Back

ⓘ Radhitja eshte faze e punes ne prodhimtarine grafike, ku teksti nga doreshkrimi radhitet ne baze te kerkeses se teknologjise se shtypit. Radhitja mund te behet ..




                                               

Pc Bus

Bus-i eshte nje rruge lidhese e cila lidh dy apo me shume komponente. Bus-i qe lidhe komponentet kryesore te kompjuterit quhet SYSTEM BUS. Shumica e kompjutereve bazohet ne perdorimin e nje apo me shume sistemeve te bus-ave. Tipet e bus-ave Linjat e bus-ave mund te ndahen ne dy tipe: 1)te dedikuar dhe 2)te multipleksuar

Radhitja
                                     

ⓘ Radhitja

Radhitja eshte faze e punes ne prodhimtarine grafike, ku teksti nga doreshkrimi radhitet ne baze te kerkeses se teknologjise se shtypit. Radhitja mund te behet me radhitje me plumb per tiposhtyp; me radhitje te shkruar per shtyp me geshtetner; me fotoradhitje dhe radhitje me kompjuter per teknikat tjera te shtypit. Punimi i radhitjes kerkon njohje te gjerave elementare nga tipografia dhe formesimi i radhitjes. Dihet se çdo prodhim grafik i ka specifikat e veta te radhitjes dhe duhet te jete ne perputhje te plote me rregullat e njohura ne prodhimtarine grafike.

                                     

1. Radhitja me plumb

Radhitja me plumb eshte njera nga format me te vjetra te radhitjes se doreshkrimeve. Perbehet nga radhitja me dore dhe radhitja me makine. Termi radhitje nga plumbi eshte i perbashket per radhitjen me dore dhe me makine. Kjo radhitje perbehet nga renditja e shkronjave nje nga nje ne rreshta radhitja me dore dhe radhitja ne rreshta radhitja me makine. Prodhimi qe fitohet nga radhitja me plumb eshte forma e shtypit per tekniken e shtypi te larte ne tiposhtyp – forma e drejte, stereotipi – forma gjysemcilindrike, si dhe mundesia pas shtyit te kopjes se pare ne kthim per teknika tjera te shtypit. Procesi teknik i radhitjes nga plumbi perbehet nga keto faza: a) radhitja e rreshtit ne gjatesi te caktuar, b) korrektura e radhitjes dhe c) faqosja e radhitjes. Pas perdorimit shtypjes se tekstit te radhitur, te radhitja me dore behet kthimi neper dollapet e meparshem te shkronjave per radhitje te serishme, kurse nga radhitja me makine linotype, monotype, rreshtat e perdorur shkrihen dhe plumbi perseri perdoret per radhitje.

                                     

2. Radhitja e shkruar

Njera nder menyrat e radhitjes te perdorura shume sidomos ne pjesen e dyte te shekullit te kaluar eshte radhitja e shkruar, e cila me makina radhitese speciale, ne forme te origjinalit refleks, ne foli nga poliesteri apo ne foli letre, e cila sherben edhe si forme shtypese per shtypin e rrafshet. Origjinali refleks ne foli te letres apo te poliesterit mund te sherbeje si model kopjues dhe forme e shtypit per ofset, e sidomos per ofset te formateve te vogla. Bartesi i shkrimit tipografik i shenjes se shkronjave te radhitja e shkruar eshte i ndryshueshem per madhesi te ndryshme te shkrimeve, prandaj, ne krahasim me radhitjet e tjera, eshte me kualitet me te ulet, mirepo eshte shume ekonomik dhe i pershtatshem per shumezim te shpejte te ndonje materiali informativ. Radhitja e shkruar eshte zhvilluar paralel me zhvillimin e makinave te ofsetit te formatit te vogel. Prodhuesit me te njohur te ketyre makinave jane: makinat IBM, Veritajper, Oliveti, Hermes etj. Njesia matese te radhitja e shkruar eshte e ashtuquajtura pajk ose sistemi point, ku nje pajk pica i ka 12 pika – te pointit, ndersa vlera e saj eshte 0.938 cic. 1 pike – point perfshin 0.351 mm. Sot radhitja e shkruar konsiderohet se eshte jashte perdorimit, perveç ne raste te veçanta.

                                     

3. Fotoradhitja

Fotoradhitja eshte metode e radhitjes, me rruge fotografike, me ndihmen e sistemeve fotoradhitese. Kjo metode e radhitjes filloi te perdorej pas viteve 50-te shekullit te kaluar. Ne Kosove per here te pare u perdor per radhitjen e gazetes Rilindja ne vitin 1976, me vone edhe per gazeta te tjera. Teknologjia dhe teknika e fotoradhitjes ne kete periudhe arriti shkalle te larte zhvillimi. Mirepo ne rruge ishte metoda re radhitjes radhitja kompjuterike, pa perdorimin e fotmaterialit, nga e cila filloi terhjekja graduale nga perdorimi i fotoradhitjes. Vete termi fotoradhitje tregon menyren e radhitjes se tekstit me rruge fotografike, e kjo do te thote se me ndikimin e rrezeve te drites, ne forme te shkronjave te shkrimit i ndryshojne vetite e shtreses fotoreaguese ne fotomaterial. Pra, krijohet fotografia latente e padukshme e shkronjave, te cilat me perpunim te fotomaterialit ne faza te mevonshme, perfitohen te dukshme. Prodhimi i perfituar nga fotoradhitja ne fotoleter apo ne film mund te perdoret per punimin e modeleve kopjuese per teknikat e shtypit. Procesi teknologjik i perfitimit te fotografise se shkronjave dallon nga procesi fotografik i ndriçimit dhe te perpunimit te fotomaterialit ne reprofotografi. Ndryshimet jane ne burime te drites, ne teknologji dhe ne specifikat e materialit me te cilat punohet. Ndriçimi ne fotoradhitje behet shenje per shenje ne mjetin me material per bartjen e shkrimit. Pa marre para sysh se a behet fjale per ndriçim shkronje per shkronje, ekspozicioni duhet te jete i shkurter apo burimi i drites me fuqi me te forte, kurse koha e ndriçimit sa me e shkurter. Per nje cilesi sa me te larte te shkrimit eshte e domosdoshme qe fotomateriali te jete maksimalisht i ndieshem



                                     

4. Radhitja me kompjuter

Me zhvillimin e teknologjise dhe te elektronikes, ne industrine grafike ne pergjithesi ne procesin e radhitjes ne veçanti u bene perparime te medha. Kompjuteri, edhe pse ishte ne perdorim edhe me pare, ne veprimtarine grafike per radhitje u perdor ne pesembedhjete vjetet e fundit te shekullit te kaluar i cili e shenoi edhe perfundimisht fundin e fotoradhitjes. Menyra me re ofron mundesi shume me te medha per radhitje ne menyra te ndryshme, shpenzimet jane minimale dhe problemi i korrektures i cili me pare ne fotoradhitje ishte si e mete, te radhitja kompjuterike eshte plotesisht e zgjidhur. Edhe pse kompjuteret jane bashkohore ata kane nje histori zhvillimi. Matematiciani anglez para me shume 150 vjetesh e zbuloi kompjuterin e pare ne te cilin mund te programohej. Mirepo si fillim i hovshem merret viti 1946 kur u zbulua makina e pare elektronike me afer 18 000 gypa elektronike me emrin ENIAC. Ajo zinte nje sperfaqe te madhe deri ne 30 m² dhe harxhonte rryme elektrike gati sa nje fshat mesatar. Pastaj zhvillimi vazhdoi me tutje me zbulimin e tranistoreve te cilet i zevendesuan gypat elektronike. Kulmi arriti me zbulimin e qarqeve integruese çipit me te cilen filloi koha re e ajo eshte e kompjutereve personale. Çdo lemi e punes e poaqerisht ne veprimtarine grafike lidhet me shfrytezimin e kompjuterit, prandaj aftesimi per pune ne kompjuter, sot eshte domosdoshmeri.

                                     
  • në gjysmëfinalet dhe finalen e Festivalit Evropian të Këngës të vitit 2008. Më poshtë është paraqitur radhitja e shteteve sipas 12 pikëve të fituara:
  • Saint - Jean - de - Luz Në jug, Pirenetë dhe Bidasoa shënojnë kufirin me Spanjën. Radhitja e 40 qyteteve kryesore të rajonit të Akuitanës Akuitania: djepi i njerëzimit
  • tekste edhe fyxa veg është lojë popullore me gurë. Qëllimi i lojës është radhitja në një vijë e 3 gurëve. Lojtari i cili e krijon cekën ka të drejtë të i
  • madhësisë së shkrimeve në veprimtarinë grafike, posaçërisht në tipografi te radhitja me plumb për matjen e gjatësisë rrjeshtave. Typometer zum Ausdrucken, PDF
  • zoologjik, prejardhja e emrave të specieve Sistematikë Taksonomi Filogjeneza, radhitja kategorizimi Morfologjia Ndërtimi i jashtëm i kafshës Anatomia Ndërtimi
  • shfrytëzimi, emetimi i transmetuar, përhapja ose mundësia e vendosjes, radhitja kombinimi, bllokimi, fshirja ose asgjësimi i të dhënave. LIGJI PËR SHËRBIMET
  • quhet dame zonjë ose variacione të saj. Në kartat franceze të lojës, radhitja e zakonshme e një mbretëreshë është në mes të mbretit dhe fantit. Në tarot
  • matrica te të gjitha sistemet e radhitjes me plumb. Sot, Bodoni është një zgjidhje e llojit të shkronjave shumë e mirë, edhe te radhitja me kompjuter.
  • ftuar të drejtën e emetimit të ndeshjeve të Kampionatit Evropian 2008. Radhitja e mediave është bërë sipas shteteve. Shqipëri - Top Channel Digitalb
  • kapitullit. Zbukurimi i librit me iniciale rrjedh para zbulimit të shtypit. Te radhitja kryesisht përdoren iniciale të veçanta, por edhe shkronja të thjeshta
  • përgatiteshin për garë, si rezultat i kësaj rrotullimi i Montojës në rrugë kah radhitja për garë kaloi i pa ndëshkuar. Xhiro më e shpejtë: Kimi Räikkönen: 1: 26
  • vendin e 4, në Britani të madhe vendin e 22 dhe në Japoni vendin e 30. Radhitja e këngëve poashtu dhe zgjatja e tyre kanë ndryshime mes kontinenteve. Poshtë

Users also searched:

...
...
...