Back

ⓘ Shqipëria dhe Mbretëria e Sicilisë shek.XIII. Sovrani ri i mbreterise se Sicilise, Karli I Anzhu, trashegoi synimet e vjetra te dinastive te Altavileve normane ..




                                     

ⓘ Shqipëria dhe Mbretëria e Sicilisë shek.XIII

Sovrani ri i mbreterise se Sicilise, Karli I Anzhu, trashegoi synimet e vjetra te dinastive te Altavileve normane te Hohenshtaufeve gjermane. Ne qender te politikes se tij te jashtme vu pushtimi i Lindjes e marrja e Konstandinopojes. Kjo politike u nxit e u ushqye vazhdimisht nga kisha e Romes, e cila llogariste te organizonte, nepermjet anzhuineve, nje kryqezate te re kunder Bizantit dhe te realizonte keshtu bashkimin me dhune te kishave. Pikerisht ne pranine e papes Klementit IV u nenshkrua ne maj te vitit 1267 ne Viterbo marreveshja midis Karlit I Anzhu e perandorit te shfronezuar latin te Konstandinopojes, Balduinit II, ne baze te se ciles ky i fundit ia kalonte te drejtat e tij ne Lindje mbretit anzhuin. Marreveshja ne fjale percaktonte si faze te pare te ndermarrjes anzhuine zenien e nje kryeure ne bregdetin shqiptar, ne zoterimet e ish-mbretit Manfred.

Karli I Anzhu u mundua te afirmonte te drejtat e tij ne vije trashegimije mbi zoterimet shqiptare te Manfredit, duke i shnderruar ne vasale te tij bashkepunetoret e Manfredit ne Shqiperi. Ne kete kuader, me 1267, Karli I emeroi si mekembes te tij ne Shqiperi Gaco Kinardin, nje i aferm i mekembesit te vrare te Manfredit, Filipit. Por as keshtjellari i Korfuzit, as ai i Vlores, i Butrintit e i Sopotit dhe as kapiten Vrana e qytetaret e Durresit nuk degjuan te kalojne nen sovranitetin anzhuin. Perkundrazi, marredheniet e mbretit Karl me bregun perballe mbeten te ndera deri ne vitin 1271. Ate kohe, vete ai shprehej ne nje leter se shqiptaret e "urrenin emrin e tij" in odium nostri nominis.

Gjithsesi, anzhuinet nuk ndermoren ndonje fushate te armatosur. Karli I u perpoq te terhiqte me ane premtimesh kreret shqiptare dhe ne vitin 1271 ai duket se kishte vendosur nje dialog me aristokracine e Arbrit si edhe me bashkesine qytetare te Durresit. Gjate atij viti dy prifterinj katolike shqiptare, Gjoni nga Durresi dhe Nikolla nga Arbri, si te besuar te mbretit Karl dhe te aleatit te tij te madh, papes Gregori X, bene disa udhetime midis Napolit e Durresit, duke percjelle mesazhet e mbretit te kreret shqiptare. Ne fillim te shkurtit 1272 mberriti ne oborrin anzhuin ne Napoli nje perfaqesi e fisnikerise se Arbrit dhe e bashkesise qytetare te Durresit. Ne perfundim te traktativave me Karlin Anzhu u shpall bashkimi i "Mbreterise se Arbrit" Regnum Albaniae me mbreterine e Sicilise nen sovranitetin e mbretit Karl Carolus I, dei gratia rex Siciliae et Albaniae.

Kthesa e fisnikeve shqiptare ne marredheniet me mbretin anzhuin ndodhi per nje sere arsyesh te jashtme dhe te brendshme. Ne ate kohe bizantinet dhe serbet e kishin rritur presionin ne trevat shqiptare qe ishin ende jashte kontrollit te tyre. Serbet i ishin afruar tashme zones se Dibres, kurse Perandoria Bizantine e kishte rivendosur sundimin e saj ne nje pjese te mire te Shqiperise se brendshme. Marrja e Beratit menjehere pas fitores se bizantineve ne Pelagoni Manastir, me 1259, i jepte Bizantit nje baze strategjike mjaft te rendesishme per te shtrire me tej zonen e kontrollit te vet deri ne vijen bregdetare.

Veshtiresive te aristokracise shqiptare ne marredheniet me keto fuqi te huaja, u shtoheshin edhe ndarjet e konfliktet midis vete fisnikeve shqiptare. Ne kete kohe edhe Principata e dikurshme e Arbrit e kishte humbur shkelqimin qe kishte pasur ne kohen e princit Dhimiter. Ne vend te nje familjeje feudale, ne treven e Arbrit ushtronin ndikimin dhe pushtetin e tyre disa familje, shpesh here ne konflikt me njera-tjetren, siç ishin familjet Skurra, Vrana, Blinishti, Topia, Arianiti etj. Ne kete menyre, njohja e nje sovrani te huaj u pa edhe si nje mjet per te qetesuar rivalitetet midis tyre. Se fundi, jo pa rol ishte edhe fakti qe ne Shqiperi, veçanerisht ne zonen e Durresit dhe te Arbrit, ekzistonte tashme nje grupim filo-anzhuin, qe perfaqesohej kryesisht nga kleri katolik i Durresit dhe i Arbrit, qe nen sundimin e Manfredit, armikut te eger te Papatit, kishte pesuar perndjekje nga me te ashprat. Per rrjedhoje, ky ishte i prirur te bashkepunonte me sovranin e ri te Sicilise, Karlin Anzhu, qe ndryshe nga Manfredi, ishte beniamin dhe krahu i djathte i kishes katolike te Romes.

Pavaresisht nga motive te tilla qe flisnin ne te mire te anzhuineve, kompromisi i vitit 1272 midis anzhuineve e aristokracise shqiptare u be i mundur vetem pasi Karli I Anzhu u dha krereve shqiptare garancite e kerkuara. Ne dy diploma te dala nga kancelaria e tij me 20 e 21 shkurt 1272, u premtonte atyre mbrojtjen e tij protectionem suam dhe njohjen te gjitha privilegjeve, normave e dokeve "te mira" te meparshme. Teksti i tyre tregon qarte qe njohja e sovranitetit anzhuin nga kreret shqiptare nuk qe nje "dorezim" pa kushte, por nje ujdi e arritur, siç shprehej vete mbreti Karl, "pa kurrfare dhune e shtrengimi" absque aliqua violentia seu cohactione. Anzhuinet kenaqnin ne thelb dy kerkesat themelore te shqiptareve: kerkesen per nje angazhim te anzhuineve ne marredheniet e ndera te shqiptareve me fuqite e tjera, kryesisht Bizantin e Serbine, dhe kerkesen per njohjen e autonomise politiko-administrative te fisnikeve vendas brenda kuadrit te "Mbreterise se Arbrit".

Pavaresisht nga premtimet joshese te anzhuineve, jo menjehere e jo te gjithe fisniket shqiptare u terhoqen prej tyre. Koha e gjate, qe iu desh Karlit I Anzhu per te realizuar planin e vet, ishte prova me e mire se ne gjirin e aristokracise shqiptare kishte ngurrime lidhur me nje orientim proanzhuin. Ne fakt, anzhuinet percaktuan qysh ne fillim hapesiren midis Durresit e Vlores ose me sakte midis Matit e Seman-Devollit, si zone e interesave te tyre jetike ne Shqiperi. Tokat jashte tyre anzhuinet i pane para se gjithash ne funksion te marredhenieve me shtetet aleate ballkanike, ne radhe te pare me mbreterine e Serbise. Kjo vije politike e anzhuineve i prishi keta qysh ne fillim me nje krah te rendesishem te aristokracise shqiptare. Aleanca me Mbreterine Serbe pati gjithmone perparesi per Karlin Anzhu dhe ky refuzoi te merrte ne mbrojtje fisniket shqiptare, si Gropajt e Dibres, tokat te cileve ndodheshin nen kercenimin e pushtimit serb.

Por marredheniet e anzhuineve nuk vonuan te prishen edhe me fisniket-vasale te tyre te "Mbreterise se Arbrit". Premtimet lidhur me njohjen e autonomise te privilegjeve te vjetra, qe Karli I u kishte dhene krereve shqiptare ne fillim, u treguan se ishin demagogji. Fisniket shqiptare u detyruan te kryejne "betimin dhe homazhin feudal" ligii homagii iuramentum. Ketu u vendos nje administrate e forte ushtarake, ku aristokracia shqiptare nuk perfaqesohej ne asnje instance te saj. Te gjithe funksionaret, qe nga "kapiteni e mekembesi i Mbreterise se Arberise”, te mareshali, keshtjellaret, intendentet e postet me te uleta, ishin me kombesi franko-italiane. Shqiptaret ishin perjashtuar nga çdo rol efektiv ne kete "Mbreteri te Arberise". Fisniket shqiptare, qe njohin per kryezot Karlin I Anzhu qe u perfshine ne "Mbreterine e Arberise", u organizuan prej anzhuineve ne nje lloj "keshilli regjence". Karli I u vinte atyre kufirin te drejtave e detyrave, kur i keshillonte se "duhej ti bindeshin mekembesit e kapitenit te pergjithshem te Mbreterise se Arbrit dhe ta ndihmonin ate me te gjitha forcat e per çdo pune, qofte me keshilla, qofte me mjetet e nevojshme". Dokumentet anzhuine lene te kuptohet qarte se ku konsistonte ndihma e krereve shqiptare per kryezotin anzhuin. Ne radhe te pare ata duhet te shoqeronin trupat anzhuine ne fushatat ushtarake. Ky sherbim i tyre perputhej me thelbin e regjimit anzhuin te "Mbreterise se Arbrit", te cilen anzhuinet e projektuan dhe e ndertuan si nje berthame te nje perandorie te tere ballkanike. Shqiptaret duhet te luftonin, keshtu, per nje qellim sqe i tyre qe ata nuk e ndienin. Kjo i zhgenjeu shpresat fillestare te tyre, te ushqyera nga premtimet e Karlit I Anzhu, qe ua serviri atyre "Mbreterine e Arbrit" si nje pasardhese te natyrshme te Principates se Arbrit, ku fisniket shqiptare do te ruanin autonomine e tyre e do te luanin rol paresor.

Por regjimi ri anzhuin nuk pati pasoja negative vetem ne planin politik. Anzhuinet vendosen ne zoterimet e tyre nje regjim te rrepte shfrytezimi. Fonde te medha tokesore iu rrembyen pronareve vendas, ne radhe te pare kundershtareve te regjimit anzhuin, e u shperndane ne te mire te kurores, te funksionareve e feudaleve anzhuine dhe te kishave, kuvendeve e manastireve katolike te themeluara me shumice nga kleriket e huaj, te ardhur bashke me anzhuinet qe perfaqesonin nje mbeshtetje shoqerore e mjet diversioni ideologjik te tyre. Fshataresia shqiptare, qe punonte ne keto toka, iu nenshtrua nje shfrytezimi intensiv te panjohur deri atehere. Te ardhura te medha hynin ne arken mbreterore te funksionareve anzhuine nga taksat e detyrimet qe shpeshhere keta ia impononin ne menyre arbitrare popullsise vendase.

Vendosja e regjimit anzhuin pati reflekse negative edhe ne jeten e qyteteve. Autonomia e tyre u ngushtua, organet bashkiake te qeverisjes pushuan se funksionuari e u zevendesuan nga administrata anzhuine. Interesat ekonomike te shtresave tregtare-zejtare te vegjelise u demtuan rende nga politika e monopolit shteteror mbi prodhimin e shitjen e produkteve kryesore, si dhe nga detyrimet nga me te ndryshmet qe nepunesit anzhuine ngarkonin ne kurriz te popullsise qytetare. Te ardhurat e shumta qe vinin nga prodhimi dhe tregtia e kripes shkonin ne dobi te mbajtjes se trupave dhe te administrates anzhuine ne Shqiperi.

Ne kete menyre regjimi anzhuin ngjalli qe ne muajt e pare zhgenjim e pakenaqesi midis shtresave me te ndryshme te shoqerise shqiptare. Zedhenese e kesaj pakenaqesie u be aristokracia shqiptare, brenda e jashte kuadrit te "Mbreterise se Arbrit", e cila e pa se anzhuinet i shkelen pa ngurruar aspiratat e saj politike. Per ti detyruar kreret shqiptare qe ti rrinin besnike e mos te ngrinin krye, Karli I filloi te marre peng femijet e tyre, te cilet i çonte e i ruante ne keshtjellat e Italise se Jugut, ku keta trajtoheshin si te ishin rober, aq sa ne mjaft raste ata te tentonin te arratiseshin.

Perplasjet e shqiptareve me anzhuinet, qe ne fillimet e vendosjes se ketyre te fundit ne Shqiperi, favorizuan lojen e bizantineve. Duke filluar nga vera e vitit 1272, perandori bizantin Mihali VIII Paleolog ishte vene ne kontakt me fisniket shqiptare dhe perpiqej ti bente ata per vete e ti hidhte kunder anzhuineve. Perpjekja e tij mbeshtetej ne premtimet e garancite qe u paraqiste shqiptareve e ska dyshim qe ne kete pike ai nuk mbeti pas, madje e kaperceu rivalin e tij, Karlin I Anzhu, perderisa arriti qysh ne fillim te bente per vete "te mashtroje", sipas shprehjes se Karlit I mjaft prej tyre.

Ne veren e vitit 1274, vete dokumentet anzhuine bejne fjale per nje aleance operative midis bizantineve e fisnikeve shqiptare. Ne gusht te atij viti aleatet kishin arritur nje fitore te pare mbi anzhuinet, duke u shkaktuar atyre mjaft te vrare e duke zene shume te tjere rober. Ne muajin nentor komandantet anzhuine ne Shqiperi i raportonin mbretit anzhuin Karl se "arbereshet e bizantinet kishin rrethuar Durresin". Informatat e mevonshme konfirmonin se luftimet tashme ishin perqendruar ne afersi te keshtjellave bizantine. Shperthimi i konfliktit te hapur me shqiptaret beri qe fronti i luftimeve te zhvendosej me shpejtesi ne afersi te keshtjellave anzhuine te bregdetit.

Forca terheqese e ketij orientimi te ri te aristokracise shqiptare kunder anzhuineve u bene ata fisnike qe kishin mbajtur nje qendrim te rezervuar ndaj anzhuineve qe nuk ishin perfshire ne "Mbreterine e Arbrit". Te tille qene Pal Gropa e Gjin Muzaka, zoter perkatesisht te zones se Dibres dhe asaj te Beratit. Me kohe me keta fisnike u bashkuan edhe te tjere, nga ata qe ishin njohur vasale te mbretit Karl. Ne menyre mjaft domethenese Karli I Anzhu fillon ti quaje me emrin "tradhtaret e mi" proditores nostros fisnike te tille si Blinishtet, Skurrajt, Jonimet etj., qe deri atehere kishin qene "besniket e tij" fideles suos. Ky qendrim ri qe me pasoja fatale per sundimin anzhuin. Zoterimet shqiptare te Karlit Anzhu apo, siç preferonte ti quante ai, "Mbreteria e Arbrit", qe sishte veçse nje shume zoterimesh te fisnikeve shqiptare, vasale te tij, u reduktua, pas armiqesimit me ta, ne keshtjellat bregdetare te Durresit, Vlores e Kanines.

Rrjedhja e re, qe moren marredheniet e shqiptareve me anzhuinet, dhe aleanca shqiptaro-bizantine, qe pasoi, i permbysi planet e medha te Karlit I Anzhu, i cili kishte shpresuar ti çonte ushtrite e tij deri ne Konstandinopoje. Per me teper planet e mbretit anzhuin u komprometuan edhe nga afrimi i perandorit bizantin, Mihalit VIII Paleolog, me Papen. Ujdia qe keta te dy arriten ne Koncilin e Lionit, me 1274, per te realizuar bashkimin e kishave, e izoloi Karlin Anzhu duke i hequr atij perkrahjen e pakushtezuar te Papatit. Ne vend qe te vazhdonte mesymjen drejt Lindjes, Karli u detyrua te nenshkruante nje armepushim me Mihalin VIII Paleolog 1276. Nderkohe "bizantinet" e kishin kthyer Beratin ne qendren ku se bashku me fisniket shqiptare organizoheshin operacionet kunder keshtjellave anzhuine. Komanden e kesaj keshtjelle ata ia kishin besuar nje fisniku vendas, sebastit Stano, qe kryente funksionin e qefalise qeveritarit te qytetit. Ne ate kohe bizantinet kishin arritur te rrembenin edhe Spinaricen, lokalitetin bregdetar midis Vlores e Durresit. Ne kete menyre, zoterimet jugore te anzhuineve ishin ndare nga Durresi nepermjet ketij pykezimi bizantin nga Berati ne bregdet. Nderlidhjet midis zoterimeve anzhuine dhe midis tyre e Mbreterise se Sicilise kryheshin vetem me anen e detit. Por edhe komunikimi detar ishte bere i rrezikshem, sepse nje flote bizantine me baze ne Spinarice ne Butrint sulmonte anijet anzhuine.

Duke pare gjendjen katastrofike te trupave te tij ne Shqiperi, mbreti Karli I Anzhu mendoi te organizonte nje fushate te re, gjate se ciles te nenshtronte kreret kryengrites shqiptare dhe te merrte keshtjellat e pushtuara nderkohe nga perandori bizantin Mihali VIII Paleolog. Ne kete kuader rendesi e posaçme iu dha keshtjelles se Beratit, kunder se ciles u perqendrua goditja kryesore anzhuine. Marrja e Beratit do te çlironte nga presioni bizantin bazat bregdetare te anzhuineve Vloren, Durresin dhe do te krijonte kushtet per perparimin e ushtrive te Karlit Anzhu ne brendesi te vendit. Eshte per keto arsye qe Karli i shkruante komandantit te ushtrise anzhuine ne Shqiperi se "nuk mund ta shprehte me fjale rendesine qe i jepte pushtimit te keshtjelles se Beratit" ad captionem castri Bellgradi, que ultra quam dici valeat cordi nostro residet.

Ne prag te mesymjes, Karli I Anzhu konfirmoi aleancat me Serbine me Despotatin e Epirit. Despot Niqifori i Epirit u shpall vasal i mbretit anzhuin dhe i dorezoi ketij keshtjellat e Butrintit, te Sopotit te Porto-Palermos. Por para se gjithash Karli I beri nje perpjekje te re per ti rregulluar marredheniet me shqiptaret e per ti shkeputur keta nga bizantinet. Ne kete kuader Karli I liroi nga burgjet italiane nje numer kreresh shqiptare kryengrites, mes te cileve Gjin Muzaken, i cili mbahej "i lidhur me pranga te forta hekuri" ne burgun e keshtjelles se Brindizit se bashku me Dhimiter Zogun, Kasnec e Guljelm Blinishtin. Karlit I Anzhu i erdhen kerkesa te perseritura nga fisniket shqiptare per ta liruar Muzaken. Me sa duket, Gjin Muzaka gezonte pozite e autoritet te veçante dhe nepermjet tij mbreti anzhuin u perpoq te ndikonte mbi kreret shqiptare. Ne gusht te vitit 1280 ai urdheroi lirimin e robit Muzaka, "pasi te kishte dhene peng gruan e femijet e pasi te ishte betuar se nuk do te bashkohej me armiqte e mbretit Karl e nuk do te fliste e do te vepronte me kunder tij". Ne kushtet e pergatitjes se mesymjes anzhuine mbi Beratin, neutralizimi i Muzakajve, zoter te vendit, merrte kuptim te veçante.

Megjithate, perpjekjet e anzhuineve per diversion ne radhet e aristokracise shqiptare nuk dhane rezultat. Ne prag te betejes vendimtare per Beratin lajmet qe i vinin Karlit I nga komandatet e tij ne Shqiperi e njoftonin se "arbrit kishin ngritur perseri krye dhe sulmonin trupat anzhuine". Qendrimi i vendosur antianzhuin i shumices se fisnikeve shqiptare kushtezoi ne menyre vendimtare ecurine e mesymjes anzhuine. Nderkohe qe ushtria e Hygo de Sylit, e perforcuar nga kontingjentet e ardhura nga Durresi, Vlora e Butrinti, kishte mbyllur rrethimin e Beratit, shqiptaret sulmonin keshtjellat anzhuine te bregdetit duke e detyruar komandantin anzhuin ti shperqendronte forcat te niste perforcime ne drejtim te atyre keshtjellave.

Rrethimi anzhuin i Beratit zgjati disa muaj. Ne dhjetor te vitit 1280 anzhuinet munden me ne fund te zinin lagjet e jashtme te qytetit suburbia. Por ne betejen finale, qe u zhvillua ne pranveren e vitit tjeter buze Osumit, mbrojtesit e keshtjelles i shkaktuan nje disfate te rende kalorise frenge, duke zene rob edhe vete komandantin e ushtrise anzhuine.

Pas disfates se Beratit anzhuinet u terhoqen me shpejtesi ne skajin bregdetar, ku munden te ruajne edhe per ca kohe keshtjellat e rendesishme te Durresit, Vlores e Kanines. Ne vitin 1282 Karli I projektoi nje fushate te re kunder Bizantit, por po ate vit ne Sicili shpertheu kryengritja e madhe anti-anzhuine e "Mbremjeve siciliane", ne te cilen kishin dore edhe perandori bizantin, Mihali VIII Paleologu, e mbreti i Aragones. Pasketaj nisi nje periudhe 20-vjeçare lufterash midis aragonasve e anzhuineve per zoterimin e Sicilise. Ne kushte te tilla ekspedita re kunder Bizantit mbeti e parealizuar. Keshtjellat qe anzhuinet mbajten edhe per disa vjet ne bregdetin shqiptar mbeten si ishuj te izoluar nen rrethimin e vazhdueshem te shqiptareve te bizantineve. Brenda vitit 1285 anzhuinet braktisen edhe Durresin, Vloren e Kaninen. Fortesat e Butrintit, Sopotit e Porto-Palermos, qe ata munden te mbajne ne jug, ne territoret e Despotatit te Epirit, ishin pika mbeshtetese pa ndonje rendesi strategjike te veçante. Ne kete menyre, pas rreth 15 vjetesh perpjekjesh per te fituar e per te mbajtur pozitat e tyre ne Shqiperi, anzhuinet u detyruan te terhiqen e tia lene vendin Perandorise Bizantine, qe sakaq rivendosi autoritetin e saj ne nje pjese te mire te tokave shqiptare.