem Kryeziu, kamera: Shukri Kaçaniku,

1980:" Fidani” - formati 16mm kolor, Regjisor: Sadedin Prekazi, kamera: Shukri Kaçaniku,

1981" Tre veta kapercejne malin” – format 16mm kolor, Regjisor: Besim Sahatçiu, kamera: Rudol Sopi.

KOSOVA NE KINEMATOGRAFINE E ISH-JUGOSLLAVISE 1945-1965 Deri ne vitin 1965 jane xhiruar 2977 tituj.

Shume pak ne Kosove.

Nga 2977 tituj ne periudhen 1945 – 1965, ne Kosove dhe per Kosoven jane xhiruar 29 filma, 26 dokumentare dhe 3 filma artistike:

1. Prve svetlosti 1949 – Avala-film, 35mm – xhirues: Mika Popoviq, 2. Kosmet 1952- Filmske Novosti 35mm – xhirues Simon Rackoviq, 3. Prizrenski motivi 1952 – Avala-film,35mm - xhirues Simon Rackoviq, 4. Festival na Kosmetu 1953 -UFUS, 35mm –xhirues Branko Ivatoviq, 5. U srcu Kosmeta 1954 - UFUS,35mm - xhirues Nebojsa Lolin, 6. Probudjena zemlja 1955 - UFUS, 35mm - xhirues Ilija Miletin, 7. Pec 1957 – Studio film, 35mm - xhirues Rasim Crnovsanin, 8. Magle se dizu 1957 – Slavija-film 35mm - xhirues Ilija Miletin, 9. Visoki Decani 1958 – Slavija-film 35mm – xhirues Ilija Miletin, 10. Pecka Patrijarsija 1958 – Slavija-film 35 mm – xhirues Ilija Miletin, 11. Tri grada 1958 – Filmike Novosti, 35mm – xhirues Velizar Jankoviq, 12. Na raskrscu vekova 1958 – Slavija-film, 35mm - xhirues Ilija Miletin, 13. Prva decenija 1958 –Slavija-film, 35mm – xhirues Ilija Miletin, 14. Kosovski rudari 1959 – Slavija-film, 35mm - xhirues Nikola majdak, 15. Motivi sa Kosmeta 1959 – Slavija-film, 35mm – xhirues Ilija Miletin, 16. Kosmet 1959: 1959 – Slavija-film, 35mm – xhirues Nikola majdak, 17. Po Kosmetu i dolinom Ibra 1960 – Dunav-film 16mm - xhirues Ljubisa Ivkoviq, 18. Kok per kok 1961- Lovcen-film, 35mm – xhirues Dario Bremec-Ilija Ceperac, 19. Rugovo-Sota 1961 – Avala-film, 35mm kolor - xhirues Stevan Landup, 20. Poslednji grnicari 1962 – Slavija-film, 35mm - xhirues Nebojsa Lolin, 21. Rugovska legenda 1962 – Slavija-film, 35mm - xhirues Rasim Crnovsanin, 22. Rugovo 1962 – Lovcen-film, 35mm - xhirues Dario Bremec/Ilija Ceperac, 23. Kosovsko crno zlato 1963 – Avala-film, 35mm kolor - xhirues Mihajlo Matiq, 24. Rudari, hleb sa devet kora 1964 – Dunav-film, 35mm - xhirues Stevo Radoviq, 25. Zakon Krvi 1965 – Dunav-film, 35mm - xhirues Josip Novak/Stevo Radoviq, 26. Selimov svet 1965 – Dunav-film, 35mm - xhirues Ilija Ceperac, 27. Ekselencije 1966- Kosmet-film, 35mm – xhirues Branko Mihjlovski, 28. ESHALON DOKTORA M, 1955 - UFUS, 35mm - xhirues Mika Popoviq, 29. KAPETAN LESHI, 1961 – Slavija-film, 35mm, kolor sinemaskop –Branko Ivatoviq, 30. OBRACUN, 1962 – Avala-film, 35mm - kolor totalskop-Ljube Petkovski,

Kinematografia ne ish Jugosllavi, mbas Luftes se Dyte Boterore, zhvillohet sipas kritereve te politikes se Lidhjes se Komunisteve. Nderkaq, drejtperdrejte per zhvillimin e kinematografise ne vend merrej Komiteti per Kinematografi i Qeverise se RFPJ-se ne Beograd, kurse neper republikat e tjera kane funksionuar qendrat republikane te kinematografise. Nga ky organizim, Kosova ishte lene anash dhe nuk kishte asnje ndikim ose asnje mundesi per pjesemarrje ne prodhimin e filmit dokumentare dhe te luajtur artistik si dhe ne shkollimin e kuadrit per kinematografi, sikur pjeset e tjera te ish-Jugosllavise. Mbas Plenumit te 4 te PK te Jugosllavise me 1966, ku denohet politika anti shqiptare e Rankoviqit fillon te depertoj fryma re ne zhvillimin e kultures ne Kosove. Keshtu fillon edhe kinematografia me formimin e Qendres per kulture te Kosoves.

AKTIVITETI I QENDRES KULTURORE TE KOSOVES: Perpos aktivitete tjera, qendra eshte mare edhe me prodhim te filmit, ne mungese te shtepise filmike ne Kosove, Ajo i prodhoi keto projekte:

1967:" UKA I BJESHKEVE TE NEMUNA” – filmi i pare artistike qe flet shqipe ne ish-Jugosllavi,

1." UKA I BJESHKEVE TE NEMUNA”, format 35mm Widescreen 1:1.66 color Skenari: Murteza Peza, Abdurrahman Shala dhe Kole Çashule Regjia: Miodrag-Miki Stamenkoviq Drejtor i fotografise: Branko Ivatoviq Ass.regjisor: Ekrem Kryeziu. 2.1966" EKSELENCIJE”, format35mm B/Z dokumentar Regjisor: Zdravko Velimirovic

3.1968 ”SKENDERBEU” format 35mm,dokumentar Regjia:Zdravko Velimirovic

LIDHJA TURISTIKE E KOSOVES: Eshte producent i filmit turistik-dokumentar:

KOSOVA" 1974 formati 16mm kolor, Skenari dhe regjia: Ekrem Kryeziu, Kamera: Shukri KAÇANIKU,

Me formimin e Kosova filmit fillon kinematografia e mirefillte kosovare

AKTIVITETI I KOSOVAFILMIT KOSOVAFILMI- U themelua ne shkurt te vitit 1969 nga Kuvendi i Kosoves." Kosovafilmi”kultivoi me perkushtim vlerat artistike te kinematografise kosovare ne kushtet dhe rrethanat tejet specifike. Financohej nga buxheti i Kosoves. Drejtori i pare i" Kosovafilmit” ishte Abdurrahman Shala 1922-1994, njeri nder aktoret me te medhenj te kinematografise shqiptare ne Kosove. Deri ne vitin 1974 Kosovafilmi angazhonte xhirues nga ish Jugosllavia, kurse me ardhjen e Azem Shkrelit 1938-1997si drejtor, filluan gjerat te ndryshojne. Se pari, ai angazhoi xhiruesin e TVP Rudolf Sopin 1932-1984, qe te bej hulumtime dhe zgjedhje per blerjen e teknikes filmike per nevojat e Kosovafilmit. Keshtu ne vitin 1975 nga firma ARRIFLEX e Munihut arriten 2 kamera 35 mm Arriflex 2C dhe nje 16mm Arri st 16mm, me komplet pjeset dhe optika e nevojshme, qe per ate kohe perdoreshin ne xhirime ne ish Jugosllavi.Teknika filmike ne vitin 1999 u bajt ne Serbi bashke me stabilimentet tjera prone e Kosovafilmit.

Projektet e para filmike te ndermarrjes se vetme per prodhim te artit filmik KOSOVAFILM i realizuan kineastet: Rudolf SOPI, Afrim SPAHIU, Shaban GASHI, Murat ZEKA, Shukri KAÇANIKU dhe asistenta e kameres Agron NELA e kujtim BEJTULLAHU me regjisorin e skenaristin Ekrem Kryeziu dhe Besim Sahatqiu.

Me fillimin e produksionit te pavarur u vune themelet e prodhimtarise filmike origjinale, me ngjyrime te theksuara autoktone, qe flisnin shqip dhe qe paraqisnin kulturen e traditen tone, por pati edhe deshtime evidente ne koprodukcionet me producente te tjere, ku nuk iu kushtua kujdes aspak shkollimit te kuadrit teknik dhe artistik nga Kosova.

SHKOLLIMI I KUADRIT PER KINEMATOGRAFI DHE TV NE KOSOVE Para vitit 1977 nga Kosova shume pake studente shqiptare kane studiuar kameren ne akademi te filmit: Fatmir Bajrami ne vitin 1974 vjen nga Franca, kurse Afrim Spahiu me 1975 nga Kroacia,kurse 2 studente nga Kosova qe kane kryer studimet ne akademine e njohur FAMU ne Praga te Çekise ne vitin 1977 Destan Seferaj dhe Rifat Dobra nuk kthehen ne vendlindje por mbesin ne boten e jashtme. Ne vitin 1977 RTP dergon ne shkollim komplet nje gjenerate te studenteve neper akademite e filmit dhe TV-se ne ish-Jugosllavi. Konkretisht, ne Beograd dhe Zagreb,ne te gjitha deget e prodhimit filmik, studentet e katedres se kameres:Menduh Nushi, Fatos Kastrati1954-2007, Sylejman Klokoqi, Xhon Marku, Milazim Salihu, Njazi Qukiq, Rafet Elezi, Nazmi Hajrullahu te cilet kthehen ne Kosove pas 4 vjeteve edhe fillojne punen ne TV Prishtina dhe Kosovafilm. Disa prej tyre edhe realizojne filmat e pare artistike te metrazhit te gjate.

TELEVIZIONI I PRISHTINES - Teknika filmike dhe elektronike ENG qe numeronte afersisht 40 kamera dhe 1 komplet per xhirime animacioni me pjeset percjellese, 3 autoreportazhe OB e shume pjese teknike per montazhin filmik dhe elektronik, shume reflektor per ndriçim etj. u vodhen ne menyre te organizuar gjate viteve 1992-99 nga Televizioni i Serbise RTS. Produkcioni i Televizionit Prishtina –sektori i kameres:Lista e punetoreve te sektorit te kameres deri ne mbyllje nga policia serbe me 5.07. 1990. Xhiruesit filmik dhe ENG: Ruzhdi Fejzullahu, Shaban Gashi, Shukri Kaçaniku, Nihat Zherka, Fatmir Bajrami,:Miodrag Stojanovic Lulzim Shasivari, Aziz Krasniqi, Fatos Kastrati, Rafet Elezi, Milazim Salihu, Njazi Çukiç, Branko Milosavljevic, Fadil Turuskovic, Halim Kollqaku, Sahit Kokoli, Nazmi Hajrullahu, Leonard Mulliqi, Bedri Dibra, Novica Tanasijevic, Tefik Gashi, Ahmet Konjusha, Tarik Pagarusha, Dervish Lekaj dhe Remzi Abdullahu. Kamermanet:Nexhdet Osmani, Anton Noka,Dimitrije Puzhic, Ruzhdi Domi, Abaz Zeka, Abdullah Berisha, Xhevdet Shala, Sadik Shabani, Jusuf Rizvanolli, Ekrem Perjuci, Adnan Sulejmani, Smajo Gashi, Zoran Popovic, Dragan Djordjevic,Agim Rukovci, Gazmend Ballabani,Gazanfer Nishliu, Viti 1978, ERA DHE LISI- komplet prodhim kosovar. Ne vitin 1978 filloi realizimi i projektit filmike dhe serial TV ma te madhe deri atehere ne Kosove.Ne projekt kane qen te anagazhuar pos aktoreve kosovare edhe nje numer i konsiderushem i specialisteve filmik dhe TV nga Televizioni Prishtina.Konsiderohet se projekti ERA dhe LISI ka qene suksesi i madhe artistike dhe organizative i kinematografise dhe televizionit Kosovare." Era dhe lisi” Çmimet:" Arena e Arte” per skenar" Pula 1979” Petrit Imami" Arena e Art” per rolin kresor" Pula 1979”Abdurrahman Shala" Shperblimi tradicional i kritikeve te filmit” Sarajeve 1979” Zhanri: Drame e pasluftes Regjia: Besim Sahatçiu Producent: KosovaFilmi, RTP-TV Prishtina drejtor i fotografise: Rudolf Sopi ass.kamere: Fadil Bajgora dhe Sahit Kokoli Kamera 2: Shukri Kaçaniku Kohezgjatja: filmi 111 minuta, dhe 6 episode TV nga 50 min. Teknika: Wideescreen 1.1:66, kolor Premiera: 6 korrik 1979. PRODUKCIONI I KOSOVAFILMIT 1969-1990" Dashuria e pare” 1970," Rekuiem per te nesermen”1970," Koka ime e krisur” 1971, Si te vdiset 1971,Hedhesit e bombave, 1973,Sulmi i kuq 1974,Dervishi dhe vdekja 1974,majat e Zelengores 1976. Keta filma jane punuar nga xhirues jashte Kosoves dhe shumica e ketyre filmave jane koprodukcione ku vetem disa aktore nga Kosova kane mare pjese. 1979- Kur pranvera vonohet, Zhanri: Luftarak, Regjia: Ekrem Kryeziu, Producent: Kosova Film, Prishtine, Drejtor i fotografise: Milorad Jakšić-Fando, Ass.kamere: Jovan Jekic, Dragan Stevandic Fadil Bajgora, Kamera 2: Shukri Kaçaniku, Kohezgjatja:filmi 124 minuta dhe 6 episode TV 55 min. Teknika: Widescreen 1:1.66, kolor, Premiera: 12 korrik 1979.

Users also searched:

klan tv frekuencat tokesore,

...
...
...