Back

ⓘ Blegtoria në Kosovë. Blegtoria e Kosoves ka shenuar perparime ne kuptimin e permasimit te races, cilesise dhe sasise se prodhimit, por ka shenuar zvogelim te nu ..




Blegtoria në Kosovë
                                     

ⓘ Blegtoria në Kosovë

Blegtoria e Kosoves ka shenuar perparime ne kuptimin e permasimit te races, cilesise dhe sasise se prodhimit, por ka shenuar zvogelim te numrit te kafsheve, perpos shpeztarise e cila ka rritur numrin e tyre, me formimin e fermave te pulave. Blegtoria e Kosoves ka pasur ngritje te madhe gjate viteve te 50-ta, 60-ta kurse pas viteve te shtatedhjeta filloi renia e saj. Blegtoria e kafsheve ne Kosove gjate viteve te 50-ta karakterizohej me numer me te madh te dhenve, deleve, gjedheve, kurse me pak e kuajve dhe derrave. Pas luftes me hapjen e sektorit privat ka filluar rritja e prodhimit te qumeshtit.

                                     

1. Ndryshimet e blegtorise gjate viteve

Numri i gjedheve dhe deleve ka shenuar renie pas viteve te 60, 70 me emigrimin e popullsise nga viset kodrinore-malore ne viset e uleta, me zvogelimin e popullsise bujqesore, zhvillimin e qyteteve, arsimimit etj. Po ashtu prona e vogel ka ndikuar negativisht ne zhvillimin e blegtorise, pasi ajo nuk mund te siguroje ushqim te mjaftueshem gjate dimrit. Kosova ka siperfaqe te konsiderueshme te kullotave 178.300 ha dhe me pak livadhe 87.470 ha livadhe. Kullotat gjenden kryesisht ne vise kodrinore-malore, cilesia e tyre nuk eshte e kenaqshme, pos ne Alpe. Livadhet gjenden kryesisht ne vise te uleta per te siguruar ushqimin e duhur dhe cilesor. Sektori privat ne te kaluaren ka pasur me shume dele dhe gjedhe, sidomos ne zonen kodrinore-malore, por lloji i kafsheve ishte i prodhimit te ulet dhe mbahej ne menyre ekstensive. Pas viteve te 60-70 filloi permasimi i llojit te kafsheve me gjedhe produktive. Blegtoria e kafsheve te trasha ishte produktive ne sektorin shteteror, e cila ishte e organizuar ne ferma qumeshti dhe mishi dhe mbahej sipas kerkesave te blegtorise bashkekohore. Kjo blegtori ishte e vendosur afer qyteteve dhe siguronte pjeserisht kerkesat per qumesht dhe mish, sidomos te popullsise urbane. Tash fermat e tilla mungojne ose jane ne krijim e siper, por me numer simbolik afer 1500 ferma.

                                     

2. Fondi i kafsheve

Fondi i kafsheve ne Kosove ka pasur shume ndryshime. Numri i gjedheve ka levizur ne mes 330-400 mije dhe ne vitin 2001 rreth 350 mije krere, pjesa me e madhe e tyre meshqerra 48%, viça e dema 48% dhe rreth 4% lope plleja. Ne Kosove 6 banoreve u takon 1 gjedh, 9 banoreve 1 dele, ndersa numri i dhive eshte shume i vogel 14.654 krere, i derrave 75 mije dhe kuaj 13 mije. Prodhimi i mishit ne vitet e 60-ta ishte rreth 10 kg per banor, ne vitet e 80-ta rreth 17 kg, ndersa tash kjo sasi duhet te jete me e vogel. Pjesen e konsiderueshme te mishit ne Kosove sigurohet nga importi ne vendet fqinje. Prodhimi i mishit ne Kosove eshte se paku 3 here me i vogel se ne Evrope, diçka me i madhe se Afrike dhe Azi.

                                     

3. Prodhimi i qumeshtit

Prodhimi i qumeshtit ne Kosove eshte rritur gjithsej 4.4 here, ndaj banorit 2.7 here nga 53 ne 153 l/b. Prodhimi i qumeshtit per banor ne Kosove eshte 2.4 here me i vogel se ne Evrope. Sasia e prodhimit te vezeve eshte rritur per 6 here, per banore 3 here 150 veze/banor. Kosova ne te kaluaren ka qene e njohur per eksportin e leshit, lekures, mishit te qengjit, kurse tash i importon te gjitha prodhimet blegtorale.

                                     
  • Kosova mbeti nën shtypjen serbe për dhjetëra vite me rradhë. Pas luftës në Kosovë të viteve 1998 1999, e gjithë Shqipëria dhe veçanërisht Tropoja u bë

Users also searched:

agrikultura ne shqiperi, blegtoria ne europe, blegtoria ne shqiperi, blegtoria, bujqesia dhe blegtoria ne shqiperi,

...
...
...