Back

ⓘ Emigrimi. Ne stadin aktual ne vuajme nga mos grumbullimi i te dhenave statistikore per nje sere faktoresh dhe interpretimi dhe perpunimi i tyre bashkekohor, kjo ..




Emigrimi
                                     

ⓘ Emigrimi

Ne stadin aktual ne vuajme nga mos grumbullimi i te dhenave statistikore per nje sere faktoresh dhe interpretimi dhe perpunimi i tyre bashkekohor, kjo per mungese te bazes se duhur ligjore, bashkerendimit institucional dhe resurset e duhura njerezore dhe materiale ne ministrite kryesore qe trajtojne dukurine emigruese. Duke e pranuar kete sfide institucionet kane filluar te hedhin hapat e pare per krijimin e regjistrave perkates. Kjo orvatje nuk eshte dhe nuk do te mbetet e vetmuar, ne zbatim edhe te masave perkatese per krijimin e regjistrit te emigranteve dhe nderhyrje te tjera ne Regjistrin e Gjendjes Civile. Fillimi i zbatimit te sistemit te monitorim/bashkerendimit te Strategjise Kombetare te Migracionit dhe PKZSKM, permes Njesise ne rolin drejtues te Drejtorise se Politikave Emigruese, mes tjerave do ta kete nje prej paresive, duke ushtruar trysnine pozitive, duke perfshire te gjitha institucionet pergjegjese, sipas detyrave. Por statistikat nuk jane qellim ne vetvete. Ato do ta ndihmojne ne hartimin e politikave me te mira emigruese, ne monitorimin e tyre te vazhdueshem, permiresimin pasues, etj. Po keshtu, ato do te na ndihmojne te kuptojme shpejt cfare duhet dhe çfare po ndodh, duke i ndihmuar politikeberesit dhe vendimarresit te marrin qendrime te informuara, lidhur me te gjithe aspektet e migrimit, migrimin e parregullt, migrimin per qellime punesimi, mbrojtjen dhe integrimin e emigranteve dhe jo vetem.

                                     

1. Vendet e destinacionit dhe prania e emigranteve shqiptare

Ne vitin 2003 ne Greqi, sipas Raportit Vjetor te Komisionit Evropian mbi Statistikat e Migrimit, Azilit dhe Kthimeve, jetonin dhe punonin 434 810 shtetas shqiptare.

Ne vitin 2006 ne Itali, sipas ISTAT-it dhe Zyres Italiane te Statistikave, jetonin dhe punonin 348.813 shtetas shqiptare.

Ne vitin 2005 ne SHBA, sipas Regjistrimit te Pergjithshem te Popullsise, jetonin dhe punonin 113.661 shtetas shqiptare.

Ne vitin 2005 ne Mbreterine e Bashkuar, sipas burimeve te MPÇSSHB, jetonin dhe punonin 50.000 shtetas shqiptare. Ne vitin 2001 ne Kanada, sipas Regjistrimit te Pergjithshem jetonin dhe punonin 14.935 shtetas shqiptare. Ne vitin 2002 ne Gjermani, sipas Zyres Federale te Statistikave, jetonin dhe punonin 11. 630 shtetas shqiptare.

Statistikat kane nevoje per rifreskim ne data referimi, por edhe ne interpretim, sipermarrje e veshtire, por jo e pamundur per te cilen ka nisur punen Drejtoria e Politikave Migratore.

Users also searched:

...