Back

ⓘ Problemi i urisë në botë. Uria ne bote Uria eshte dukuri e njohur qysh nga lashtesia dhe ka te beje me mungesen e ushqimit. Kjo dukuri behet e dukshme atehere k ..




                                     

ⓘ Problemi i urisë në botë

Uria ne bote

Uria eshte dukuri e njohur qysh nga lashtesia dhe ka te beje me mungesen e ushqimit. Kjo dukuri behet e dukshme atehere kur njerezit vdesin nga uria. Uria e nenkupton edhe dukurine e mungeses se nevojshm te ushqimit per njerezit. njeriut per te pasur shendet te mire i nevojiten 2500 kalori ne dite, kurse kufiri i poshtem konsiderohet sasia prek 1600 kalori. Mesatarja e kalorive te shpenzuara ne dite ne vendet e zhvilluara eshte mbi 3000 kalori, kurse ne vendet ne zhvillim rreth 2000 kalori, ndersa ne vendet e pazhvilluara nen kete kufi.

Ndjenja e urise tek njeriu paraqitet kur organizmi i njeriut per kohe te gjate nuk merr ushqim te mjaftueshem. Shkaktar i ndjenjes eshte mungesa e kalorive kurse shkaktar specifik eshte mungesa e albumineve, vitaminave, kriprave minerale etj. Uria e gjate ia zvogelon imunitetin e organizmit, prandaj pas urise pasojne epidemite si kolera, mortaja, truthi etj.

Gjate shekullit XIX ne Indi prej 100 viteve ne 31 vite ka pasur thatesira, gjate te cilave kane gjetur vdekjen mbi 32 milion banore. Ne krahinen Bengali Bangladeshi i sotem gjate shekullit te kaluar kane ndodhur se paku kater vite ose periudha urie 1866, 1876/78, 1896/96, 1899 gjate te cilave kane vdekur me se 15 milion banore. Ne Kine gjate shekullit XIX ndodhen urite ne vitet 1876/79, 1892/94, te cilat moren jetrat e ma se 12 milion banoreve. Gjate shekullit XIX Kines i ndodhen edhe dy uri 1920/21, 1928/29, te cilat moren mbi 10 milion banore. Ne shekullin XX kane ndodhur urite edhe ne vitet 1941/43 ne krahinen Bengali, 1972/74, pastaj ne Indi, Bangladesh, Sri Lanke 1974/74. Uria e fundit ne Afrike perpos qe shkaktoi vdekjen me se 3 milion njerezve, zvogeloi fondin e kafsheve ma se 50%.

Ne Rusi gjate shekullit XVIII kane ndodhur 34 vjet urie, gjate shekullit XIX 40 vjet dhe deri ne Luften e Pare Boterore edhe 7 vjet tjera te urise. Ne Irlande ne shekullin XIX ndodhin urite ne vitin 1841 dhe 1845/50 uria e madhe, kur vdesin me se 1.5 milion banore me se 20% e popullsise. Uria ne Irlande ndodhi si rezultat i semundjes se patates dhe zvogelimit te ushqimit.

Pas luftes se dyte boterore OKB-ja i organizon sherbimet e veçanta per ndihme si FAO Fondi nderkombtar per bujqesi dhe ushqim, WHOL organizata boterore per shendetsi etj., te cilat i ndihmojne vendeve te goditura me uri, se paku per ti zvogeluar efektet me te renda te urise.

Organizata e FAO-se i ka ndihmuar shume shteteve ne zhvillim ne rritjen e siperfaqeve te punes dhe rendimenteve ne drithera dhe kultura tjera. me qellim te rritjes se prodhimtarise bujqesore.

Nga "revolucioni i gjelbert" pritej rritja e prodhimit bujqesor ne vendet e pazhvilluara dhe ne zhvillim. Perkunder nje perparimi te vogel ne keto vende, "revolucioni i gjelbert" dha rezultate te mira ne shtetet e zhvilluara Perendimore dhe ish socialiste, te cilat arriten ta rrisin prodhimtarine bujqesore gjithsej dhe per koke banori. Prodhimi i drithrave per buke pas viteve te 60-ta shenoi rritje ne vendet e pazhvilluara dhe ne zhvillim, por per shkak te shtimit te larte te popullsise, prodimi per koke banori nuk u rrit sa duhet. Kerkesa per ushqim ishte me e madhe se shtimi i popullsise ne 53 vende prej 86, qe i takonin grupit te shteteve ne zhvillim periudha 1952/72. Ne baze te vleresimeve te viteve te 70.ta rreth 12% e popullsise boterore kronikisht vuan nga mungesa e ushqimit, kurse ne shtetet ne zhvillim kjo pjesemarrje eshte 50-60%. Vendet ne zhvillim te cilat ne vitet e 70-ta perbenin 70% te popullsise boterore prodhonin vetem 40% te ushqimit boteror. Ushqimit ne keto vende perpos kalorive iu mungojne edhe albuminat, vitaminat, kriperat minerale etj. Pra, ne vendet ku nuk ka mjafte ushqim edhe kualiteti eshte i dobet. Banori i shteteve ne zhvillim merr 40% me pak kalori, albumina, vitamina e minerale se sa banori i shteteve te zhvilluara. Edhe brenda vet shteteve ne zhvillim ka diferenca te konsiderueshme deri 50% ne mes te shtresave te popullsise persa i perket sasise dhe kualitetit te ushqimit.

Sipas shenimeve te OKB-se per bujqesi dhe ushqim, vendet ku ndihet mungesa e ushqimit jane ato qe shtrihen ne brezin e thate e gjysme te thate te Afrikes, te Lindjes se Afert, te Azise Juglindore dhe vendet e Andeve ne Ameriken Latine. Ne baze te dhenave ne vitet e 90-ta rreth 20% e popullsise se vendeve ne zhvillim ose 800 milion banore vuajne nga mungesa e ushqimit. Pas viteve te 90-ta edhe ish vendet socialiste u goditen nga zvogelimi i prodhimit ushqimor, perpos ne Kine dhe Vietnam. Ne keto vende prodhimi i artikujve ushqimor u zvogeluar prej 10-50%. Ne Afrike jane 172 milion banore te uritu ose jo mjafte te ushqyer rreth 25% e popullsise gjithsej. Mungesa e ushqimit ndihet ne vendet qe nuk e kane shtuar prodhimin, ato qe nuk kane mundesi importi nuk kane deviza, qe nuk kane mundesi transporti, qe nuk kane sillose per ruajtjen e rezervave, qe nuk kane siperfaqe te mjaftueshme te punes, qe nuk kane ekonomi te zhvilluar, ose qe jane prekur nga luftrat qytetare ose rajonale. Ne shume shtete te Amerikes Latine prodhimi per koke banori u rrit vetem per pak ose fare nuk u rrit.

Problem me te madh per kohen e sotme paraqet mungesa e ushqimit per numer te madh te femijeve qe jetojne ne shtetet me shtim te larte te popullsise, me prodhim te ulet bujqesor, sidomos me prejardhje shtazore, me zhvillim te ulet ekonomik, social, arsimor e kulturor, me konflikte regjionale ne baza fisnore e etnike. Popullsia e paushqyer, e pa arsimuar, e pa kualifikuar dhe e pa specializuar per deget e ndryshme ekonomike, nuk mund te kete perspektive te mire ne te ardhmen e afert dhe te larget, kur tani prej rinise kerkohet pergatitje me e mire shkollore e profesionale, per tekniken e teknologjine gjithnje me te persosur sofistikuar.

Users also searched:

lufta kunder varferise, varferia ese, varferia ne shqiperi,

...
...
...