Back

ⓘ Hektori eshte figure mitologjike, hero trojan, biri i Priamit dhe Hekubes, burri i Andromakes dhe babai i Astianaksit. Orakulli kishte parathene se per sa kohe ..




Hektori
                                     

ⓘ Hektori

Hektori eshte figure mitologjike, hero trojan, biri i Priamit dhe Hekubes, burri i Andromakes dhe babai i Astianaksit.

Orakulli kishte parathene se per sa kohe qe ai do te jetonte, mbreteria e Priamit do tu qendronte goditjeve te grekeve, prandaj Hektorin e kishin zgjedhur prijes te ushtrise trojane. Ne lufte Hektori tregoi trimeri te madhe. Ai per dhjete vjete e vonoi shkaterrimin e Trojes, mundi dhe vrau Protesilaun, luftoi me Ajaksin dhe Diomedin, dogji floten greke dhe me ne fund vrau Patroklin. U vra nga Akili.

Hektori eshte personazhi me simpatik i Iliades si per nga natyra e tij ashtu edhe per nga vetite dhe veprat e tij. Vendet me te bukura te epeve te Homerit kane te bejne pikerisht me te. Fjala e tij me gruan Andromaken dhe te birin, Astinaiktin, dyluftimi i tij me Akilin dhe lutja e perzemert e Priamit per trupin e Hektorit jane nder pjeset me te bukura te asaj qe ndonjehere ka krijuar poeti.

Veprat skulpturale te cilat e paraqesin Hektorin ngecin shume pas parafytyrimeve qe i fitojme duke i lexuar epet e Homerit, edhe pse edhe keto vepra jane fryte te duareve te artisteve te famshem. Nga antika na jane ruajtur relativisht shume. Ne vaza ka gati dyzet piktura; prej tyre Falja e Hektorit me Andromaken ne pese vaza; Hektori ne beteje me Akilin ne shtate, ndersa Hektori ne beteje me Ajantin ne njembedhjete dhe Akili e çnderon trupin e vdekur te Hektorit ne pesembedhjete sosh. Prej veprave te artisteve modern po permendim relievin e mermert Hektori falet me Andromaken te Bert Thorvaldsenit te vitit 1837 qe sot gjendet ne Muzeun e Thorvaldsenit ne Kopenhage.

Assesi nuk eshte ne kundershtim me madhesine e shembulltyres se Hektorit edhe fati i tij tragjik pse nuk e kemi te trajtuar si hero kryesor ne vepren dramaturgjike dhe poetike me vete. Hektori jeton si trim i vertete ne te gjitha veprat te cilat merren me luften e Trojes gati tre mije vjet - shkurt qe nga koha e Homerit e deri me sot.

Users also searched:

...